Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. • Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. • Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, nuk i heq 'asnjë presje' asaj që ka shkruar. Gazetari gjerman, në një përgjigje për kolegun e tij në Shqipëri, Klodian Tomorri, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. • Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot, duke hedhur poshtë teoritë se fshirja e lajmit nënkuptonte përgënjeshtrimin e tij apo tërheqjen e akuzave gjithashtu.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gazetari i BILD, Herbert Bauernebel u shpreh se nga dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles Mcgonigal, do të zbardhen detaje, të cilat do të hedhin dritë mbi të tjera skandale me protagonistë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Dorian Duçkën. Në një intervistë për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Bauernebel thotë se Duçkën ai e sheh të lidhur me politikanë edhe në Gjermani dhe se punon për interesat e Edi Ramës.
Pjesë nga intervista
Armela Ferko: Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?
Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve. Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit.
Armela Ferko: Ju e keni titulluar artikullin "Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin". Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?
Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mënyrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani.
Armela Ferko: A mund të themi se përsa i përket dosjes që lidhet me kryeministrin shqiptar dhe McGonigal, ka ende shumë detaje për t'u zbuluar?
Herbert Bauernebel: Po, sigurisht, siç e përmenda procedurat ligjore sapo po fillojnë. Aktakuzat janë shumë të gjëra dhe jo shumë të sakta. Çfarë po ndodh sot në hetimet e sistemit të drejtësisë në SHBA, një gjyq i tillë quhet zbulim dhe në këtë fazë, të dyja anët do të paraqesin provat që kanë dhe në këtë rast do të jetë një fazë shumë interesante për të vëzhguar se çfarë ka qeveria dhe prokurorët, çfarë provash kanë dhe çfarë provash do të sjellë McGonigal. I vetmi zhgënjim se kjo kërkon shumë kohë. Ky gjyq dhe shumë gjyqe në SHBA mund të vijojë për shumë muaj në mos vite, ndaj duhet të tregojmë durim që të mësojmë më shumë detaje dhe pse në të njëjtën kohë hetimet prej gazetarëve janë në proces gjithashtu.
BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot.
TIRANË- Herbert Bauernebel, gazetar i BILD dhe autor i shkrimit në gazetën gjermane këmbëngul se kryeministri Edi Rama ka ndikuar që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallej non-grata. Në një intervistë nga New York-u për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Bauernebel rrëfeu se si nisi investigimi dhe ku i bazon dyshimet në artikull. Ai tha se dyshimet nisën prej dy aktakuzave, një në New York për lidhjet e tij me oligarkun rus Deripaska dhe aktakuza nga Uashington D.C që merret me kontaktet e tij me kryeministrin Rama e Dorian Duçkën në Shqipëri. Herbert Bauernebel shprehet se faktin që ai denoncon në artikull, se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Sali Berishën, e ka të bazuar në fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane.
Intervista
Armela Ferko: Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?
Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve. Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit.
Armela Ferko: Ju hidhni dyshime se shpallja non grata e Berishës ka ndodhur gjatë kohës që McGonigal ishte në detyrë. Çfarë dini më shumë rreth kësaj çështje?
Herbert Bauernebel: Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej departamentit të drejtësisë amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA.
Armela Ferko: Në aktakuzë siç dihet flitet edhe për Agron Nezën e Dorian Duçkën. Ju thoni se Duçka është person kontaktues i Ramës me politikanë gjermën. Çfarë dini më shumë rreth këtyre lidhjeve të Dorian Duçkës me politikanë gjermën?
Herbert Bauernebel: Kjo pjesë është e ditur prej kolegëve të mi në Berlin, që kanë kontribuar në këtë histori. Ata janë në dijeni të aktiviteteve të tij dhe kanë burimet e tyre të informacionit. Kjo pjesë është shkruar prej meje dhe një kolegu në Berlin. Pjesë e hetimeve janë bërë prej selisë tonë në Berlin.
Armela Ferko: Ju e keni titulluar artikullin "Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?
Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mën yrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani.
Armel Ferko: Ka patur takime McGonigal në Gjermani? Ka të dhëna, prova?
Herbert Bauernebel: McGonigal nuk duket se ka takuar dikë në Gjermani. Mendoj se ishte një takim mes Duçkës ndoshta dhe një personi tjetër në Gjermani, përsa tregojnë dosjet. Takimet e McGonigal kanë ndodhur ose në New York ku është takuar me kryeministrin dhe në Vjenë me personat e tjerë të lidhur me Shqipërinë dhe sigurisht në Tiranë.
Armela Ferko: Për t'u kthyer te Dorian Duçka, mbi bazën e informacioneve që ju keni, a ka fakte apo dyshime që Dorian Duçka që lidhjet e tij me politikanë dhe mediat gjermane t'i ketë përdorur për interesat politike të kryeministrit të Shqipërisë, Rama, keni dijeni nëse ka ndonjë hetim në këtë drejtim? Nëse jo, mendoni se drejtësia gjermane duhet të nisë hetim për këtë çështje?
Herbert Bauernebel: Mendoj se në këtë fazë është shumë herët që të flasim dhe të bëjmë gjithë këto lidhje. Jemi thjesht duke filluar të kuptojmë sa i madh ishte ky rrjet. Këtu në SHBA sapo kanë filluar. Na duhet të presim që të shikojmë se çfarë do të tregojnë hetimet e mëtejshme. Një informacion që doli nga New York Times që për shkak të skandalit McGonigal dhe hetimeve, informatorët e FBI në Kinë janë zhdukur së fundmi, aq e lartë dhe aq e rrezikshme janë këto hetime të mundshme me persona në botë.
Artikulli juaj mori një vëmendje shumë të gjerë shumë shpejt në Shqipëri, por u vu re që pas një ore ky shkrim nuk gjendej online. Çfarë ka ndodhur?
Herbert Bauernebel: Edhe unë u habita për këtë, por çfarë ndodhi nuk është me natyrë të çuditshme, ishte një gabim. Artikulli ishte caktuar për botim në fundjavë dhe për shkak të një gabimi njerëzor u botua më herët dhe do të kthehet online në fundjavë, siç ishte planifikuar.
BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot.
TIRANË- Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, lajm që lidhte drejtpërdrejt ndikimin e kryeministrit Edi Raa në shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha, nuk i heq 'asnjë presje' asaj që ka shkruar. Gazetari gjerman, në një përgjigje për kolegun e tij në Shqipëri, Klodian Tomorri, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot, duke hedhur poshtë teoritë se fshirja e lajmit nënkuptonte përgënjeshtrimin e tij apo tërheqjen e akuzave gjithashtu.
"I dashur Klodi, faleminderit për emailin tuaj. Historia në Bild.de u publikua aksidentalisht shumë herët dhe u hoq për momentin. Dë të rikthehet nesër. Gjithë të mirat, Herbert,"- thuhet në përgjigjen e botuesit.

BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. “Tërmeti ballkanik” e titulloi shkrimin BILD në të cilin fliste për lidhjet e kreut të qeverisë shqiptare me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, i cili aktualisht është vënë nën akuzë për korrupsion. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi.
Çfarë shkruante BILD për shpalljen non-grata të Berishës?
McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës. Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.

TIRANË- BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.
“Tërmeti ballkanik” e titulloi shkrimin BILD në të cilin fliste për lidhjet e kreut të qeverisë shqiptare me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, i cili aktualisht është vënë nën akuzë për korrupsion.
Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi nuk ekziston më në median gjermane! Është fshirë dhe arsyeja nuk dihet!
Dosja.al e ka ruajtur me foto të gjithë shkrimin original të publikuar më herët, si dhe e ka botuar të përkthyer gjithashtu.
Çfarë shkruante BILD për shpalljen non-grata të Berishës?
McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës. Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.
GJERMANI- Një agjent i korruptuar i FBI-së në Nju Jork, një oligark rus i sanksionuar dhe një aferë ryshfeti shkaktojnë një tërmet që arrin deri në Gjermani! Një thriller i vërtetë politik dhe agjenturor për fondet e dyshimta, seks, udhëtimet sekrete, miq rusë, licenca nafte dhe politikë.
Në qendër të skandalit është ish-agjenti i FBI-së dhe shefi i kundërzbulimit në policinë federale amerikane, Charles McGonigal (54 vjeç) dhe një lidhje me Shqipërinë që të çon në pallatin e qeverisë në Tiranë – në afërsi të kryeministrit Edi Rama: tek miku dhe këshilltari i ngushtë Dorian Duçka. Thuhet se Duçka thjesht i ka dhënë ryshfet njeriut të FBI-së për llogari të qeverisë shqiptare.
Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Sri Lanka në janar, kur iu vendosën prangat në aeroportin JFK të Nju Jorkut. Ish-agjenti tani do të gjykohet – dhe akuzat janë të vështira!
Sepse njeriu i FBI-së nuk ishte kushdo: McGonigal dikur ishte përfshirë në hetimin e informatorit të "Wikileaks" Chelsea Manning. Ai ndihmoi në kërkimin e një "çimke" kineze brenda CIA-s dhe nisi hetimet për lidhjet e dyshuara të Rusinë me ekipit të fushatës së Donald Trump në vitin 2016 ("Operacioni Crossfire Hurricane"). Amerikani sihte një nga oficerët më të lartë federalë të zbatimit të ligjit që është paditur ndonjëherë.

Para se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018, ai kishte drejtuar kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork: ai supozohej se gjurmonte tradhtarët në radhët e tij dhe të rekrutonte vetë spiunë të mundshëm. Por McGonigal, të paktën sipas gjyqësorit amerikan, me sa duket donte punë fitimprurëse me kohë të pjesshme. Dy aktakuza në gjykatat federale - një në Distriktin Jugor në Nju Jork (me 5 akuza), e dyta në Uashington DC ( me 9 akuza) - listojnë aktivitetet e tij të supozuara të paligjshme.

Sipas dosjeve dhe raportimeve në media, ai mori detyra nga Agron Nezën, një ish-agjent gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që tani drejton një kompani në Nju Xhersi dhe këshilltari e po ashtu, miku i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, por nuk i raportoi. Ai fluturoi në Ballkan disa herë.
Sipas të dhënave të gjykatës, ai është takuar 4 herë me Ramën: në Tiranë dhe Nju Jork. Aktakuza i përshkruan “marrëveshjet” kështu: Dikur një takim me Ramën thuhet se ka qenë për çështjen e licencave të naftës. Si Neza ashtu edhe Duçka thuhet se kanë pasur “interesa financiare” në licencimin e kompanive ruse.
Licencat jepen nga shteti shqiptar.
Një gjë është e sigurt, raportoi gjithashtu Neë York Times menjëherë pasi McGonigal u takua me Ramën; një kompanie e lidhur me njeriun e FBI-së iu dha kontrata për një koncesion nafte. Thuhet se McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës.

Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.
Thuhet se ka pasur lidhje të tjera të dyshimta biznesi edhe në Bosnje-Hercegovinë. Në një moment, i pandehuri u përpoq të organizonte një takim midis një biznesmeni që merrej me farmaceutikë dhe një ish-ministri boshnjak të mbrojtjes, e po ashtu dhe zyrtarëve të lartë nga delegacioni i SHBA në Kombet e Bashkuara.
Bisedimet paraprake u zhvilluan në Gjermani.
Sipas aktakuzës, tarifa ishte 500 mijë dollarë, e cila i paguhej paraprakisht kompanisë së Nezës. Njeriu i FBI-së ka marrë gjithsej 225 mijë dollarë për punën e tij. Nga cilat arkë kanë ardhur paratë në Shqipëri? Deri tani kjo pistë ende nuk është sqaruar.
Pasi McGonigal u largua nga FBI, ai punoi për oligarkun rus Oleg Deripaska, së bashku me ish-diplomatin dhe përkthyesin rus Sergei Shestakov, i cili jeton në SHBA. Të dy shkelën sanksionet ndërkombëtare duke lobuar dhe hetuar një rival të Deripaska-s. Ata thuhet se kanë fshehur pagesat pjesërisht me nënshkrime të falsifikuara nëpërmjet një rrjeti kompanish. Në total, oligarku i pagoi 226,370 dollarë.

Deripaska është tashmë në listën e sanksioneve të SHBA në 2018.
Në të gjitha këto aktivitete, ish-agjenti i FBI-së kishte shkelur ligjet për pastrimin e parave, sanksionet dhe raportimin. Nëse shpallet fajtor, ka një dënim të gjatë me burg,
POr McGonigal kishte bërë një jetë të dyfishtë edhe në kuadrin privat: kur jetonte në Nju Jork, babai i martuar i dy fëmijëve pati një lidhje dashurie me Allison Guerriero (49) për një vit. Agjenti i FBI-së në atë kohë e gënjeu se po planifikonte një divorc me gruan e tij. Pas ndarjes, ajo i shkroi një email të zemëruar kolegut të McGonigal, William Sweeney. Ajo raportoi se McGonigal kishte çanta plot me para. Ai pretendoi se kishte vënë bast për një ndeshje basketbollit dhe e kishte fituar.
BILD u përpoq të kontaktonte adresën e sajnë Morristoën (Nju Xhersi): Sipas kunatit të saj, ajo do të ishte zhvendosur në një hotel.
Shoku i Ramës, Duçka, është kthyer në Tiranë të paktën për një kohë të shkurtër – por thuhet se disa herë ishte fshehur në Gjermani. Ai ka ende miq këtu, duke përfshirë politikanë, të cilët do të donte t'i ftonte për udhëtime me jaht në Shqipëri ose për një schnitzel në restorantin luksoz "Borchardt", në Berlin. Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat, Duçka, si zakonisht edhe këtë vit, do të vijë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut së bashku me këshilltarët e Ramës dhe të tjerë politikanë shqiptarë...
Marrë dhe përshtatur në shqip nga BILD.de