LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme, Rama: Ndryshim rrënjësor i Administratës, të futet IA

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Albana Koçiun si Ministren e parë të Punëve të Brendshme. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Koçiu vjen me një profil ndryshe dhe me një mision të qartë, që kjo Ministri të kthehet nga ajo e Policisë në ministri të Punëve të Brendshme të standarteve europiane. • Rama ka deklaruar se duhet një ndryshim rrënjësor i administratës së Ministrisë së Brendshme. • Në fjalën e tij, Rama vuri në dukje dhe mundësinë e heqjes së prefekturave, duke shtuar sse duhet një reformë e re dhe më pas do të kuptohet nëse do të duhen më apo do të hiqen komplet. • Rama përmendi dhe gjendjen civile dhe kompanite private të sigurisë që sipas tij kanë problematika të shumta në sistem dhe drejtim. • Më tej Rama shtoi se Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur ndërsa performancë e llyrian Guard, lë shumë për të dëshiruar. • Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrja Albana Koçiu duhet që të integrojë revolucionin dixhital dhe futjen e inteligjencës artificiale në administratën e punëve të brendshme. • Në fund kryeministri deklaroi se nuk e ka fjalën për të krijuar një 'Diell' polic, por për të rritur parametrat e sigurisë në tërësi. • Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka deklaruar se ky institucion duhet të ngrihet në lartësinë që ka. • Gjatë fjalës së saj në prezantimin para administratës, Koçiu theksoi se ata duhet që të ndjekin realitetin e prekshëm të Evropës.  

6 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Duhet të flasim pak e të punojmë shumë"/ Koçiu: Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrihet në lartësinë që ka

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Albana Kociu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka deklaruar se ky institucion duhet të ngrihet në lartësinë që ka. Gjatë fjalës së saj në prezantimin para administratës, Koçiu theksoi se ata duhet që të ndjekin realitetin e prekshëm të Evropës.  

”Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar denjësisht figurën e administratës. Europa tashmë nuk është një vizon, por një realit i prekshëm, shpresoj që të gjithë si ekip do çojmë përpara këto punë dhe detyrë që kryeministri dhe legjislacioni na ka ngarkuar. Kjo është një ministri, që duhet të flasë pak dhe të punojë shumë. Do t’ia dalim që të kryejmë detyrat dhe angazhimet që na janë ngarkuar”, tha Koçiu.

10 MUAJ ME PARE

"Duhet futur IA edhe në administratën e Punëve të Brendshme"/ Rama: Nuk do krijojmë një 'Diell' polic

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrja Albana Koçiu duhet që të integrojë revolucionin dixhital dhe futjen e inteligjencës artificiale në administratën e punëve të brendshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama deklaroi se nuk e ka fjalën për të krijuar një 'Diell' polic, por për të rritur parametrat e sigurisë në tërësi. 

"Ministrja duhet të udhëheqë si gjithë ministrat e tjerë përshkallëzimin e revolucionit dixhital dhe futjen e inteligjencës artificiale edhe këtu në administratën e punëve të brendshme. Nuk e kam fjalën për të krijuar një ‘Diell’ polic këtu po për të futur AI në mënyrë që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi dhe këto parametra sic do e them në një copëz që kam shkëputur nga programi lidhen me punët e brendshëm.

Siguri më e lartë në rrugë, në shkolla, ku do vendosim në dispozicion të drejtorive një sistem regjistrimi në të gjithë ambjentin e shkollës, dhe nuk do ketë më histori sa thika ishin dhe kush i ra me shpullë i pari se kjo përshkallëzon te të rriturit. Siguri më e lartë për mbrojtjen e territorit me drone dhe pastaj siguria në qarkullimin e mallrave," tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Rama rendit problematikat në Ministrinë e Brendshme: Nga gjendja civile deri te kompanitë e sigurimit

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga problematikat në Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama ka theksuar se gjendja civile apo kompanite private të sigurisë kanë problematika të shumta në sistem dhe drejtim. Më tej Rama shtoi se Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur ndërsa performancë e llyrian Guard, lë shumë për të dëshiruar. 

“Gjendja civile akoma sot ka problematika me sistemin. Se ato çetat e bajrakratëve vazhdojnë të jenë në realitetin shqiptar, por quhen kompani private sigurie. Për të mos harruar, nivelin e performancës së llyrian Guard, e cila u krijua për t’iu dhënë punonjësve të policisë, një trnazicion të butë drejt pensionit, me një pagë të denjë dhe u kthye në jetimore çokash. Duke humbur misionin për të cilin u krijua. Policia Shkencore, një tjetër strukturë që falë disa specialistëve të mirë aty, i ka mbijetuar kohës, derisa filluan investimet serioze në spitale. Por një polici shkencore e painvestuar si duhet. Apo shërbimi elitë, Garda e Republikës, administrimi i pasurive të sekuestruara, më në fund ka filluar të bëjë sens. Këtu është merita e ministrit dhe e drejtores. Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur, ndërkohë që kriminelët merrnin pallatet. Po pastrohet trupi i Shqipërisë nga disa tumore të tmerrshme,” tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Ramës nuk i del e keqja me kreun e AMP-së së Vlorës: Drejtues injorant, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në piketë kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Vlorë për një ndërtim pa leje. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama e ka fyer kreun e AMP-së duke e quajtur drejtues injorant. Ndërkohë që më tej ka theksuar se përveç faktit që është ndërtues pa leje, por edhe falsifikator. 

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është strukturë e re, tërësisht e pavarur, me një sërë atributesh të reja, e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh. Dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet dhe të adresohet si duhet, se nuk mund të kemi, është e pamundur që të kemi drejtues të AMP në territor, që janë njëkohësisht ndërtuers pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. A thua se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikohet. Por meqë 2020 është afati për legalizimet. Drejtues injorat, kjo gënjeshtër i ka këmbet e shkrutra. Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin. Ky duhet mbikqyrur nga drejtësia. Vizat e lejes të qëndrimit të punës. Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit edhe të punës.”, theksoi ai.

10 MUAJ ME PARE

"Ndryshimi rrënjësor i administratës"/ Rama: Do shohim nëse do na duhen më prefekturat apo jo

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet një ndryshim rrënjësor i administratës së Ministrisë së Brendshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama vuri në dukje dhe mundësinë e heqjes së prefekturave. Rama theksoi se duhet një reformë e re dhe më pas do të kuptohet nëse do të duhen më apo do të hiqen komplet.   

"Administrata e MB, së bashku me MEPJ, duhet ta themi siç është e vërteta, janë dy administrata që jetojnë në kohë orare tjetër. Këtu nuk është çështje e punonjësve por është çështjet e vizionit, orientimi, e asaj që kërkohet nga administrata. Ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por i qasjes nën një drejtim që kërkon të shohin ndryshe punët e brendshëm është një domosdoshmëri. Arsimimi dhe edukimi i trupës policore nuk është një çështje e e trupës policore, por e Ministrisë së Brendshme, funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, por realiteti është tjetër. Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimi. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën natyrisht do ta bashëkëudhëheqin që në koncept ministrja e Brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor dhe na duhet të nxjerrim konkluzionit na duhet prefekturat apo nuk na dihet fare”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Prezantohet Ministrja e Punëve të Brendshme/ Rama: Vjen me profil ndryshe dhe me mision të qartë

Albana Koçiu prezantohet si Ministrja e Punëve të Brendshme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Albana Koçiun si Ministren e parë të Punëve të Brendshme. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Koçiu vjen me një profil ndryshe dhe me një mision të qartë, që kjo Ministri të kthehet nga ajo e Policisë në ministri të Punëve të Brendshme të standarteve europiane.   

"Punët e brendshme nuk janë kurrësesi thjesht dhe vetëm punët e policisë së shtetit, pavarësisht se zë sferën më të madhe të punëve të brendshme. Por ka ardhur koha që askush të mos verë në diskutim as faktin tjetër që ligji yne dhe praktika e kudondodhur e thonë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk bën punë policore dhe ministri nuk është kryepolici i vendit. Për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash, ndryshimi radikal I profilit të ministrit të punëve të brendshme është pikënisja e ndryshimit që ministrja duhet të sjellë në mbarëvajtjen e punëve të brendshme.

Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie, ekskluzivisht te policia, sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demogradike, që nga Tirana që janë sot shumë më të mëdha sec ishin 35 vite më parë, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Ende sot, na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë. Lum ata që kanë pallat me shigjeta, ose sot kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësash me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur por në këtë mandate të katër duhet të na interesojnë ndryshimet që duhet të ndodhi, zjarrfikësat janë lënë në plan të dytë. Problemi më i madh sot i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe do jetë problem qëndror në vitet në vijim janë zjarret.

Duke patur parasysh se cfare ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që Policia të ishte për shumë vite sic eta e ministrit të Brendshëm. Një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit mesatarisht apo ku ringritja e policisë së shtetit kur ne nisim punën në 2013 e bënin policinë prirotetin e prioriteteve, por tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm. Parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave të BE, të paktën të gjysmës së poshtme dhe janë të tjera punë të brendshme që kërkojnë punë të shtuar, duke nisur nga puna këtu. Ndj ministria e Brendshme duhet ngritur në një lartësi të re dhe të orientojë drejtimin e punëve të brendshme sin ë cdo vend të BE," tha Rama.

edi rama albana kociu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj