LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Anëtarët kanë ikur dhe kanë vdekur"/ Basha në konferencë me gazetarët: Të heqim dorë nga telenovela, reforma zgjedhore prioriteti ynë

• Lulzim Basha është rikthyer në konferencë me gazetarët në selinë e PD, pas disa muajsh në heshtje. • Basha ka dhënë përgjigje për gazetarët në lidhje me disa çështje. • Ai ka folur për arrestimin e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, për të cilin tha se nuk i vjen mirë nga ana njerëzore dhe se ka përshëndetur punën e drejtësisë. • Ndër të tjera ka folur edhe për mungesën në Parlament, ku tha se Parlamenti nuk funksionon si i tillë dhe nuk mund të shkonin në sallë vetëm për të ngritur dorën, por duhet të thonin edhe mendimet e tyre. • Më tej ka folur për bashkimin e opozitës, ku tha se do duhej të rrinin larg nga telenovela, që sipas tij, i intereson qeverisë për të mbajtur të përçarë opozitën.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Basha i përgjigjet Bardhit nga konferenca: Duhet të heqë dorë nga gjuha e vjetër

"Anëtarët kanë ikur dhe kanë vdekur"/ Basha
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për reagimin që i bëri. Basha theksoi se Bardhi duhet që të heqë dorë nga gjuha e vjetër që është përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha. Po ashtu ai theksoi se këto lloj qëndrime të demokratëve, Rama i dashuron.   

“Kjo është ilustrim i asaj që thashë se nuk do ndodhë më, Nuk do bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD ose opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës, janë apo jo të vetëdijshëm. Qëndrime të tilla i dashuron kryeministri i suksesit global që ka gjysmën e kabintetit në burg. Unë do të dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund. Do ia uroja të parit këtë arkitektit që kur ia drejtonte kundërshtarit na pëlqente shumë, por kur na e drejtoi ne e pamë sa e gabuar ishte, e jo më të tjerëve që përpiqen më kot t’i ngjajnë atij. Thirrja ime është ndaj çdokujt, të heqin dorë nga kjo gjuhë e vjetër. Nuk e meritojnë opozitarët dhe shqiptarët”, tha Basha.

2 VITE ME PARE

Basha në konferencë, Bardhi: Ka 5 muaj që vjen vërdall si memec, sot shpalli të vdekur 60 mijë anëtarë të PD-së

"Anëtarët kanë ikur dhe kanë vdekur"/ Basha
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deputetit Lulzim Basha. Bardhi, në një reagim për mediat e ka cilësuar qesharake tentativën e Bashës për të marrë rolin e opozitarit. Ndërkohë që ka theksuar se ka 5 muaj që vjen si vërdall dhe nuk ka komentuar realitetin politik. Po ashtu ai ka theksuar se sot shpalli të vdekur 60 mijë anëtarë të PD-së, vetëm sepse e kundërshtuan.  

Reagimi i Bardhit:

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtin për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që ska bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë.

2 VITE ME PARE

Ku ndodhen anëtarat e PD-së? Basha: Një pjesë janë larguar, një pjesë kanë vdekur

"Anëtarët kanë ikur dhe kanë vdekur"/ Basha
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha i pyetur mbi numrin e rënë në anëtarëve të grupimit që ai drejton. Basha ka deklaruar se sipas zgjedhjeve të 2021, PD-ja ka 60 mijë anëtarë. Ndërkohë që ka shtuar se disa prej tyre janë larguar nga Shqipëria, ndërsa disa të tjerë dhe kanë humbur jetën. 

"Nuk e pranoj premisën e pyetjes suaj, në 2021 kanë marrë pjesë 40 mijë anëtarë, në zgjedhjet e korrikut, 18 mijë anëtarë të PD. Bëhet fjalë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike. 18 mijë kanë marrë pjesë, por në zgjedhjet e 2021, 40 mijë kanë marrë pjesë. E keni të gabuar premisën. PD me regjistrin e 2021, me regjistrin e zgjedhjeve të vitit 2021, arriti të konfirmojë afro 60 mijë anëtarë funksionalë. Një pjesë e tyre janë larguar, një pjesë kanë humbur jetën. Numri total i konfirmuar para zgjedhjeve të 25 prillit, është afro 60 mijë. Ta lëmë me kaq. Askush në Partinë Demokratike nuk përjashtohet se mendon ndryshe nga kryetari. Unë nuk e konsideroj butësi dhe as dobësi, por pjekuri politike. Problemi nuk qëndron këtu, por te agjenda politike e Partisë Demokratike. Nuk bëhet fjalë për agjendë dosido," tha Basha.

2 VITE ME PARE

Berisha në arrest shtëpie, Basha: Nuk me vjen mirë, por drejtësia duhet të bëj punën e saj

"Anëtarët kanë ikur dhe kanë vdekur"/ Basha
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar masën e sigurisë arrest shtëpie për kryedemokratin Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se për Berishën ka dy reagime, nga të cilat në rrafshin personal nuk i vjen mirë. Ndërkohë që në rrafshin politik, sipas Bashës drejtësia duhet që të bëjë punën e saj. Po ashtu Basha theksoi se të gjithë politikanët duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

"Kam dy reagime, njëri është në rrafshin personal tjetri në rrafshin politik. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë, më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar, një njëri që ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për ti thënë ja kam thënë. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos, që sjellja e tij i solli të gjithëve. Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij, por edhe një kosto PD dhe vendit. Nga ana tjetër është e domosdoshme që PD të ecë përpara, ta lënë të shkuarën pas dhe të ecin përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën, as të mohojnë, por të ecin përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e saj të papenguar dhe çdo politikan, duke filluar nga unë i parë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Për këtë kam çuar në Parlament heqjen e imunitetit”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj