LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier: Mbështesim autoritetet e Kosovës në kryerjen e hetimeve! Këto akte dhune janë të patolerueshme

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e huaj në Kosovë lidhur me sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. • Pas takimit, amabsadori amerikan, Jeff Hovenier tha për mediat se SHBA-ja mbështet autoritetet në Kosovë në kryerjen e hetimeve. • Hovenier u shpreh se se autorët e këtij sulmi duhet të gjenden dhe të dalin para drejtësisë. • Më tej gjatë fjalës së tij theksoi se këto akte janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët. • Ai tha gjithashtu se është ende herët për spekulime se kush janë ato që qëndrojnë pas ngjarjes. • Edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit. • Gjatë fjalës së tij Orav ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. • Ai tha se dënojnë ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dhe e ka quajtur ngjarjen sabotazh dhe akt terrorist. • Shpërthimi në mbrëmjen e 29 nëntorit ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke sjellë rrjedhje të ujit jashtë kanalit. • Si pasojë disa pjesë të vendit u përballën me reduktime uji. • Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

PE debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Gërvalla: Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen

 

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Foto ilustruese

BRUKSEL- Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është diskutuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të Kosovës. Në këtë debat, Kosova është përfaqësuar nga ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, në fillim të debatit shprehur shqetësimin e PE-së për sulmet e fundit në veri të Kosovës, si ato në ndërtesat komunale, po ashtu edhe për atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ai rikujtoi se Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, për sulmin e fundit në Varragë të Zubin Potokut, e lidhi me Rusinë, duke thënë se Serbia po punon sipas një skenari rus. Akuza të ngjashme më herët ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit me mjete shpërthyese në Zubin Potok. Serbia ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

“Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen. Nuk dua t’iu mbaj ligjërata, por t’ua tërheq vërejtjen për një situatë shumë shqetësuese”, tha Gërvalla, duke e cilësuar sulmin si “tentim të Rusisë për të destabilizuar rajonin”.

Gërvalla i krahasoi sulmet e fundit në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – me sulmet që Rusia kryen kundër Ukrainës.

“Serbia nuk është Rusi, por ajo po i kopjon strategjitë e Rusisë dhe po i përdor në rajon”, tha Gërvalla, e cila foli edhe për sulmin e mëhershëm të armatosur në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar.

Ajo pretendoi se në këtë sulm, kur u vra një polic i Kosovës, rol ka pasur edhe Rusia.

“Ky nuk është një tension etnik, asnjë mospajtim mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që po ndodh është përshkallëzim që ndodh për shumë vite. Ky është një test për të parë sesa mund të pranojë Perëndimi”, tha Gërvalla.

Ajo po ashtu tha se prapa sulmit të fundit në Zubin Potok qëndron personi që ka organizuar sulmin në Banjskë – referencë për Millan Radoiçiç. Gërvalla kërkoi që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa për të “ndaluar Serbinë”, në mënyrë që, sipas saj, të sigurohet paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

Sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës e kishin dënuar në emër të PE-së edhe Davor Ivo Stier, i cili është kryesues i delegacionit të PE-së për raporte me Kosovën dhe Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ata kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët për këtë rast.

Disa deputet të Parlamentit Evropian, duke shprehur solidaritet me Kosovën, megjithatë janë shprehur se duhet të shohin më shumë prova për akuzat që Gërvalla ka bërë për përfshirjen e Serbisë në sulmet e fundit në veri. Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar./ REL

1 VITE ME PARE

Sulmi në Ibër-Lepenc/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, Prokuroria Speciale jep detaje

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Iber Lepenc

KOSOVË- Numri i të arrestuarve për sulmin e 29 nëntorit në fshatin Varagë në kanalin Ibër-Lepencit ka shkuar në 10.

Prokuroria Speciale bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi teksa ka dhënë edhe detaje shtesë.

Njoftimi:

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: ‘Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike’,  nga neni 122 lidhur me veprën penale ‘Kryerja e veprës terroriste’, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, ‘Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1  të KPRK-së. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

1 VITE ME PARE

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi/ BE: Kurti dhe Vuçiç më 3 dhjetor takohen me Kaja Kallas

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Kurti dhe Vucic

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 3 dhjetor do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiçin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.

Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 dhjetor.

Hipper në një konferencë për media më 2 dhjetor u është përgjigjur pyetjeve lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 26 dhjetor dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo përsëriti qëndrimin që BE-ja shprehu një ditë pas sulmit në Varragë të Zubin Potokut, duke e cilësuar sulmin si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar kryesit e sulmit dhe që ata të përballen me drejtësinë.

Lidhur me takimet që do të zhvillojë Kallas në Bruksel, Hipper ka sqaruar se ato nuk do të jenë në kuadër të dialogut.

Kallas tani pasi ka marrë mandatin duhet të vendosë se si të vazhdohet me procesin e dialogut, i cili ka nisur më 2011.

Kurti dhe Vuçiç në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ditëve të fundit, Kurti dhe Vuçiç kanë këmbyer akuza për sulmin në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

Autoritetet e Kosovës deri më tani kanë arrestuar disa persona të dyshuar për këtë rast dhe kanë sekuestruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë operacioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar./ REL

1 VITE ME PARE

Takimi i Kurtit me QUINT-in, zyra e kryeministrit jep detaje: Sulmi në Ibër-Lepenc, akt terrorist i drejtuar nga Serbia

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
takimi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një takim liderët e QUINT-it. Me ftesë të kryeministrit Kurti, takimi u zhvillua për të biseduar rreth sulmit të 29 nëntorit në kanalin Ibër Lepencit. Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka dhënë detaje nga ky takim, teksa njoftojnë se Kurti i ka informuar diplomatët në lidhje me situatën gjatë ditëve të fundit në veri të vendit me në fokus sulmin në Zubin Potok.

Sipas zyrës së kryeministrisë, bëhet e ditur se në takim, Kurti ka theksuar se qëllimi i këtij sulmi ka qenë dëmtimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të vendit, duke qenë sulmi i tretë në 72 orë kundër Republikës sonë, pas atyre të 26 dhe 28 nëntorit në stacionin policor në Zveçan dhe në afërsi të objektit të kësaj Komune.

Kurti më tej ka shtuar se indikacionet tregojnë se sulmi është kryer, mbështetur dhe dirigjuar nga Serbia. Ndërsa ka theksuar se ka persona të arrestuar të dyshuar për sulmin.

"Kryeministri Kurti ka thënë se një sulm të tillë të ngjashëm ndaj infrastrukturës kritike e kemi parë pak ditë më parë edhe kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, e cila u sulmua nga raketat ruse. Shtoi se indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe e persona profesionistë e të mbështetur e dirigjuar nga Serbia.

Ai i informoi diplomatët prezentë se Policia po i zhvillon hetimet, gjersa tashmë ka të arrestuar të dyshuar të ndërlidhur me sulmin e përgjegjës për ekzekutimin e tij, si dhe dëshmi e prova materiale, ndër to edhe armë, eksplozivë e uniforma dhe emblema të njësive ushtarake ruse", thuet në njofitmin pëe mediat.

Kryeministri nënvizoi se kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës.

"Më tej, foli edhe për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke organizuar e planifikuar me mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç, sulme në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës. Serbia vazhdon të mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë, që solli që pas sulmit në Banjskë të pasojnë edhe sulme të tjera, përfshirë edhe aktin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ndër të tjera, në komunikatë thuhet më tutje se Kurti shprehu falënderimin e tij për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës.", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

 

1 VITE ME PARE

"Po forcojmë mbrojtjen për shkak të saj"/ Kurti: Reagimi jonë kundër krimit në veri ka bërë më agresive Serbinë

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti duke folur sot për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit tha se është i bindur se Serbia është treguar më agresive ndaj Kosovës që kur kjo e fundit filloi të reagojë me vendosmëri kundër kriminalitetit dhe paligjshmërisë në komunat me shumicë serbe.

Kurti duke folur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u shpreh se deri tani janë zbuluar 12 depo me armatime të shumëllojshme në katër komuna me shumicë serbe. Ai tha gjithashtu se gjithnjë e më shumë qytetarë po bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës.

“Kjo po vazhdon, dikur për çdo muaj, më pastaj për çdo javë e tash për çdo ditë. Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë. Organizatat kriminale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” i kemi shpallur organizata terroriste me 29 qershor të vitit të kaluar dhe është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale ende atje. Pas 24 vjetësh në katër komunat e veriut janë hapur e funksionalizuar zyrat e regjistrimit të bizneseve e kadastrave, janë mbyllur 6 filiale të bankave të Serbisë. Mbi 4 mijë qytetarë serbë të Kosovës i kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia e janë pajisur me targa RKS e mbi 6 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shofer të Kosovës, e ky sukses i shtetit e rriti nervozen e agresivitetin në Beograd”, tha Kurti. 

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti foli edhe për rritjen e buxhetit për fushën e mbrojtjes. Ai theksoi se prej kohësh arsenali i ushtrisë kosovare është pasuruar me dronët luftarak Bayraktar nga Republika e Turqisë dhe sistemin anti-tank Javelin nga SHBA.

“Ne do të dëshironim që në vend të shpenzonim për armatim e municion të shpenzonim për fushat tjera, por për shkak të fqinjit tonë agresiv verior që nuk na njeh, mohon krimet e luftës e vazhdimisht na provokon, dhe në anën tjetër për shkak të tensioneve të reja gjeopolitike, jo vetëm në kontinentin tonë e kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve të rekrutuar, dhe i kemi katërfishuar numrin e ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit”, u shpreh Kurti duke shtuar se është hequr kufizimi i numrit të ushtarëve në FSK.

 

1 VITE ME PARE

Shefi i Zyrës së BE-së përsërit thirrjen e Borrellit pas takimit me Kurtin: U informuam për zhvillimet për sulmin e së premtes

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Orav

KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me sulmin në Zubin Potok. Gjatë fjalës së tij Orav ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha se dënojnë ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dhe e ka quajtur ngjarjen sabotazh e akt terrorist.

Orav teksa thekosi se thirrja e Borrellit ishte e qartë. Ai shtoi se gjatë takimit me Kurtin u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin.


“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.

1 VITE ME PARE

Takimi me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ "Akte dhune, të patolerueshme", Hovenier: Mbështesim autoritetet në Kosovë! SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për mediat pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Gjatë fjalës së tij, Hovenier ka ripërsëritur se dënojnë ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit të premten mbrëma. Ai u shpreh se gjatë takimit me Kurtin diskutuan në lidhje me sulmin e së premtes dhe theksoi se SHBA-ja mbështet autoritetet në Kosovë në kryerjen e hetimeve.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e ripësëris është që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës”, tha Hovenier.

Ai ka shtuar se autorët e këtij akti duhet të gjenden dhe të dalin para drejtësisë. Hovenier gjithashtu theksoi se këto akte janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët.

“SHBA mbështet autoritetet kosovare dhe ky proces kërkon hetim të kujdesshëm që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët”, shtoi Hovenier.

Ai u pyet nga gazetarë se a qëndron Serbia prapa këtij akti ndërsa Hovenier u shpreh se në këtë pikë nuk mund të thotë asgjë. Ai më tej theksoi se SHBA u ka ofruar mbështetje autoriteteve në Kosovë për hetimet dhe gjetjen e autorëve. Sipas tij ata nuk janë në pozitë për të spekuluar për asnjë grup ose shtet specifiki sepse është ende herët.

“Në këtë pikë SHBA nuk është në pozitë që të thotë se kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë autoriteteve kosovare për hetimet dhe që autorët të gjenden sa më parë. Nuk jemi në pozitë të spekulojmë për ndonjë grup specifik ose shtet, është ende herët”, u shpreh ambasadori amerikan.

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kurti zhvillon sot takim me ambasadorët e huaj në Kosovë

Ambasadorët takim me Kurtin për sulmin në Zubin Potok/ Hovenier:
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë.

Lajmi për takimin u bë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili po ashtu njoftoi se Kurti po zhvillon takim edhe me vendet e QUINT-it. Pas takimit Hovenier pritet t’i drejtohet mediave e dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri.

Shpërthimi në mbrëmjen e 29 nëntorit ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke sjellë rrjedhje të ujit jashtë kanalit. Si pasojë disa pjesë të vendit u përballën me reduktime uji.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

jeff hovenier albin kurti shperthimi ne zubin potok

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje