LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate dhe batuta tek Ekonomia/ Socialistët rrëzojnë propozimin e Braçes! KLP, SPAK, AKSHI-i kërkon shtesë në staf, deputeti: E palogjikshme

• Komisioni Ekonomisë dhe Finacave u mblodh ditën e sotme rreth orës 11:00 për shqyrtimin e raporteve nen për nen për dhënie mendimi për projektligjet e Paketës Fiskale qe shoqërojnë projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2023”. • Mbledhja është shoqëruar me debate dhe diskutime të forta edhe brenda vetë socialistëve, konkretisht mes deputetit të PS-së Erion Braçe dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. • Braçe kërkoi heqjen e TVSH-së për mushqerrat barsë të importit pasi sipas tij kjo është e padrejtë dhe numri i lopëve në vend ka rënë nga viti në vit. • Ndërkohë minsitrja kërkoi që të mos ketë diskutime në lidhje me këtë çështje duke qenë se ato janë rezauruar. Ministrja tha se nuk mund të japë dot një përgjigje pasi i takon ministrisë së Bujqësisë të krijojë një raport në lidhje me këtë diskutim. • Por mbledhja është shoqëruar edhe me batuta, kështu kryetari i Komisionit Eduard Shalsi bëri një ‘gafë’. Duke menduar se e ka mikrofonin e fikur ai pranoi që në sektorin e bujqësisë nga informalitet, pasi e kuptoi që po dëgjohej ë publik dhe media e kaloi me te humor situatën e krijuar . • Me debate u shoqërua dhe kërkesa e institucioneve si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai Gjyqësor, AKSHI-i apo dhe Presidenca për shtesë të numrit të punonjësve. Braçe tha se kjo është e palogjikshme pasi institucionet vit për vit kërkojnë shtim të stafit. • Sipas Braçes, sa herë vjen një titullar i ri në krye të këtyre institucioneve kërkohet shtesë në staf. Ai kërkoi një kontroll të këtyre institucioneve nga ana e minsitrisë së Finacave.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KLP, SPAK, AKSHI-i kërkojnë shtim stafi, Braçe: E palogjikshme, sa herë vjen një titullar kërkon staf shtesë! Shalsi: Kërkesat janë reduktuar

Debate dhe batuta tek Ekonomia/ Socialistët rrëzojnë propozimin e
Erion Braçe

TIRANË- Është shoqëruar me debate dhe diskutime mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave ku po diskutohej shtesa e numrit të punonjësve në institucionet e drejtësisë por jo vetëm pasi dhe në AKSH-i dhe në Presidencë. Deputeti socialist Erion Braçe tha se është e palogjikshme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor por dhe institucionet e tjera të kërkojnë shtim të numrit të punonjësve çdo vit. Sipas tij SPAK është një institucion operacional dhe i shtohen 15 punonjës ndërkohë nuk i rritet buxheti ndërkohë KLP është administrativ.

Sipas tij duhet një hetim nga ana e institucioneve dhe nga ministria pasi nuk mund të justifikohet kjo. Braçe tha se sa herë vjen një drejtues i ri në krye të institucionit kërkon shtesë në staf. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi bëri me dije se lista e ardhur në Komision është reduktuar në Komisionin e Ligjive në krahasim me kërkesat e bëra në fillim nga instutucionet. Sa i përket përmbytjeve deputetja e Shkodrës Emilja Koliqi kërkoi mbështetje nga qeveria për bashkitë dhe të shpallet gjendja e emergjencës. 

Pjesë nga diskutimet:

Erion Braçe: Shtohet numri i punonjësve në institucionet që janë në varësi të Kuvendit, jo më jo nuk janë vetëm në drejtësi, AKSH, presidenti, ça bëhet, shoh këtu 10 punonjës plus tek KLGJ. 7 tek KLP, të tjerë të presidenti dhe nuk kuptoj këtë logjikë. SPAK i shtohen 15 punonjës dhe nuk i shtojmë lekët. 

Emilja Koliqi: Në një kohë kur jemi në kushtet e përmbytjesm, po diskutoj rastin e bashkisë Shkodër, ku është paraqit një kërkesë për shpalljen e gjendjes së emergjences, atëherë kjo vler 800 milionë ëhstë shumë larg 4 përqindëshit. 

Eduard Shalsi: Ka propozime nga vetë institucionet për të ushtruar detyrën e tyre. Kërkesat janë reduktuar ndjeshëm, janë rakorduar pastaj me komisionin e Ligjeve dhe ministrinë e Finacave se kush janë kërkesat që kërcënojnë punën e tyre. 

Delina Ibrahimaj: Sa i përket problematikave të zonjë Koliqi transferta sa i përket emergjence janë 2.1 miliardë lekë që janë për shpenzime kapitale. Ndërkohë që dhe bashkitë kanë dhe fondet e tyre rezervë për përballimin e rasteve të emergjencave, i cili është në dispozicion për të ju bërë ballë situatave të paparashikuara. 

Erin Braçe: Gjithsecili ka kërkesa për të përmbushur funksionin e tyre. SPAK është një institucion operaciopnal ndërkohë KLGJ është administrativ. Tani nuk shkon që SPAK t'i shtohen 15 punonjës ndërsa KLGJ 10. Tani ka mundësi o Moza se për lekët e tua po flas, nuk bën logjikë, vit për vit ne shtojmë numra punonjësish në këto institucione, A ka mundësi të bëni një analizë institucioni, ministria ju se cili prej këtyre instituciioneve sa nevoja kanë se sa shkon një titullar i ri shtonj punonjës dhe të ketë një logjikë gjaj se në institucione që janë operacionale, hajt të shtojmë. Kjo është e para e dyta lidhet me diskutumin që lidhet në parim. Për naftë duhet të paguajmë 1.95 miliardë lekë ndërkohë keni 1.29 miliardë lekë, pra keni më pak se keni paguar. 

3 VITE ME PARE

'Uu u dëgjova'/ Socialistët hedhin poshtë propozimin e Braçes, deputeti: Delina s'më dëgjon

Debate dhe batuta tek Ekonomia/ Socialistët rrëzojnë propozimin e
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekomomisë dhe Financave madje dhe vetë brenda të majtëve të cilët në unanimitet hodhën poshtë propozimin e deputetit Erion Braçe për përjashtimin e mushqerrave nga TVSH-ja. Në disktumi ajo që pikasi ishte momenti kur Eduart Shalsi me idenë se e ka mikrofonin mbyllur dhe nuk dëgjohet pranoi se në sektorin e bujqësisë ka informalitet. Ndërkohë në një debat mes deputetit socialiste Erion Braçe dhe ministres Braçe me batutë iu drejtua Ibrahimajt se ajo nuk e dëgjon dhe i mbetet vetëm të shkojë ta kapë nga qafa.

Pjesë nga diskutimet:

Petrit Sinaj: Kjo skemë më duket në dëm të shtetit. 

Erion Braçe flet pa mikrofon.

Eduart Shalsi: Mua ma thua ti e di opinionin tim, po flas ma mikrofon, po pranoj gjithë pjesën e informalitet dhe pjesën e të dhënave, ça të them unë. 

Erion Braçe: U çua ai dhe tha në mes të gjithëve se ne këtu nuk paguajmë. 

Eduaart Shalsi: Ta hedhim në votim, hë Braçe.

Erion Braçe: Ça të them unë, ajo më thotë fol me ministrinë e Bujqësisë, ajo s'më flet ça të bëj të shkoj ta kap për qafe. Ky është muhabet koti. 

Eduart Shalsi: Negocioj unë, fusin Ben Ahmetajn, se jemi pa mikrofon, uu dëgjohem , më fal dëgjohem. Me propozimin e zotit Braçe kush është dakort, për kafshët pra për kafshët, ëë dakort, jemi dakort të ja kalojmë seancës. 

Delina Ibrahima: Të lutem se unë nuk të ndërpres. Për sektorë të ndryshëm, për çështje...

Eduart Shalsi: Pro e dim kush është...

3 VITE ME PARE

Debate tek Ekonomia/ Braçe: Të hiqet nga TVSH importimi i mushqerrave barsë, ju thoni nuk flasim për fermerët! Ibrahimaj: Ky diskutim nuk duhet bërë

Debate dhe batuta tek Ekonomia/ Socialistët rrëzojnë propozimin e
Erion Braçe

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi nga ministria e Financave që të hiqet nga TVSH-ja importimi i mushqerrave pasi sipas tij ka rënë numri i lopëve në vend. I ndalur tek skema aktuale deputeti socialist tha se asnjë sektor tjetër ekonomik nuk e ka skemën 20 me 0 në dalje. Por kjo ka hasur në 'kundërshtinë' e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, e cila tha se kjo është diskutuar dhe nuk mund të diskutohet sërish. Ndërkohë deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se sot bujqësia vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Braçe: Kam dy gjëra për këtë projektligj, referuar propozimeve që ka bërë Këshilli i Agrobiznesit, por dhe ato që kemi diskutuar, vazhdoj të insistoj te skema e TVSH për bujqësinë. Është skemë që siç edhe thonë grupet e interesit, shoqata që mbledh biznesin, ka dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit. Çfarë propozohet aty që vjen e propozuar vit për vit, se pari; të rikthehet skema e autofaturimit, të kreditohet TVSh, dhe mos të rimbursohet TVSh. Është një gjë që i ofron grumbulluesve që të jenë të interesuar për të grumbulluar dhe përpunuar produktin vendas. Ajo që po ndodh në këto momente me ullirin i ka të dyja aspektet edhe informalitetin, edhe me faktin se nuk grumbullohet dhe ka ngelur nëpër pemë. Kam një propozim që lidhet me kafshët, kryesisht mëshqerrat e mbarsura. Cili është problemi? Po e humbim numrin e lopëve vit për vit. Për të dhënë një stimul, duhet të përjashtojmë nga TVSH mëshqerrat e mbarsura. Ato vijnë në muajin e 7 në Shqipëri, i nënshtrohen një vlerë të shtuar në doganë. Janë të mbarsura apo jo, do pjellin apo jo…do kthehet pas, dhe së dyti paguajnë një çmim tjetër TVSH. TVSH e llogaritur mbi të, dhe garancia, është kosto e madhe për gjithsecilin nga këta importues për një mëshqerrë. Mëshqerra pasi hyn në territorin e Shqipërisë, jep një viç dhe më pas 9 muajsh jep një viç të dytë. Në harkun e në vitit e gjysmë s’kemi vetëm një mëshqerrë, por dy.

Delina Ibrahimaj: Sa i përket çështjes së parë ne kemi diskutuar gjërësisht dhe kemi konsideruar dhe marrë masa që të ghjitha fondet që shkonin për rimbursimin e TVSH i shkonin fondit për ministrinë e Bujqësisë fond që dhe në vitin 2023 ka ardhur në rritje. Ne u angazhuar që të hiqnim një skemë që ishte abuzive dhe u angazhuam që të rrisnim mbështetjen direkte. Thënë këtë ky diskutim nuk duhet bëKy drë sërish, Me politikat që janë nga Ministria e Bujqësisë kemi pasur një rritje të eksporteve. Sa i përket propozimit të dytë mund të merret në konsideratë por unë tani nuk kam një relacion nga Ministria përgjegjegjës. Është një diskutim që duhet bërë me ministrinë përgjegjësë.

Arbi Agalliu: Ulja në mënyrë të konsiderueshme e numrit të lopëve, deleve, etj, vjen nga mungesa e njerëzve dhe të nxitur nga politikat fiskale e më gjerë që mbulojnë këtë sektor. Prodhuesit e bulmetit sot, iu del disa herë më lirë që lëndën e parë ta importojnë, dhe kompani të mëdha kanë nisur të importojnë qumësht nga vendet e tjera. Kështu që për ta ruajtur këtë sektor, të shikohet skema e TVSH, minimalisht rikthim në skemën 20/20.

Erion Braçe: Ministre unë nuk fola për të rimbursuar fermerët unë fola për thyerjen e kësaj skemë që është 20 me 0 me dalje dhe nuk e ka ansjë sektor tjetër këtë skemë. Këto skema që kemi nuk rimbursopjnë as rendimentin. Duhet të shkojmë tek pagesa për çdo kilogram dhe liter. Po flas për skemën 20 me 20 për përpunimin e brendshëm. E paguajnë ata dhe çmimi tek fermeri bie poshtë është e qartë kjo. Kjo synion të zgjidhë nga pikpamja teknike dhe jo të rimbursojë fermerët. Prarregullon marrëdhëniet e përpunuesve dhe grumbulluesve. Po kërkojnë të administrohet skema e bredshme. Kaq po kërkojnë ju thonë nuk bëjmë diskutime për fermërt, dakort këtu do jemi. Më tregoni një sitsem tjetër të ekonomisë që e ka këtë skemë. Për tatimet nuk diskutoj me ministrinë e Bujqësisë. Këta janë ekspertë tek puna, i nxjerrin lopët gjithmonë e më tepër.

Blerina Gjylameti: Jemi në një moment që nuk mund të rinisim diskutimet. Për procedurë të hidhet në votim dhe të vazhdojmë pro dhe kundër.

komisioni i ekonomise dhe financave 22 nentor 2022 eduard shalsi erion brace arbi agalliu delina ibrahiamj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj