Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Arrestimi i kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit, ka ngjallur reagime të shumta. •Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilëon arrestimin një hakmarrje politike nga kryeministri Edi Rama. •Ky i fundit, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai shton se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar. • Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se Beleri u mor natën vonë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Ramës. •Reagime të forta ka pasur edhe nga politika në Greqi. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaron se ngjarja është shumë e pakëndshme ndaj kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit. Kreu i Qeverisë greke dërgoi një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj vendit tonë, duke paralajmëruar se nëse nuk lirohet Beleri, Shqipëria do ta ketë të vështirë afrimin drejt Bashkimit Europian. •Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, e cilëson si skandal nëse arrestimi i Belerit është kryer pa patur prova. •Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Ministrinë e Jashtëm suedeze. •Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. •Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. •Ai akuzohet për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. •Beleri i ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj tij.
20 artikuj për këtë temë.
GREQI- Arrestimi i kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri ka sjellë edhe reagimin e Kyriakos Velopoulos. Në një intervistë për "Alpha Tv", kreu i partisë me 15 deputetë në Kuvendin e Greqisë, "Ελληνική Λύση", tha se: S'kemi gjë me Shqipërinë por me Ramën. Ka vjedhur pronat e himariotëve. Ka vrarë 2 qytetarë grekë, Gumën dhe Kaçifasin. Tani po burgos kandidatin për Bashkinë e Himarës. Duhet t'u vendosim veto kudo, as 1 euro për kryeministrin Edi Rama. Po vazhdoi kështu, do i përgjigjemi dhe ushtarakisht.
Sipas tij, arrestimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën një fyerje të ligjit ndërkombëtar dhe kritikon qeverinë për trajtimin e saj.
“Dy ditë para zgjedhjeve, në Himarë, shteti i drogës arreston Ramën, kandidatin për kryetar bashkie të minoritetit grek. Po fyen minoritetin grek, të drejtën ndërkombëtare, por edhe çdo koncept të të drejtave të njeriut. Ka vetëm një zgjidhje: t'i presim çdo shpresë Shqipërisë për t'u lidhur me Bashkimin Evropian dhe të vendosim veton ndaj NATO-s. Dhe nëse është e nevojshme ka mënyra të tjera që shtetet serioze të zbatojnë ligjin ndërkombëtar,”-shtoi ai.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
GREQI- Andonis Georgiadi në një intervistë që ka dhënë për televizionin "Alpha" ka bërë një deklaratë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri. Numri 2 i qeverisë, zv.kryeministër dhe ministër i Zhvillimit, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lirojë sa më shpejt, para se të jetë vonë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Andonis Georgiadi për Alpha: Shqipëria edhe Rama po japin provim akoma. Mos të kujtojnë se jemi në fushatë zgjedhore edhe s'kemi forcë. Rama bëri faull të madh që arrestoi Bejlerin. I bëjmë thirrje që ta lirojë sa nuk është vonë.
Edi Ramën e keni mik?
Andonis Georgiadi: Jo! As mik, as armik. Si sillet, do i sillemi. Shqipëria dhe Rama kërkon ndihmën tonë që t'i fusim në BE. Edhe nga ana tjetër burgosin një njeri të pafajshëm vetëm e vetëm sepse kuptuan se ishte fitues.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin. Ai thotë se sa herë ka histori me shitblerje votash, lidhet gjithmonë me PD-në ose me LSI-në.
“E kam ndjekur lajmin në qytetin e Himarës, siç kam ndjekur edhe lajmin te Fresku, ku ishin zyrtarët e ish LSI-së ata që po merreshin me këtë punë. Unë kam përshtypjen se automatikisht, sa herë dëgjon raste të tilla, ti e di gjithmonë që lidhet o me PD-në, o me LSI-në. Pyetja për shumë njerez, ndoshta naïve, është: “Si nuk iu mbarojnë paratë? Kanë kaq vite në opozitë dhe vazhdojnë e blejnë vota?! Qartazi mendojnë se mbështetja publike, dashuria e popullit blihet dhe nuk e kuptojnë se ndoshta, për të qenë një forcë e besueshme duhet të punosh, të tregosh se ke disa rezultate. Tirana ka treguar se i shpërblen ata që punojnë, i shpërblen ata që thonë të vërtetën”, deklaroi Veliaj.
Veliaj nënvizoi se Tirana shpërblen në votime ata që punojnë dhe jo ata kandidatë që thonë gjëra të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota.
“Nuk besoj se ka njeri iluzione që në Tiranë këto parti, PD dhe LSI, mund të blejnë vota dhe të ndryshojnë rezultatet. Tirana është një realitet shumë, shumë i madh, por edhe një realitet që ka një inerci. Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë, ata që janë më këmbë në tokë, ata që nuk thonë apo nuk bëjnë petulla me ujë dhe nuk thonë gjëra komplet të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. Në Tiranë, gjithmonë e më pak, shohim fenomene të tilla. Jam krenar për Tiranën sepse tregon që qytetaria dhe niveli i civilizimit në Tiranë është i tillë që as nuk i qas personazhe të kësaj natyre. Për ne situata të tilla në Tiranë janë përralla nga e kaluara sepse besoj se dinjiteti me të cilin sillen qytetarët e Tiranës është mbresëlënës dhe jam krenar për këtë”, tha Veliaj.

VLORË- Fredi Beleri dyshohet se ka ofruar 400 mijë lekë për 8 persona në Himarë. Gazetarja Anlia Hoxha ka deklaruar se hetimi është kryer me bashkëpunëtor drejtësie. Sipas gazetares qytetari ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar shkresën që tregon se Sali Berisha informohej nga SHISH në vitin 2007 se Alfred Beleri është një person i dënuar dhe i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe se ka folur për helenizim të Himarës.
Postimi i Ballës:
Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryedemokratin Sali Berisha. Ky takim, u bë pak orë pas arrestimit të kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Meta deklaroi për gazetarët se ngjarja është e inskenuar nga Rama, që sipas tij është i tmerruar nga vota e lirë.
"Asgjë nuk na habit, pavarësisht se ka një javë që inseknon ngjarje kriminale, është i tmerruar nga vota e lirë. U bëj thirrje kujdo në qarkun e Vlorës, Himarës, të rrisin pjesmarrjen në votime, pasi ai e do bashkinë e Himarës, pasi ka cuar një kandidat që nuk ka lidhje"
Pyetja: A do e dëmtojë kjo opozitën?
Meta: 0 ndikim, do dëmtojë Ramën. Ishte ai organizatori i plagosjes në Kavajë, ishte ai provokatori i ngjarjes në Elbasan. E kuptojmë se duhet të ketë vetëm pjesmarrje. Sot duhet të përshëndesim Këlliçin i cili ka bërë një fushatë shumë transparente.
Pyetja: Opozita çfarë do bëjë?
Meta: Cunami opozitar nuk do ndalet. Të gjithë do përgjigjen. Gjysmën e qeverisë e ka në burg, do i shkojnë dhe të tjerët. Ai është i tmerruar nga vota e lirë.
Arrestimi për shitblerje
Meta: Janë inskenime të Bledi Çuçit. Ju e dini se Rama po i blen votat hapur, duke shpërdorur në mënyrë më kriminale pozitën e tij si kryeministër.
TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë. Ai publikon fletën e arrestit, duke theksuar se nuk ka asnjë provë për arsyet e ndalimit.
REAGIMI:
Pra edhe është kapur në flagrancë, edhe është i dyshuar!!! Nëse është kapur në flagrancë duke dhënë para, kujt ja dha ato para?! Pse nuk është arrestuar në flagrancë edhe marrësi i parave?!
Sa para i dha?! Ku janë paratë objekt krimi?! Nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet, kur ata ende s'janë bërë?! Oooooo! Oooooo Policia Gjyqsore e Shtetit! Me ç'urdhër pune justifikoni përndjekjen policore ndaj kandidatit?! Asnjë referencë. Thjesht ndlrhyrje abuzive. Shiheni me vemendje se çfarë katastrofe janë letrat zyrtare me të cilat u ndalohen liritë njerëzve në këtë vend.
Letra që thonë u të fus brenda dhe pikë. Asnjë fakt, asnjë provë që të të kuptohet flagranca. Vetëm supozime e aludime pa kuptim. E përsëris, pretendohet se është arrestuar në flagrancë! Por asnjë provë konkrete, oae të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Hiç! Kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejrësia janë nën hyqmin e Edi Ramës. Asnjë lidhje me pavarsinë politike, kushtetutën e ligjin! Nëse do isha banor i Himarës do ta votoja Fredi Bejlerin.
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar arrestimin e kandidatit të "Bashkië Fitojmë", Fredi Belerit. Në një dalje për mediat, Mitsotakis thekson se ngjarja është shumë e pakëndshme, ndaj kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit.
Kreu i Qeverisë greke dërgoi një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj vendit tonë. Ai paralajmëron se nëse nuk lirohet Beleri, Shqipëria do ta ketë të vështirë afrimin drejt Bashkimit Europian.
“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himara dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek.
Dua t'i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme Bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
"Ka vetëm një rrugë: që Demokracia e Re të jetë e fuqishme në kutinë e votimit më 21 maj, nëntë ditë nga tani. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqie për të gjithë fqinjët tanë, se jemi një vend i fortë, ne jemi një vend me besim”, theksoi Mitsotakis.
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës.
Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Dendias e ka cilësuar si skandal nëse arrestimi i Belerit është kryer pa patur prova. Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Ministrin e Jashtëm suedez. Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar se qeveria greke do ta monitorojë nga afër rastin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, për blerje votash.
“Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, përbën skandal”, nënvizoi ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, pas mbërritjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Stokholm. Siç theksoi ai, në fakt këtë e ka pranuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton "NewsBomb gr".
“Unë kam informuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë, z. Borrell, dhe Ministrin e Jashtëm suedez që vepron si President për këtë. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër”, theksoi z. Dendias.
“Nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, është një skandal absolut”, përsëriti ai.
Së fundi, për sa i përket Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ai vuri në dukje: "Diskutimi i sotëm, edhe në Këshillin joformal për Ukrainën, është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse në Ukrainë çështja evropiane vendoset në tërësi për sa i përket integritetit territorial dhe të drejtave të njeriut"./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha arrestimin e kandidatit për bashkinë e Himarës Fredi Beleri si një hakmarrje politike. Gjatë konferencës, Berisha ka deklaruar se këto janë qëllimet mafioze të Ramës. Po ashtu Berisha ka ngritu akuza duke thënë se drejtori i Policisë së Vlorës Ermal Muça ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera.
"Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave, që drejton sot Policinë e Vlorës dhe që quhet mos gaboj, Ermal Muça. Ky ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur. Por, duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë. Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty.
Unë kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Por këto nuk do pengojnë fitoren e opozitës shqiptare më 14 maj. I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezeri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë," tha Berisha.
GREQI- Rasti i arrestimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Heimarë Fredi Beleri, mbrëmjen e së enjtes nga autoritetet shqiptare është kthyer në një “thriller”,- kështu e nis artikullin media greke 'CNN Greece'.

Ndërkohë në një artikull nga media greke 'Protothema', shkrimi fillon me: Nuk konfirmohet nëse është liruar kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri'. Më tej raportohet se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ka informuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për atë që po ndodh në vendin tonë.

Gjatë artikullit të 'CNN Greece' bëhet e ditur se reagime kanë ardhur nga Ambasadorja e Greqisë në Tiranë , Konstantina Kamitsi, e cila pas udhëzimeve të Ministrisë së Jashtme, doli në një marsh proteste drejt Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos, ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçin, dhe i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryetar bashkie mërgimtar.
Incidenti u dënua edhe nga kreu i departamentit të Punëve të Jashtme, Giorgos Katrougalos , duke theksuar se arrestimi i Belerit "krijon shqetësim dhe pikëpyetje". Giorgos Katraugalos ka komentuar arrestimin me anë të një postim ku shkruan: Arrestimi dhe ndalimi nga autoritetet policore të Shqipërisë të kandidatit për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri dy ditë para zgjedhjeve bashkiake, krijon shqetësim dhe pikëpyetje të rënda. Duhet të ketë një reagim të menjëhershëm. Presim që përtej hapit të vetëkuptueshëm në nivel dypalësh, Qeveria të mobilizohet me vendosmëri edhe në nivel të BE-së dhe OSBE-së.
Shkrimi i medias greke CNN mbyllet me një njoftim të Bashkimit të Himariotëve ku thuhet:
Populli i Himarës ka vuajtur shumë prej 12 vitesh për të hequr dorë nga e drejta për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarin e bashkisë. Banorët e Himarës e meritojnë të kenë kryetarin që duan. Beleri u ndalua me dhunë pa asnjë akuzë, me një qëllim dhe të vetëm: të trembte votuesit e tij që të mos shkonin në kuti dhe t'ia linin rrugë kryebashkiakut të zgjedhur nga Rama. U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të mos dorëzohen. Ne i sigurojmë ata se nuk kanë asgjë për t'u frikësuar. Të dielën votojmë masivisht dhe të hënën kryetar bashkie do të jetë Beleri”.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Himarë Fredi Beleri. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se SPAk ka marrë Belerin natën vonë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Ramës. Më tej Meta ka theksuar se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë e të fuqizojnë në maksimum fushatën.
Postimi i Plotë:
Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë. Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë. Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po përpiqet të justifikojë deklaratën 'do merrem personalisht me të', ku iu referua kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e kaluar me akuzën e blerjes së votave, e pas bujës së madhe që u bë edhe në Greqi, Rama vendosi të reagojë.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', Rama thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai thekson se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar.
Në fund, duke nënkuptuar deklaratën e tij të mëparshme për Belerin, Rama thotë se beteja që ka me kandidatin nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë.
REAGIMI:
Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
GREQI- 'Nuk konfirmohet nëse është liruar kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri'- kështu nis artikullin media greke 'Protothema', e cila po raporton për ndalimin e kandidatit të 'Bashkë Fitojmë'.
Ato bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ka informuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për atë që po ndodh në vendin tonë.
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me homologun Bledi Çuçin, ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryebashkiak të Himarës.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
TIRANË- Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi u pyet në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme.
“Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
HIMARE- PD e Himarës ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, duke thënë se kjo lëvizje vjen si pasojë e frikës që ka kapluar kundërshtarët për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit.
Në reagimin për mediat thuhet se arrestimi gjatë mesnatës i një kandidati për kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve, shton pikëpyetjet mbi arsyen e këtij akti.
Apeli i hapur që vjen nga PD-ja e Himarës është ndaj të gjithë instancave shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe në veçanti Ambasadës së SHBA-së, për të kthyer fokusin tek zgjedhjet dhe mbarëvajtjen e procesit.
Arrestimi i Fredi Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, akuzohet për blerje votash. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ditët e fundit, pas deklaratës që ka bërë në mediat greke ku është shprehur se në rast se fiton do të punojë për helenizimin e Himarës.
Deklarata për media
“Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij. Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit. Sot nuk po flasim për Fredi Belerin sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!
Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης - Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1. Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për kedo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qytetarët! Ju mirëpres te gjithëve ne mitingun përmbyllës te fitores së madhe, sot ne shëtitoren e Himarës në orën 18:30! Më të bashkuar se kurrë”, thuhet në reagim.
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas arrestimit të kandidatët të Bashkë Fitojmë në Himarë, Fredi Beleri. Shehu me anë të një postimi në Facebook, shkruan se pamjet e arrestimit të Belerit ishin alarmante, ndërkohë që ka shtuar se kjo është bërë për të fshehur deformuesit e vërtetë të demokracisë. Po ashtu Shehu pyet se pse autoritetet nuk hetojnë shkeljet në qarkun e Gjirokastrës, të denoncuara nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
Njoftimi i Policisë:
Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike! Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbreme nga policia te kandidatit ne Himare. Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote! Pikerisht per te fshehur deformuesit e vertete te demokracise, per te hequr vemendjen nga e verteta: —Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij rregjimi. Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastres, kemi deklaruar disa here shkeljet! Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet. Por thuhet “Kapllani”! Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter… E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj… A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?! Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?! Opozita po i ben????!!!! Ashtu si po ndodh edhe me para te “thata”, por asnje hetim nuk ka. Ne Memaliaj ndalohen aktiviste te opozites vetem se po bejne fushate normale…e me tej policia ne komunikate fallsifikon realitetin. Jane publike keto, por asgje me tej, askush nuk leviz nga organet, qe duhej. Ndersa sot pashe nje “aksion” te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne permbajtje per katandisjen e nivelit te shtetit ligjor. Keq perdorimin ekstrem te tij. Megjithate askush nuk mund ta ndryshoje rezultatin e 14 Majit. Fitoren e Opozites, Koalicionit tone, te PD ne qender te tij!
TIRANË- Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër pas notës së protestës që pritet që t’i dorëzohet ministres së jashtme Olta Xhaçka nga ambasadorja greke në vendin tonë, pas shoqërimit të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Himarën Fredi Beleri. Idrizi shprehet se diçka e tillë është e papranueshme, dhe është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
REAGIMI:
Vazhdojm te pranojm te papranueshmen !!! Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kanditat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke ? Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri ?!!! Ministria znj Olta Xhacka, nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke , por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise.
# Vec nje Atdhe #
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al
TIRANË- Pas arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, zbulohet edhe dëshmia e tij të fundit. Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Raportohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.
Pas arrestimit të Belerit, në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështetësit e tij.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al
HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur pas shoqërimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet lokale në Himarë Fredi Belerit nga policia. Për mediat, Dule u shpreh se Beleri u mor në polici me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai shtoi se prej një jave Rama ka nisur sulme me një gjuhë urrejtje ndaj Belerit.
"Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit", tha Dule.