LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dekorohen punonjësit që luftuan me zjarret/ "Sfiduan vdekjen për të shpëtuar njerëzit", Rama Gjykatësit që vendosin në favor të zjarrvënësve do ndëshkohen

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar zjarret që përfshinë vendin në dy muajt e fundit. • Ai shprehu mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe personelin e emergjencave civile. • Kryeministri përmendi dhe zjarrfikësit dhe efektivët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët, disa prej të cilëve ishin edhe komisar Agim Troci, kolonel Gëzim Markun, komandant Ervin Buzin, pilot Klajdi Tushe. • Gjatë fjalimit, Rama ka shënjestruar sërish gjykatësit dhe prokurorët, të cilët sipas tij japin vendime që shkelin interesat e vendit dhe në interes të zjarrvënësve. • Ai njoftoi se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që këto raste t'i përcillen organeve të qeverisjes së gjyqësorit. • Rama theksoi se do të nxirret para përgjegjesisë çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës apo zaptues të pasurive publike të vendit. • Ai lajmëroi se së shpejti do të nisë ndërtimi i flotës së avionëve zjarrfikës të Shqipërisë. • Gjithashtu, ai u shpreh se prania e këtyre avionëve ndihmon në shuarjen e zjarreve, por nuk janë të plotfuqishëm. • Rama solli si shembull zjarret masive që përfshinë Izmirin në Turqi dhe Los Angelos në SHBA, ku sipas tij dhjetëra avionë zjarrfikës nuk arritën t'i shuajnë. • Kreu i qeverisë nuk kurseu edhe ironitë për opozitën gjatë fjalimit në ceremoninë e dekorimit të punonjësve që luftuan më zjarret. • Ai tha se zjarret nuk i shuan "ekspertët online të fikjes së zjarrit", por djersa dhe puna e këtyre dhjetëra mijëra punonjësve që ishin në vijën e zjarrit.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Rama: Flakët nuk i shuan ekspertët online, por djersa dhe guximi i punonjësve në vijën e zjarrit

Dekorohen punonjësit që luftuan me zjarret/ "Sfiduan vdekjen
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk u thye pavarësisht zjarreve që shpërthyen dy muajt e fundit.  Rama gjithashtu nuk kurseu ironitë për opozitën gjatë fjalimit në ceremoninë e dekorimit të punonjësve që luftuan më zjarret. Ai tha se zjarret nuk i shuan "ekspertët online të fikjes së zjarrit", por djersa dhe puna e këtyre dhjetëra mijëra punonjësve që ishin në vijën e zjarrit. 

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën edhe pse shumë ka ende për të bërë, nuk munguan dhe ekspertët online të fikjes së zjarrit, as zjarrvënësit e zakonshëm të mexhlisit tonë publik dhe dixhital, por Shqipërinë nuk e mbrojtën ata, por djersa, guximi dhe sakrifica e atyre 10 mijë e kusur njerëzve në vijën e zjarrit pjesë e së cilës përfaqësues jeni edhe ju këtu.", u shpreh Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Pse Shqipëria nuk ka avion zjarrfikës?"/ Rama: Do të nisë ndërtimi i flotës së avionëve tanë

Dekorohen punonjësit që luftuan me zjarret/ "Sfiduan vdekjen
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se së shpejti do të nisë ndërtimi i flotës së avionëve zjarrfikës të Shqipërisë. Ai u shpreh se prania e këtyre avionëve ndihmon në shuarjen e zjarreve, por nuk janë të plotfuqishëm. 

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi zjarret masive që përfshinë Izmirin në Turqi dhe Los Angelos në SHBA, që sipas tij dhjetëra avionë zjarrfikës nuk arritën t'i shuajnë.

"Kur dëgjojmë pse Shqipëria nuk ka avion zjarrfikës, ju them se ato nuk janë magjistarë. Ato na kanë ndihmuar, por nuk janë të plotfuqishëm. 22 avionë nuk e ndaluan dot zjarrin në Izmir që evakuoi dhejtëra mijëra njerëz. Ashtu sic nuk u shmang shkrumbimi i nje vendbanimi të madh sa Tiranë në Los Angelos. Flota e avionëve tanë do të nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës. Por sot jemi për sakrificën në tokë.", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Të mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, japin vendime në favor të zjarrvënies", Rama: Do luhet çdo gur ligjor që ata të dalin para përgjegjësisë

Dekorohen punonjësit që luftuan me zjarret/ "Sfiduan vdekjen
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish gjykatësit dhe prokurorët gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e dekorimit të punonjësve që luftuan zjarret në vend. 

Rama u shpreh se ka gjykaës që shkelin interesat e vendit dhe japin vendime jo në mbrojtje te Republikës por në interes të zjarrvënësve. Ai njoftoi se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që këto raste t'i përcillen organeve të qeverisjes së gjyqësorit. 

Ai theksoi se do të nxirret para përgjegjesisë çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës apo zaptues të pasurive publike të vendit.

"Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi.  Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpihen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve.

I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike pa lëvizur për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik.", tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit pavarësisht tymit dhe flakëve

Dekorohen punonjësit që luftuan me zjarret/ "Sfiduan vdekjen
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar zjarret që përfshinë vendin në dy muajt e fundit.  Rama është shprehur se ceremonia zhvillohet për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe personelin e emergjencave civile.

"Të dashur dhe të respektuar shërbyes në uniformën e shtetit tonë, të nderuar miq edhe të ftuar, ushtarakë policë, zjarrfikës, mjek, personel i emergjencave civile në të gjitha gradat e cilësitë dhe sidomos për secilën prej meritave tuaja jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundimi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja.", u shpreh Rama. 

Gjatë fjalës së tij ai përmendi dhe zjarrfikësit dhe efektivët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ndër këto emra, Rama përmendi edhe komisar Agim Troci, kolonel Gëzim Markun, komandant Ervin Buzin, Klajdi Tushe. 

"Një oficer policie sfidoi drejtpërdrejt vdekjen jo për të shpëtuar veten por njerëzit. Dhjetëra kilometra larg në fshatin Plan i Bardhë, zjarrfikësit evakuojnë dhe shpëtojnë jetë të tëra pa u trembuar nga asfiksimi dhe tymi. Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët. Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën e një shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi. Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë.", tha kreu i qeverisë. 

edi rama zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj