Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur një automjet Audi Q8 nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. • Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri. • Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. • Po ashtu bëhet me dije se i arrestuari lidhje me Aleksandër Sadikajn. • Më pas ka reaguar edhe policia. • Në njoftim thuhet se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. • Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. • Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. • Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. • Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një aksidenti të ndodhur në Tiranë pas një ndjekjeje nga policia si nëpër filma.
Policia njoftoi se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.
Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.
Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
TIRANË- Skerdi Sina është 29-vjeçari i arrestuar mbasditen e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se Sina është një prej pesë personave që u shpallën në kërkim nga Policia në Janar të këtij viti, pas ngjarjes në Astir, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja kërkoi ndihmë pasi pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona në një apartament të marrë me qira në zonën e Astirit. Po ashtu 29-vjeçari raportohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn.
Sina tentoi që ti ikë policisë, pasi fillimisht është pikasur në rrugën Myslym Shyri, por forcat shqiponja i janë vënë nga pas dhe e kanë arrestuar. Gjatë ikjes Sina ka përplasur edhe katër automjete të tjera dhe ishte në shoqërinë e një peroni tjetër. Gjatë largimit, Sina dhe personi tjetër kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Aktualisht Policia vijon punën për kapjen e një personi të dytë që ishte me Skerdi Sinën.
TIRANA- Policia ka reaguar pas raportimeve për një aksion në ndjekje të disa personave që përfundoi dhe me përplasje automjetesh në Tiranë. Në njoftim thuhet se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.
Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.
Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi:
Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të dytë, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.
Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.
Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.
Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.
Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin në zonën e “Myslym Shyrit”, ku një person u arrestua pas një ndjekje nga policia. Bëhet me dije se i arrestuari ka lidhje me Aleksandër Sadikajn.
Policia ndoqi automjet e tij të tipit Audi Q8 në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjithashtu gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina të parkuara në rrugë.
Si u vra Sadikaj?
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.
TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.