"Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse!" Berisha: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit/ Starmer: Është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci 13 Qershor, 08:07...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
• Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin. • Në fillim u raportua se pati ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë ndërsa më pas u bë me dije se probleme kishe edhe në rrethe të tjera përkatësisht si qytetet Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi dhe Lezha. • Ndërkohë në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. • Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH. • Sipas njoftimit aktualisht OSHEE kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. • Sa i përket Tiranës, probleme janë raportuar në zonat e Ali Demikt, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj. • Një tjetër problematikë që është raportuar ështe se disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në ashensorë. • Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Energjia elektrike është ndërprerë mesditën e sotme në 4 vende të rajonit të Ballkanit, përfshi dhe Shqipërinë. Fillimisht ndërprerja ka nisur në Shqipëri, për tu pasuar me radhë në vende e tjera të Ballkanit, siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje & Herzegovina. Shkaku për këtë ndërprerje galopante të energjisë elektrike ende nuk dihet se cila është.
Problemet që ka sjell kjo ndërprerje e energjisë elektrike, janë të shumta, duke nisur nga bizneset që i janë shkaktuar mijëra euro humbje po ashtu dhe te qytetarët, duke i në terr total. Mediat në Bosnjë & Herzegovinë theksojnë se shkaku për këtë ndërprerje supozohet se është shkaku i mbingarkesës në interkoneksionin e linjave të transmetimit 400 kV në rajon
Mediat ndërkombëtare:
Një ndërprerje e madhe e energjisë goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të brigjeve të Adriatikut të Kroacisë të premten, thanë zyrtarët, duke ndërprerë bizneset, duke mbyllur semaforët dhe duke i lënë njerëzit të mbytur në mes të një vale të nxehti. Operatorët e energjisë në të katër vendet thanë se po hetonin se çfarë e shkaktoi dështimin. Në Bosnje, nuk kishte energji elektrike në kryeqytetin Sarajevë dhe në qytetet e Banja Lukës dhe Mostarit. Mediat lokale raportuan një ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Trafiku u ndal në qytetin bregdetar kroat të Splitit pasi semaforët dështuan, njoftoi TV shtetëror HRT. Sirenat e ambulancës ranë nëpër qytet. Njësia e energjisë elektrike HEP e Kroacisë tha se ndërprerja në disa pjesë të vendit ishte shkaktuar nga "një shqetësim ndërkombëtar që preku disa vende", pa hyrë në detaje të mëtejshme.
Mediat malazeze:
Pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të rrjetit. CEDIS tha se energjia u ndërpre për shkak të një ndërprerjeje në rrjetin e Sistemit të Transmetimit Elektrik të Malit të Zi (CGES). Siç raportojnë mediat rajonale, pjesa më e madhe e Dalmacisë dhe një pjesë e konsiderueshme e Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë Sarajevën, Zenicën dhe Banja Lukën, kanë mbetur pa energji elektrike për një orë. Mediat raportojnë se impiantet po kthehen gradualisht në funksion. “Slobodna Dalmacija” shkruan se Spliti, Shibeniku, Omishi, Makarska, Dubrovniku, Zadari dhe ishujt e shumtë kroatë kanë mbetur pa energji elektrike. Gazeta shqiptare “Gazeta Shbalti” raporton se pa energji elektrike kanë mbetur edhe qytete të shumta në atë vend, mes të cilave Tirana, Durrësi, Shkodra, Saranda...
Mediat boshnjake:
Tramvajet janë ndalur në Sarajevë dhe semaforët nuk funksionojnë. Po ashtu edhe shumë qytete të tjera janë pa energji elektrike – Tuzla, Bërçko, Banjaluka, Bijeljina, Mostari, Zenica... Edhe pse ende nuk dihen arsyet e sakta të dështimit të sistemit, supozohet se shkaku i mbingarkesës në interkoneksionin e linjave të transmetimit 400 kV në rajon, ndërprerjet e tyre dhe transmetimi i shqetësimeve në sistemin e BeH. Aktivitetet janë duke u zhvilluar për të rivendosur sistemin, transferimin e tensionit në hidrocentralet dhe termocentralet dhe për të koordinuar aktivitetet me operatorin e sistemit (NOS BiH) për përfshirjen e objekteve të rrjetit të tensionit të lartë në BiH dhe lidhjen e tyre me sistemet fqinje.
Mediat kroate:
DALMATIA ka humbur energjinë rreth orës 12:25. Spliti, Omishi, Makarska, Dubrovniku dhe Župa Dubrovaçka, Kashtela, Solin, Vodice, Prvić, Zadar, Starigrad Paklenica, ishuj të shumtë mbetën pa energji elektrike... praktikisht e gjithë Dalmacia mbeti pa energji elektrike. Nuk kishte energji elektrike as në disa pjesë të Sllavonisë. Siç ka mësuar jozyrtarisht Hina nga operatori kroat i sistemit të transmisionit, ka pasur një prishje të rrjetit të energjisë elektrike nëpër tre vende - fillimisht filloi në Mal të Zi, pastaj ndërprerja e energjisë preku Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe më pas një pjesë të Kroacisë - të gjithë Dalmacinë deri në Rijeka, gjoja deri te nënstacioni Brinje. Të tre vendet po bisedojnë me njëri-tjetrin për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe për të dalë me një plan rimëkëmbjeje.
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka dalë në deklaratë për mediat në lidhje me situatën kaotike në vend me ndërprerjen e energjisë elektrike. Gjatë deklaratës, Balluku theksoi se ndërprerja e energjisë elektrike ka nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por shtoi se te njëjtin problem e kanë hasur dhe vendet e tjera të rajonit, përfshi këtu Malin e Zi dhe Kroacinë. Po ashtu theksoi se në Tiranë u rikthye energjia brenda 17 minutash, ndërkohë që në rang vendi u rikthye brenda 30 minutash.
Deklarata e Plotë:
Ndodhem në këtë komunikim publik për t’ju informuar për një situatë kritike me të cilën jemi përballur pak orë më parë, përsa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.
Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike. Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.
Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt.
TIRANË- Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Reuters i ka bërë jehonë ndërprerjes më të madhe të energjisë elektrikë në rajonin e Ballkanit. Probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike, e kanë pasur Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje & Herzegovina. Ndërkohë që shkaku për këtë ndërprerje galopante të energjisë elektrike ende nuk dihet se cila është. Problemet që ka sjell kjo ndërprerje e energjisë elektrike, janë të shumta, duke nisur nga bizneset që i janë shkaktuar mijëra euro humbje po ashtu dhe te qytetarët, duke i në terr total.
Artikulli i Plotë:
Një ndërprerje e madhe e energjisë goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të brigjeve të Adriatikut të Kroacisë të premten, thanë zyrtarët, duke ndërprerë bizneset, duke mbyllur semaforët dhe duke i lënë njerëzit të mbytur në mes të një vale të nxehti. Operatorët e energjisë në të katër vendet thanë se po hetonin se çfarë e shkaktoi dështimin. Top Channel i Shqipërisë citoi burime të paidentifikuara duke thënë se një ndërlidhës kishte dështuar në Mal të Zi, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar.
Në Bosnje, nuk kishte energji elektrike në kryeqytetin Sarajevë dhe në qytetet e Banja Lukës dhe Mostarit, thanë reporterët e Reuters. Mediat lokale raportuan një ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Trafiku u ndal në qytetin bregdetar kroat të Splitit pasi semaforët dështuan, njoftoi TV shtetëror HRT. Sirenat e ambulancës ranë nëpër qytet, shtoi ai.
Njësia e energjisë elektrike HEP e Kroacisë tha se ndërprerja në disa pjesë të vendit ishte shkaktuar nga "një shqetësim ndërkombëtar që preku disa vende", pa hyrë në detaje të mëtejshme.
"Operatori kroat i sistemit të transmetimit po kryen një analizë me operatorët e sistemit të vendeve fqinje për të përcaktuar shkakun," shtoi HEP.
Kompania tha se kishte vënë në funksionim të plotë kapacitetet e saj prodhuese për të siguruar "furnizimin në kohën më të shkurtër të mundshme". Shpërndarësi malazez i energjisë CEDIS tha se "ndërprerjet e rrjetit" kishin ndërprerë energjinë në pjesën më të madhe të vendit.
Ivan Asanoviç, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes së energjisë CGES të Malit të Zi, tha se shkaku i ndërprerjes "me përmasa rajonale" ishte i panjohur dhe se CGES dhe CEDIS po punonin së bashku për ta zgjidhur atë. Top Channel i Shqipërisë tha se kryeqyteti Tirana dhe një numër qytetesh nuk kishin energji elektrike.
TIRANË- Shqipëria u përfshi nga mungesa e energjisë elektrike këtë paradite që zgjati gati 40 minuta në kryeqytet dhe vijon ende në shumicën e qyteteve. Defekti filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.”, thuhet nέ njoftim zyrtar të Ministrsë së Energjisë.
Sot është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën, teksa raportohet se pa energji elektrike kanë mbetur edhe rrethet. Mësohet se qytetet pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet.
Operatori i Shpërndarje së Energjsë sqarpo se, shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Defekti ka krijuar probleme të furnizimit me energji në rang rajonal. Ndërprerje ka të energjisë kishte edhe në mal të Zi dhe në një pjesë të Bosnjë Hercegovinës.
Kryeministri Edi Rama, në takimin e mbajtur në Athinë, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, foli për projektin e dytë të transmetimit 400 kV Fier-Arachtos. Ai e konsideroi me rëndësi strategjike për të dy shtetet, i cili jo vetëm konsolidon rrjetin transmetues, por fuqizon edhe ndërlidhjen fizike të Shqipërisë dhe Greqisë.
Shqipëria e vitit 2030, tha Rama, do të ketë fituar pavarësinë e vetë të plotë energjetike dhe do të jetë eksportuese neto e energjisë.
“Kjo do të thotë se asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve nuk do të shpenzohet më për të blerë energji jashtë, por përkundrazi, më shumë para do të hyjnë në buxhetin e Shqipërisë edhe nga shitja e energjisë së prodhuar në vend”,- tha kryeministri shqiptar.
Sistemi i Transmetimit të Energjisë Elektrike të Shqipërisë përfshin të gjitha linjat me tension 400 kV, 220 kV, 110 kV dhe nënstacionet lidhëse midis tyre që shërbejnë për transmetimin e energjisë elektrike dhe interkonjeksionit.
Gjatësitë e linjave të sistemit të transmetimit (përfshirë edhe investimet e bëra nga investitorë privatë), sipas nivelit të tensionit janë:
Linjat e transmetimit 400 kV 445.7 km
Linjat e transmetimit 220 kV 1,250 km
Linjat e transmetimit 150 kV 34.4 km
Linjat e transmetimit 110 kV 1,693 km
Në përbërje të linjave të mësipërme janë pjesë e sistemit të Transmetimit dhe linjat e interkonjeksionit me vendet fqinje si:
Linja e interkonjeksionit 400 kV Zemblak (Shqipëri) – Kardia (Greqi)
Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)
Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Prishtinë (Kosovë)
Linja e interkonjeksionit 220 kV Fierzë (Shqipëri) – Prizren (Kosovë)
Linja e interkonjeksionit 220 kV Koplik (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)
Linjë e interkonjeksionit 150 kV Bistricë (Shqipëri) – Myrtos (Greqi).
Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Prishtinë (Kosovë) është vënë në operim.
Marrë nga Monitor
TIRANË- Mesditën e sotme rreht orës 12:20 është ndërprerë energjia elektrike në Tiranë. Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash energjia elektrike është rikthyer në Tiranë ndërsa u raportua se probleme kanë pasur edhe qytete të tjera.
Operatori i Sistemit të Transmetimit për mes një reagimi ka bërë me dije shkakun e ndërprerjes së dritave. OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST.
BALLKAN- Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike më 21 qershor. Ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së rrymës.
Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë.
Ndërkaq, drejtori i Elektropriverda në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”.
Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë. Probleme me rrymë nuk është raportuar as në Serbi./ REL
TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin. Në fillim u raportua se pati ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë ndërsa më pas u bë me dije se probleme kishe edhe në rrethe të tjera përkatësisht si qytetet Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi dhe Lezha.
Sa i përket Tiranës, probleme janë raportuar në zonat e Ali Demikt, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj. Një tjetër problematikë që është raportuar ështe se disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në ashensorë. Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda.
Ndërkohë në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
TIRANË- Mesditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën. Raportohet se pa energji elektrike kanë mbetur edhe rrethet. Mësohet se qytetet pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet.
Ndërkohë në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Sipas njoftimit aktualisht OSHEE kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.
Njoftim i OSHEE:
Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.
Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH. Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.
TIRANË- Mesditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën. Raportohet se pa energji elektrike kanë mbetur edhe rrethet. Mësohet se qytetet pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet.
Burimet bëjnë me dije për një defekt ne lidhjen e rrjetit 110 kw e tensionit të lartë.