LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin një Shqipëri pa opozitë", Berisha: Shqiptarët të mos votojnë asnjë tjetër përveç PD-së! Ramën e pret McGonigal

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediat lidhur me qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për udhëtimet e tij drejt SHBA-së. • Berisha e cilësoi këtë si përgjigja më e fuqishme për kryeministrin Edi Rama, Xhorxh Sorosin dhe ish-sekretarin amerikan, Atony Blinken, të cilët sipas tij u përpoqën për një Shqipëri pa opozitë. • Kreu i PD-së u shpreh më tej se falënderon DASH, sekretarin Marco Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për "qëndrimet jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë". • Berisha tha gjithashtu se ky vendim i DASH ishte po ashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që besuan atë që e cilësoi si "kauzë e drejtë dhe e vërtetë". • Berisha u pyet sot në konferencën për mediat, se kur do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. • Ai tha se vendimin e DASH e kishte mësuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa shtoi se nuk kishte ndonjë plan për udhëtim. • Kryedemokrati tha se gjithashtu nuk planifikon të udhëtojë drejt SHBA-së këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. • Ai më tej u pyet në lidhje me kontratën e LaCivita teksa theksoi se është konsulencë elektorale. • Sa i përket pyetjes së nëse ka kërkuar vizë në SHBA, ai u shpreh se nuk ka kërkuar që kur ka qenë kryeministër. Berisha u pyet edhe për parashikimet që ka PD-ja për zgjedhjet e 11 majit. • Gazetari e informoi Berishën në lidhje me parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se PS merr 78-88 deputetë. • Sipas Berishës këto janë plane qesharake të Ramës dhe se ai i ka ditët e numëruar në atë zyrë. • Ai theksoi se shqiptarët përmes votës së 11 majit i kanë prerë biletën. Kryedemokrati theksoi se atë e pret McGonigal.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë ditët kulmore të fushatës, në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat, se kur do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Berisha tha se vendimin e DASH e kishte mësuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa shtoi se nuk kishte ndonjë plan për udhëtim. Ai tha se gjithashtu nuk planifikon të udhëtojë drejt SHBA-së këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.

"Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"A do të ketë efekt qëndrimi i DASH në zgjedhje?", Berisha: Është thirrje për çdo shqiptar që të mos votojnë asnjë tjetër përveç PD-së

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur sot në konferencën për gazetarët nëse qëndrimi i DASH mbi udhëtimet e tij në SHBA do ketë efekt në zgjedhje. 

Berisha tha se ky qëndrim i DASH do mirëpritet nga qindra mijëra shqiptarë. Ai ju bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë asnjë forcë tjetër politike përveç PD-së. 

Pyetje: Qëndrimi i DASH do ketë efekt në zgjedhje?

Berisha: Natyrisht nuk mund të them se ky qëndrim i ri nuk mirëpritet nga qindra, mijëra shqiptarë. Sigurisht që mirëpritet, të cilët më besuan mua, që ai ishte një akt politik, korruptiv. Por tani edhe ata pak që mund të kenë mbetur, ndaj dhe i ftoj ata unë që të gjithë, të cilët u shmangën për një arsye apo duke patur qoftë dhe një dyshim të vogël se kishte diçka të vërtetë aty, tani besoj se është koha të bashkohen dhe të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike.

Partia Demokratike me këtë vendim del se u ndëshkua për motive politike, u ndëshkua për motive politike në lobimin e zi të Edi Ramës, Xhorxh Soros dhe të tjerë. Ky është një lehtësim, është një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitar, për çdo shqiptar.

1 VITE ME PARE

Berisha komenton parashikimin e Ramës për zgjedhjet: Plane qesharake, shqiptarët ia kanë prerë biletën! Mezi po e pret McGonigal

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat u pyët për parashikimet që ka PD-ja për zgjedhjet e 11 majit. Gazetari e informoi Berishën në lidhje me parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se PS merr 78-88 deputetë.

Sipas Berishës këto janë plane qesharake të Ramës dhe se ai i ka ditët e numëruar në atë zyrë. Ai theksoi se shqiptarët përmes votës së 11 majit i kanë prerë biletën. Kryedemokrati theksoi se atë e pret McGonigal.

"Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën. Të pret McGonigal, mezi po të pret! Me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllën vërtebrore," tha Berisha në mbyllje të fjalës së tij.

 

1 VITE ME PARE

"'Non grata' vendim i politizuar, është paekuivok", Berisha: Kontrata e PD me LaCivita është për konsulencë elektorale, jo lobim

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot për gazetarët se "Non grata" është konsideruar vendim politik, i administratës Biden. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qëkur ka lënë detyrën si kryeministër nuk ka kërkuar asnjëherë vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Pyetja është se, non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok.
Pra është e pashpresë. Nuk kam kërkuar vizë për në SHBA. Asnjëherë nuk kam kërkuar vizë pas lënies së detyrës së kryeministrit.", tha Berisha. 

I pyetur për pagesën që Chris LaCivita ka marrë, kryedemokrati tha se kontrat e PD me drejtuesin e fushatës është kontratë për konsulencë elektorale dhe jo për lobim. Më tej shtoi se çdo pagesë dhe çdo transaksion do të depozitohet në kohën e duhur në KQZ siç e kërkon ligji. Berisha theksoi se kontrata me LaCivita është 100 përqind korrekte dhe e pastër.

"Partia Demokratike ka një kontratë me Chris LaCivita, absolutisht jo për lobim. Për këtë të jeni 100% të sigurtë. Kontrata me Chris LaCivita është kontratë për konsulencë elektorale dhe këto janë të ndryshme në ligjin amerikan. Pra, kjo është e vërteta.
Por siç keni parë çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve nga më të shquarit. Me dhjetëra shkrime dhe këtu një gazetar përsëri, që unë nuk e njoh atë gazetar, më thonë që qenka korrespondent në Shtëpinë e Bardhë, është një gazetar që ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse të marrëdhënieve publike të DASH.

LaCivita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Do të paguhet patjetër për konsulencë elektorale. Shiko, çdo pagesë, çdo transaksion do të depozitohet në kohën e duhur në KQZ, siç e kërkon ligji. Por mos harroni, sigurisht LaCivita është personaliteti më i shquar në fushë domenin elektoral që ka shkelë ndonjëherë në Shqipëri. Unë e kuptoj kureshtjen normale të gazetarëve. Por këtu kompani konsulence ka pasur gjithnjë dhe mund të ketë 2-3 kompani dhe është një standard normal sot, për të gjithë. Kontrata do të depozitohet siç e kërkon ligji. Ju siguroj se është 100 përqind korrekte dhe e pastër.", u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

"U dha përgjigja më e fuqishme atyre që donin një Shqipëri pa opozitë", Berisha: Falenderoj DASH për qëndrimet kundër vendimeve të ekstremit të majtë!

"DASH u dha përgjigjen më të fuqishme atyre që donin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediat lidhur me qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për udhëtimet e tij drejt SHBA-së. Berisha e cilësoi këtë si përgjigja më e fuqishme për kryeministrin Edi Rama, Xhorxh Sorosin dhe ish-sekretarin amerikan, Atony Blinken, të cilët sipas tij u përpoqën për një Shqipëri pa opozitë. 

Kreu i PD-së u shpreh më tej se falënderon DASH, sekretarin Marco Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për "qëndrimet jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë". Berisha tha gjithashtu se ky vendim i DASH ishte po ashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që besuan atë që e cilësoi si "kauzë e drejtë dhe e vërtetë".

"Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën. Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.

Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin. Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron. Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.", tha Berisha. 

berisha

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!