6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një kontroll "blic" në Tiranë solli mbrëmjen e djeshme ndalimin e Endrit Dokles, një prej personazheve më të njohur të bandës së Durrësit. • Pas informacioneve që me të në makinë qarkullonte dhe një i shumëkërkuar, ka bërë që mjeti i Dokles t'i nënshtrohej një kontrolli rutinë. • Brenda mjetit, së bashku me Doklen, ishte dhe Fatjon Murati dhe Gentian Reçi. • Mësohet se makina me të cilën lëviznin Dokle, Reçi dhe Murati ishte e blinduar. • Të tre u dërguan në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku u morën në pyetje. • Pas verifikimeve të policisë, Dokle dhe Reçi u lanë të lirë •Përballë policisë, Dokle mohoi të ketë gisht në vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, duke deklaruar se ndodhej në një ambient tjetër, madje u ofrua të vinte në dispozicion kamerat e sigurisë. • Për Fatjon Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, që prej finalizimit të operacionit "Ruger", të zhvilluar më 12 korrik të këtij viti. • Policia, në kuadër të "Ruger", vendosi në pranga Kristian Gjinin dhe Franceska Kolgjegjën. • Në banesat e dy të rinjëve, ku është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh por jo vetëm. Në atë periudhë u gjetën dhe sekuestruan: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete. Emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur më 17 korrik të këtij vitit, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha. Murati ka qenë një nga personazhet Prokuroria e Kurbinit e ka thirrur për ta marrë në pyetje. Ende nuk dihet se ç’mund të ketë rrëfyer në lidhje me vrasjen e trefishtë.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Endrit Dokle ka mohuar para grupit hetimor të ketë lidhje me masakrën e Fushë-Krujës, ngjarje ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj (kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinajt), Diklen Vata e Besmir Hoxha. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi 17 korrikun e kësaj vere, Dokle tha se në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë në një ambient me kamera. madje u vetëofrua të dërgonte dhe pamjet filmike, për ta vërtetuar këtë gjë.
'S’kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur në një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion,”- ka dëshmuar Dokle.
Endrit Dokle përfundoi një natë më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai po udhëtonte me Fatjon Muratin (i shpallur në kërkim për një bazë armësh të ngritur në Tiranë) dhe kunatin e tij, Gentjan Reçi, në një makinë të blinduar, në momentin që u ndalua nga policia. Kontrolli zbuloi se në mjetin e Dokles ndodhej i shpalluri në kërkim dhe të tre përfunduan në drejtori.
Por, pas marrjes në pyetje, pa kaluar 24 orë, Dokle dhe Reçi u lanë të lirë, Murati mbeti në burg. Atij iu është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. emri i Muratit është përfolur gjithashtu për masakrën e 17 korrikut.
Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me më shumë se 60 plumba kallashnikovi në makinën Volksëagen Passat, me të cilën po lëviznin nga Tirana drejt Laçit. Atyre iu zu pritë në urën e Fushë Krujës dhe nga breshëria e plumbave makina mori flakë. Për pasojë, të rinjtë u shkrumbuan. I vetmi që mundi të dalë nga makina ishte Diklen Vata, por 'killerat' e pikasën dhe e qëlluan sërish duke e lënë të vdekur.
FOTO- Personi në foto është Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës. Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Endrit Doklen.
Dokle u ndalua pasi po lëvizte në mjet me Fatjon Muratin, i cili ishte në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje, teksa Gentjan Reçi ishte shofer. Fatjon Murati është i vetmi që është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.
Kush është Fatjon Murati?
Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi emri i tij doli në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.
Masakra e Fushë Krujës ndodhi më 17 korrik. Mbetën të vrarë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Edhe pse ka një listë me të dyshuar, sërish nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

TIRANË- Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi janë liruar nga Policia e Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, Dokle u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kishte dyshime se po qarkullonte në mjet me persona që kanë precedentë penale. Pas verifikimit në mjet, fillimisht u zbulua se ai po shoqërohej me Fatjon Muratin. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Bashkë me Doklen dhe Muratin, në mjet u zbulua se ishte edhe Gentjan Reçi. Ky person, është i listuar nga Prokuroria e Kurbinit për t'u marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj.
Mjeti me të cilin po lëviznin, Dokle, Reçi dhe Murati ishte e blinduar. Të tre personat u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, aty ku u morën në pyetje, deri në orët e para të mëngjesit.
Dokle ishte shoqëruar se po lëvizte me Fatjon Muratin, në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje, teksa Reçi ishte shofer. Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.
Po kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
TIRANË- Data shënonte 14 janar 2020, kur Endrit Dokle doli nga qelia ku duhet të qëndronte përjetë...sepse ishte sjellë mirë. Aq mirë saqë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite burg. Në muajin tetor të vitit 2019, avokatët të mbrojtës të Dokles kishin depozituar një kërkesë për lirim me kusht me pretendimin që klienti i tyre pjesën më të madhe të dënimit e kishye shlyer në qeli. Gjithashtu avokatët kanë rreshtuar edhe disa ligje së miratuara së fundmi dhe amnisti në favor të lirimit të klientit të tyre.
Mësohet se gjatë seancës, avokatët e Dokles kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre me pretentimin se gjatë 15 viteve burg ai ka pasur një sjellje të mirë, por tani nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu edhe u nxorr nga burgu nga gjyqtarja që do të futej vetë brenda qelisë pak kohë më pas, pasi akuzohej për korrupsion. rkesa e avokatëve është kundërshtuar nga Prokurorët, duke pretenduar se ka një vendim të formës së prerë siç është vendimi i 2014 që dënonte Doklen me burgim të përjetshëm. Ata kanë kërkuar që Endrit Dokle të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e plotë brenda katër mureve të qelisë.
Po kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Por jo gjithmonë mes tij dhe Lul Berishës ka pasur paqe...
Por si u bë Indrit Dokle armiku i Lul Berishës? Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro. Krisja e parë e bandës ndodh kur Lul Berisha i kthen shpinën Klodian Saliut në vrasjen Marsel Sotirës, i cili u nxorr në pritë nga “Miss Skrapari”. Por anëtarët e bandës, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.
Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre. Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha. Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Edhe pse dikur e kishte kapo, Dokle nuk e honepste dot Lul Berishën. Ndërsa Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.
“Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4 – 5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit. Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën, dy persona nga Burreli njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Këto të dy kanë ardhur 2 – 3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që i zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë. Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë Skorpions me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin, tek lokali i tij “Ç’era una Volta”.”-rrëfente Adriatik Coli.
Edhe pse tentoi shumë herë ta vriste, Dokle nuk ia doli dot kurrë të merrte hak për Saliun.
POST-LIRIA
Megjithatë me lirimin nga burgu duket se Dokle ishte shumë larg jetës së dikurshme. Deri në vrasjan e krushkut të tij, Xhelal Reçit. Ish-polici u qëllua në derën e biznesit të tij në Laç nga dy persona. Asnjë nuk dihet kush është, por lart e poshtë u përfol për emrin e tashmë të ndjerit Brilant Martinajn. Megjithatë duket se kishte nisur një përplasje e re. Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.
"Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn," - mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumës prej 500 000 eurosh në total.
Po ashtu, në rrëfimin e tij, Dumani pretendon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse personi tjetër që ndodhej në mjet me të ishte Alket Xhixha. Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim ndaj tyre.
Por tani, pas masakrës së Fushë Krujës, ku u vranë e u dogjën të gjallë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, u zhduk edhe Ervis Martinaj. Kur familja Martinaj drejtoi gishtin nga Dokle, ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.
Por megjithatë Policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj, për të cilin po hetohet edhe mundësia e vrasjes.
Dyshimet shtohen kur, sonte në makinë me Doklen ishin edhe Gentjan Reçit, nipi i ish-policit të vrarë dhe Fatjon Murati. Të dy persona të shpallur në kërkim sepse duheshin marrë në pyetje me urdhër të ish-kryepolicit Gledis Nano për masakrën e Fushë Krujës. Diçka ka ndodhur dhe disa fije janë lidhur bashkë, për më tepër kur Murati rezulton se është i përfshirë edhe në armët e gjetura të fshehura në dy shtëpi në Tiranë. Ishin një arsenal i tërë, por se ku janë ose do të përdoreshin, kjo ende nuk është zbuluar.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Endrit Dokles, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë një aksioni është kapur në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.
Fatjon Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore. Deri më tani janë vetëm të ndaluar dhe po merren në pyetje, por nuk dihet nëse do të merren masa të tjera ndaj tyre.
NJOFTIMI I PLOTË
Tiranë
Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.
TIRANË- Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në një makinë me Endrit Doklen, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Emri i tij, Murati ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje, por do të merrej në pyetje edhe për masakrën e Fushë Krujës, ku tre persona mbetën të vrarë, ndër to edhe Brilant Martinaj.
Megjithatë edhe pse do merrej në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, prangat Muratit duket se i janë vënë për operacionin "Ruger", i cili u finalizua më korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për një informacion që "shkatërroi" dy depo armësh në Tiranë, gjatë të cilit përfunduan në pranga Kristian Gjini dhe Franceska Kolgjegja.
PAMJE E OPERACIONIT "RUGER":
Në kuadër të operacionit, forcat “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative vendosën që të ushtrohej kontroll në banesat e dy të rinjëve, ku është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh por jo vetëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.
Të gjitha armët dhe municionet mbahen të fshehura në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira Gjini, edhe pse në njërën banonte Kolgjegja. Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në laboratorin e Policisë për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërsa gjithashtu po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Por duket se hetimet kanë përfunduar dhe janë gjetur lidhje edhe me Muratin. Edhe pse është e paqartë se cili është roli i tij, ka qenë furnitori i armëve? Apo ka përdorur ndonjë prej tyre për ndonjë ngjarje kriminale? Ky detaj është ende i pazbuluar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Zbulohet personi me të cilën po lëvizte në makinë mbrëmjen e sotme, Indrit Dokle. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi, i cili ndodhej në sendiljen e pasagjerit ishte Fatjon Murati. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Në listë bënin pjesë: Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja; Indrit Dokle; Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje ishin miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).
Masakra e Fushë Krujës ndodhi më 17 korrik. Mbetën të vrarë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Edhe pse ka një listë me të dyshuar, sërish nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.
TIRANË- Shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Endrit Dokle. Ka pasur dyshime se ai qarkullonte në mjetin e tij me persona që kanë precedentë penale, ndaj edhe mjeti i tij është ndaluar për verifikim. U zbulua se me të po udhëtonte Fatjon Murati. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Në listë bënin pjesë: Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja; Endrit Dokle; Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje ishin miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).
Mirëpo, Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, edhe pse deri më tani është bërë me dije se po merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.
Një prej personazheve më të rëndësishëm të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit/Diti) Dokle është liruar me shumë bujë nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin, të cilin e arsyetoi me raportet e mira që ishin nisur nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, por dhe se ai ishte penduar dhe tashmë i duhej të kujdeses për të atin që e kishte sëmurë. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë por koha e dënimit, i është ulur me 25 vite.
Së fundmi, emri i tij është përmendur sërish, por kësaj here për zhdukjen e Ervis Martinajt. Për zhdukjen e biznesmenit të Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 9 gushtit.
Endrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni "Plumbi i artë", por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur.