All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i vendimit për mandatin e Xhaçkës, ankimimet e Belerit do të shqyrtohen

• Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët, ku ka bërë bilancin e vitit 2023. • Gjatë fjalë së saj, Zaçaj theksoi se nuk ka çështje të prapambetura, si në gjykatat e tjera. • Zaçaj tha se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023. • Ajo ka komentuar edhe moszbatimin nga Kuvendi të vendimit të GJK-së, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. • Zaçaj ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë në pikëpyetje nga qeveria dhe Kuvendi, që sipas saj është e paimagjinueshme që të ndodhi në një shtet ligjor. • Po ashtu ajo ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe përfundimtare. •Zaçaj u pyet nga gazetarët edhe për ankimimet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. • Ajo tha se ankimimet janë paraqitur në shtator, ndërsa nuk ju ka ardhur radha pasi po shqyrtohen akoma të majit. • Gjithashtu përmendi se nuk ka pasur kërkesë nga palët për përshpejtim. • Beleri ka bërë kërkese për shfuqizimin e vendimeve, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"S'ka kërkesë për përshpejtim"/ Si gënjeu kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ja kërkesa e banorëve drejtuar GJK-së për çështjen "Beleri"

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
fredi beleri, holta zaçaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha sot në një konferencë me gazetarët se ankimimet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, do të shqyrtohen në vijim ndërsa tha gjithashtu se nuk ka pasur kërkesë për përjashtim nga palët. 

"Dua tju vë në dijeni që Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator. Është çështje shtatori, akoma po shqyrojmë çështjet e majit. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim. Nuk kemi pasur kërkesë për përshpejtim nga palët. Dy kërkesat e fundit janë sjellë në 1 dhe 10 janar dhe janë në shqyrtim paraprak.", tha Zaçaj.

Ndërkohë avokati i Belerit, tha se kryetarja e Kushtetueses tha një gënjeshtër gjatë konferencës, pasi ka 197 banorë të Himarës kanë firmosur kërkesë për përshpejtim të shqyrtimit të çështjeve. Siç shihet nga deklarata, kërkesa është bërë në datë 22 janar. 

Kërkesa e Plotë:

Ne që po ju drejtohemi me këtë kërkesë jemi 197 banorë të Bashkisë Himarë. Pranë jush, që prej muajti tetor është duke u gjykuar masa e sigurimit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri dhe deri tani nuk ka datë për gjykimin e saj.

Ne jo vetëm si votues të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, por kryesisht si banorë të Bashkisë Himarë, paraqesim interesin tonë për zhvillimin sa më të shpejtë të gjykimit të çështjes së tij, për të vendosur në vend një padrejtësi që na është bërë si komunitet, duke u arrestuar kandidati i mbështetur prej nesh, dy ditë para zgjedhjeve, me qëllim që të na bënin presion të mos e votonim. Është e domosdoshme të kthehet në normalitet edhe kjo Bashki, si çdo bashki tjetër ku u zhvilluan zgjedhjet vendore.

Mund të themi me bindje të gjithë, që Bashkia Himarë, është simboli i bashkëekzistencës sot po përgojohet, dhe po tentohet të vihet në rrezik nga pseudo-patriotë, në qeveri apo jashtë saj. Zgjatja e gjendjes së pasigurisë së qeverisjes vendore që po ndodh po e shton këtë rrezik. 

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
deklarata e banoreve

Fredi Beleri ka bërë kërkese për shfuqizimin e vendimeve, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.

2 VITE ME PARE

GJK miratoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë, Zaçaj: Juridiksioni i shtetit shqiptar, i pamohueshëm

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
holta zacaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët edhe për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, për të cilën GJK dha miratimin për ratifikimin e saj në parlament. Ajo tha se vendimi është duke u punuar, por me atë që është bërë publike deri më tani, sipas saj se shteti shqiptar ka përgjegjësi në lidhje me zonat që do t’i jepen në administrim shtetit italian.

Zaçaj theksoi se juridiksioni shqiptar aty është i pamohueshëm dhe vjen nga Kushtetuta ku shteti shqiptar ka detyrimin për të qenë përgjegjës për zbatimin e të drejtave kushtetuese, por edhe vetë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hiearkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kushtetuesja i dha dritën jeshile marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, për ratifikimin e saj në parlament, duke rrëzuar kështu kërkesën e deputetëve demokratë që kërkonin shpalljen e saj si antikushtetuese. Ndërkohë më herët ditën e sotme, Bledi Çuçi ka bërë me dije se të enjten në Kuvend do të bëhet votimi i marrëveshjes. 

2 VITE ME PARE

Ankimimet e Belerit në Kushtetuese/ Zaçaj: Po shqyrtohen, nuk ka kërkesë për përshpejtim

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
fredi beleri, holta zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë konferencës me gazetarët u pyet dhe për ankimimet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. 

Ajo tha se ankimimet janë paraqitur në shtator, ndërsa nuk ju ka ardhur radha pasi po shqyrtohen akoma të majit. Gjithashtu tha se nuk ka pasur kërkesë nga palët për përshpejtim. 

"Dua tju vë në dijeni që Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator. Është çështje shtatori, akoma po shqyrojmë çështjet e majit. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim. Nuk kemi pasur kërkesë për përshpejtim nga palët. Dy kërkesat e fundit janë sjellë në 1 dhe 10 janar dhe janë në shqyrtim paraprak.", tha Zaçaj.

Fredi Beleri ka bërë kërkese për shfuqizimin e vendimeve, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.

2 VITE ME PARE

Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: E paimagjinueshme, po vënë në pikëpyetje zbatimin e vendimit të GJK-së

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
Holta Zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka komentuar moszbatimin e vendimit të GJK-së, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në një konferencë për mediat, Zaçaj ka theksuar se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë në pikëpyetje nga qeveria dhe Kuvendi, që sipas saj është e paimagjinueshme që të ndodhi në një shtet ligjor. Po ashtu ajo ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe përfundimtare.

"Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha Zaçaj.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

2 VITE ME PARE

Bilanci i vitit 2023, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ka çështje të prapambetura

Bilanci i Kushtetueses/ Zaçaj: Po vihet në pikëpyetje zbatimi i
holta zacaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj në një komunikim për mediat ka bërë sot bilancin e vitit 2023.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se nuk ka çështje të prapambetura. Zaçaj tha se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023.

“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime. Miratoi rregullore për funksionimin e gjykatës. Miratoi rregulloren për komunikimin e gjykatës me mediat.”, tha Zaçaj.

holta zaçaj gjykata kushtetuese

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj