LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja të drogës", DASH: Paratë pastrohen në sektorin e ndërtimit! Shpesh remitancat dhe investimet nga jashtë fshehin burimet e fondeve

• Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku përmendet edhe Shqipëria. • Në raport theksohet se krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë. • DASH shton se bandat shqiptare operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi. • Më tej bëhet me dije se bandat përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion. • Gjithashtu në raport janë ndarë disa nga operacionet e zhvilluara kundër drogës. • Sipas raportit një operacion në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale në Shqipëri dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge. • Në raport DASH thekson se vendi ynë ka patur përmirësom sa i përket luftimit të pastrimit të parave. • Sipas raportit shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. • Gjithashtu në raport theksohet se autoritetet shqiptare po vazhdojnë të përmirësojnë efektivitetin e tyre në përdorimin e sekuestrimit të aseteve dhe shkëmbimin e informacionit ndërkombëtarisht. •  DASH shprehet se shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. • Sipas raportit ekonomia e vendit tonë bazohet në para të thata. •  Më tej theksohet se kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë tregun e zi për mallrat e kontrabanduara. •  Sa i përket remitancave dhe investimet nga jashtë, DASH shkruan se pas tyre ndonjëherë fshihen burimet e fondeve. • Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve. • Raporti shton se rafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burime kryesore të fondeve të pastruara. • Në raport thuhet se SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme, megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. • Më tej në përfundim thuhet se Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. • Gjithashtu përmendet se Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave/ Raporti i DASH: Ndjekjet penale mbeten të ulëta, Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja të
dash

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin "Çështjet e Zbatimit të Ligjit/Strategjia Ndërkombëtare e Kontrollit të Narkotikëve". Në raport vlerësohet dhe puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave.

DASH shprehet se Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë, megjithatë, qeveria duhet të rrisë ende hetimet dhe ndjekjet penale për pastrimin e parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës. Po ashtu rekomandohet që të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në raport thuhet se SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme, megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. 

Më tej në përfundim thuhet se Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Gjithashtu përmendet se Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017

PJESË NGA RAPORTI: 

Ligjet dhe rregulloret kryesore kundër pastrimit të parave (AML)

Shqipëria ka kërkesa të hollësishme për njohjen e klientit (due diligence) (CDD) dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta (STR). Në korrik të vitit 2024, autoritetet miratuan një strategji AML/CFT deri në vitin 2030.

Zyrtarët publikë janë të ndaluar të mbajnë sasi të mëdha parash të thata jashtë sistemit bankar. Ata duhet të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin preferencial financiar dhe uzufruktin nga asetet. Kompanitë duhet të regjistrojnë pronarët përfitues (uzufruktierët) dhe llogaritë bankare.

Struktura e Posaçme e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka autoritetin për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve. Agjencitë e zbatimit të ligjit përdorin një ligj anti-mafia për të sekuestruar asetet e lidhura me trafikimin e drogës dhe të korrupsionit. Në maj të 2024, ministri i brendshëm njoftoi krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Kjo zyrë do t’i japë përparësi gjurmimit dhe sekuestrimit të aseteve dhe fondeve nga aktivitetet kriminale.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë një traktat dypalësh për ndihmë juridike, megjithëse bashkëpunojnë bazuar në konventa shumëpalëshe dhe në bazë të mirëkuptimit dhe reciprocitetit. Një traktat dypalësh për ekstradimet është në fuqi.

Agjencia Shqiptare e Inteligjencës Financiare është anëtare e Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare. Shqipëria është anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave (MONEYVAL), një organ rajonal në stilin e Task Forcës për Veprim Financiar. Shihni raportin më të fundit të vlerësimit të ndërsjellë të Shqipërisë për më shumë informacion.

Mungesat ligjore, politike dhe rregullatore të AML

Strategjia kundër korrupsionit kërkon mbrojtje për sinjalizuesit dhe korniza ligjore më të mira për të trajtuar korrupsionin, lobimin dhe financimin e partive politike. Autoritetet shqiptare vazhdojnë të përmirësojnë efektivitetin e tyre në përdorimin e sekuestrimit të aseteve dhe shkëmbimin e informacionit ndërkombëtarisht, por ato duhet të forcojnë kapacitetin AML/CFT dhe të zhvillojnë hetime dhe analiza sistematike financiare.

Gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të kontrollohen (vlerësimi kalimtar) për pasuritë e pajustifikuara. Në dhjetor të vitit 2024 Qeveria përfundoi një proces të monitoruar ndërkombëtarisht për vlerëismin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe largoi ata me pasuri të pajustifikuara ose në lidhje me krimin e organizuar, megjithëse apelimet vazhduan. Që nga viti 2016, 44 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vlerësuar u miratuan për të vazhduar në detyrë. Ligji kërkon që institucionet e tjera të pavarura të drejtësisë të kryejnë rishikime periodike për pasuri të pajustifikuara.

Dispozitat e CDD dhe STR të Shqipërisë nuk zbatohen plotësisht. Proceset për të rishikuar dhe përmirësuar cilësinë e STR-ve mbeten në zhvillim. Inspektimet për bizneset e shërbimeve të parave, noterët dhe tenderët qeveritarë nuk janë të forta. Sfida mbeten në sanksionet për përhapjen, monedhat virtuale, trustet dhe rregullimin e institucioneve jo-bankare.

Çështjet e ligjzbatimit dhe komentet

Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë; megjithatë, qeveria duhet të rrisë ende hetimet dhe ndjekjet penale për pastrimin e parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës; të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional; dhe të integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet AML/CFT.

SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin.

Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u dhe policia shqiptare punuan me Europol dhe autoritetet italiane për të arrestuar 29 të dyshuar në një rrjet trafikimi narkotikësh të udhëhequr nga dy vëllezër shqiptarë dhe sekuestroi asete kriminale dhe drogë me vlerë 74 milionë dollarë.

Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017.

1 MUAJ ME PARE

"Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata", DASH: Remitancat dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e fondeve!

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja të
Foto ilustruese

TIRANË- Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ka publikuar sot raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Në këtë raport DASH shprehet se shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. 

Sipas raporti ekonomia e vendit tonë bazohet në para të thata. Më tej theksohet se kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë tregun e zi për mallrat e kontrabanduara. Sa i përket remitancave dhe investimet nga jashtë, DASH shkruan se pas tyre ndonjëherë fshihen burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve. Raporti shton se rafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burime kryesore të fondeve të pastruara.

"Shqipëria vazhdon të bëjë përparime në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit (AML/CFT). Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta. Ministria e re e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka publikuar një strategji për të përmirësuar integritetin në sektorët e cënueshëm dhe për të parandaluar korrupsionin në administratën publike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zgjeruar hetimet dhe arrestimet e policëve për shpërdorime, përfshirë korrupsionin. Megjithatë, sfidat mbeten në forcimin e zbatimit dhe të parandalimit të  korrupsionit.

Korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kornizën ligjore dhe rregullatore, dhe pengesat në komunikimin ndërinstitucional e bëjnë Shqipërinë të cënueshme ndaj pastrimit të parave. Organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me homologet e tyre në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe trafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burime kryesore të fondeve të pastruara.

Pavarësisht trajnimeve të pamjaftueshme dhe teknologjisë së pamjaftueshme dhe mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, ekipet hetimore të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë po shkatërrojnë grupet e krimit të organizuar transnacional. Reformat gjyqësore të mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë kanë përmirësuar regjimin AML/CFT, por qeveria dhe institucionet duhet të zbatojnë plotësisht reformat për të shmangur rënien përsëri të sundimit të ligjit.

Dobësitë dhe metodologjitë e pastrimit të parave. Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata, kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat e kontrabanduara. Paratë e dërguara nga jashtë (remitancat) dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve.

Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitit 2018. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 27 mars 2024, legalizon bastet sportive vetëm në mjedis online dhe do të japë 10 licenca për kompani me reputacion. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet. Lojërat e fatit në kazino mbikëqyren nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit," thuhet në raport.

1 MUAJ ME PARE

"Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese dhe të ndjekë udhëzimet rregullatore", DASH: Të zgjerohet kapaciteti i policisë dhe prokurorëve për të luftuar korrupsionin

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja të
Foto ilustruese

TIRANË-Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ka publikuar sot raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Në raport DASH ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri ndërsa thekson se vendi ynë ka patur përmirësom sa i përket luftimit të pastrimit të parave. 

Sipas raportit shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Më tej bëhet zyrtarët publikë e kanë të ndaluar të mbajnë sasi të mëdha parash të thata jashtë sistemit bankar. Ata duhet të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin preferencial financiar dhe uzufruktin nga asetet. 

Gjithashtu në raport theksohet se autoritetet shqiptare po vazhdojnë të përmirësojnë efektivitetin e tyre në përdorimin e sekuestrimit të aseteve dhe shkëmbimin e informacionit ndërkombëtarisht. DASH shton se autoritetet duhet të forcojnë kapacitetin AML/CFT dhe të zhvillojnë hetime dhe analiza sistematike financiare.

Përmbledhja e Raportit për Shqipërinë

Shqipëria vazhdon të bëjë përparime në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit (AML/CFT). Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta. Ministria e re e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka publikuar një strategji për të përmirësuar integritetin në sektorët e cënueshëm dhe për të parandaluar korrupsionin në administratën publike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zgjeruar hetimet dhe arrestimet e policëve për shpërdorime, përfshirë korrupsionin. Megjithatë, sfidat mbeten në forcimin e zbatimit dhe të parandalimit të  korrupsionit.

Korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kornizën ligjore dhe rregullatore, dhe pengesat në komunikimin ndërinstitucional e bëjnë Shqipërinë të cënueshme ndaj pastrimit të parave. Organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me homologet e tyre në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe trafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burime kryesore të fondeve të pastruara.

Pavarësisht trajnimeve të pamjaftueshme dhe teknologjisë së pamjaftueshme dhe mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, ekipet hetimore të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë po shkatërrojnë grupet e krimit të organizuar transnacional. Reformat gjyqësore të mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë kanë përmirësuar regjimin AML/CFT, por qeveria dhe institucionet duhet të zbatojnë plotësisht reformat për të shmangur rënien përsëri të sundimit të ligjit.

Dobësitë dhe metodologjitë e pastrimit të parave

Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata, kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat e kontrabanduara. Paratë e dërguara nga jashtë (remitancat) dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve.

Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitit 2018. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 27 mars 2024, legalizon bastet sportive vetëm në mjedis online dhe do të japë 10 licenca për kompani me reputacion. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet. Lojërat e fatit në kazino mbikëqyren nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ligjet dhe rregulloret kryesore kundër pastrimit të parave (AML)

Shqipëria ka kërkesa të hollësishme për njohjen e klientit (due diligence) (CDD) dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta (STR). Në korrik të vitit 2024, autoritetet miratuan një strategji AML/CFT deri në vitin 2030.

Zyrtarët publikë janë të ndaluar të mbajnë sasi të mëdha parash të thata jashtë sistemit bankar. Ata duhet të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin preferencial financiar dhe uzufruktin nga asetet. Kompanitë duhet të regjistrojnë pronarët përfitues (uzufruktierët) dhe llogaritë bankare.

Struktura e Posaçme e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka autoritetin për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve. Agjencitë e zbatimit të ligjit përdorin një ligj anti-mafia për të sekuestruar asetet e lidhura me trafikimin e drogës dhe të korrupsionit. Në maj të 2024, ministri i brendshëm njoftoi krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Kjo zyrë do t’i japë përparësi gjurmimit dhe sekuestrimit të aseteve dhe fondeve nga aktivitetet kriminale.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë një traktat dypalësh për ndihmë juridike, megjithëse bashkëpunojnë bazuar në konventa shumëpalëshe dhe në bazë të mirëkuptimit dhe reciprocitetit. Një traktat dypalësh për ekstradimet është në fuqi.

Agjencia Shqiptare e Inteligjencës Financiare është anëtare e Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare. Shqipëria është anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave (MONEYVAL), një organ rajonal në stilin e Task Forcës për Veprim Financiar. Shihni raportin më të fundit të vlerësimit të ndërsjellë të Shqipërisë për më shumë informacion.

Mungesat ligjore, politike dhe rregullatore të AML

Strategjia kundër korrupsionit kërkon mbrojtje për sinjalizuesit dhe korniza ligjore më të mira për të trajtuar korrupsionin, lobimin dhe financimin e partive politike. Autoritetet shqiptare vazhdojnë të përmirësojnë efektivitetin e tyre në përdorimin e sekuestrimit të aseteve dhe shkëmbimin e informacionit ndërkombëtarisht, por ato duhet të forcojnë kapacitetin AML/CFT dhe të zhvillojnë hetime dhe analiza sistematike financiare.

Gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të kontrollohen (vlerësimi kalimtar) për pasuritë e pajustifikuara. Në dhjetor të vitit 2024 Qeveria përfundoi një proces të monitoruar ndërkombëtarisht për vlerëismin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe largoi ata me pasuri të pajustifikuara ose në lidhje me krimin e organizuar, megjithëse apelimet vazhduan. Që nga viti 2016, 44 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vlerësuar u miratuan për të vazhduar në detyrë. Ligji kërkon që institucionet e tjera të pavarura të drejtësisë të kryejnë rishikime periodike për pasuri të pajustifikuara.

Dispozitat e CDD dhe STR të Shqipërisë nuk zbatohen plotësisht. Proceset për të rishikuar dhe përmirësuar cilësinë e STR-ve mbeten në zhvillim. Inspektimet për bizneset e shërbimeve të parave, noterët dhe tenderët qeveritarë nuk janë të forta. Sfida mbeten në sanksionet për përhapjen, monedhat virtuale, trustet dhe rregullimin e institucioneve jo-bankare.

Çështjet e ligjzbatimit/zbatimit dhe komentet

Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë; megjithatë, qeveria duhet të rrisë ende hetimet dhe ndjekjet penale për pastrimin e parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës; të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional; dhe të integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet AML/CFT.

SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin.

Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u dhe policia shqiptare punuan me Europol dhe autoritetet italiane për të arrestuar 29 të dyshuar në një rrjet trafikimi narkotikësh të udhëhequr nga dy vëllezër shqiptarë dhe sekuestroi asete kriminale dhe drogë me vlerë 74 milionë dollarë.

Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017.

1 MUAJ ME PARE

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja", raporti i DASH: Korrupsioni dhe papunësia nxisin trafikimin e drogës në Shqipëri! Paratë pastrohen në sektorin e ndërtimit

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja të
Foto ilustruese

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku përmendet edhe Shqipëria. Në raport theksohet se krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë.

Sipas tyre bandat shqiptare operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi. Më tej bëhet me dije se bandat përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion.

Gjithashtu në raport janë ndarë disa nga operacionet e zhvilluara kundër drogës. Sipas raportit një operacion i përbashkët në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge.

Raporti për Shqipërinë:

Krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, sipas autoriteteve të ligjzbatimit shqiptar. Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë  krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara. Ata operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

Rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion. Krimi i dhunshëm në Shqipëri, përfshirë vrasjet, shpesh lidhet me krimin e organizuar, dhe gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë janë subjekt i frikësimit. Shqipëria merr pjesë në Koalicionin Global për të adresuar Kërcënimet e Drogave Sintetike, por gjatë kësaj periudhe raportimi zyrtarët nuk raportuan sekuestrimin e fentanilit ose drogave të tjera sintetike në sasi të konsiderueshme.

Prokurorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit shqiptar morën pjesë në ekipe hetimore të përbashkëta të rëndësishme për kërkesat e anëtarësimit në BE. Këto dhe operacione të tjera, shpesh të mbështetura nga këshilltarë të SHBA-së dhe BE-së, çuan në shkatërrimin e disa organizatave të rëndësishme të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës në vitin 2024. Struktura e Posaçme e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024. SPAK-u sekuestroi dhe konfiskoi edhe asete të rëndësishme, përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, biznese dhe para të thata. Në një shembull, SPAK-u dhe Policia e Shtetit Shqiptar u bashkërenduan me Eurojust, Europol dhe autoritete të tjera duke patur si objektiv një grup të krimit të organizuar të udhëhequr nga shqiptarët që trafikonte kokainë dhe pastronte të ardhurat përmes kompanive që furnizonin fatura të rreme me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Operacioni çoi në 66 arrestime dhe sekuestrimin e 360 kilogramëve kokainë, 4.3 milionë dollarë para të thata dhe armë e asete të tjera me vlerë 65 milionë dollarë.

Autoritetet shqiptare vazhduan të hetojnë kultivimin e kanabisit në vend dhe trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Për shembull, një operacion i përbashkët në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge.

Korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikimit të drogës në Shqipëri. Ndihma e SHBA-së përfshin këshillimin e SPAK-ut për çështjet e narkotikëve dhe krimit të organizuar; përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në hetime; këshillimin dhe trajnimin e agjencive mbikëqyrëse për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar brenda agjencive të zbatimit të ligjit; dhe ofrimin e pajisjeve të specializuara dhe trajnimeve për të përmirësuar aftësitë ligjzbatuese. 

Gjatë 12 muajve para tetorit të vitit 2024, një komision i pavarur shqiptar i mbështetur nga SHBA dhe BE shkarkoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuri të pajustifikuara, me disa shkarkime gjithashtu të bazuara në kontakte me krimin e organizuar. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në  qeveri dhe shoqëri. Ligjzbatimi shqiptar duhet të zgjerojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë për të synuar në mënyrë proaktive rrjetet kriminale ndërkombëtare shqiptare.

dash raporti i strategjise se kontrollit ndrkombetar te narkotikeve

Sondazh

Poll

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë