LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik Farrukun"/ Berisha: Kuvendi të bëhet me 2 dhoma. E takoj Ramën vetëm për të përcaktuar Senatin

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi me tone të ashpra drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për korrupsion, shkelje të Kushtetutës dhe lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama. • Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha Dumani është armik i egër i pluralizmit dhe avokat privat i familjes Rama, duke u bërë mburojë e qeverisë ndaj hetimeve për krimet zgjedhore dhe korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. • Berisha e akuzoi Dumanin për mosveprim ndaj abuzimeve të shumta financiare dhe për mbrojtje të individëve të përfshirë në skandale të mëdha. • Berisha akuzoi edhe zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ka shpërdoruar dhe vjedhur të paktën 10 miliardë euro nga 12 miliardët e portofolit të ministrisë. • Berisha denoncoi për shkelje të drejtpërdrejta të parimeve të pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira, duke theksuar se Dumani nuk ka përgjegjësi ligjore dhe është mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke i shërbyer vetëm Ramës. • Berisha kritikoi gjithashtu rolin e prokurorit të përgjithshëm dhe të KLP-së, duke thënë se nuk ekziston institucion që e kontrollon këtë nivel pushteti brenda drejtësisë. • Në pjesën institucionale, Berisha shprehu kundërshtimin e PD-së ndaj zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta. • Kryedemokrati propozoi gjithashtu krijimin e një Senati si dhomë e dytë të Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik. 

7 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Gati të takohet me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës, që Parlamenti të bëhet me dy dhoma! Berisha: Nuk kam asnjë kompleks, mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është gati të takohet me Kryeministrin Rama për të bërë ndryshimin e Kushtetutës, që Parlamenti të bëhet me dy dhoma. Gjatë një konference për mediat, Kryedemokrati u shpreh se nuk ka anjë kompleks në lidhje me këtë gjë dhe se mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin.

Berisha tha se beson se ky është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.

"Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve. Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Altin Dumani mori 5 milionë euro për të liruar Kreshnik Farrukun! Kush e heton atë për këtë çështje? Askush

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë pesë milionë euro për të liruar nga burgu Kreshnik Farrukun. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky informacion i kishte ardhur me mesazh nga një qytetar dixhital, i cili vinte nga prokuroria.

Në mesazhin e lexuar nga Berisha, në zyrën e selisë blu thuhet se Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farruku, i cili është  mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun. Berisha tha se ky person ka procedim në shtetin italian për tre episode. Këto sipas tij janë në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku dhe janë kapur sasi të mëdha kokaine. Në fund, lideri i opozitës tha se për këtë rast, Altin Dumanin nuk e heton askush. 

"Së fundmi, në parlament unë lexova mesazhin e një qytetari dixhital që vinte nga prokuroria. Do e lexoj edhe njëherë. “Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun dhe tani me Xhevdet Troplinin (Pojën) dhe Elvis Doçin (Visin e Pojës), ky është dhëndri. Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine. Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim. Më pas, Spaku, këtu hyjnë milionat, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi. Çfarë do të thotë? Që nuk mund të ekstradohet. Gjykata e Durrësit i vendosi masë sigurie që të ekstradohej. Tani Troplini i vendos masë sigurie që të mos ekstradohet. E kuptoni tani? Se po e heton ky, se dolën 5 milionë. Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje. E kuptoni tani se ç’ndodh? Dumani i ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij, duke manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij. Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante. Imagjinoni! Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes së tij, Anton Pango, person me precedent penal”. Tani, kam një pyetje për çdo shqiptar. Kush e heton Altin Dumanin? Ja urdhëro.

Dhe u ftoj ju si gazetarë, ftoj mediat të verifikojnë a ekziston shtetasi Kreshnik Farruku nga Manza. A ka qenë i arrestuar nga Gjykata e Durrësit ky shtetas? Mediat kanë një fushë të hapur investigimi. A e ka marrë Troplini në masë sigurie pas masës së sigurisë që ka vendosur gjykata? Këto janë gjëra konkrete. A ka qenë në Gjykatë të Lartë rasti dhe çfarë vendimi ka marrë Gjykata e Lartë? Pra, vërtet ky është një qytetar dixhital, por një qytetar dixhital që ka renditur këtu fakte të cilat kërkojnë hetim dhe verifikim. Po tani kush e heton Altin Troplinin, më thoni mua ju? Ja pra që nuk e heton asnjë njeri Altin Troplinin. Kur e kanë pyetur kohë më parë se kush u kontrollon ju, ka thënë se kemi kontroll shumë të fortë. Por ja urdhëro, kush e heton dot këtë? Shikoni. Po kjo është me shumë pasoja.Unë kam denoncuar, dhe nuk ka kundërshtuar dot kurrë, faktin se kur thirri prokurorin për ta bërë përgjegjës për një pazar që kishte bërë me bandën e Suel Çelës, ai i tha, po ti more 1 milion nga Ymer Lala, sepse ti nga 19 pyetje që i bëre Ymer Lalës, i denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, ti e pyete për çdo gjë, por për vrasje nuk e pyete atë dhe e lirove. Asnjë reagim ai për këto. Tani del çështja tjetër. Unë e shoh këtë një problem shumë serioz, shumë madhor. Kush e heton këtë? Prokurori i Përgjithshëm, asnjë tagër. Prokurorit të Përgjithshëm i kanë hequr çdo kompetencë kushtetuese. KLP-ja? Larg qoftë. Ajo zonja e ka ndërmend si të organizojë 15 retreat-e. E lodhura shumë. 15 retreat-e në vit me paratë e taksapaguesve. Dhe pastaj thotë se atë kodin nuk kemi ekspert ta shqyrtojmë. E kuptoni ju. Prandaj dhe ky është recidivist. Unë shtroj pyetjen: kush e heton këtë çështje? Nuk është rasti i parë. Por ky është më flagranti dhe më konkreti. Ky vjen i referohet prokurorisë, sepse vetëm prokuroria mund t’i dijë të gjitha këto. Ja pra ku është njeriu afërmendsh, afërmendshi që do bëjë gjykatësi atë që them unë. Irena Gjoka bën atë që them unë, dhe gjykatësit e tjerë, sepse ai i vë nën kontroll mizor. Po atë kush e kontroll? Asnjë njeri." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Dumanin nuk e heton kush sepse është mbi ligjet dhe Kushtetutën! Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreun e SPAK, Altin Dumanin nuk e heton askush. Kjo pasi sipas tij,  Altin Dumani është mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Dumani është i varur nga Kryeministri Rama. Kryedemokrati tha se opozita ka depozituar një sërë kallëzimesh ndaj Dumanit, por sipas tij asnjëra nuk është marrë parasysh nga organet përgjegjëse. 

"Ne kemi dërguar edhe ndaj tij, sa për dijeni. Janë refuzuar. Nuk mund të hetohet ai. Ne kemi paraqitur akuza direkt ndaj tij, po nuk ka, ai është mbi ligjet, mbi Kushtetutën. A është vetëm direkt i varur nga Edi Rama. Por çdo njeri, po të kishte kompetencë, do të niste hetimin kryesisht se këtu janë elementë konkretë. Ai quhet Kreshnik Farruku, ekziston apo nuk ekziston. Është nga Manza apo nuk është nga Manza. Është arrestuar nga Gjykata e Durrësit apo nuk është arrestuar? Është marrë dosja e tij nga Skapi apo nuk është marrë? Ishte në Gjykatë të Lartë apo jo? Kjo është shumë e thjeshtë. Ky nuk është rasti më i vetëm, por është më i zbërthyeri se e kam ndjekur unë. Ja urdhëro ku del problemi i tij." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Dumani është bërë avokati familjes së Edi Ramës"/ Berisha: Disponon 4 shtëpi dhe thotë se banon me qira tek vjehrri

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK, Altin Dumani se sipas tij ai është kthyer në avokat të familjes së Kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Altin Dumani disponon katër banesa, ndërsa pretendon se banon me qera tek vjehrri i tij.

Kryedemokrati tha se Dumani ka një numër të kufizuar dosjesh, të cilat sipas një statistike përbëjnë 0.3 përqind të të gjitha dosjeve të Shqipërisë. Lidhur me këtë, lideri i opozitës tha se këto janë dosjet e miliardave të vjedhura ndaj qytetarëve shqiptarë.

"Ndaj dhe u ndala në këtë rast se çfarë problemesh të tmerrshme ka ky sistem sot. Ky është bërë avokat privat i familjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës. Avokat privat i aferave të Edi Ramës. Nuk po ndalem në problemet e mia me të. I kam thënë ato dhe dje në parlament e falënderova për vetingun. Po! Janë 4 shtëpi që disponon, ka çuar tjetrin që mburrej dje për një garsionere të vëllait të vet, që i paguante qiranë, e ka akuzuar se është i yti parlamenti dhe ka kërkaur një vit burg për të, për gjykatësin. Vetë ka 4.

Dhe aty ku thotë paguaj qira te vjehrri. Jam me qira tek vjehrri... Pra, ne besoj se e bëmë me transparencë të plotë detyrën tonë. Natyrisht këto janë një pjesë e problemeve. Po nuk është i vogël se janë miliarda e miliarda të cilat vërtet Troplini ka një numër shumë të kufizuar dosjesh, që sipas një statistike përbëjnë 0.3 përqind të të gjitha dosjeve të Shqipërisë, por këto dosje janë dosjet e miliardave. Ato vërtet janë 0.3 si numër, por ato janë dosjet e miliardave të vjedhura qytetarëve shqiptarë. Janë dosje që peshojnë sa toka dhe që ai i mbyll dhe i stis siç do vetë." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se kreu i SPAK, Altin Dumani është armik i pluralizmit në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Dumani është një njeri pa ndërgjegje profesionale dhe  njerëzore.

Kryedemokrati tha se komuniteti ndërkombëtar thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin në kundërshtim me parimet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira, kurse Dumani nuk e pranon këtë gjë. Berisha deklaroi nga zyra e selisë blu se OSBE/ODIHR, vërtetoi se u shkelën parimet ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit.

"E kam thënë dhe e them është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në admnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral. Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore. Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar. Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR. Po ky nuk ka... për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.

Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor. A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet? Askush. Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit. Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Në fjalën time në Kuvend u mora vetëm me shkelmimin e tmerrshëm që u ka bërë Dumani interesave të qytetarëve!

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës ka deklaruar sot se gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e djeshme u mor me Kreun e SPAK, Altin Dumani, në mënyrë që të dëshmonte "shkelmimin" e tmerrshëm që u ka bërë Dumani interesave të qytetarëve. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e djeshme foli për 630 milionë eurot, që CEZ duhej t’u paguante shqiptarëve me fatura të certifikuara nga kompania ndërkombëtare.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se gjatë seancës në kuvend u fol për tunelin e Llogarasë aeroportin e Vlorës, për vjedhjet në energji dhe për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter. Në fund, Berisha tha nga zyra e selisë blu se të gjithë këto diskutime, përfaqësojnë interesat jetike të qytetarëve.

"Dua të sqaroj pak qytetarët. Me shumë të drejtë ju keni pritur, dhe duhet të prisni, që aty në parlament ju të jeni të parët. Ju dhe interesat tuaja. Por unë u them atyre sot këtu se pikërisht për këtë parim, në fjalën time nuk u mora me qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore, hakmarrëse, primitive ndaj meje. Jo! U mora me shkelmimin e tmerrshëm që u bën ai interesave të qytetarëve. U mora me 1.4 miliard euro, një seri aferash dhe që nuk janë as një e katërta e aferave që ky person i papërgjegjshëm, mashtrues, nuk i heton sepse janë qeveritarët e tij. Ua thashë edhe dje, flakët e djegësave dhe djegësi i Tiranës do djegin çdo njeri që ka dorën e tij të zezë në atë aferë, edhe Edi Ramën, edhe Altin Troplinin dhe secilin prej tyre. Mbrojta 630 milionë euro që CEZ duhej t’u paguante shqiptarëve me fatura të certifikuara nga kompania ndërkombëtare, dhe që Edi Rama, në vend të arbitrazhit ku e kishim të sigurt fitoren, ndau me ta edhe 100 milionë euro të taksapaguesve shqiptare. Ata, të quajtur, çfarë t’u them unë atyre, që dalin në media dhe thonë se nuk u fol për qytetarin, po të kujt janë ato para? U fol për tunelin e Llogarasë, 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar.

U fol për aeroportin e Vlorës, 140 milionë euro. U fol për vjedhjet e tmerrshme në energji. Për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter. Këta zotërinj që pretendojnë se nuk u fol për qytetarin, a nuk janë taksa të qytetarëve këto vjedhje? Dhe prisni, thashë edhe njëherë, këto nuk janë as një e katërta apo një e pesta e parave të vjedhura. Dhe do i merrni vesh nga kjo klikë, nga kjo dyshe Rama-Balluku dhe suita e tyre. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe vetëm në disa agjenci të varura nga Lubi Balluku, ka konstatuar 2.2 miliard euro vjedhje dhe shpërdorime. Vetëm në disa agjenci dhe disa afera, sepse KLSH nuk kontroll kurrë të gjitha aktet. Jo, ai ka praktikën e tij. 2.2 miliard euro! Po, absolutisht. Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin. Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera. Dhe ky merret me gjërat më të paqena. 140 milionë euro është vjedhje me checkup-in e Nushit. Ky bën sikur nuk ekziston. Atëherë a janë këto interesat e qytetarëve? Unë them se janë interesa jetike të qytetarëve. Ky zotëri komunikon se paska sekuestruar 63 milionë euro, po kujt ia dha ato? Kush i mori ato? Ku shkuan ato? Po vetëm Franc Çopja ka 6 miliardë euro larje parash në Shqipëri. Dhe ky na mburret se konfiskoi atë apartament apo atë apartament dhe që u zhdukën miliarda e miliarda, nuk thotë një fjalë. Dhe pastaj lexonte gazeta, lexonte shkrimet e zëdhënësit të vet të porositura dhe të blera. Prandaj dhe ishte ... më kujtonte një personazh, ta shohin vetë si u bë. Se ka nxjerrë në treg veten e tij me aktet që ka kryer." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Raportimi i drejtësisë në Kuvend! Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin Dumani, dje kapitulluan pa kushte para shqiptarëve

"Altin Dumani mori 5 mln euro për të liruar Kreshnik
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se mazhoranca dhe Kreu i SPAK, Altin Dumani, kapitulluan dje pa kushte para shqipatarëve. Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se gjatë raportimit të drejtësisë në kuvend mazhoranca shkeli ligjet dhe Kushtetutën.

Ai deklaroi se Kreu i SPAK, refuzoi të merrte pyetje me gojë nga deputetët e opozitës. Kryedemokrati tha se dorëzimi i pyetjeve me shkrim është një akt i pashembull, pasi i mundëson zyrtarit të përgatisë përgjigjiet. Sipas Berishës, gjatë përgjigjieve të pyetjeve të bëra nga deputetët, Altin Dumani fliste si "i kapur".

"Dita e djeshme regjistrohet në analet e parlamentit shqiptar si dita e kapitullimit pa kushte të pseudomazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës, mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini. Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju dje në një teatër tragjikomik patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, të shkel. Kushtetutën e vendit vetëm nën diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë direkt nga deputetët. Akt i pashembullt! Në të gjitha parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë. Dorëzohen me shkrim, në mënyrë që zyrtari që pyetet t’i jepet mundësia të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori i pyetjeve dhe ky është një standard. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje me miqtë në parlamentin e Italisë dhe ai merrte në telefon, këtu kjo është gjëja më absurde.

Por, i keqpërdoruri dhe i keqshfrytëzuari në ekstrem nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. U bë një kompromis, dhe ai kompromis u bë pas një përpjekje shumë të madhe të opozitës, e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve të tij, autori i pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. Dhe kjo funksionoi, mendoj unë, shumë mirë. Funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare. Ai, siç do thoshte një eksperte e shquar e gjuhës së turpit, fliste si i kapur. Për të gjithë ata që njohin gjuhën e trupit, kjo ishte e vërteta e tij, sepse ai është i kapur. Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet, nuk duronte dot pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë. E lëshuan në rënie të lirë sepse kishin frikë nga opozita do ua nxirrnim dosjet në parlament, që i fshihte Troplini. Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme." tha Berisha./Dosja.al

altin dumani sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë