LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidenti/ Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' 3 persona, drejtohej nga kushëriri i Martinajt

•Në makinën 'BMW X6' me Eldi Allushin, i cili fluturoi me makinë te diga e Liqenit Artificial, ka qenë dhe Jurgen Allushi e Emiljano Nina. •Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë, e njëkohësisisht edhe kushëri i Ervis Martinajt. •Mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore ka qenë pasi dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina.  • 26-vjeçari fillimisht ka deklaruar s’ka qenë ai drejtues i mjetit, pastaj e ka pranuar duke thënë se nuk i punonte freksioni.  •Aksidenti u regjistrua një ditë më parë (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës. •Mjeti ngjiti maloren që ndan shëtitoren e liqenit më aksin, për të përfunduar në digë. •Pas aksidentit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe targën, por u arrestua pas disa orësh.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Aksidenti te Liqeni, Policia shpall në kërkim kushëririn e Martinajt, 28-vjeçari akuzohet për 7 vepra penale

Aksidenti/ Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' 3
Momenti i aksidentit

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim Emiljano Ninën, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit 'BMW'.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N., duke drejtuar automjetin "BMë", në pronësi të shtetasi E. A., për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi J. A., i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Shtetasi E. A. ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

2 VITE ME PARE

“X6”-ta fluturoi mbi digën e liqenit/ Mjeti drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt, kush është Emiljano Nina?

Aksidenti/ Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' 3
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet. Nina është shpallur në kërkim, ndërsa Jurgen Allushi është ndaluar nga Policia.

Po kush është Emiljano Nina?

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj.

Ai njihet edhe me emrin Emiljano Tasho dhe mësohet se është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.

Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

2 VITE ME PARE

EMRAT- 'BMW' përfundoi në digën e liqenit, ja kush ishte në mjet me 26-vjeçarin

Aksidenti/ Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' 3
Makina

TIRANË- Jurgen Allushi dhe Emiljano Nina ishin në makinën 'BMë' së bashku me Eldi Allushin. Pas përplasjes së mjetit në digën e liqenit artificial të Tiranës, të tre të rinjtë u larguan nga vendi i ngjarjes. Ata morën edhe targën, si për të humbur gjurmën, por më kot. 

Eldi Allushi u ndalua pak orë më pas nga Policia. Gjatë deklaratës së tij në polici, ai mohoi të ishte drejtuesi i mjetit, e më pas ndryshoi dëshminë duke thënë se nuk i punonte freksioni. 

Por, ka dyshime se në drejtim të mjetit të ketë qenë Emiljano Nina, i vetmi i shpallur në kërkim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Më ngeci pedalja..'/ Shkaktoi aksidentin te diga, Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' ishin edhe 2 shokë të tij

Aksidenti/ Allushi jep dëshmi kontradiktore, në 'BMW' 3
Eldi Allushi

TIRANË- Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili përfundoi në digën e liqenit me 'BMW x6' në orët e para të mëngjesit në digën e Liqenit Artificial ka dhënë dëshmi kontradiktore. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.

Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për t'u marrë në pyetje.

Kujtojmë se Allushi u ndalua disa orë pas aksidentit. Pasi u aksidentua, ai mori targën e mjetit e më pas u largua, por u arrestua rreth orës 15:00, në rrugën e Arbrit. Atij iu është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike. Policia ka dyshime se në orën 5 të mëngjesit që ka ndodhur aksidenti ai mund të ketë qenë i alkoolizuar apo i droguar.

Për të vërtetuar këtë dyshim i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigje e analizave. 

eldi allushi emiljano nina ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj