LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Amnistia Penale/ Komisioni i Ligjeve jep miratimin, të enjten votohet në Kuvend, DEBATET në seancë

• Sot është zhvilluar online seanca e Komisionit të Ligjeve ku është miratuar në parim projektligji për Amnistinë Penale, i cili pritet të kalojë të enjten në Kuvend. • Projektligji u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. •Maxhorancës i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar pr/ligjin për amnistinë penale, ndaj do të duhen dhe votat e opozitës. • Gjatë seancës nuk kanë munguar edhe debatet, ku deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se duan më tepër kohë për studimin e varianteve të reja të paraqitura nga maxhoranca për ligjin, ndërsa Ermonela Felaj iu përgjigj duke i thënë se ka tre muaj që pret. • Të njëjtin qëndrim me Felajn ka pasur edhe Majko dhe ministri Manja. • Ky i fundit tha gjatë fjalës së tij se ata kanë statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe i kanë shumë të sakta. • Manja tha se është kërkuar amnisti sepse janë 2,200 persona të dënuar me burg dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove dhe nga kjo amnisti do të përfitojnë 700 të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. • Po ashtu ministri tha se kanë të qartë edhe si do të veprohet me personat që janë në hetim apo gjykim, pasi do të përcaktohet në bazë të veprave panele që ato kanë.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Amnistia Penale të Ligjet/ Manja: Kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe si do të veprohet me personat në hetim

Amnistia Penale/ Komisioni i Ligjeve jep miratimin, të enjten votohet
ulsi manja

TIRANË- Në seancën e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohet për projektligjin për Amnistinë Penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha gjatë fjalës së tij se ata kanë statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe i kanë shumë të sakta.

Manja tha se është kërkuar amnisti sepse janë 2,200 persona të dënuar me burg dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove dhe nga kjo amnisti do të përfitojnë 700 të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.

Po ashtu ministri tha se kanë të qartë edhe si do të veprohet me personat që janë në hetim apo gjykim, pasi do të përcaktohet në bazë të veprave panele që ato kanë.

"Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2,200 persona të dënuar dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove. Nëse kjo merr vote në parlament, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. Për zbritjen me një vit të dënimit që përfitojnë gratë dhe të miturën, po ashtu përfitojnë nga 1,200 në 1,600 persona të dënuar.

Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin për dënime deri në 2 vite nuk do të ketë subjektivizma, për të tjerët më pas që hynë te krimet,  kjo do të shikohet me shumë kujdesen. Ne relacionin e dorëzuar në Kuvend, kemi të gjitha mendimet e institucioneve të drejtësisë. Statistika se sa është numri i personave në hetim apo gjykim për kundërvajtje penale që përfshin amnistia është publike.", u shpreh Manja.

2 MUAJ ME PARE

Debat te "Ligjet" për Amnistinë Penale, Alibeaj: Duam kohë për studimin e varianteve të reja. Felaj: Ka tre muaj që pret

Amnistia Penale/ Komisioni i Ligjeve jep miratimin, të enjten votohet
pamje nga seanca e ligjeve

TIRANË- Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se duan më tepër kohë për studimin e varianteve të reja të paraqitura nga maxhoranca për ligjin, ndërsa Ermonela Felaj iu përgjigj duke i thënë se ka tre muaj që pret.  Të njëjtin qëndrim me Felajn ka pasur edhe Majko dhe ministri Manja.

DEBATI:

Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.

Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.

Felaj: Ka tre muaj që pret.

Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.

Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen.

Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.

2 MUAJ ME PARE

Amnistia Penale, Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin

Amnistia Penale/ Komisioni i Ligjeve jep miratimin, të enjten votohet
pamje nga seanca online

TIRANË- Sot është zhvilluar online seanca e Komisionit të Ligjeve ku është miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, i cili pritet të kalojë të enjten në Kuvend.

Projektligji “Për dhënie Amnistie” u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Kujtojmë se maxhorancës i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar pr/ligjin për amnistinë penale, ndaj do të duhen dhe votat e opozitës.

amnistia penale komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni