LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të tij do vrisnin 'Otin' e Elbasanit, të 2 në pranga!

• Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe miku i tij Arsen Preçi janë arrestuar pasi ishin nisur për të vrarë Elton Kilën. • Pas disa informacioneve që kishte marrë Policia e Elbasanit, se dy persona po lëviznin me armë zjarri, ndaluan mjetin tip "BMë X6", ku edhe po qarkullonin Spahiu dhe Preçi. • Gjatë kontrollit, në mjet janë gjetur 3 armë kallashnikov, gati për ekzekutim dhe dy dokumente të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut. • Sipas të dhënave të deritanishme në shënjestër ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, të cilin është tentuar që të ekzekutohet disa herë, edhe me porosi të Alibejt, por edhe të Suel Çelës, ngjarje për të cilën ishte 'kontraktuar' Nuredin Dumani. • Elton (Kastriot) Kila, 43 vjeç, i njohur si biznesmen në zonë, i ka shpëtuar 4 herë deri më tani ekzekutimeve mafioze. Në tetor të vitit 2018 u arrestua si ‘kapo’ i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan, por u lirua më pas duke iu dhënë një masë më e butë sigurie. • Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. • Tani pritet që Prokuroria e Elbasanit të hetojë atentatin për të zbuluar edhe shkakun se përse kërkohet për t'u ekzekutuar Kila. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Shënjestra’ po udhëtonte në makinë me fëmijët, si u shpëtoi Elton Kila plumbave në Elbasan, Preçi hodhi çantën me mjetet e identifikimit në kosh sapo pa policinë

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të
Elton Kila

ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë ditën e shtunë, pasi në Elbasan ishte mirëpërgatitur një tjetër atentat kundrejt tij. 3 armë kallashnikovi, gati për ekzekutim, ishin vendosur brenda një BMW X6 dhe Arsen Preçi e Arben Spahiu prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Ky i fundit, ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët dhe ndërhyrja e policisë pak minuta para mbërritjes së tij në qytetin e lindjes, u ka shpëtuar jetën.

Mjeti u gjet i parkuar në lagjen e Erion Alibejt, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për organizimin e një sërë vrasjeve dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e Alibejt, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Vetë Preçi dhe Spahiu, sapo panë prezencën e forcave të policisë në zonë, u larguan duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”, por sot u vunë në pranga. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", ndërsa Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e Elton Kilës. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh. Tashmë pritet marrja në pyetje e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje.

3 VITE ME PARE

Do përdorej për atentatin në Elbasan, 'BMW X6' rezulton të jetë vjedhur në Shkodër

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të
Makina

TIRANË- Automjeti tip 'BMW X6', i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov që do të përdoreshin për një atentat që dështoi e rezulton e vjedhur më 6 shkurt në Shkodër. Ka dyshime, se Arsen Preçi dhe Arben Spahiu kishin si shënjestër të atentatit mafioz, vrasjen e Elton Kilës. 

Sipas policisë, dy personat e arrestuar, për shkak të presionit të ushtruar, fshehën mjetin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjetet e tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje"; Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

3 VITE ME PARE

Atentati i dështuar në Elbasan/ Arrestimi i Preçit dhe Spahiut, Policia: Do kryenin krimin, fshehën sendet pas presionit policor

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të
Armet

ELBASAN- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Arsen Preçit dhe Arben Spahiut, dy personat që dyshohen se do kryenin atentat në Elbasan. Sipas forcave blu, këto dy persona, për shkak të presionit të ushtruar, fshehën mjetin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjetet e tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje"; Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Inteligjenca”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Në vijim të operacionit, Policia kap dhe vë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e parandaluar nga Policia. Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet, që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një ngjarje të mundshme kriminale, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Inteligjenca". Në kuadër të operacionit u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u ushtrua kontroll në ambiente të ndryshme të cilat dyshohej se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMë X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Personat e dyshuar, për shkak të presionit policor në terren, fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Inteligjenca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. S., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje";

A. P., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Për hetimin e thelluar të këtij rasti është duke punuar një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan, specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Shënjestra e atentatit në Elbasan ishte Elton Kila, si tentoi kunati i Erjon Alibejt të vinte në jetë planin e ekzekutimit

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të
Elton Kila

TIRANË- Elton Kila i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit” dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan. Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ezektutuar në Belgjikë i cili është kunati i Erion Alibejt i arrestuar me urdhër të SPAK për porositjen e disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan. Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur ku gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.

3 VITE ME PARE

Atentati i dështuar në Elbasan, Policia shkon në gjurmët e Erion Alibejt, arrestohet kunati (EMRAT)

BMW X6 e kallashë gati për atentat! Kunati i Alibejt dhe mikut të

ELBASAN- Arsen Preçi dhe Arben Spahiu janë arrestuar sot nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se janë pjesë e atentatit të dështuar dje në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Spahiu është kunati i Erion Alibejt.Ai është nga personat që mendohet se ka  organizuar atentatin e djeshëm. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur në ccantën e krahut, dy karta identiteti greke të falsifikuara. 

Por çfarë ndodhi dje? Policia e Shtetit mundi të parandalojë të dielën një atentat mafioz në Elbasan. Një makinë fuoristradë u gjet pranë stadiumit "Elbasan Arena" ku u gjetën 3 kallashnikovë dhe dhjetëra fishekë. Makina ndodhej në një magazinë të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt, një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Shënjestra e atentatit ende nuk është mësuar por mendohet se atentati mund të jetë një vrasje për hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiun. Ai është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022. Tashmë me arrestimin e tij pritet marrja në pyetje për të zbuluar shënjestrat dhe porositësit e atentatit. Erion Alibej ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe SPAK poo verifikon deklaratat e tij. Ai akuzohet se porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. 

Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt./Dosja.al

operacioni inteligjenca dosja per erjon alibej arben spahiu erjon alibej arsen preci elton kila

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj