LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Mori fund Reforma në Drejtësi. Delegacioni i BE: Hapa pas

• Kuvendi nuk ka zbatuar në seancën e fundit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. • Në votimin e djeshëm, deputetët socialistë i kanë dalë në mbrojtje koleges së tyre, duke mos e lëshuar mandatin e saj më Gjykatë Kushtetuese. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se me votimin e djeshëm socialistët ekzekutuan Reformën në Drejtësi. • Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e ka quajtur vendimin e socialistëve mbrëmjen e kaluar si hapa mbrapa dhe shkelje të vendimeve kushtetuese. • Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. • Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës, VOA: BE e SHBA shprehin shqetësim për vendimin e parlamentit

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
Elisa Spiropali

TIRANA- Në Shqipëri Delegacioni i BE-së e konsideroi sot "një hap jo në drejtimin e duhur", vendimin e parlamentit i cili pengoi dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të çështjes së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Ambasada amerikane po ashtu ndau të njejtin shqetësim pak më vonë. Ndërkohë, gjatë ditës kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali njoftoi se i ishte drejtuar Komisionit të Venecias, për të zgjidhur atë që shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit. Por për kryetarin demokrat Sali Berisha, një veprim i tillë shihet si një përpjekje për të justifikuar atë që ai e cilësoi si një puç antikushtetues.

Ndryshe nga dy herët e tjera, socialistët zgjodhën në masë abstenimin, për të arritur të njejtin rezultat: mosdërgimin në gjykatën kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes dhe ish ministres Olta Xhaçka. Një votim, i cili për delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë “nuk është një hap në drejtimin e duhur”. Në qëndrimin e sotëm, përfaqësia e BE-së, vëren se dhe më parë “kemi shprehur shqetësimet tona, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje”.

Ambasada amerikane po ashtu u shpreh se ndan shqetësimin e Delegacionit të BE-së, për vendimin e parlamenti që sipas saj “shpërfilli Gjykatën Kushtetuese”. Në një postim në Facebook, ambasada po ashtu vuri në dukje se “Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën, të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur deputetë të opozitës, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi i dhënë bashkëshortit të saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Rasti ka çuar në një përplasje direkte me gjykatën e cila ka kërkuar shprehimisht që parlamenti t’ia përcjellë asaj shqyrtimin e papajtueshmërisë ose jo të mandatit. Por shumica i është përmbajtur qëndrimit se deputeti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se këtë liri atij ia njeh kushtetuta.

Pasdite vonë, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, reagoi ndaj deklaratave të Delegacionit të BE-së dhe ambasadës amerikane, duke theksuar se “votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, shkruajti zonja Spiropali në një postim në Twitter.

Në letrën drejtuar Komisionit të Venecias, ajo vë në dukje se sipas saj, disa vendime të Gjykatës për rastet të papajtueshmërisë së mandatit kanë përplasje mes tyre. Në 5 pyetje drejtuar Komisionit zonja Spiropali kërkon interpretim mbi faktin nëse “mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?”, se “cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative” dhe se “a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi, apo të krijojë një kategori të re subjektesh aplikuese të ndryshme nga ato taksativisht të listuara nga Kushtetuta?”, duke iu referuar faktit se 1 të pestës së deputetëve nuk po i njihet e drejta për të vënë direkt në lëvizje këtë Gjykatë.

Por për kreun e opozitës Sali Berisha, i cili u shfaq në një mesazh video nga banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpie, vendimi i parlamentit “de facto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë. Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Veneçias, të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetues”, u shpreh ai./ VOA

1 VITE ME PARE

Kritikat e BE dhe SHBA për shpërfilljen e GJK për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Do veprojmë sapo të marrim opinionin nga Komisioni i Venecias

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
Elisa Spiropali

TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar sot pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Në reagimin e saj në platformën ‘X’, Spiropali shprehet se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, por votimi në Kuvend demonstroi sipas saj, se vendimi i GJK ka nevojë për sqarim.

Ajo thotë se i është drejtuar Komisionit të Venecias për mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën dhe se do të veprohet sipas opinionit të tyre pa humbur asnjë ditë më shumë.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.

1 VITE ME PARE

PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, SHBA: Qeveria të respektojë vendimet e Gjykatave

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimin të Kuvendit mbrëmjen e kaluar për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës. Ambasada është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të mos kaluar në Gjykatë Kushtetuese Xhaçkës. Ambasada thekson se qeveria duhet të që respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Postimi i Plotë:

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.

1 VITE ME PARE

PS kundër dërgimit në GJK të mandatit të Xhaçkës, delegacioni i BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
olta xhacka

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese.

Në reagimin tyre, thuhet se edhe më herët BE ka shprehur shqetësimin e tyre për Sundimin e Ligjit në Shqipëri, kjo sepse disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti. BE shprehet se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, nuk ishte një hap në drejtimin e duhur.

Ata shprehen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Delegacioni i BE-së: Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023). Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Deputetët e PS votuan kundër dërgimit në GJK, Bardhi: Nga dje Shqipëria nuk ka asnjë dallim me vendet autoritare!

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese. 

Në një reagim në "X", Bardhi shkruan se mbrëmjen e djeshme në Kuvend u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi.

Më tej shprehet se një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Ai shton se nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

REAGIMI I BARDHIT: 

1. Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

2. Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se ER tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë ER refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

3. Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

4. GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.

1 VITE ME PARE

"PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën", BIRN: Çështja krijon një precedent mes institucionit të drejtësisë dhe Kuvendit

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
olta xhacka

TIRANË- Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi iniciativën për dërgimin e çështjes për interpretim në Komisionin Evropian për Demokraci, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”. “Për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, arsyetoi Spiropali duke e quajtur procedurën parlamentare për rastin të ezauruar.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi është shmangur praktika e mëparshme për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, kur Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit në Dhërmi për kompaninë e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist. Në mars 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama firmosi dhënien e statusit “investitor strategjik” për Gaçin, status që ai ia delegoi një kompanie tjetër të prezantuar si amerikane, por që në të vërtetë rezultoi në emër të një familjari të bashkëshortes, partneres së vëllait të Xhaçkës.

Për tokën ku Gaçi po ndërton ka një hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi trualli prej afro 10 mijë metrash katrorë është vënë në sekuestro me dyshimet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, akuzohet se mori pjesë në një skemë tjetërsimi pronash që aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka. Xhaçka është mbrojtur nga akuzat duke pretenduar se bashkëshortit të saj nuk i është bërë asnjë favorizim nga shteti dhe nuk ka përfituar nga pasuria publike./Reporter.al

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës, VOA: Vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese

Deputetët socialistë mbrojnë mandatin e Xhaçkës,
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit./VOA

olta xhacka

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty