LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Brenda vitit mbyllim pagesat, sfidat që na presin janë komplekse

• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi kryesor i qeverisë për bujqësinë është rritja e eksporteve. • Gjatë fjalës së tij me fermerët, Rama u shpreh se sfidat që e presin qeverinë dhe bujqësinë për këtë vit janë komplekse, duke theksuar se varen nga faktorë që nuk janë në dorën e tyre. • Rama ka deklaruar se brenda vitit do të mbyllen pagesat për fermerët, gjë që e konfirmoi se Ministri Andis Salla. • Në takimin me fermerët në Elbasan, Rama u shpreh se bujqësia ka nevojë për një partneritet me qeverinë si dhe me pushtetin vendor në të njejtën kohë. • Ndërkohë që ka treguar sot dhe dy anët e monedhës së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian për bujqësinë, duke shtuar se BE-ja vjen si bekim për të gjithë ata që janë përgatitur dhe si mallkim për ata që nuk janë gati. • Po në këtë takim, Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh për bujqësinë, synon të forcojë sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit. • Salla bëri të ditur se për fermerët që deri më tani kanë përfituar deri në 50% të mbështetjes, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Rama zbulon kërkesën ndaj Andis Sallës: E hoqa nga zyra e kryebashkiakut, që të rri aty ku jeni ju

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Brenda vitit
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot kërkesën që i ka bërë Andis Sallës, në momentin që e bëri Ministër të Bujqësisë. Gjatë takimit të tij me fermerët në Elbasan, Rama deklaroi se i kërkoi Sallës që të jetë me fermerët, kudo ku ata ndodhen dhe mos të rri në zyrën e Ministrit. 

“I kam kërkuar ministrit të Bujqësisë, ta lërë zyrën e kryebashkiakut, por mos të rrijë në zyrën e ministrit, të rrijë aty ku jeni ju. Të dëgjojë sa më shumë nga ju, t’ju mbështesë për të krijuar shembullin që të tjerët ta ndjekin. Shumë respekt për ata që vijnë nga fusha dhe iu uroj nga zemra, të kenë mbyllje sa më të begatë të vitit dhe vit më të begatë," tha Rama./Dosja.al 

7 MUAJ ME PARE

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Bashkitë të marrin përgjegjësi, kryetarët të jenë te tokat

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Brenda vitit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot dy anët e monedhës së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian për bujqësinë. Gjatë fjalës së tij në takimin me fermerët, Rama është shprehur se BE-ja vjen si bekim për të gjithë ata që janë përgatitur dhe si mallkim për ata që nuk janë gati. 

Ndërkohë që ka shtuar se bashkitë duhet që të marrin përgjegjësi dhe kryetarët të jenë të tokat ku prodhohen, jo në zyrën e tyre.  

“BE vjen si një bekim për të gjithë ata që janë përgatitur, por edhe mallkim për ata që nuk janë gati. Kërkesa për standardet e sigurisë, cilësisë, shoqërohet me instrumenta kontrolli shumë të rreptë, që të nxjerrin nga tregu. 4 vjet janë të mjaftueshme për t’u bërë gati për atë ditë. Të hidhni hapa përpara. Do ju ftoja të gjithëve të jeni akoma më aktivë, për më shumë mbështetje financiare. Instrumentet janë. Është problemi te projektet, te mungesa e projekteve. Ju nuk keni as arsye të mendoni se duhet t’i bëni vetë. Prandaj është këtu rektori i UB, prandaj jemi edhe ne këtu, për t’ju dhënë asistencën e nevojshme. Bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë sa i takon zhvillimit të fshatit. Kryetarët e bashkive, pas reformës, janë kujdestarë, qoftë të qytetit, qoftë të fshatit. Më e rëndësishmja te fshati janë ata që prodhojnë dhe ata që janë te toka. Bashkia duhet të jetë te toka, te ata që prodhojnë te toka. Kemi ikur nga faza e mbijetesës. Ajo bota ku duam të jemi pjesë, ka fluturuar. Duhet të jemi më shumë ambiciozë. Tani duhet të ndërtojmë partneritetet, aleancat, ku secili të bëjë pjesë e vetë. Paraja të mos mungojë për projektet, për investimet”, tha Rama./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Rama takon fermerët në Elbasan: Brenda vitit do të mbyllim 100% pagesat

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Brenda vitit
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se brenda vitit do të mbyllen pagesat për fermerët. Gjatë takimit me fermerët në Elbasan, Rama u shpreh se bujqësia ka nevojë për një partneritet me qeverinë si dhe me pushtetin vendor në të njejtën kohë. 

Në fund, Rama theksoi se Universiteti i Bujqësisë po bën një transformim shembullor në funksion të rritjes së kapaciteteve të dijes për të gjithë spektrin e zhvillimit rural. 

"Kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet: sot jemi 1 me 3, duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse të këtij raporti. Është me shumë rëndësi që sot kemi një buxhet për vitin e ardhshëm jo thjesht më të lartë; vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati dyfishi i vitit që po përfundon. Të gjitha pagesat do të mbyllen 100% brenda këtij viti. Bujqësia, më shumë se çdo sektor tjetër, ka nevojë për këtë partneritet me qeverinë dhe pushtetin vendor. Ajo që dua të ndaj me ju është se UBT po bën një transformim shembullor në funksion të rritjes së kapaciteteve të dijes për të gjithë spektrin e zhvillimit rural. Jo vetëm në cilësinë e programeve, por edhe në atë çka UBT mund dhe do të bëjë në funksion tuaj”, tha Rama./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Kemi synim rritjen e eksporteve"/ Rama me fermerët në Elbasan: Sfidat që na presin janë komplekse

"BE vjen si bekim dhe mallkim"/ Rama me fermerët: Brenda vitit
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi kryesor i qeverisë për bujqësinë është rritja e eksporteve. Gjatë fjalës së tij me fermerët, Rama u shpreh se sfidat që e presin qeverinë dhe bujqësinë për këtë vit janë komplekse. Ndërkohë që për sfidat që janë, Rama ka theksuar se varen nga faktorë që nuk janë në dorën e tyre.  

"Takohemi në një moment, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili është një mandat i vështirë me peshë për qeverisjen e vendit. Po, këtë peshë na i keni bërë më të thjeshtë ju, për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE, dhe t’i vendosim vulën përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE. Sot kemi 3-fishuar prodhimin e serave dhe kemi rritur ndjeshëm konkurrues mërinë në një sipërfaqes serash që ka arritur 240 hektarë. Në një mandat ku kemi nisur të rrisim në një mënyrë të pamenduar 3 vite më parë, të prodhimit të perimeve që ka shkuar në 1500 tonë. Eksportet ka arritur një vlerë të lartë në tremujorin e parë, ku kemi arritur që të kemi gjysmë miliard eksporte. Synimi ynë që të arrijmë një import dy eksport ku vjen punë tek bujqësia. Kemi një buxhet shumë më të lartë për bujqësinë. Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati 2-fishi i vitit që po përfundon. Të gjithë pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%. Ajo që na intereson është ajo se çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Sfidat që na presin janë shumë komplekse, dhe që varet nga faktorë që ndonjëherë nuk janë në dorën tonë. Ajo që vlen në bilancin e këtij viti, është dija e fituar gjatë gjithë këto vite nga vetë ju," tha Rama./Dosja.al

edi rama andis salla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj