LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari Kapllani i censuron/ UGSH: I jemi drejtuar BE-së dhe organizatave europiane të gazetarëve

• Një letër e çuditshme, e paprecedentë më parë, është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online. Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja. • Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”. • Përveç kërkesës për fshirjen e lajmit, ai kërkon nga mediat edhe një dëmshpërblim që shkon deri në 680 mijë euro. • Pas padisë ndaj mediave, kanë reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. • Me anë të një deklarate zyrtare, AGSH thekson se e çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij, por në raste të tilla është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane për lirinë e medias. • AGSH thekson se masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për tu informuar. • Sa i përket shifrave marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro, AGSH thekson se janë tërësisht abuzive dhe formë presioni. • Ndërsa Unioni i Gazetarëve bën me dije, se u është drejtuar zyrave juridike të KE dhe BE dhe organizatave europiane të gazetarëve që në këtë rast, të ofrojnë konsulencën e tyre për analizën dhe reçencën juridike ligjore të vlerësimit të vendimit, duke iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të respektimit të ligjshmërisë së të drejtës së shprehjes në hapësirën mediale të vendit. • Unioni i Gazetarëve thotë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe penalizimi i mediave dhe gazetarëve si dhe shuma financiare si ndëshkim, ndaj publikimeve të kryera, ku sipas Gjykatës cënohet paditësi, është një rast i rrallë dhe meriton vëmendje të posaçme. • Në deklaratë theksohet, se vendimi i trupës gjykuese për t’i detyruar mediat për fshirjen e publikimeve të pretenduara, krijon precedent cënues ndaj shprehjes së lirë dhe bie ndesh me sovranitetin e editorit dhe vendimarrjes që gëzon ai për publikim dhe qarkullim kontenti mediatik. • Më tej thuhet, se trupa gjykuese do të duhej të bënte të ditur se mbi ç’ekspertizë mediatike e bazon kërkesën e vet dhe në rastin kur të paditur janë gazetarë apo media, praktika e vendimarrjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, krijon një rast që hap diskutim të rëndësishëm edhe si natyrë juridike.

5 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Kërkon 680 mijë euro nga mediat/ Kush është biznesmeni Dionis Teqja, njolla e aksidentit me të miturit dhe lidhja e dyshimtë me grekët

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari

TIRANË- Dionis Teqja. Ky është emri që sot trokiti në dyert e të paktën dhjetë redaksive mediatike me një padi ndaj gazetarëve, me pretendimin se i është dëmtuar imazhi. Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, biznesmeni kërkon nga një sërë mediash heqjen e një lajmi, jo sepse ai është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”.

“Bëje mirë, bëje vetë” — edhe në këtë rast, Teqja duket se i qëndron sloganit të një prej bizneseve të tij më të njohura, “Megatek”. Përveç kërkesës për fshirjen e lajmit, ai kërkon nga mediat edhe një dëmshpërblim që shkon deri në 680 mijë euro.

Por kush është Dionis Teqja dhe cilat janë hijet që e ndjekin përtej botës së biznesit?

Biznesmeni rezulton pronar ose aksioner në një numër të madh kompanish, që shtrihen nga tregtia te hidrocentralet dhe ndërtimi. Mes tyre figurojnë: “Megatek”, “Teqja International”, “T.N.T Express Albania” (shoqëria e përthithur “Radmail”), “Global Invest” (ish “Global Construction”), “HEC Peqin”, “Hidro Power Peqin”, “Mercato Italia”, “Fashion Avenue” dhe “Alien House” SHA.

Megjithatë, emri i tij nuk ka munguar as në raportime që lidhen me aksidente në punë, mungesë sigurie apo humbje jete në ambientet e kompanive që zotëron.

Në “Megatek” u konstatuan raste të punësimit të të miturve të moshës 13–16 vjeç, të cilët kryenin punë të rënda fizike. Dy prej tyre, E. Alla, 14 vjeç, dhe K. Dusha, 16 vjeç, u aksidentuan rëndë pasi ranë nga rreth 12 metra lartësi. Fillimisht u dërguan në një spital privat dhe më pas në Spitalin e Traumës. Që prej asaj kohe, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre.

Një tjetër rast lidhet me humbjen e jetës së një 32-vjeçari në mars të vitit 2023, gjatë punës në ambientet e “Megatek”. Policia procedoi Dionis Teqjen si person përgjegjës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, por më pas përgjegjësia iu kalua një punëtori 61-vjeçar dhe çështja u pushua.

Përplasjet në gjykata dhe lidhjet e dyshimta

Ashtu siç është raportuar edhe në lajmin që biznesmeni kërkon të hiqet, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka bërë shpallje publike për Dionis Teqjen, pasi ai nuk është paraqitur në procesin gjyqësor ku ortaku i tij, Thanas Hyseni, e ka paditur për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pasuror në kompanitë “Radmail” dhe “T.N.T Express Albania”, përmes vendimeve të asamblesë dhe veprimeve bankare.

Por ky nuk është i vetmi episod problematik. Sipas raportimeve të publikuara nga “Pamfleti”, të mbështetura në shtatë raporte të SHISH dhe strukturave anti-krim për periudhën 2016–2024, Dionis Teqja dyshohet se ka transferuar drejt Greqisë dhe Qipros rreth 37 milionë euro përmes kanaleve ilegale bankare dhe agjencive jo-bankare, në bashkëpunim me ortakut grek Apostolos Pefkos, i cili zotëron 0.1% të aksioneve në “Megatek”.

Sipas të njëjtave raportime, dyshohet se janë përdorur kompanitë “Technek S.A” dhe “Metron Energy” në Greqi, në pronësi të Pefkos, ndërsa në Shqipëri janë përdorur kompanitë “HEC Peqin” dhe “Hidro Power Peqin”.

Apostolos Pefkos ka qenë fillimisht bashkëthemelues i “Megatek” me 20% të aksioneve, që prej marsit të vitit 2007, por më pas përfundoi me vetëm 0.1%, ndryshim që sipas raportimeve nuk është reflektuar në QKB dhe që dyshohet të ketë ndodhur pas hetimeve ndaj tij në Greqi për transferta ilegale dhe kontrabandë në funksion të “Megatek”.

Sot, kësaj liste polemikash i shtohet edhe përplasja me median. Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, Dionis Teqja kërkon heqjen e një lajmi të bazuar mbi një raportim real dhe dokumente zyrtare të gjykatës — një precedent që ngre pikëpyetje serioze mbi kufirin mes mbrojtjes së imazhit dhe censurës ndaj medias./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Padia e biznesmenit Teqja ndaj mediave, reagon Unioni i Gazetarëve: I jemi drejtuar BE-së dhe organizatave europiane të gazetarëve

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja ka bërë ndaj mediave dhe gazetareve, lidhur me heqjen e një lajmi. Me anë të një deklarate, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe penalizimi i mediave dhe gazetarëve si dhe shuma financiare si ndëshkim, ndaj publikimeve të kryera, ku sipas Gjykatës cënohet paditësi, është një rast i rrallë dhe meriton vëmendje të posaçme.

Unioni i Gazetarëve thekson se vendimi i trupës gjykuese për t’i detyruar mediat për fshirjen e publikimeve të pretenduara, krijon precedent cënues ndaj shprehjes së lirë dhe bie ndesh me sovranitetin e editorit dhe vendimarrjes që gëzon ai për publikim dhe qarkullim kontenti mediatik.

Më tej thuhet, se trupa gjykuese do të duhej të bënte të ditur se mbi ç’ekspertizë mediatike e bazon kërkesën e vet dhe në rastin kur të paditur janë gazetarë apo media, praktika e vendimarrjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, krijon një rast që hap diskutim të rëndësishëm edhe si natyrë juridike.

UGSH bën me dije se u është drejtuar zyrave juridike të KE dhe BE dhe organizatave europiane të gazetarëve që në këtë rast, të ofrojnë konsulencën e tyre për analizën dhe reçencën juridike ligjore të vlerësimit të vendimit, duke iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të respektimit të ligjshmërisë së të drejtës së shprehjes në hapësirën mediale të vendit. 

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe penalizimi i disa mediave të reja dhe gazetarëve si dhe shuma financiare si ndëshkim, ndaj publikimeve të kryera, ku sipas Gjykatës cënohet paditësi, është një rast i rrallë dhe meriton vëmendje të posaçme

Tirane me 6 Maj 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni sot nga disa dejtues të mediave online, se Gjykata e Shkallës së Parë e juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë, me vendim “për sigurimin e padisë”, në datën 24.04.2026, ka marrë në shqyrtim në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, çështjen civile me Nr 12320 me paditës shtetasin Dionis Teqja dhe të paditur “Hekla” shpk person juridik, Zëri Media shpk, MCN 24 shpk,”Media Solution” shpk, “Dosja”shpk, Vox News” shpk,”Newsbomb” shpk, EM Media” shpk, si dhe gazetarët Ariglon Pali, Arsen Rusta., duke i detyruar subjektet të paguajnë paditësin me shumë të konsiderueshme. Ky është vendimi i parë i këtij lloji dhe që mbart penalizim financiar në shumë të konsiderueshme deri në 500.00 euro për shpifjet e publikuara.

UGSH, sapo ka marrë dijeni rreth këtij vendimi, sot i është drejtuar një zyre asistence juridike për t’ia nënshtruar tekstin e vendimit një reçence juridike. Reagimi ynë si organizata më e madhe e gazetarëve profesionistë në Shqipëri, do të jetë në ditët në vijim i mishëruar në një analizë juridike të vendimit dhe përmbajtjes së tij. Ndërkohë që konform kulturës sonë profesionale nuk po komentojmë penalitetet, por vendimi i trupës gjykuese për t’i detyruar krejt mediat për fshirjen e publikimeve të pretenduara, krijon precedent cënues ndaj shprehjes së lirë dhe bie ndesh me sovranitetin e editorit dhe vendimarrjes që gëzon ai për publikim dhe qarkullim kontenti mediatik.

Paraprakisht trupa gjykuese do të duhej të bënte të ditur se mbi ç’ekspertizë mediatike e bazon kërkesën e vet dhe në rastin kur të paditur janë gazetarë apo media, praktika e vendimarrjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, krijon një rast që hap diskutim të rëndësishëm edhe si natyrë juridike. Masa e penalitetit financiar që jepet në vendim ndaj gazetarit A.Rusta dhe weblajm.com është një shumë që shënon rekord në praktikat e dënimeve për këtë vepër. UGSH u drejtohet zyrave juridike të KE dhe BE dhe organizatave europiane të gazetarëve që në këtë rast, të ofrojnë konsulencën e tyre për analizën dhe reçencën juridike ligjore të vlerësimit të vendimit, duke iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të respektimit të ligjshmërisë së të drejtës së shprehjes në hapësirën mediale të vendit. Zyra informuese Unioni i Gazetareve Shqiptare./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Padia e biznesmenit Dionis Teqjas ndaj mediave dhe gazetareve/ Reagon AGSH: Organet gjyqësore të garantojnë një proces të drejtë dhe...

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari
Foto Ilistruse

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja ka bërë ndaj mediave dhe gazetareve, lidhur me fshirjen e disa publikimeve mediatike mbi shpalljen e tij “në kërkim”. Me anë të një deklarate zyrtare, AGSH thekson se e çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij.

AGSH shprehet se, në raste të tilla është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane për lirinë e medias.

AGSH thotë se masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për tu informuar. AGSH thekson ndër të tjera, se shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro, janë tërësisht abuzive dhe formë presioni.

Deklarata e AGSH: 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ndjek me vëmendje vendimin për “sigurimin e padisë” të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me disa publikime mediatike që kanë të bëjnë me biznesmenin Dionis Teqja. AGSH vlerëson se çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij, ashtu siç mediat dhe gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të respektojnë standardet etike të gazetarisë.

Nga ana tjetër, konsiderojmë se në raste të tilla është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane për lirinë e medias. AGSH shpreh shqetësimin se masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Ne inkurajojmë të gjitha palët që këtë proces ta trajtojnë me profesionalizëm, qetësi dhe respekt për institucionet, ndërsa organet gjyqësore të vijojnë të garantojnë një proces të drejtë dhe në përputhje me standardet demokratike dhe jurisprudencën europiane mbi lirinë e medias. 

Në çdo rast shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro ndaj gazetarit Arsen Rusta janë tërësisht abuzive dhe formë presioni ndaj tij dhe të tjerëve. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë këtë çështje me vëmendje, në mbështetje të standardeve profesionale, sigurisë juridike dhe lirisë së medias në vend./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari
Flamur Kapllani

Duhet guxim i madh, gjithnjë nëse qëllimi është po aq i madh për të arritur majat në karrierë, por forma që zgjodhi në krijimin e një precedenti juridik të paprecedent, më shumë e largon sesa e afron në synimet e tij. Në një vendim tej çdo procedure, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Flamur Kapllani, vendosi të mbajë anën e biznesmenit Dionis Teqja, i cili kishte kërkuar “sigurim padie” për të urdhëruar fshirjen e të gjithë shkrimeve dhe publikimeve digjitale mbi shpalljen e tij “në kërkim”, pasi nuk paraqitej në gjykatë për një çështje civile të padituar nga ortakët në biznese.

Deri në këtë pikë një e drejtë edhe pa të drejtë e biznesmenit që pretendon cënim imazhi, por në të drejtën e tij për të kërkuar gjithçka qoftë edhe jashtë logjikës proceduriale, “goglat e shortit” përcaktuan gjyqtarin Flamur Kapllani në shqyrtmin e padisë. Përfundimisht Kapllani vendosi të pranojë “sigurimin e padisë” duke dalë në përfundim se “lajmet ishin të rreme” dhe urdhëruar fshirjen në dhjetë media të çdo materiali të publikuar ndaj biznesmenit. Guximi duket se ka arsye për të.

Ne skutat e errëta të dhomës së tij të këshillimit në mungesë të plotë transparence  i ashtuquajturi gjyqtar njeriu që paguhet me taksat tona vendos të censuroj median si askush tjetër në këtë vend që nga koha e Enver Hoxhës. Kjo të kujton të madhin Mehdi Malkaj te filmi Tuneli që pyet deputetin e tij të zonës. A vajte andej nga qyteti a ua zure frymën me ndonjë euro atyre gjyqtarëve?!

Në korridoret e Gjykatës së Tiranës emri i Kapllanit po qarkullon si kryetar i ardhshëm. Po kush i ka premtuar këtë post kaq të rëndësishëm gjyqtarit që del në përfundime pa shqyrtuar një çështje në themel, duke shkelur procedurën? Padija mund të jetë njëra ana, po një person me “mugesë dije” a mund të jetë në krye të gjykatës me numrin më të madh të shqyrtimit të çështjeve në vend?/Boldnews.al

4 JAVE ME PARE

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari
Flamur Kapllani dhe Dionis Teqja

TIRANË- Një letër e çuditshme, e paprecedentë më parë, është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online. Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja. Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”.

Historia është kjo: Dionis Teqja, një biznesmen i njohur, jo fort për mirë kohët e fundit, është paditur nga ortakët e tij në gjykatë. Procesi gjyqësor nuk zhvillohet, pasi Teqja nuk paraqitet. Gjykata detyrohet të afishojë shpalljen për të paditurin. Gazetarët që ndjekin informacionet nga gjykata e shohin këtë shpallje dhe raportojnë lajmin. Ai përhapet shpejt me tituj pak a shumë të ngjashëm: “Shpallet në kërkim biznesmeni Teqja”.

Biznesmeni Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga mediat, gjyqtari
Dokumenti

Profesionalisht, dikush mund të argumentojë se titulli është abuziv. Por, përpara se ta bëjë këtë, duhet të gjejë termin e saktë juridik për shpalljen e gjykatës. Ky është një debat profesional, që nuk prek vërtetësinë e lajmit dhe aq më pak nuk mund ta rrëzojë atë.

Nga pikëpamja ligjore, askush nuk mund të guxojë ta konsiderojë lajmin të pavërtetë. Aq më tepër një gjyqtar, i cili nuk mund as ta mendojë të hedhë poshtë një lajm që është afishuar nga vetë gjykata ku ai punon. Dhe një biznesmen duhet të jetë tejet i pacipë që, ndërsa injoron gjykatën në procesin ku është i paditur, gjen derën e saj kur kërkon të padisë mediat.

Këtu lindin disa probleme serioze. I pari dhe më thelbësori lidhet me lirinë e medias. A mund të ndodhë që një lajm të hiqet nga të gjitha mediat me vendim gjykate, jo sepse është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”? Çfarë do të ndodhte nëse precedenti i Flamur Kapllanit do të kthehej në normë? A do të ekzistonin më lajmet, apo do të hiqeshin të gjitha me “sigurim padie”? Nëse nesër ndodh një vrasje dhe autori dërgon avokatin në gjykatë për të bllokuar çdo raportim mediatik, çfarë mbetet nga e drejta e publikut për t’u informuar?

Pyetje të tjera lindin për ekspertizën që Flamur Kapllani ka në këtë fushë. A i njeh gjyqtari kriteret që duhet të përmbushë një lajm? A u konsultua ai me ndonjë ekspert të medias? A dëgjoi palën e paditur apo i besoi verbërisht paditësit? Nëse i besoi vetëm paditësit dhe, pa dijeninë e të paditurve, nxori një vendim të tillë, për çfarë arsyesh e bëri?

Në fakt, këto janë pyetje retorike, që lindin kur një gjyqtar, i cili fatkeqësisht ka kaluar edhe vettingun, guxon të dalë kundër medias në shërbim të një biznesmeni, duke cenuar lirinë e fjalës dhe duke kërkuar heqjen e lajmeve të vërteta në interes të një pale private.

Nuk është ky momenti për t’u marrë as me Kapllanin dhe as me Teqjen. Historitë e tyre janë një turp për drejtësinë dhe nuk do të bëhen objekt i këtij reagimi, i cili nuk synon hakmarrjen, por mbrojtjen e fjalës së lirë.

Si përfundim, mediat tona kanë vendosur të mos e heqin lajmin. Të njoftojnë organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias për këtë skandal. T’i kërkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të hetojë vendimmarrjen e gjyqtarit Flamur Kapllani. Dhe në fund, ta ftojnë Dionis Teqjen të reflektojë dy herë: së pari për procesin gjyqësor ku është paditur nga ortakët e tij dhe që po e bllokon me mungesën e tij; së dyti, të sjellë një përgënjeshtrim publik në media, nëse pretendon se lajmi është i pavërtetë.

Për të parën nuk jemi palë. Por për të dytën e dimë shumë mirë pse nuk ka sjellë përgënjeshtrim dhe pse ka zgjedhur të përdorë Flamurin e shkretë si polic mediatik./Dosja.al

dionis teqja flamur kapllani mediat

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje