Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
•Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që ndërruan jetë në aksidentin në Tiranë. •Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës. •Çali sapo ishte kthyer nga Italia, ndërsa Gjyla do martohej në muajin shtator. •Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit tragjik ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Personi në foto është Denis Çali, 33-vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin në fshatin Fortuzaj në Tiranë. Nga aksidenti ndërroi jetë edhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.
Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij, ndërsa Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali.
Një prej miqve të Çalit shkruan në rrjetet sociale se komunikimi i tyre i fundit ishte dje.
'Me ngushllime familjës denis çali. Qofsh i xhenetit o denis dje më shkrujte e pa besushme'- shkruan miku i viktimës, ndërsa Çali i kishte shkruar me mesazh; rrugëve, rrugëve.

TIRANË- Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi gjatë mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Raportohet se edhe drejtuesi i mjetit 'Range Rover', i cili përfundoi në humnerë, ka ndërruar jetë.
33-vjecari, Denis Cali, ndërroi jetë gjatë mbrëmjes në spital. Edhe pasagjeri që ndodhej në mjet, po ashtu gjeti vdekjen pas plagëve të shumta që mori.
'Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.'- raporton Policia.
Me vdekjen e 33-vjeçarit, numri i personave që humbën jetën në më pak se 24 orë në vendin tonë, shkon në 12./Dosja.al
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Mjeti tip 'Range Rover' ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri ndërsa shoferi 33-vjeçar ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.
Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.