LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po hetohet për fshehje pasurie, kemi gjetur prova! Kemi pistat tona për Martinajn, Lami nuk ka folur

• Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka deklaruar se në kontrollin e vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses aktuale të Arben Ahmetajt janë gjetur prova të vlefshme. • Në fjalën e tij me një grup gazetarësh gjatë një takimi informal, Dumani ka  folur edhe për hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt. • Dumani konfirmoi se SPAK po heton për fatin e Martinajt ndërsa tha se nuk ka një version të qartë nëse masakra e Don Boskos lidhet apo jo me rikthimin e tij. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sulmi me armë ndaj Top Channel, Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po
Altin Dumani, kreu i ri i SPAK

TIRANE- Sulmi me armë ndaj Top Channel është duke u hetuar edhe nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion). Altin Dumani iu ka thënë një grupi gazetarësh se nëse duhet ndërhyrja, SPAK do të veprojë. 

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime."-është shprehur Dumani ndërsa nuk dha detaje të tjera për këtë çështje, për të cilën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar ngolicia.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës? Dumani: SPAK i druhet një padie në arbitrazh

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po
Altin Dumani

TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Gjatë takimit me ta, Dumani tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. ‘I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.’- tha Dumani./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dumani: SPAK nuk ka asnjë hetim për McGonigal, më shqetësojnë çështjet e mbartura

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po
Altin Dumani

TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka asnjë hetim për çështjen McGonigal. Në një takim informal me gazetarët që mbulojnë çështjet e gjyqësorit në vend, Dumani ka thënë se nuk ka hetim. 

‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.

Më tej, kreu i SPAK ka thënë se ka një zvarritje të çështjeve të mbartura në organin e akuzës por vonesa nuk është në dorën e tij. 

 “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime”, ka thënë ai./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"U ngjall Ervis Martinaj", kreu i SPAK jep detaje për çështjen: E kemi në hetim, Jeton Lami nuk "zbërthehet" (LIDHJA ME DON BOSKON)

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po
Altin Dumani, kreu i SPAK

TIRANE- Ende asnjë e dhënë për fatin e biznesmenit të zhdukur që prej 9 gushtit 2022, Ervis Martinaj. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, është shprehur se po hetohet çështja, por në lidhje me dëshminë e efektivit të arrestuar si truprojë e Martinajt, Jeton Lami, nuk ka asnjë të re. Dumani tha se Lami nuk ka folur.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

Dëshmia e Jeton Lamit pritej si një nga më kryesoret për mundësitë e zbardhjes së fatit të Martinajt. Lami ishte personi i fundit që e shoqëroi biznesmenin deri në ambientet e hotel Adriatik në Durrës dhe të nesërmen e ka marrë dhe e ka sjellë në apartamentin e tij te "Ring Center". Më pas, janë larguar në autostradë dhe nga ky moment askush nuk di më asgjë për fatin e tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Hetimi për Arben Ahmetajn, Dumani: Kemi gjetur prova në kontrollet e vilave, ekziston mundësia e fshehjes së pasurisë

Altin Dumani flet për çështjet e 'nxehta': Ahmetaj po
Altin Dumani

TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur prova në kontrollin që iu është bërë vilave të bashkëjetueses të Arben Ahmetajt. Gjatë një takimi me gazetarë, Dumani tha se SPAK ka nisur letërporosi në shumë shtete dhe pret përgjigje. 

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim me gazetarët që mbulojnë gjyqësorin në Shqipëri.

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Disa ditë pas kontrolleve, ku u gjetën disa sende me vlerë dhe dokumenta, Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al

altin dumani ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj