Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Katania të Siçilisë. • Një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 16:00 ku mbetën të plagour 16 persona. • Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme e cila bën me dije se të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.• Më tej në reagim thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane. • Ende nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentit por dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i frenave.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Katania të Siçilisë. Një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 16:00 ku mbetën të plagour 16 persona.
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme e cila bën me dije se të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Më tej në reagim thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane. Ende nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentit por dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i frenave.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

ITALI- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Itali. Mësohet se një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania të Siçilisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.
Ende nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i frenave. Raportohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë. Askush nuk është në gjendje të rëndë.