LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë, Blinken: Goditi politikanë të lartë! Ambasada amerikane: Guxim i palëkundur

• Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”. • Vlerësimi u bë sot më 9 Dhjetor në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë. • Gjatë fjalës së tij Blinken u shpreh se Dumani goditi politikanë të lartë. Ai shtoi se kreu i SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. • Blinken gjithashtu e quajti Dumanin një nga njerëzit më të besueshëm. • Në lidhje me vlerësimin e Dumanit ka reaguar Ambasada e SHBA në Tiranë. • Ambasada përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thekson se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. • Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: DASH nderon Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit
Altin Dumani

SHBA- Altin Dumani u nderua të hënën nga Departamenti i Shtetit si kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri për rolin e tij në drejtimin “e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

Ai ishte mes 10 kampionëve të anti-korrupsionit nga e gjithë bota që u nderua të hënën nga Shtetet e Bashkuara.

“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin tek qeveria dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Zoti Dumani u zgjodh në krye të SPAK-ut, Struktura Anti-Korrupsion që u krijua me mbështetjen e Shetetve të Bashkuara, para dy vjetësh në dhjetor të vitit 2022./VOA

1 VITE ME PARE

"Integritet, guxim dhe profesionalizëm"/ DASH publikon dekoratën për Altin Dumanin: Kampion i luftës kundër korrupsionit!

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit
postimi

SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme.

Gjithashtu DASH ka postuar në rrjetin social 'X' edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.

“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim,”thuhej në postim. 

1 VITE ME PARE

"Guxim dhe integritet i palëkundur"! DASH vlerësoi Altin Dumanin me Çmimin ‘Kampion Kundër Korrupsionit’, ambasada e SHBA: Do punojmë me ju dhe SPAK

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit
Antony Blinken, Altin Dumani

SHBA- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”. Ambasada përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thekson se 'ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar’. 

Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.

1 VITE ME PARE

Mesazhi i Blinken në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit: Sistemi ‘non grata’ vijon për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë!

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë një mesazh të fortë gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën. Blinken thekson se se sistemi “non grata” do të vazhdojë për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë.

Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, tha Blinken. 

1 VITE ME PARE

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë, Blinken: Një nga njerëzit më të besueshëm! Goditi politikanë të lartë (FOTO)

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit
Blinken dhe Dumani

SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”. Vlerësimi u bë sot më 9 Dhjetor në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Gjatë fjalës së tij Blinken u shpreh se Dumani goditi politikanë të lartë. Ai shtoi se kreu i SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Blinken gjithashtu e quajti Dumanin një nga njerëzit më të besueshëm.

 

dash altin dumani

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi