LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis Dobra dyshohet se është vrarë, ja dy pistat kryesore të hetimit! Familjarët: Djali nuk kishte konflikte

• Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. • Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk është kthyer në banesë. • Policia thotë se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa dyshohet se Dobra mund të jetë vrarë. • Sipas raportimeve, autorët e dyshuar të ngjarjes i kanë bërë pritë Dobrës teksa po lëvizte me makinë. • Dyshohet se këta persona ende të paidentifikuar kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic. • Gjithashtu ka dyshime se ata janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Dobrës. • Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. • Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. • Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. • E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. • Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh. • Ditën e nesërme, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit. • Bëhet me dije se Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
pamje nga shkopeti

SHKOPET- Vdekja e të riut Renis Dobra ka tronditur ditën e sotme opinionin publik, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë liqenit të Shkopëtit. 

23-vjeçari dyshohet se fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë, por autorët e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen dhe po ashtu ende nuk ka asnjë të dyshuar. 

Sipas gazetarit të News24, Enver Doçi, priten shoqërime në polici për vdekjen e të riut, ndërsa ditën e nesërme, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.

Doçi ka bërë me dije se Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Zbardhen detaje: Autorët dyshohet se i bënë pritë viktimës, u futën në makinën e tij duke u prezantuar si policë

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
pamje nga vendngjarja

SHKOPET- Vijojnë të zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet pranë liqenit të Shkopëtit. 

Sipas raportimeve, autorët e dyshuar të ngjarjes i kanë bërë pritë Dobrës teksa po lëviztë me makinë. Dyshohet se këta përsona ende të paidentifikuar kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic. Gjithashtu ka dyshime se ata janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Dobrës.

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. 

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.  Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz, sekuestrohen pamjet e disa kamerave sigurie në qytet

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
foto nga vendngjarja

MAT- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që ka tronditur paraditen e sotme veriun. Trupi i 23-vjeçarit, Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa dyshohet se i riu është vrarë. 

Sipas raportimeve, Dobra që po lëvizte i vetëm me makinë është ndjekur nga një tjetër automjët nga qyteti i Burrelit deri në Ulëz të Shkopetit. Lidhur me këtë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerash sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në pjesën tjetër ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat. Ka dyshime se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur bashkë më automjetin e tij pranë liqenit. 

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. 

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.  Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira në fshat! Renisi ka qenë fëmijë, është bërë krim

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
pamje nga vendngjarja

MAT- Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe banore të fshatit, ku janë shprehur të prekura nga rasti. Duke folur për mediat banorët shprehen se familje ka qenë shumë e mirë. 

“Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen. 

1 VITE ME PARE

"Toleranca ndaj tokave të xanuna u pranua nga qeverisja vendore!" Rama: Kemi nisur punën për reformën e kontrollit dhe zhvillimin e territorit

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale për çështjen e hapëzirave publike. Rama shkruan në profilin e tij në platformën "X" se toleranca ndaj tokave "të xanuna" në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane. Ai shton se inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit. 

Rama thekson se këto do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën thekson se ka nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor.

POSTIMI:

Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

 

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

1 VITE ME PARE

Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Një automjet shoqëroi viktimën, ja çfarë u fiksua nga kamerat e sigurisë

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
pamje nga vendngjarja

MAT- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz të Matit. Sipas gazetarit Enver Doçi bëhet e ditur se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një mjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë. 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por policia ende nuk ka saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Ndërkohë trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza.

1 VITE ME PARE

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
Viktima Renis Dobra

MAT- Personi që shihin në foto është 23-vjeçari Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në Mat. Sipas raportime Dobra dyshohet se është mbytur me litar.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen. 

1 VITE ME PARE

23-vjeçari u gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Dyshohet se Renis Dobrën e kanë mbytur, ja dy pistat kryesore

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
pamje nga vendngjarja

MAT- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja në mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Siç raportohet në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja ngjallin dyshime të forta se Renis Dobra është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin.

Gjithashtu hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari u pikas nga një banor, në trupin e tij u gjet edhe shenjë plumbi

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
foto ilustruese

MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.  Sipas gazetarit Enver Doçi ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të Renis Dobra.

Gjithashtu bëhet me dije se në trupin e 23-vjeçarit është gjetur një shenjë plumbi. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

1 VITE ME PARE

 EMRI/ U gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, identifikohet 23-vjeçari 

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
foto ilustruese

MAT- Renis Dobra është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. I riu u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij dhe dyshohet se  është rrëmbyer një ditë më parë.

Gjithashtu bëhet e ditur se për përcaktimin e shkakut të vdekjes janë nisur ekspertët nga Tirana. Ndërkohë në njoftimin e shpërndarë nga policia për mediat, nuk caktohet shkaku i vdekjes.

1 VITE ME PARE

23-vjeçari u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se i riu u rrëmbye të martën

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis

MAT- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja në Ulëz të Matit. Bëhet e ditur se 23-vjeçari, trupi i të cilit u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit, është rrëmbyer ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi për zhdukjen e 23-vjeçarit është bërë nga babai i tij, i cili ka kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga ngjarja në MAT/ Automjeti i të riu përfundoi në Liqenin e Shkopetit, persona të paidentifikuar e qëlluan teksa po lëvizte

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
foto ilustruese

MAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur i pajetë. Mësohet se i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. 

Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por raportohet se automjeti i 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit.

1 VITE ME PARE

Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, makina dyshohet se ra në liqen

Trupi i 23-vjeçarit gjendet pranë liqenit të Shkopetit! Renis
foto ilustruese

MAT- Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë i ati që ka bërë kallëzim në polici se i biri nuk është kthyer në banesë. Por pas disa orësh kërkime, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit ndërkohë që automjeti dyshohet se ka rënë në liqen.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

mat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj