All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja më e mirë e vitit", Real Madrid bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris

• Në Theatre Du Chatelet të Parisit, mesfushori spanjoll i Machester City, Rodri është shpallur fituesi i "Topit të Artë" të këtij edicioni për vitin 2024. • Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar çmimin Kopa, që i jepet lojtarit të ri më të mirë të sezonit. • Klubi më i mirë i vitit për femra është shpallur ai i Barcelonës dhe për meshkuj ai i Real Madridit. • Fitore me “pikë të barabarta” për Harry Kane dhe Kylian Mbappe, të cilën kanë shënua secili 52 gola. • Vetëm sulmuesi i Bayernit u ngjit në skenë, pasi Mbappe nuk ishte i pranishëm. • Trofeun ‘Johan Cruijff’, për trajnerin më të mirë të sezonit, e fitoi Carlo Ancelotti. • Ashtu sikurse pjesa tjetër e delegacionit të Realit të Madridit, edhe tekniku italian nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të Topit të Artë. • Aitana Bonmatí, nga Barcelona, ​​ka fituar Topin e Artë për femra. • Një sukses më se i merituar dhe emri i saj aspak një surprizë për këtë trofe. • Është i dyti për Aitanën dhe i katërti radhazi për lojtaret e Barcelonës pas dy trofeve të Alexia Putellas. • Sulmuesi i Realit të Madridit Vinicius Jr ishte ai që parashikohej të ngrinte trofeun më të lakmuar në aspektin individual. • Por planet janë përmbysur për sulmuesin madrilen, pasi Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius. • Kjo la të kuptohej se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz. • Avioni i prenotuar nga Real Madridi, ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona. • Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi kishte informacionin se Vini nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

19 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rodri është fituesi i "Topit të Artë" për edicionin e 68-të të këtij trofeu!

All - Paragraf - 1

PARIS - Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i "Topit të Artë" të këtij edicioni për vitin 2024. Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe "Topin e Artë" pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.

Gjithmonë fituesi i këtij trofeu ka prodhuar polemika dhe diskutime, por asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur që një skuadër e tërë me disa kandidatura si Reali i Madridit të bojkotonte ceremoninë në solidaritet të brazilianit Vinicius Junior që prej kohësh përflitej si kandidati kryesor.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Ja si ka votuar Shqipëria për fituesit e trofeve të "Topit të Artë"!

PARIS - "Topi i Artë" ende nuk është vendosur se ku do të shkojë, por vota e Shqipërisë është zbuluar dhe gazetari i njohur sportiv, Besnik Dizdari, i cili ka pasur të drejtën e votës këtë vit në trofeun prestigjioz të dhënë nga France Football, në vendin e parë ka nxjerrë mesfushorin spanjol të Manchester City, Rodri.

Me një skemë ku duhet të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 lojtarë, Dizdari ka nxjerrë pikërisht Rodrin si më të vlerësuarin. Teksa, një pretendent kryesor si Vinicius Junior, ai e ka radhitur të tetin.

Në vend të dytë, Dizdari ka votuar Lamine Yamal, ndjekur nga Carvajal, Bellingham, Rudiger, Haaland, Lautaro Martinez. Ndërsa, në vendin e nëntë dhe të dhjetë, ka radhitur Kylian Mbappe dhe Granit Xhakën.

Sa i takon portierëve, për trofeun Yashin, Dizdari ka votuar që atë ta fitojë spanjolli Unai Simon, ndjekur nga Lunin dhe më pas Emiliano Martinez.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Për të dytin vit rradhazi Bonmati fiton "Topin e Artë" për femra!

PARIS - Aitana Bonmatí, nga Barcelona, ​​fiton "Topin e Artë" për femra. Një sukses më se i merituar. Është i dyti për Aitanën dhe i katërti radhazi për lojtaret e Barcelonës pas dy trofeve të Alexia Putellas.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Carlo Ancelotti shpallet trajneri i vitit… në mungesë!

PARIS - Trofeun ‘Johan Cruijff’, për trajnerin më të mirë të sezonit, e fitoi Carlo Ancelotti. Ashtu sikurse pjesa tjetër e delegacionit të Realit të Madridit, edhe tekniku italian nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të "Topit të Artë".

Çmimi “Cruyff” për femrat, shkon për Emma Hayes, nga Chelsea, trajnerja më e mirë e futbollit 2024. Ajo nuk ka mundur të marrë pjesë në gala, por shfaqet një video e Hayes me trofeun në duar. “Jam shumë e nderuar”, deklaroi Hayes.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Kane dhe Mbappe fitojnë çmimin “Gerd Myler”, vetëm sulmuesi i Bayernit ngjitet në skenë!

PARIS - Fitore me “pikë të barabarta” për Harry Kane dhe Kylian Mbappe, të cilën kanë shënua secili 52 gola.

Vetëm sulmuesi i Bayernit u ngjit në skenë: "Duhet të falënderoj Bayernin dhe France Football që më keni votuar në këtë mbrëmje. Ky çmim mban emrin e një legjende të klubit tim dhe kjo më bën edhe më krenar.

Kalimi nga Tottenhami te Bayerni ishte një gjë e re. Përvojë e re për mua dhe familjen time, dua të falënderoj shokët e mi, shpresoj se mund të vijnë më shumë gola dhe suksese. Sekreti? Punë e palodhur, gjithmonë duke besuar në aftësinë për të përdorur instinktin në çdo top.

Gjithmonë ka diçka për të punuar, unë mund të bëhem më i shpejtë ose të marr penallti më mirë dhe të jem më i ftohtë para portës.” Më pas ai bën shaka me një ish-sulmues të madh si Drogba dhe përfundon: “Po mësoj gjermanisht, shpresoj të qëndroj për disa vite të tjera dhe të bëj më mirë”.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

VIDEO / Protesta në Paris për “eliminimin” e Vinicius Jr”!

PARIS - Ky edicion i “Topit të Artë” do të hyjë në histori edhe për polemikat që e kanë shoqëruar dhe bojkotin e Real Madrid ndaj ceremonisë pasi spanjollët u lajmëruan se Vinicius nuk kishte fituar trofeun.

Madrilenët qëndruan në shenjë proteste në Spanjë duke mos dërguar përfaqësues në ceremoni. Por gjithsesi, mbështetës të shumtë të kësaj skuadre u vendosën para teatrit ku zhvillohej ceremonia për dhënien e çmimeve sot.

“Vinicius “Topi i Artë””, ishin thirrjet që pushtuan bulevardin patra sallës ndërsa të ftuarit po futeshin brenda për ceremoninë e këtij aktiviteti.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Organizatorët e "Topit të Artë", homazhe legjendës gjermane Beckenbauer!

PARIS - Nderim i jashtëzakonshëm dhe emocionues për Franz Beckenbauer, legjendë e futbollit gjerman, i ndarë nga jetë muaj më parë. Në skenë u ngjitën Karl-Heinz Rumenigge dhe djali i Beckenbauer.

"Kaiser ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por jashtë fushës ai ishte gjithashtu një person i mrekullueshëm. Ai ishte një shembull që ne të gjithë duhet ta ndjekim. Ai ishte shoku im i skuadrës, trajneri im, presidenti im... Ndarja e jetës me të për 50 vjet ka qenë shumë e veçantë. Ai ishte një shembull popullor, të gjithë mund të mësojmë prej tij në trajtimin e njerëzve,” deklaroi Rumenigge.

Heidi, bashkëshortja e Beckenbauer shtoi:"Ai ishte një njeri unik, i veçantë, me një zemër të madhe. Shpresoj që fansat ta kujtojnë gjithmonë me dashuri."

Joël, djali i Bekenbauerit, mes emocionesh, shtoi: "Ai ishte një njeri me shumë vlera. Në shtëpi ai nuk ishte Kaiser, ai ishte një baba dhe ishte babai më i mirë në botë."

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Reali Madridit shpallet ekipi më i mirë, por askush nuk u paraqit për trofeun!

PARIS - Real Madridi duhet të kënaqet me një çmim ngushëllues, atë të Klubit më të Mirë në kategorinë e meshkujve. Askush nga klubi spanjoll nuk u ngjit në tribunë për ta marrë. 

Ishte momenti në të cilin u duk qartë se si klubi Merenges mungoi në këtë ceremoni, në solidaritet me Vinicius dhe Carvajal. Për Madridin nuk ishte ngushëllim porn jë nxjerrje në pah të zhgënjimit për faktin se asnjë nga lojtarët e tyre nuk u paraqit për të tërhequr trofeun.

Këtë herë të paktën nuk pati polemika në këtë çmim për klubin më të mirë. Ndryshe nga viti 2022, kur ai ishte favorit i madh, por Manchester City ia rrëmbeu çmimin në një votim që ngriti shumë diskutime.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Barcelona shpallet ekipi më i mirë për femra!

PARIS - Çmimi për ekipin më të mirë të femrave e fiton Barcelona Presidenti Laporta dhe futbollistja Alexia Putellas ftohen në skenë për të marrë çmimin.

Presidenti i Barcelonës deklaroi: "Faleminderit për këtë çmim, është një nder. Faleminderit të gjithë ekipit, veçanërisht lojtareve që e bëjnë Barcelonën ekipin më të mirë të femrave në botë. Kjo do të thotë përkushtim, liri dhe barazi. Është një burim krenarie për ne."

Alexia Putellas ftoi të gjitha koleget e saj që janë në gala sepse “është një çmim për të gjithë ekipin”. Laporta siguron se "ky çmim është një dhuratë për 125-vjetorin tonë dhe për tifozët tanë”. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Flick sepse “ne po luajmë futboll të mirë. Ne jemi përsëri një klub i dashur në të gjithë botën."

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Organizatorët e Topit të Artë: “I pakuptueshëm reagimi i Realit të Madridit!

FRANCE - “Pozicioni i Real Madridit është i pakuptueshëm”. Organizatorët e Topit të Artë thanë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE se nuk e kishte kuptuar vendimin e klubit iberik për të anuluar udhëtimin në Paris, ku do të mbahet ceremonia e çmimeve këtë mbrëmje, pasi është e sigurt që ylli i madrilenëve, Vinicius Junior nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni, siç parashikonin shumë.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, theksojnë organizatorët, France Football dhe UEFA, të cilët nga ky vit e organizojnë ceremoninë së bashku, nuk e kanë njoftuar fituesin paraprakisht dhe as intervista tradicionale dhe fotosesioni me trofeun në funksion të numrit të radhës të revistës franceze. As klubi i fituesit nuk ishte i informuar nga organizatorët dhe për këtë arsye ata e konsiderojnë 'qëndrimin e Real Madridit të pakuptueshëm'.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

VIDEO / Lamine Yamal shpallet talenti i vitit me çmimin Kupa!

FARNCE - Dorëzohet çmimi i parë në ceremoninë gala të Topit të Artë që po zhvillohet në Paris. Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar çmimin Kopa, që i jepet lojtarit të ri më të mirë të sezonit.

Yamal spikati me lojën dhe golat e tij në radhët e Barcelonës, por kulmin e suksesit gjatë sezonit të kaluar e arriti me Spanjën, në Evropian, ku ngriti lart trofeun e kampionit.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Barcelona dhe Argjentina dominojnë... kanë më shumë “Topa të Artë” në histori!

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

FRANCE - Fituesi i “Topit të Artë” të parë në histori, në vitin 1956, ishte Stanley Matthews, një sulmues anglez, që luante për Blackpool në atë kohë. Ne e dimë gjithashtu identitetin e “Topit të Artë” të 67-të: Lionel Messi.

Por ende nuk e dimë emrin e fituesit të 68-të të “Topit të Artë” në histori. Ceremonia e dhënies së trofeut do të mbahet këtë të hënë, më 28 tetor në Paris, në Théâtre du Châtelet (20:45).

Një vështrim prapa në statistikat e dukshme të fituesve të “Topit të Artë” që nga krijimi i tij.

Epërsi e sulmuesve…

Jo befasisht, vërejmë se fituesit e “Topit të Artë” janë kryesisht sulmues, pasi 50 nga 67 fituesit luajtën në këtë pozicion, krahasuar me 13 në mesfushë, 3 në mbrojtje. Vetëm një portier ka fituar “Topin e Artë”. Ky është Lev Yashin në 1963.

Mosha 27 vjeç...

Kjo është mosha mesatare e fituesve të “Topit të Artë”. Vini re se fituesi më i ri është Ronaldo Nazario, i cili u shpërblye në vitin 1997 në moshën 21-vjeçare. Dhe se "më i moshuari" nuk është askush tjetër veçse fituesi i “Topit të Artë” të parë në histori: Stanley Matthews, 41 vjeç në 1956.

Barça dominon me “Topin e Artë”

FC Barcelona dominon në renditjen e klubeve më të përfaqësuara në mesin e fituesve të “Topit të Artë”, e ndihmuar nga shtatë kurorëzimet e Lionel Messit. Në total, klubi katalanas ka parë një nga lojtarët e tij të fitojë trofeun prestigjioz katërmbëdhjetë herë. Më pas gjejmë rivalin e tij të përjetshëm, Real Madridin dhe Juventusin me nga 9 “Topa të Artë”. AC Milan dhe Manchester United plotësojnë ‘Top 5’-shen me nga 7 dhe 5 trofe respektivisht.

Argjentina në krye... ose më saktë Leo Messi

Lionel Messi i vetëm e vendosi Argjentinën në krye të renditjes së kombeve, falë tetë “Topave të Artë” të tij. Pas Argjentinës, vjen Holanda, Portugalia dhe Franca, që ndajnë vendin e dytë me 7 “Topa të Artë”.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Topi i Artë 2024/ Publikohet renditja e lojtarëve, Granit Xhaka mes yjeve të futbollit, ja ku pozicionohet ai

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja
Granit Xhaka

PARIS- Në "Theatre Du Chatelet" në Paris do të mbahet ceremonia e dorëzimit të "Topit të Artë 2024". Ndërsa pak nga pak po i afrohemi momentit për të zbuluar fituesin e këtij viti për "Topin e Artë" janë publikuar edhe listat e futbollistëve sipas renditjes pas votimeve të bëra.

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh ndërsa tani ka nisur publikimi i emrave nga fundi drejt më të mirit të këtij viti. Ndërkohë futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka arritur të rrëmbejë vendin e 16. Pas tij në renditje qëndrojnë yje të ekipeve të mëdha si Federico Valverde,  Emiliano Martinez, Hakan Çalhanoglu e shumë emra të tjerë të cilët i gjeni në listën më poshtë.

Ceremonia starton në orën 20:00, ndërsa Real Madridi ka zgjedhur ta bojkotojë këtë eveniment pasi ka mësuar lajmin se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, ndërsa pritet që çmimi t’i shkojë spanjollit Rodri.


RENDITJA:

16-Granit Xhaka

17-Federico Valverde

18-Emiliano Martinez

19-Martin Odegaard

20-Hakan Çalhanoglu

21-Bukayo Saka

22-Antonio Rudiger

23-Ruben Dias

24-William Saliba

25-Cole Palmer

26-Declan Rice

27-Vitinha

28-Alejandro Grimaldo

29-Mats Hummels, Artem Dovbyk

1 VITE ME PARE

Real Madridi shpërthen i indinjuar: “Topi i Artë pushon së ekzistuari për ne!”...

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

SPANJE - Zhgënjim dhe zemërim monumental i Real Madridit, për atë që ata e konsiderojnë si një padrejtësi me një çmim, që për klubin e bardhë nuk ka më vlerë dhe "për momentin pushon së ekzistuari".

Madje, Madridi ka anuluar programin special që kishte me rastin e “Topit të Artë” në RMTV dhe që do të zgjaste pesë orë. Asnjë shenjë e “Topit të Artë” tani e tutje në Valdebebas dhe Santiago Bernabeu.

Ishte mëngjesi i djeshëm kur Real Madrid filloi të merrte informacione se ndoshta Vinicius nuk do të ishte fituesi. Ishte e gjitha një supozim, por informacioni filloi të tingëllonte gjithnjë e më shumë në Valdebebas dhe ekspedita filloi të vihej në dyshim. 

Lojtari brazilian dhe skuadra madrilene nuk do të jenë në Gala...

Pasditen e sotme, me lojtarët në Valdebebas, më në fund merret vendimi për të mos udhëtuar drejt Parisit, një masë që duhet parë sesi do t'ia dalin bardhezinjtë në të ardhmen. Por për momentin komenti është unanim: “Topi i Artë nuk ekziston”. 

Motoja e Real Madridit është e qartë tani: “Duhet të fokusohemi te konkurrenca”. Pas tronditjes dhe pakënaqësisë fillestare, Ancelotti e ka të qartë se skuadra duhet të fokusohet në jetën e përditshme dhe konkurrencën, veçanërisht pas humbjes 0-4 të Barçës. 

Festa ishte gati…

Në Madrid, zgjidhja përfundimtare e trofeut është befasuese, sepse të gjitha informacionet që kishin marrë deri të shtunën, ishin ato të një Vinicius të lyer me ar në Paris. Ekspedita prej 50 personash, me Florentino Pérez në krye, e bën të qartë se Madridi e mori të mirëqenë, se ai do të fitonte çmimin. 

Vinicius dhe sponsorët e tij gjithashtu kishin planifikuar “Topin e Artë” dhe Nike të vishnin të gjithë dyqanin e saj në Gran Vía në Madrid me ar për nder të Vinit. Do të duhet të shohim nëse do të vazhdojë me të njëjtin protokoll me Rodrigon, po ashtu nga marka amerikane. 

B.T (Dosja.al) 

 

1 VITE ME PARE

Shtangen në Paris!... Nuk ka lajm asnjë nga Madridi për Realin e “Topit të Artë”

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

FRANCE - Lajmi se Real Madridi nuk po udhëton drejt Parisit ra si gur në organizimin e Gala-së për dhënien e çmimeve nga France Football.

Në fakt, kur lajmi u shfaq në Marca, vetëm gjysmë ore më parë, organizatorët u shprehën të habitur, pasi nuk kishin asnjë lajm që bardhezinjtë nuk po udhëtonin. Madje, ata kishin konfirmimin se ishin 50 të ftuar nga klubi i bardhë, mes të cilëve fitues, familjarë, miq dhe përfaqësues të tjerë të klubit.

Në këtë kohë organizatorët nuk ka ende asnjë lajm nga Madridi, edhe pse është evidente se manovra e bardhezinjve prish shumë planet për organizimin e një eventi të përmasave të tilla. 

Dhe jo vetëm për shkak të mungesës së Vinicius, por ka shumë lojtarë të tjerë të bardhë që ishin në garë për çmime të tjera. Vetë Real Madridi u nominua për klubin më të mirë.

Për Galanë, kjo është një goditje e rëndë, pasi Real Madridi, kampion i Europës dhe me një listë të gjatë lojtarësh ndër më të mirët në botë, nuk do të jetë në Paris. Është diçka që ata as e prisnin dhe as e kanë mësuar. 

Deri më tani kishte ndodhur, që Leo Messi apo Cristiano Ronaldo të njoftonin se nuk do të vinin kur e dinin rezultatin e votimit dhe fituesin, por kjo ndodhi edhe shumë më përpara. Kjo frikë, dhe në të njëjtën ditë të Gala-së, është i paprecedentë.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

“Topi i Artë”/ Rodri në Paris, me gjasa do të jetë një tris çmimesh për futbollin spanjol…

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

FRANCE - Rodrigo Hernández ka të gjitha fletëvotimet për t'u zgjedhur për “Topin e Artë” 2024, pasi është konfirmuar se Vinicius nuk do ta fitojë çmimin për futbollistin më të mirë të vitit. 

Përveç Rodrigos, festën e futbollit spanjol do ta plotësonin Aitana Bonmatí, favoritja për të fituar çmimin e lojtares më të mirë të vitit dhe Luis de la Fuente, i cili me siguri do të shpërblehet si trajneri më i mirë i vitit 2024. 

Mesfushori i Manchester Cityt dhe i kombëtares spanjole mbërriti në Paris rreth orës 14:00 duke përdorur paterica dhe pasi mësoi se Real Madridi nuk po udhëton për në Paris (vetëm Butragueño si përfaqësues institucional), ai ka parë se si mundësitë e tij për fitimin e Topit të Artë janë ngritur në qiell. 

Futbolli spanjol i meshkujve nuk e kishte fituar “Topin e Artë” që kur Luis Suarez, një futbollist galician i Barcelonës, e bëri këtë në vitin 1960, i cili vdiq më 9 korrik 2023.

Rodrigo Hernández është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit, pasi pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni në Madrid nga Dr.Leyes për këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë. 

MVP i Eurokupës

Rodrigo Hernández ishte lider i skuadrës spanjole që këtë verë fitoi Eurokupën në Gjermani dhe në fund të turneut u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

E FUNDIT… Vinicius Junior nuk merr pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”!!!

SPANJE - Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius, gjë që lë të kuptohet se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz. 

Avioni i prenotuar nga Real Madridi, ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona.

Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi tashmë ka informacionin se Vini nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

50 anëtarët që po udhëtonin për në Paris kishin qenë në Valdebebas që nga ora 14:00 dhe alarmet filluan të bien kur asnjë shpirt nuk lëvizi nga qyteti sportiv. 

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Një delegacion i madh i Barcelonës, në Paris për ceremoninë e “Topit të Artë”…

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

SPANJE - Festa e ‘El Clasico’ vazhdon sot në Paris, destinacioni i një avioni me një delegacion shumë të madh nga FC Barcelona që do të jetë në Galanë e ‘Topit të Artë.

Dy ditë pas një nate tjetër magjike për tifozët e Barcelonës në Bernabeu, Joan Laporta kryeson ekspeditën e Barcelonës, të cilët do të jetë në Teatre du Chatelet.

Presidenti i Barçës do të takohet sërish me Florentino Pérez, i cili do të drejtojë delegacionin e Real Madridit, me fokus Vinicius. Ndërsa për Real Madrid çmimi i brazilianit do të jetë një perde tymi për 0-4 të Barçës në Chamartín, Laporta do të vazhdojë të buzëqeshë si para dhe pas në kutinë e ‘Shtëpisë së Bardhë’.

Çmimi i femrave do të ngjyroset si blaugrana për të katërtin vit radhazi me dyshen e Aitana Bonmatít, pas dy të parëve nga Alexia Putellas. Kjo është arsyeja pse Laporta do të jetë atje me më shumë anëtarë të bordit si zv.presidentët Rafa Yuste dhe Elena Fort, si dhe drejtorin Xavi Puig.

Përveç Aitanës, Lamine Yamal do të udhëtojë për të marrë “Trofeun Kopa”, i shoqëruar nga Dani Olmo, në listën e “Topit të Artë” si ai, dhe Pau Cubarsí , gjithashtu i nominuar për çmimin më të mire për U-21.

Dhe në nivelin femëror, Aitana nuk do të jetë vetëm. Asaj iu bashkuan në fluturimin çarter që u nis në orën 12:30, Caroline Graham Hansen, Alexia Putellas, Salma Paralluelo dhe Patri Guijarro, finaliste për “Topin e Artë”, si dhe Marta Torrejón, Pere Romeu, pasardhëse e Jonatan Giráldez dhe anëtare e stafit të Galician, sot në American Washington Spirit dhe kandidate e fortë për zgjedhjen e trajneres më të mirë të futbollit për femra.

Skuadra më e mirë e femrave do të jetë Barça pas Ligës së saj të tretë të Kampionëve, ndërsa Madridi për meshkuj është kandidat për të fituar çmimin e sapokrijuar. Në Hotel Du Collectionneur, qendra e operacioneve para Galas, dhe në Théâtre du Châtelet, do të vazhdojë biseda për recitalin culé në ‘El Clasico’.

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

“Topi i Artë”, sot dita e Vinicius dhe Aitanës

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

FRANCE - Vinicius Junior dhe Aitana Bonmati do të jenë protagonistët e mbrëmjes së kësaj të hëne në ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë” që do të mbahet në Theatre Du Chatelet të Parisit, pasi sulmuesi i Realit të Madridit dhe mesfushorja e Barcelonës janë ata që parashikohet të  ngrenë trofeun më të lakmuar në aspektin individual.

Në futbollin e meshkujve, për herë të parë në listën e 30 kandidaturave nuk figurojnë as Lionel Messi e As Cristiano Ronaldo, kështu që Vinicius është në ‘pole position’ dhe nëse do të fitojë, do të bëhet i pari brazilian që ia del të ngrejë trofeun e “Topit të Artë” që nga viti 2007, kur fitoi Kaka.

Në futbollin e femrave, Aitana Bonmati është superfavoritja për të fituar dhe për të do të ishte viti i dytë radhazi, që do të merrte në duar “Topin e Artë”.

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

Vinicius shihet si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë për faktin se ishte një prej protagonistëve kryesorë të Realit të Madridit në fitoren e kampionatit dhe Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i kompeticionit më të rëndësishëm evropian. Me përfaqësuesen braziliane gjërat nuk i shkuan mire, pasi Seleçao u eliminua në cerekfinale të Copa America.

Rodri fituesi i "Topit i Artë 2024", Bonmati "lojtarja

Kundërshtarët më të fortë të brazilianit në këtë garë janë të zakonshmit Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, edhe pse në ndeshjet më me peshë nuk kanë qenë vendimtarë, ndërkohë që nuk harrojmë as Rodrin, ‘truri’ i mesfushës së Manchester City dhe Spanjës, me të cilën fitoi edhe Evropianin e Gjermanisë. Në podium mund të ngjitet edhe Jude Bellingham, fitues i Ligës së Kampioneve me Realin dhe nënkampion Evrope me Anglinë.

Përsa i përket “Trofeut Kopa”, për lojtarin e ri më të mirë, ka shumë pak dyshime që ai do t’i shkojë 17-vjeçarit të Barcelonës, Lamine Yamal.

Përsa i përket futbollit të femrave, Bonmati është favoritja për të triumfuar, por i gjithë podiumi mund të marrë ngjyrat blaugrana, pasi mesfushorja e Barcelonës mund të shoqërohet nga dy shoqet e saj të skuadrës, Alexia Putellas, fituese e “Topiut të Artë” në 2021 e 2022 dhe Salma Paralluelo. Kjo do të thotë, se nëse nuk do të ketë ndonjë çudi të madhe, për Barcelonën do të jetë i katërti vit radhazi që siguron “Topin e Artë” për të treguar supremacinë e klubit katalanas në futbollin e femrave.

B.T (Dosja.al)

topi i arte 2024 vinicius jr real madrid

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje