LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ministri Hoxha: Nuk ka arsye për tu alarmuar

• Kuvendi ka nisur sot me një debat mes Opozitës dhe Maxhorancës në lidhje me alarmin e dhënë ditën e djeshme nga Ambasada Amerikanë për rrezik sulmesh nga Irani. • Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Sigurimin Kombëtar. • Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se qeveria e ka nënvlerësuar këtë alarm, ndërkohë që kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për të dhënë sqarime në lidhje me këtë paralajmërim. • Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi praninë urgjente të kryeministrit në Kuvend për të dhënë shpjegime. • Bardhi kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar reagimin si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për besimin mes partnerëve strategjikë. • Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme. • Në përgjigje ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik, pasi deklarata të tilla janë të zakonshme nga Ambasadat Amerikane në çdo shtet. • Ministri Hoxha tha se janë në kontakt me të gjithë partnerët, përfshirë edhe me NATO-n.

21 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim"/ Bardhi jashtë Kuvendit: Deputetet gra u kërcënuan, Balla s’ka guxim të merret me burrat

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendit nuk u ka dhënë fjalën demokratëve. Duke folur për mediat, Bardhi tha se deputetet e opozitës u kërcënuan, teksa theksoi se Taulant Balla nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë. Ai tha ndër të tjera, se socialistët miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi.

Bardhi: Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë.

Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë.

Çfarë përfaqëson Taulant Balla e kanë të qartë të gjithë, por mungesa e kurajës nga kryetari i Kuvendit është shqetësuese. Duhet të nxjerrë përjashta një njeri që nuk njeh etikë dhe norma në atë seancë.

Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi. Në mënyrën si po e katandis parlamentin Niko Peleshi, nuk do jetë e largët dita kur Kuvendi të mos funksionojë më./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Mazhoranca nis votimin, demokratët braktisin seancën

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e Kuvendit, pasi mazhoranca ka nisur votimin.

Siç shihet edhe në pamje, demokratët që ishin në sallë kanë bojkotuar momentin e votimit, ndërsa PS kishte rrëzuar një projektligj të kërkuar nga PD.


Seanca është shoqëruar me debate të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve, ku kanë përdorur edhe ofendime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Do të ha të gjallë"/ Momenti kur Noka godet me bidon uji Ballën: Do të rrjep si kec (VIDEO)

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Tensionet të ashpra ka pasur gjatë momentit të ndërprerjes së seancës për pak minuta nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Mësohet se gjatë pushimit, deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.


“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputete të opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka Ballës gjatë momentit të pushimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kuvendi mbyll diskutimet/ Pranohet kërkesa e Ballës: Këtu deputetët goditen me mjete të rënda dhe kërcënohen me jetë

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Kuvendi ka mbylluar diskutimet për seancën e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlametart të PS-së, Tauland Balla u shpreh se për sa kohë deputetët kërcënohen me jetë, seanca nuk mund të vazhdojë si normalisht.

Në kuadër të kësaj, ai vendosi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

Balla: Prej orës 14:15 e minuta, edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të rivendosur rregullin edhe kur në sallë deputetë kërcënohen me jetë se nuk do vijnë më të gjallë në sallë të Kuvendit. Kur një depuetet thotë nuk shkel më këtu. Kur goditen me mjet të forta, në këto kushte për mbyllen diskutimet dhe kalojmë në votim.

Peleshi: Zoti Noka, prishja e kësaj seance është vepër e juaja./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Mbylle gojën, mos i përmend fëmijët e mi”, Vokshi debat me Muzhaqin: Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi

TIRANË- Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vokshi tha se nëse Muzhaqi do të kishte pak integriteti nuk duhet ta kishte pranuar fjalën e dhënë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pasi ai ja hoqi fjalës deputetes Elda Hotit për tj'a dhënë Muzhaqit. Më tej, Vokshi shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.

Pas kësaj ka reaguar edhe Muzhaqi, e cila tha se disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, kur flasin për integritetin e saj. Sipas saj, gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. 


“Keni kryetarin e grupit të PS që fyen në mënyrë të vazhdueshme, intimidon dhe kërcënon burrat dhe tani e ka bërë zakon të gjitha gratë. Zoti kryetar, ju jeni përgjegjës për këtë situatë në këtë sallë. I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot. Nuk pres që asnjëra prej tyre grave të çohet dhe të mbrojë të drejtat egrave në seancë. I bëj një pyetje këtyre burrave ore e keni motra, a keni gra? A ju vjen turp që bëheni të gjithë pas atij të paburri? Nxirreni jashtë në këtë moment”, tha Vokshi.

“Disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, para se të përmend integritetin tim. Edhe me shampo lajeni, lajeni mirë e mirë se u është bërë sajesa. Kur flasin ca njerëz për integritet tim o zot o perëndi nuk di çfarë të thuash. Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. Sa kohë jemi bërë bashkë me deputetet e pd, turp që na përmenden gjëra që s’kanë fakte. Këta burrat duhet të mendohen se vërteta tha Vokshi keni gra nëpër shtëpia, a keni kalamaj, vajza. Si do ndihedhit ju, si do ndiheshe  ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.

Albana Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë.

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua, kam edhe unë mama në shtëpi, kam edhe unë baba në shtëpi.

Albana Vokshi: Mbylle gojën po të them edhe njëherë, hesht, fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos i përmendë, turp të të vijë, turp të të vijë.

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Topalli: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta! Ironizon Peleshi: Mendova se e kishim lënë pas...

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, i është drejtuar kryetarit të kuvendit, Niko Pelshit, duke i thënë që të nxjerrë Taulant Ballën përjashta për  zhelesh. Ndërkohë, Peleshi ka ironizuar, duke i thënë që mendonte se këtë shprehje "për zhelesh e nxjerre përjasht” e kishin lënë pas. 


Topalli: Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe ska ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar q sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.

Peleshi: Unë p.sh. mendova se e kishim lënë pas, se mendoja që do vinte dita që të rikthenim sërish 'kape për zhelesh e nxirre jashtë'./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"O Toyota Yaris, ushtar i Suel Çelës!”/ Balla merr fjalën, demokratët u bien tavolinave me grusht, deputeti: Deputetja që mori kartat, do përballet me masa

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Tensione të ashpra ka pasur gjatë seancës plenare mes demokratëve dhe socialistëve. Teksa Taulant Balla po fliste nga vendi i tij, demokratët janë ngritur duke u rënë tavolinave dhe kanë hedhur akuza ndaj tij. 

Flamur Noka i është drejtuar duke i thënë  ushtar i Suel Çelës. Ndërsa, Balla ka thënë se deputetja e PD-së që mori kartat do të përballet me masa.


Noka i drejtohet Ballës: O Toyota Yaris, ushtar i Suel Çelës.

Balla: Deputetja e PD që mori kartat do të përballet me masa. Kemi depozituar kërkesën./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Zonjat e mazhorancës zgërdhihen"/ Tensione në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Balla të nxirret përjashta

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi që denoncoi dhe akuzoi kolegun e tij të mazhorancës, Taulant Balla, se u tall duke kërkuar minutë heshtjeje me 10 deputetë në sallë. Në fjalën e tij nga vendi.

Bardhi akuzoi edhe Peleshin për shkeljen e procedurave dhe çuarjen e seancës në përplasje fizike. Peleshi nga ana tjetër kërkoi qetësi mes dy krahëve politik dhe vijimin e seancës normale në Kuvend.


"Për shkak të shkeljes së rregullores nga ju po e çoni Kuvendin në konflikt fizik. T’ia heqësh fjalën kolegëve dhe t’ia japësh tjetrit kjo e çon Kuvendin vetëm në përplasje fizike. Po pamundësoni bashkëjetesën në Kuvend. Kryetari i grupit të PS u ngrit dhe bëri pis familjet e 4 dëshmorëve të dmeokracisë, të vrarë në Shkodër, të vrarë nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë tuaj Gramoz Ruçi, vjen e tallet këtu. Në sallë 10 deputetë, ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, për çfarë e bënë për t’u tallur.

Caktohet një orar kur mbahet heshtja, nëse s’e ke për t’u tallur. Ka një rregullore për minutën e heshtjes dhe procedurë. Ngrihet në mënyrë të përsëritur kërcënon dhe ofendon gratë e opozitës. A keni bashkëjetesë në parlament, provokoni dhe ofendoni në çdo moment. Ndaj që seanca të vazhdoj normalisht kryetari i grupit të PS do duhet të dalë përjashta, që seanca të vijojë në normalitet. Shikoj zonjat e mazhorancës që zgërdhihen, nuk ka këtu për t’u zgërdhirë në mënyrë të përsëritur, një herë në foltore, një herë me zë e një herë pa zë. Nuk ju kemi fyer ne kurrë ju, as t’ju ofendojmë as t’ju kërcënojmë. Në vend që ta dënoni, zgërdhiheni”, u shpreh Bardhi.

“Keni të drejtë, jam dakord zoti Bardhi, nuk e lejova heshtjen solemne. Na thoni kur e doni le ta caktojmë dhe ta mbajmë seancën e ardhshme…”, tha Peleshi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi kur u ndal transmetimi? Incident brenda Kuvendit, Noka i hedh shishen me ujë Ballës

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga tensionet në Kuvend që çuan në ndërprerjen e seancës nga Kreu i Kuvendit. Mësohet se, gjatë momentit kur kamerat ishin të fikura, situata ka degraduar në përplasje fizike.


Raportohet se, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëlluar me shishe uji në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Çështja e presidentit në Kosovë: LVV bën thirrje për bashkëpunim, AAK e akuzon për zvarritje të procesit

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Kuvendi i Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por ajo është akuzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë se po e zvarrit procesin “qëllimshëm”, pavarësisht se po rrjedh një afat kushtetues për këtë.

Duke folur në një seancë parlamentare të enjten, kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i LVV-së, bëri thirrje për bashkëpunim, duke thënë se vendi nuk ka luks për vonesa e bllokada.

“Tani na duhet të punojmë sa më shumë që të mundemi së bashku, e jo të kemi bllokada të reja. Bllokadat, grackat, kleçkat, taktikat nuk janë mendësi e zhvillimit, por e ngecjes. Koha që të ecim përpara dhe të jemi në krye të detyrës”, tha Kurti drejtuar ligjvënësve.

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese u dha ligjvënësve 34 ditë kohë për ta zgjedhur kreun e shtetit, në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill dhe, nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, detyrën e presidentit do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Duke folur para seancës të enjten, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e akuzoi partinë e Kurtit se po e zvarrit procesin e zgjedhjes së presidentit të ri për interesat e veta.

“LVV-ja e ka një plan në kohë. Për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, prandaj nuk po nguten. Pastaj mbetet të shihet se si do ta menaxhojnë situatën, por ne varemi nga iniciativa e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, megjithëse afati kushtetues po rrjedh, partitë parlamentare nuk kanë bërë ndonjë hap deri tani drejt arritjes së pajtueshmërisë për presidentin e ri.

Haradinaj tha se partia e tij, e cila ka 6 vende në Kuvend, nuk ka vendosur si të veprojë, në pritje të një lëvizjeje nga Kurti.

“AAK i ka votat, janë gjashtë, por ende nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet. Nuk kemi asnjë zhvillim konkret dhe është e qartë që gjithçka lidhet me kohën, pra të shkojë Osmani, me qenë ushtruese e detyrës Haxhiu, dhe pastaj të shohim se çfarë do të bëjnë”, shtoi Haradinaj.

Kurti u tha ligjvënësve të enjten se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare të serishme “si ikje nga përgjegjësia që na takon”.

Zgjedhja e presidentit të ri dështoi në fillim të muajit të kaluar pikërisht për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive.

Dy kandidatë të paraqitur nga partia në pushtet, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim në mungesë të kuorumit gjatë një seance më 5 mars.

Për partitë opozitare, dy emrat e paraqitur nga partia në pushtet ishin të papranueshëm dhe ato këmbëngulën në marrëveshje politike ose të paraqitej një emër i pranueshëm për të gjithë.

Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet./REL

2 MUAJ ME PARE

Debat i ashpër mes Ballës dhe Mediut: Shko jep hesape para drejtësisë. Deputeti: Prapa procesit të Gërdecit je ti dhe partia jote

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Balla dhe Mediu

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mbi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme iraniane në vendin tonë. Deputetët e opozitës kërkuan që njoftimi i ambasadës mos të minimizohet dhe që qeverisja të japë sqarime mbi situatën.

Në përgjigje të këtyre qëndrimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e opozitës Fatmir Mediu, Balla iu drejtua Mediut duke thënë se ai duhet të japë llogari para drejtësisë lidhur me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën disa njerëz.


“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep llogari para drejtësisë ke vrarë 26 persona. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, i tha Balla.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Mediu tha se Taulant Balla s’mund të sillet në Parlament si Kryetari i Kuvendit, si President apo dhe si Kryeministër.

Taulant Balla nuk mund të sillet si kryetar i kuvendit President dhe kryeministër. Nuk ka asnjë tagër për çështje të sigurisë kombëtare. Kjo sjellje në parlament është e papërgjegjshme. Sa për drejtësinë kam 18 vjet që merrem me drejtësinë që kontrollon Balla dhe partia e tij, këtu kam qenë dhe jam kam dhënë dorëheqjen dhe kam dorëzuar imunitetin në përballje me akuzat politike dhe qesharake, një çështje të gjykuar dhe parashkruar. Kjo tregon se mbas këtij procesi është Taulant Balla dhe partia e tij” tha Mediu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Debat për mungesën e Ramës/ Bardhi: Mos u tallni me Kuvendin, Peleshi: Delegimi është praktikë ligjore

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

TIRANË- Debat me tone të larta është zhvilluar sot në Kuvend pasi, opozita reagoi për mungesën e kryeministrit në seancë duke thënë se ai nuk mund ta delegojë interpelancën.

Sipas kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, delegimi është një praktikë e bërë edhe më parë në kushte gjithmonë ligjore. Kryeministri Rama ia delegoi ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj një interpelancë të thirrur nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku për Korporatën e Investimeve.


Bardhi: Ne kemi kërkuar interpelancë me Kryeministrin, jo me ministren. Ne duam kryeministrin në interpelancë. Po të donim ministren, kishim kërkuar interpelancë me ministren. Kryeministri duhet të vijë dhe të japë llogari në Kuvend. Kryeministri nuk e delegon dot këtë të drejtë, e thotë kushtetuta këtë. Rama e ka për detyrë këtë. Mos u tallni me Kuvendin.

Peleshi: Kjo është një praktikë e bazuar në ligj dhe traditë shumë vjeçare. Në emër të kryeministrit, kur çmohet e arsyeshme, interpelanca delegohet te një ministër tjetër i kabinetit. Nuk është e vërtetë që jemi në shkelje të Kushtetutës dhe nuk është as hera e parë dhe as e fundit.

Bardhi: E keni bërë qesharak Kuvendin.

Peleshi: Po bëj më të mirën për të mos e bërë qesharak./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët”/ Lamallari përplaset me Balliun, deputeti: Njerëzit po vriten duke pirë kafe

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Lamallari dhe Balliu

TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është përplasur ditën e sotme në Kuvend me deputetin demokrat Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij në interperlancë, Lamallari u shpreh se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë apo për vizitorët.

Lamallari theksoi se lidhur me njoftimin e djeshëm të Ambasadës Amerikane për sulme nga Irani, ka një vlerësim nga Policia e Shtetit lidhur me rreziqet e mundshme të terrorizmit.


“Dua të sjell në vëmendje dhe të ndaj disa informacione me qytetarët. Fakti i parë, jo më larg se mbrëmjen e djeshme, u kam kërkuar strukturave të Policisë, konkretisht strukturave të Antiterrorit, të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Policisë Kriminale, të jenë në komunikim me zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane, nga të cilat me përgjegjësi të plotë konfirmoj se është komunikuar, e nuk ka asnjë informacion konkret, qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real. 

Së dyti, kjo është në vazhdën e të gjitha postimeve, deklaratave që bëhen standard në të gjitha vendet e botës ku ka shqetësime të ndryshme. Shqipëria dhe Policia e Shtetit prej disa kohësh kanë marrë masa të shtuara sigurie, jo lidhur me postimin e djeshëm, por prej disa kohësh, dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin. Konkretisht me konfliktin e armatosur dhe luftën në Lindjen e Mesme, ku sigurisht janë të angazhuara maksimalisht Policia e Shtetit, strukturat e Antiterrorit, Policisë Kriminale, FNSH-së dhe sigurisë publike, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të paktën dy ambasada në vend.

Pra, ky është një fakt që nuk ka lidhje me postimin e djeshëm, ka nisur kohë më parë dhe ka një vlerësim nga Policia e Shtetit lidhur me rreziqet e mundshme të terrorizmit apo elementëve të tjerë kriminalë. Ka edhe një plan veprimi, i cili bën bashkë me detyra specifike çdo strukturë përgjegjëse në Policinë e Shtetit. Fakt është që Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë. Përtej postimeve që ju i lexoni, për fat të keq, vetëm kur vijnë nga Irani apo që lidhen me Iranin, por jo për protestat e dhunshme me molotov”, tha Lamallari.

Ndërkohë që, Balliu kujtoi disa raste, ku qytetarë të pafajshëm janë vrarë, duke ecur në rrugë apo duke pirë kafe, për shkak të përplasjes së bandave. 

“Pavarësisht pyetjeve të shumta që kam depozituar, nuk iu përgjigj asnjërës. Unë s’e kuptoj si mund të vish e të mashtrosh publikisht, që nuk ka raport ndërkombëtar që nuk tregon rritjen eksponenciale, që tregun tregon rritjen e pastrimit të parave të drogës në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse këtu ata kanë mbështetje politike, institucionale, qeveritare dhe të gjithë shefave që ju keni vendosur në krye të policisë. Për atë siguri që flisni ju, disa qytetarë civilë kanë humbur jetën. Ju kujtoj ngjarjen e Don Boskos, ngjarjen e Dobraçit, ngjarjen e Memeliajt, që qytetarë që pinë kafenë, shkojnë e vriten për përplasjet e bandave”, u shpreh Balliu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Inkriminimi i Policisë është fakt'/ Balliu: Raportet tregojnë inkriminimin e institucioneve të shtetit me afera korruptive

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti demokrat Klevis Balliu, deklaroi se inkriminimi i Policisë së Shtetit është një realitet i njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Nga foltorja e Kuvendit gjatë një interpelance me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, Balliu theksoi se, pavarësisht problemeve, në radhët e policisë ka ende efektivë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar.

Sipas Balliut, raportet ndërkombëtare evidentojnë korrupsion, infiltrimin e krimit dhe dështimin e procesit të vetingut në polici. Deputeti ngriti shqetësime edhe për intimidimin e gazetarëve dhe rritjen e fuqisë së karteleve shqiptare të drogës, duke e lidhur këtë me dobësinë e sundimit të ligjit dhe korrupsionin institucional.

"Përshëndetje. Përpara se të filloj këtë interpelancë, dua të bëj një sqarim të rëndësishëm. Pavarësisht situatës së rëndë dhe degradimit që ka pësuar Policia e Shtetit si pasojë e inkriminimit të saj, në lidhje me afera të shumta kriminale, edhe në veçanti me kartelet e drogës, brenda kësaj strukture ka ende efektiv të ndershëm që çdo ditë përballen me strukturat kriminale dhe me kartelet që siç thonë raportet ndërkombëtare, janë më të rrezikshmet në Europë. Shumë prej tyre, efektivëve të ndershëm, kanë rënë në krye të detyrës, pikërisht në përplasje me krimin e organizuar dhe me kartelet e drogës.

Beteja jonë për pastrimin e Policisë së Shtetit bëhet në interes të vendit, në interes të sigurisë të qytetarëve, por edhe në emër të atyre efektivëve të cilët kanë dhënë jetën në luftën kundër krimit të organizuar. Për ne sot nuk mund të rrimë pa folur dhe duhet thënë qartë, inkriminimi i Policisë së Shtetit nuk është një akuzë politike, por një fakt i njohur jo vetëm nga opinioni publik shqiptar, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe kjo është një plagë e madhe kombëtare, sepse këtu nuk cënohet vetëm një institucion, por cënohet siguria e çdo qytetari dhe vetë siguria kombëtare. Raporti i zgjerimit i Komisionit Europian thekson qartë se Policia e Shtetit është ekspozuar në mënyrë serioze ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar.

Edhe pse ekziston një proces vetingu në polici, raporti nënvizon se ai është i kufizuar dhe deri më sot nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Në shumë raste, ai duket më shumë si një mekanizëm selektiv në fakt, një gjueti shtrigash për të mbrojtur vetë sistemin e ngritur për inkriminimin e Policisë së Shtetit nga vetë kjo, nga vetë kjo qeveri. Raporti evidenton gjithashtu një problem shumë të rëndë. Në rastet kur zhvillohen hetime ndaj zyrtarëve të niveleve të larta, raportohen ndërhyrje dhe intimidime ndaj gazetarëve dhe mediave. Kjo është veçanërisht shqetësuese, pasi një pjesë e madhe e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës janë denoncuar pikërisht nga gazetaria investigative, nga gazetarë që me shumë kurajo kanë ekspozuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, si dhe aktet kriminale të tyre. Po aq shqetësues është fakti se të njëjtat konkluzione përsëriten nga viti në vit. Raporti i vitit 2023 dhe raporti i fundit vazhdon të ketë të njëjtat probleme.

Në të njëjtën linjë është edhe raporti për narkotikët i Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili evidenton rritjen eksponenciale të karteleve shqiptare të drogës dhe fuqizimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Raporti thekson se kjo rritje është bërë e mundur për shkak të dobësisë së sundimit të ligjit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore. Faktorë që në praktikë po lehtësojnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave janë pikërisht këto: korrupsioni, marrëveshjet e qeverisë dhe politika e tyre në lidhje me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.

Edhe indeksi global i krimit të organizuar përmes indeksit tregon se inkriminimi i institucioneve të shtetit dhe bashkëpunimi i qeverisë me afera korruptive, të cilat përfaqësohen në disa raste edhe te prokurimet nga prestanome të bizneseve të individëve, segmenteve të lartë të krimit të organizuar, është një tjetër arsye pse sot trafiku i drogës jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën po kontrollohet nga eksponentë të lidhur me Shqipërinë, me politikanë shqiptarë, me qeverinë shqiptare dhe pa diskutim, ku Policia e Shtetit si rrjedhojë e inkriminimit ka luajtur një rol shumë negativ.

Po japim disa raste. Keni rastin e Oltion Bistrit, ish-shefi i Operacionales, apo i Henigert Mitrit, drejtor i Policisë Lezhë, ku tregojnë qartë se si individë të niveleve të larta të policisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, jo vetëm kanë marrë pjesë në akte kriminale dhe në trafikun e lëndëve narkotike, por ata kanë lehtësuar aktet kriminale të vetë organizatave, siç është rasti me Pllumb Gjokun. Këto raste jo akuza nga Partia Demokratike, jo nga opozita, por të evidentuara nga përgjimet e SPAK-ut, ku këta kriminelë dhe këta individë, bashkë me shumë aktorë të tjerë politikë rezultojnë të përfshirë në këto afera kriminale. Po ashtu, një tjetër rast që ka tronditur opinionin publik është ai i Erjon Ismailajt, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, i cili u përfshi në aferën e Agjencisë Kombëtare," tha Balliu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarmi i Ambasadës amerikane/ Balla: Është njoftim rutinë, po përdoret për debat politik

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani. Opozita kërkoi në Kuvend mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së SHBA pasi ambasada amerikane njoftoi mbrëmë se grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Balla e quajti këtë paralajmërim si një një njoftim rutinë nga ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit.

“Më vjen keq që për hesap të debatit politik përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA, përfshirë këtu edhe DASH, i cili në mënyrë të përditshme në komunikimet publike në rrjetet sociale të DASH, pjesa e zyrës konsullore prej njoftimit të marsit i njofton në mënyrë të përditshëm qytetarët e vet se mund të jenë traget i sulmeve të regjimit iranian,” tha Balla./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarmi i Ambasadës Amerikane/ Ministri Lamallari: Prej kohësh kemi marrë masa të shtuara sigurie

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:

Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur për alarmin e ngritur një ditë më parë nga Ambasada Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Në fjalën e tij në Kuvend, Lamallari theksoi se Antiterrori dhe strukturat e tjera në Policinë e Shtetit janë vënë në komunikim me zyrën e sigurisë së Ambasadës së SHBA. Ndër të tjera ai u shpreh se, deri më tani nuk ka asnjë informacion konkret për një situatë rreziku real.

“Jo më larg se mbrëmjen e djeshme u kam kërkuar strukturave të Policisë, strukturave të Antiterrorit, strukturave të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Policisë Kriminale, të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë të Ambasadës Amerikane, nga të cilat me përgjegjësi të plotë konfirmoj se: Së pari nuk ka asnjë informacion konkret qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real. Së dyti ky është në vazhdën e gjithë postimeve dhe deklaratave standard në të gjitha vendet e botës, ku ka shqetësime të ndryshme. Fakti i dytë ka të bëjë që Shqipëria dhe Policia e Shtetit prej disa kohësh ka marrë masa të shtuara sigurie, jo lidhur me postimin e djeshëm, por prej disa kohësh, bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin, konfliktin e armatosur dhe luftën në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministri i Brendshëm./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarmi nga Ambasada Amerikane/ Mediu: Nuk zgjidhen me deklarata politike, thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një situate serioze që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet më të larta të shtetit. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme.

Mediu kritikoi mazhorancën për mungesë reflektimi dhe serioziteti në trajtimin e çështjeve të sigurisë, ndërsa ngriti shqetësimin për paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat ai i cilësoi si sinjale që burojnë nga analiza të thelluara të shërbimeve inteligjente.

“Unë i kërkoj Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar një situatë e cila nuk mund të kapërcehet thjesht me deklarime këtu në kuvend, as me politizimin e kësaj çështjeje. Po ju kërkoj edhe ju, zoti kryetar, si numri dy në hierarkinë protokollare të shtetit dhe ish-ministri i Mbrojtjes që t'i kërkoni Presidentit të Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Arsyet janë më se të shumta. E para, Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin që në kohën kur ka pranuar këtu rezistencën iraniane. E dyta, Shqipëria ka larguar shërbimin diplomatik iranian dhe ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

E treta, para një jave këtu është miratuar një rezolutë që ka të bëjë me shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Dhe nuk besoj që kjo ishte çështje e një dëshire apo e një lloj pozicioni të pathelluar të Kuvendit të Shqipërisë, për sa kohë Garda Revolucionare është një organizatë terroriste, kërkohet që ne të kemi një analizë, një qëndrim me problemet e mundshme që mund të vijnë për shkak të kësaj marrëdhënie që kemi. Për më tepër, deklarata e djeshmë e Ambasadës Amerikane nuk besoj që është vetëm një thirrje që ka të bëjë me qytetarët amerikanë, sepse ka të bëjë me territorin e Shqipërisë dhe nuk është një thirrje që vjen thjesht e analizuar nga disa individë në Ambasadën Amerikane, por siç punojnë shtete të rëndësishme, është një analizë që vjen nga shërbime inteligjente, nga informacione përsa i përket kërcënimeve në territorin e Shqipërisë. Prandaj, zoti kryetar, mendoj që të kthehemi dhe ta mendojmë veten si vend anëtar i NATO-s.

 I vetmi vend i cili nuk ka Këshill të Sigurisë Kombëtare që të mblidhet dhe të bëjë një analizë dhe të dalë me qëndrime të caktuara në koordinim me institucionet, por edhe me Kuvendin e Shqipërisë. Është naive, po ju them deri idioteske, që ne të dalim me qëndrime që duke qenë vend anëtar i NATO-s e kemi garantuar vendin tonë nga çdo gjë. Nuk po flasim këtu për kërcënime konvencionale, po flasim për akte subversive, kërcënime të cilat vijnë drejtpërdrejt në cënim të jetës së qytetarëve shqiptarë, të infrastrukturës kritike, me impakt jo të vogël në sigurinë e vendit tonë. Prandaj ju bëj thirrje juve si numri dy i shtetit sipas hierarkisë protokollare që t'i kërkoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë Presidentit të Republikës, për sa kohë ka marrë atë detyrë dhe paguhet për atë detyrë, që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,“ tha Mediu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kërcënim iranian ndaj Shqipërisë?/ Ministri i Mbrojtjes flet pas alarmit nga Ambasada e SHBA: Nuk ka vend për panik

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Ermal Nufi

TIRANË-  Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se nuk ka vend për panik ndaj alarmit të Ambasadës Amerikane dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë.

Në një prenoncim për mediat, Nufi u shpreh se, SHBA-të, atë lajmërim e kanë bërë për qytetarët e vet. Sipas tij, qeveria ka marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

“Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre. Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Jemi në një situatë ku ka një konflikt. Jemi një shtet që kemi mbajtur qëndrim të prerë, kundrejt atij regjimi, kanë filluar që në 2022 sulmet nga aktorë malinj të atij shteti, përsëri kemi parë ditët e fundit sulme te Parlamenti dhe Posta. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, të sigurt. Që duhet të kemi kujdes duhet të kemi kujdes, por nuk ka vend për panik”, tha Ministri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarmi nga Asmasada Amerikane/ Bardhi nga Kuvendi: Siguria kombëtare nuk është çështje kafenesh apo Twitter-i

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin në Kuvend lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane në vend për sulme nga Irani. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi kërkoi praninë urgjente të kryeministrit në Kuvend për të dhënë shpjegime.

Bardhi kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar reagimin si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për besimin mes partnerëve strategjikë. Ai theksoi se opozita nuk ka informacion mbi çështjen, por paralajmëroi se minimizimi i sinjaleve nga SHBA dëmton seriozisht sigurinë dhe imazhin e vendit.

"Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje kafenesh, sepse thatë duhet t’i bëjmë jo në publik jo në seancë plenare. A Tëitter-i nuk janë janë çështje të qeverisë. Për të mos ngjallur shqetësim te shqiptarët them se ne si deputetë nuk kishim asnjë informacion mbi deklaratën e Ambasadës. Një qeveri që për vite të tëra nuk pa 98% të territoreve të lira të mbjella me kanabis nuk mund të jetë e besueshme. Ta quash deklaratën e Ambasadës si hamendësim na bën qesharakë dhe tregon që nuk kemi bashkëpunim me partnerin tonë strategjik dhe se anëatrët e NATO nuk kanë besim mes njëri-tjetrit. Reaimi i ardhur dje nga Kryeministria është që shqiptarët nuk duhet t’i besojmë SHBA, është tentativë për të diskretituar Shtetet e Bashkuara, ndaj në mbështetje të Rregullores kërkojmë që Rama të jetë këtu e të na përgjigjet," tha Bardhi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, Ministri Hoxha: Nuk ka arsye për tu alarmuar

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Ferit Hoxha

TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës Amerikane në lidhje me sulme të mundshme nga Irani. Gjatë fjalës së tij, Hoxha u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pasi deklarata të tilla janë të zakonshme nga Ambasadat Amerikane në çdo shtet.  

“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO. Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha Hoxha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarmi i Ambasadës amerikane/ Shehu: Rama të vi në Kuvend dhe të jap sqarime

Alarmi nga Ambasada Amerikane për sulme nga Irani ndez Kuvendin/ PD:
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti Tritan Shehu ka folur në lidhje me rrezikun për sulme iraniane pas deklaratës së djeshme nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Në fjalën e tij në Kuvend, Shehu deklaroi se qeveria e ka nënvlerësuar këtë alarm, ndërkohë që kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për të dhënë sqarime në lidhje me këtë paralajmërim.

“Një komunikim i djeshëm i qeverisë mbante erë mendjelehtësi dhe nënvlerësim. Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet e tyre mbiu këtë çështje. Nuk ka një reagim adekuat të Presidencës dhe qeverisë për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare. E konsideroj seriozë paralajmërimin e djeshëm të ambasadës amerikane. Nuk mund të thotë qeveria jonë nuk jemi informuar. Njoftimi duhet të vinte nga institucionet shqiptare jo nga ambasada”, tha ai./Dosja.al

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër