LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dënohet për ndërtim pa leje poetja Ahmeti. Rama: Dosjet për pastrim parash 'flenë'! Opozita: Shtet me dy standarte

• Mimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga gjykata për ndërtim të paligjshëm. Top Channel raportoi se pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. • Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd, ashtu sikurse ndodhi më herët edhe me këngëtarin Bojken Lako, dënuar për ndërtim pa leje. • Ky vendim ka sjellë edhe reagime. Kryeministri Edi Rama e ka 'përdorur' këtë vendim për të vijuar me sulmet e thirrjet ndaj Prokurorisë së Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendime të tilla, si dënimi i poetes Ahmeti apo edhe i këngëtarit Bojken Lako merren me zell, ndërsa, dosjet për miliona dollarë evazion fiskal dhe për pastrim parash, flenë ende dhe për to nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria. Opozita, deputeti Ervin Salianji dhe Partia e Lirisë e konsiderojnë si tregues të një shteti me dy standarte, ku intelektualët dënohen, ndërsa oligarkëve u amnistohen kullat pa leje.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dënimi i poetes Ahmeti/ PL: Shtet me dy standarte, oligarkët amnistohen për kulla

Dënohet për ndërtim pa leje poetja Ahmeti. Rama: Dosjet për
Ilir Meta, Partia e Lirisë

TIRANË- Partia e Lirisë ka dënuar ndëshkimin e poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, vendim I marrë nga Gjykata e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se dënimi i Ahmetit kur klientët e Qeverisë amnistohen për kullat pa leje, tregon se kemi të bëjmë me një shtet me dy standarte. Sipas Blushit, zelli i drejtësisë për të goditur pa mëshirë intelektualët, por jo oligarkët është modeli qeverisës që ka instaluar Edi Rama.

Postimi:

Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës. Zelli i drejtësisë së "Rilindjes" për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!  Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurtë!

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

3 VITE ME PARE

Dënimi i poetes Ahmeti, Salianji: Rama e ka gojën e mbyllur nga oligarkët e ndërtimit

Dënohet për ndërtim pa leje poetja Ahmeti. Rama: Dosjet për
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar dënimin e poetes Mimoza Ahmeti, Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se ky vendim tregon edhe njëherë tjetër se të vetmit të paprekshëm në vend janë të ‘fortët’ që ndërtojnë në mes të Tiranës. Ndërsa kur vjen puna tek personat si Ahmeti apo këngëtari Bojken Lako, ligji funksionon dhe këta dënohen. Salianji shton se goja e kryeministrit Rama mbyllet nga oligarkët e ndërtimit.

Statusi: Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit! Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë! Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njehere brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë perveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido qe perpiqet te zbatoje ligjin apo të mos perfshihet në paligjshmeri dënohet! Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ezkiston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as pergjigje nuk më kthen dot per oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën! Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!

Mimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

3 VITE ME PARE

Dënimi i poetes Ahmeti, Rama u kthehet sulmeve ndaj Prokurorisë: Dosjet për pastrim të miliona USD flenë ende!

Dënohet për ndërtim pa leje poetja Ahmeti. Rama: Dosjet për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të marrë nga Prokuroria e Tiranës për dënimin e poetes Mimoza Ahmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka 'përdorur' këtë vendim për të vijuar me sulmet e thirrjet ndaj Prokurorisë së Tiranës teksa shkruan se vendime të tilla, si dënimi i poetes Ahmeti apo edhe i këngëtarit Bojken Lako merren me zell. Ndërsa, sipas kreut të qeverisë, dosjet për miliona dollarë evazion fiskal dhe për pastrim parash, flenë ende dhe për to nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria. 

"Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!"- shkruan Rama.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas dënimit të poetes, por në vijim të sulmit ndaj Prokurorisë së Tiranës. Pak ditë më parë, kreu i qeverisë tha nga Kuvendi se Prokuroria e Tiranës se ka rritur pazarin duke marrë ryshfet dhe duke penguar punën e autoriteteve për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Prokurorinë e Tiranës, Rama e ka konsideruar një institucion me të cilin "qeverisë i ka ngecur sharra në gozhdë" dhe një 'zullum i madh'.

Thirrjet e Ramës kundrejt Prokurorisë kanë ardhur në formën e një 'kërkese për ndihmë' në lidhje me ata që e akuzojnë për shpenzimet miliarda euroshe me fluturimet me charter. Në një postim në rrjetet sociale, të bërë disa ditë më parë, kreu i qeverisë, pa përmendur emra, por që u referohet mediave e Opozitës, kërkoi që Prokuroria të marrë nën hetim dosje të tëra të grumbulluara pas denoncimeve për pastrim parash dhe evasion fiskal. Në këtë mënyrë, kryesocialisti i ‘tërheq vëmendjen’ Prokurorisë së Tiranës dhe i kërkon të merret me ata që akuzojnë kryeministrin dhe jo me skandalin e udhëtimeve që u publikua nga hakerat iranianë.

 

3 VITE ME PARE

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti! Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, u akuzua për ndërtim pa leje

Dënohet për ndërtim pa leje poetja Ahmeti. Rama: Dosjet për
Mimoza Ahmeti

TIRANË- Mimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë  midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga gjykata për ndërtim të paligjshëm.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti  të kryejë punë me interes publik për 40 orë.

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re.

Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd, ashtu sikurse ndodhi më herët edhe me këngëtarin Bojken Lako, dënuar për ndërtim pa leje.

Në karrigen e të akuzuarit presin për t’u ulur për të njëjtën vepër penale 30 shtetas të tjerë, emrat e të cilëve u dorëzuan si të pandehur nga prokuroria më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit. Po për vitin 2022, janë shpallur fajtorë në Tiranë për ndërtim të paligjshëm 15 shtetas, që të gjithë qytetarë të thjeshtë, poetë e këngëtarë. Por asnjëri nuk është ndërtues i njohur.

Marrë nga Top Channel

mimoza ahmeti edi rama denohet mimoza ahmeti procedohet ervin salianji partia e lirisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj