Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një megaoperacion po ndodh mbrëmjen e sotme nga FNSH në Elbasan dhe Lushnje. • Artan Tafani, i arrestuar për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir ka vendosur që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. • Falë dëshmisë së Tafanit është goditur grupi i vrasësve me pagesë të 'Laert Haxhiut' në Elbasan dhe Lushnje. • FNSH dhe policia po ekzekutojnë 15 udhëra-arresti, ndërkohë që janë zbardhur dhe 6 vrasje. • 2 nga vrasjet kanë ndodhur në Greqi, të tjerat në Tiranë, Elbasan dhe Berat. • Po ashtu nga dëshmia janë zbardhur dhe 5 atentate me eksplozivë.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- FNSH dhe policia kanë goditur mbrëmjen e sotme grupin e 'Laert Haxhiut'. Mësohet se aksioni policor ka ndodhur, për shkak se Artan Tafani, i arrestuar një muaj më parë ka zgjedhur që të bashkëpunojë me policinë.
Personat e ndaluar nga policia kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes. Nga dëshmia e tij janë mundur që të zbardhen 6 vrasje, ku 2 kanë ndodhur në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Gjykata ka prerë 15 urdhëra arresti, ndërkohë që policia po vazhdon megaoperacionit për arrestimet.
TIRANË- Artan Tafani është i riu që ka vendosur të bashkëpunoj me policinë. Mësohet se Tafani i arrestuar për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ka treguar emra dhe bashkëpunëtor të krimit.
Nga dëshmia e tij janë mundur që të zbardhen 6 vrasje, ku 2 kanë ndodhur në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Gjykata ka prerë 15 urdhëra arresti, ndërkohë që policia po vazhdon megaoperacionit për arrestimet.
Artan (Marius) Tafani është emër i njohur për policinë, pasi ai u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari./Dosja.al
TIRANË- Një megaoperacion po zhvillohet në këto momente nga policia në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar për Balkanweb se nga gjykata janë lëshuar 15 urdhër arreste.
Ndërkohë që raportohet gjithashtu dhe janë zbardhur dhe 6 vrasje që kanë ndodhur. Po ashtu janë zbardhur dhe pesë atentate me eksploziv. Vrasjet e zbardhura kanë qenë të kryera me pagesë, ndërkohë dy prej tyre janë kryer në Greqi.