LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për Shëndetësinë, Zhupa akuza Ekonomit, Ndreca: Nuk jemi magjistratë, komisioni nuk është një gjykatë klasike

• Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi. • Në rendin e ditës parashikohet se do të zhvillojë disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen. • Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca, foli në lidhje me akuzat e deputetes Ina Zhupës se Milva Ekonomi është në konflikt interesi. • Ndreca tha se komisioni nuk është gjykatë dhe anëtarët nuk janë magjistratë. • Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Plarent Ndreca, i cili tha se komisioni nuk është gjykatë. • Korreshi tha se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese. • Po ashtu ai shtoi se ky komision u ngrit me kërkesën e opozitës. • Pozicioni i Milva Ekonomi në vitin 2015 si zëvendësministres së Shëndetësisë, u komandua përkohësisht si drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, është qendra e diskutimit. • Sipas deputetëve të opozitës, ky post që ka pasur dikur Ekonomi, është në konflikt interesi sot me faktin që ajo është një nga anëtaret e komisionit hetimor. • Nuk kanë munguar debatet në Komisionin hetimor për Shëndetësinë mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. • Ndreca ka akuzuar Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Debat në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Vokshi-Ndrecës: Po intimidon dëshmitarin!

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit hetimor për Shëndetësinë, nënkryetari Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla. Kjo mori një kundërpërgjigje nga ana e kryetares Albana Vokshi e cila iu drejtua duke i thënë të mos intimidojë dëshmitarët. Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë  e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH", tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.

Albana Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.

Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.

Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët. 

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë/ Dëshmon audituesi, Vokshi debat me Ndrecën: Kapacitetin profesional s’e përcaktoni ju

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi

TIRANA- Vijojnë debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja Albana Vokshi ka debatuar me nënkryetarin Plarent Ndrecapo teksa dëshmonte audituesi Bexhet Zeqiri. Vokshi tha drejtuar socialistëve se kapacitetin profesional nuk e përcaktonin ata ndërsa Ndreca iu drejtua duke i thënë se ajo ndikon te pyetjet.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kapaciteti profesional se përcaktoni ju.

Ndreca: Ju ndikoni te pyetjet dhe për rrjedhojë ndikoni te përgjigjet. Do të vazhdoj nëse siguroni që procesi të vazhdoj siç duket.

Vokshi: Vazhdoni me objektin.

Ndreca: Nuk keni të drejtë që të komentoni pyetjet e mia. Pyetjet e mia nuk kanë lidhje me jetën personale të zotit auditues, por me atë profesionale.

Vokshi: Vijoni me pyetet.

Ndreca: A e dëgjoni veten se ça thoni?! Zoti dëshmitar, pyetjet e mia kanë lidhje me formimin profesional tuaj, por s’po gjykoj gjë. Po ju rikujtoj që nuk mund të refuzoni pyetjet tona, por duhet të përgjigjeni. Jeni këtu në bazuar te dispozitat ligjore.

2 VITE ME PARE

Ndreca dhe Vokshi debat në Komisionin për Shëndetësinë: Nëse keni ardhur të dëgjoni dëshmitarët jemi të gatshëm...

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Komisioni

TIRANA- Nuk kanë munguar debatet në Komisionin hetimor për Shëndetësinë mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ndreca ka akuzuar Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike.

"Po ju bëj thirrje zonja kryetare të ruani qetësinë,. lëre guximin tonë se nuk na e tregon dot ti. Ngritja e zërit u bë për uzurpimin që i bën mikrofonit. Nuk mund të flasësh 30 min për çdo anëtar që flet nuk mund të abuzosh. E bën muzikë a thua se morali yt është edhe i yni.

Lëreni anëtaren ta vlerësojë ajo moralin. Ligjet i kemi për të ndarë atë që është e drejtë apo jo. Nëse keni ardhur të dëgjoni dëshmitarët jemi të gatshëm. Nëse keni ardhur të merrni copa aksionesh politike në komision ne nuk jemi këtu për këtë punë", tha ai.

2 VITE ME PARE

"S’po i bëj gjyq, e para mos më ngrini zërin!" Posti i Ekonomit si drejtoreshë e FSDKSH hap debat në Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Dua të kuptoj se kush janë...

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Albana Vokshi dhe Milva Ekonomi

TIRANA- Vijon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e tenderave në Shëndetësi ku pozicioni i Milva Ekonomi në vitin 2015 si zëvendësministres së Shëndetësisë, u komandua përkohësisht si drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, është qendra e diskutimit. Sipas deputetëve të opozitës, ky post që ka pasur dikur Ekonomi, është në konflikt interesi sot me faktin që ajo është një nga anëtaret e komisionit hetimor.

Pjesë nga debati: 

Vokshi: Jeni mësuar që të sfidoni ligjin, procedurat. Po vazhdoni që ta bëni dhe sot. Nuk di se çfarë mendimi kanë kolegët deputetë.

Ekonomi: Jam konsultuar me dokumentet ligjor që ka prodhuar Kuvendi. Kam qenë pjesë e Fondit, por pa qenë me mandat deputeti. Kam marrë mandat në vitin 2017 dhe nuk kam konflikt interesi. Nuk kam firmosur kontratën. Kam firmosur kontratën e financimit, që nuk është e njëjta gjë. Nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive.

Ndreca: Po i bëni gjyq.

Vokshi: S’po i bëj gjyq, e para mos më ngrini zërin. E saktësova, që ka firmosur për kontratën. Mos ndërhyni kur flas unë. Dua të kuptoj se kush janë…a ka mundësi që të flas unë dhe t’ua kaloj më pas fjalën. Ore uleni zërin.

Ndërhyn Koçi

Vokshi: Kujdes zoti Koçi, se nuk mund t’i drejtoheni kështu një zonje. Zonja Ekonomi thotë që kam qenë drejtoreshë, por nuk kam konflikt interesi. Do të sqarohet kjo çështje dhe do të marrim një vendim. Ose do të dalësh si dëshmitar, ose si deputete që heton. Mos bërtisni, uleni zërin zoti Koçi, se do ju nxjerr jashtë. Me qetësi, mos guxo ti dhe asnjë tjetër të më ngrejë zërin!

2 VITE ME PARE

"Dyshojmë se i keni rruajtur lekët!" Korreshi në komisionin për Shëndetësinë: Jemi trupë gjykues këtu

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Saimir Korreshi

TIRANA- Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Plarent Ndreca, i cili tha se komisioni nuk është gjykatë. Korreshi tha se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese. Po ashtu ai shtoi se ky komision u ngrit me kërkesën e opozitës.

“Ky komision ka nisur sepse dyshojmë se i keni rruajtur lekët. Sa i përket paanshmërinë nuk mund ta paragjykosh ti. Jemi trupë gjykues këtu. Deri dje thonit jemi bashkëkryetar, sot nuk kemi ardhur këtu për të hetuar njerëzit”, tha Korreshi.

2 VITE ME PARE

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Zhupa akuza Ekonomit për konflikt interesi, Ndreca: Nuk jemi magjistratë dhe komisioni nuk është një gjykatë klasike

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi

TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi. Në rendin e ditës parashikohet se do të zhvillojë disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen. Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca, foli në lidhje me akuzat e deputetes Ina Zhupës se Milva Ekonomi është në konflikt interesi. Ndreca tha se komisioni nuk është gjykatë dhe anëtarët nuk janë magjistratë.

Pjesë nga diskutimi:

Zhupa: Nga gjetjet e KLSH, del që një nga anëtarët e komisionit,  në pozicionin e vetë si drejtoreshë e Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor, ka nënshkruar kontratë koncensionare me Sani Service, për koncesionin e sterilizimit. Për aq kohë sa ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH që kanë audituar  dhe u del emri edhe në raport dhe një nga anëtaret e komisionit, a do të duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar kur ka qenë drejtoreshë e fondet?

A ka një konflikt interesi këtu? A duhet ta lejojmë dhe anëtarja e ndjehet komode të qëndrojë dhe merr në pyetje ata që dikur e kanë audituar. Nëse do të qëndrojë të merret një vendim dhe për çështje kuorumi, në mënyrë që gjetjet dhe pyetjet që do të bëjmë të mos kenë problematike për shkak të kësaj rrethane.

PD e ka ngritur më përpara dhe nga diskutimet që bëmë këtu do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, dhe ky është rasti, Milva Ekononmi.

Ndreca: Ngatërroni konfliktin e interesit me paanshmërinë. Zonja Ekonomi ka ushtruar një detyrë publike, pra nuk ka konflikt me interesat private të asnjërit prej zyrtarëve. Nëse flasim për paanshmëri, ne nuk jemi magjistratë dhe komisioni nuk është një gjykatë klasike.

2 VITE ME PARE

Nis mbledhja e Komisionit hetimor për “Shëndetësinë”, ja rendi i ditës

Debate në mbledhjen e Komisionit hetimor për
Komisioni

TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi. Në rendin e ditës parashikohet se do të zhvillojë disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.

Lista e dëshmitarëve:

1. Ora 11:00 – Bexhet Zeqiri

2. Ora 12:00 – Brunilda Zenelaj

3. Ora 13:00 – Eduard Stafasani

4. Ora 14:00 - Melina Kabo

5. Ora 15:00 – Semiram Jakupi

Ora 16:00 Nisma “Thurje”

Endrit Shabani

Panajot Soko

Artan Koni

 

komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj