LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet zgjedhore është bërë me prova", Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj! Dumani hesht

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. • Berisha gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me mbylljen e doktoraturave në vend nga kryeministri, Edi Rama. • Sipas tij ky vendim është një gijotinë për kërkimin shkencor në vend. • Berisha u shpreh se Rama emëroi në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme Perlat Çullhaj të cilin e quajti një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë. • Sipas tij Cullhaj është shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale. • Berisha gjithashtu ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani. • Dumani u shpreh sot se gjatë fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve ka pasur kallëzime edhe për shit-blerje votash, por sipas tij pa prova • Duke komentuar këtë deklaratë, Berisha u shpreh se opozita nuk ka bërë asnjë kallëzim pa prova. • Ai më tej u shpreh se Dumani është është bashkëpunëtor me krimin. • Berisha theksoi se ai nuk ka reaguar gjatë periudhes pas zgjedhjeve dhe tani ka dalë me deklarata se kallëzimet janë pa prova. • Më tej Berisha e ka cilësuar Dumani avokatin kryesor të krimit elektoral të kryeministrit Edi Rama. • Berisha komentoi edhe deklaratat e Dumanit për  kryebashkiakun Veliaj teksa u shpreh se ai po hetohet dhe për fakte të tjera penale. • Ai u shpreh se qytetarët dixhitalë kanë informuar se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. • Ndërkohë për këtë, sipas Berishës, kreu i SPAK po hesht. • Ai tha se një hetim i plotë i zhdukjes së 190 milionë eurove nuk është i mundur me Altin Dumanin.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Rasti i Sarandës/ Berisha: PD po bën sqarimet e duhura, për çdo investim, ligji detyron përfilljen e komunitetit

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish gjatë konferencës për mediat është pyetur në idhje me miratimin e dhënë nga Këshilli i Sarandës në lidhje me dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Berisha u shpreh se është informuar në lidhje me këtë ngjarje teksa theksoi se deputetja e zonës po kryen takime për të mbledhur sqarimet e duhura. Sipas tij ky projekt nuk i duket normal por ka kërkuar që të marrë sqarime se ku qëndron problemi si dhe investimet që do të kryhen.

"Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar... deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet.
Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD...

...Tani, në aparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem. Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova! Çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani. Dumani u shpreh sot se gjatë fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve ka pasur kallëzime edhe për shit-blerje votash, por sipas tij pa prova. Duke komentuar këtë deklaratë, Berisha u shpreh se opozita nuk ka bërë asnjë deklaratë pa prova.

Ai më tej u shpreh se Dumani është një gënjeshtar dhe se është bashkëpunëtor me krimin. Berisha theksoi se ai nuk ka reaguar gjatë periudhes pas zgjedhjeve dhe tani ka dalë me deklarata se kallëzimet janë pa prova. Më tej Berisha e ka cilësuar Dumani avokatin kryesor të krimit elektoral të kryeministrit Edi Rama.

"Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme. Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik. Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj; a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala. Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës. I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto.

Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë. Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën. Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë. Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale. Është skandal të thotë se nuk kanë prova.

Ju jeni këtu, çfarë kam paraqitur unë. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova, saqë jam përpjekur që të mos bëhem monoton dhe i mërzitshëm për publikun dhe për ju, dhe kam paraqitur as 1/10 e atyre. Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Dumani po mbron Irena Gjokën për krimet e saj! Është hapur çështje penale pa emër për të shpikur ndonjë trillim

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me drejtësinë në vend dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Berisha u shpreh se Dumani po përdoret në shkallë ekstreme.

Sipas tij Dumani po mbron gjyqtaren, Irena Gjokën të cilën e quan si Irena me 5 mbiemra. Kryedemokrati tha se Dumani ka hapur çështje penale pa emër në mënyrë që më vonë të dalë me skenare se pasaporta e gjyqtares është grabitur dhe se nuk është dënuar ajo në Janinë. Sipas tij ata janë gati të bëjnë ndonjë trillim.

"Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur... ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg. Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron," tha ai.

11 MUAJ ME PARE

"Dumani mban heshtje varri", Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat në selinë blu. Berisha komentoi deklaratat e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, i cili tha se kryebashkiaku Veliaj po hetohet dhe për fakte të tjera penale. 

Ai u shpreh se qytetarët dixhitalë kanë informuar se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj.Ndërkohë për këtë, sipas Berishës, kreu i SPAK po hesht. Ai tha se një hetim i plotë i zhdukjes së 190 milionë eurove nuk është i mundur me Altin Dumanin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Thashë të paraqes këtë, pasi në librarinë dixhitale apo në arkivën dixhitale janë 34 denoncime të Perlat Çullhajt, narko-komisarit, i implikuar në të gjitha llojet e trafiqeve dhe në krime të tjera. Komisarit milioner që i beson tani Edi Rama analizën shkencore të provave dhe fakteve në laborator. Një trafikant ishte aty, Niko Brahimi, por tani erdhi një kopje më e shëmtuar e narkosve në atë detyrë, çka bën krejtësisht të pashpresë luftën e vërtetë kundër tyre.

Falsifikohen provat, prishen provat dhe merren në mbrojtje. Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale. Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve. Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri. Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot. Natyrisht askush të mos presë që Altin Troplini të ndjekë këtë çështje përderisa aty është emri i Edi Ramës. Çdo gjë që lidhet me Edi Ramën, fshihet dhe mbyllet nga Altin Troplini. Por, e vërteta vonon, por nuk harron. 130 milionë euro, në fakt janë edhe nja 60 milionë të dherave, kështu që shkojnë 190 milionë. Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmira për përdorimin e këtyre parave të vjedhura në kulla. Natyrisht kjo kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Dhe me Altin Troplinin ky hetim është i pamundur.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit! Perlat Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme

"Çdo kallëzim i opozitës në SPAK për krimet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. Berisha gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me mbylljen e doktoraturave në vend nga kryeministri, Edi Rama. Sipas tij ky vendim është një gijotinë për kërkimin shkencor në vend.

Berisha u shpreh se Rama emëroi në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme Perlat Çullhaj të cilin e quajti një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë. Sipas tij Cullhaj është shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale. 

Kryedemokrati shtoi se Çullhajt më parë i është gjetur me një impiant i madh kanabisi në Manskuri me 40-50 punëtorë. Ai theksoi se punëtorët e tij u liruan që të gjithë pas arrestimit dhe 12 ton kanabis që u gjetën u zhdukën si të paqena.

"Edi Rama emëroi veten e tij kryetar të Këshillit Kombëtar Shkencor të Shqipërisë. Një njeri që meritë të vetme ka shkarravinat dhe absolutisht të tjerat i ka falsitet të plotë. Me këtë emërim erdhi pasi ai, siç deklaroi, kishte ndaluar për vite të tëra doktoratat, se tha Shqipëria është atdheu i plagjiaturës. Nuk ka diskutim që plagjiatura është e dënueshme, por fatmirësisht sot, programet lejojnë diktimin me lehtësi të saj. Të ndalosh doktoraturat, do të thotë të dënosh me gijotinë kërkimin shkencor në një vend.

Pasi ia dha Akademinë, duke bërë tregti me Tom Doshin me Partinë Socialdemokrate, pasi ia dha Akademinë Skënder Gjinushit, Ramaduro u bë kryetar i Këshillit Shkencor të Republikës. E bëra këtë hyrje se po në këtë linjë, mësoj këto ditë se në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, që është shumë i rëndësishëm si sektor, është emëruar një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë, është emëruar Perlat Çullhaj. Ky trafikant i shkarkuar, i nxjerrë nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale. Perlat Çullhaj është bashkëpunëtor me Saimir Tahirin.

Është milioner me 3 milionë euro që në vitin 2015. Është një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë. Perlat Çullhaj është gjetur me një impiant të madh kanabisi në Manskuri, në të cilin kishte 40 gjer në 50 punëtorë dhe që u liruan që të gjithë pas arrestimit dhe 12 ton kanabis që u gjetën aty, u zhdukën si të paqena. Ish-bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, njeriu që me Boge Bodinin, e shndërroi Durrësin në protektorat të plotë të krimit. Ky delinkuent merr detyrën e drejtorit të analizës shkencore, jashtëzakonisht e rëndësishme në Ministrinë e Rendit, detyrë që i lejon atij të prishë çdo provë, të sajojë çdo mashtrim.

Pra, ky fakt dëshmon se në këtë vend forca e drogës dhe e karteleve është e jashtëzakonshme.
Ajo dikton të gjithë nomenklaturën e narkoshtetit, postet, aktivitetet dhe emërimet. Lartësimi i Perlat Çullhajt, i cili edhe gjatë këtyre periudhave ka pasur raste që është shmangur, por rikthimi i tij në një post kaq të rëndësishëm në ministri është i njëjtë me uzurpimin e Këshillit Shkencor Kombëtar nga Edi Rama. Natyrisht në kuptimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Aq sa ka të bëjë Edi Rama me shkencën, aq ka të bëjë Perlat Çullhaj me analizat shkencore në laboratorët e ministrisë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë emërim të ministrit, edhe ai me 3-4 mbiemra, se këta problemin e kanë me mbiemrin, betejën e kanë me mbiemrin e vet, nuk dinë si ta fshehin, Ervin Hoxha alias Kokolari, sipas interesit përdor herë njërin, herë tjetrin. Por rikthimi i tij është një mbisundim tjetër i karteleve të drogës. Pas Ilir Prodës, Ilir Matriksit, tani ata plotësojnë të gjithë organigramën e ministrisë," tha Berisha.

berisha rama dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj