LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështimi i seancës konstituive/ Osmani i përgjigjet Kuvendit: Rregullorja iu detyron ta vazhdoni seancën brenda 48 orësh! Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë të enjten

• Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për media, ka folur për situatën politike të krijuar në vend për shkak të dështimit të konstituimit të Kuvendit ditën e djeshme. • Ai tha se thirrjet e opozitës për të mos shkuar në zyrën e kryeministrit, për shkak të certifikimit si deputet, janë thirrje për pezullim të shtetit.•  Kurti tha se ai dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje, por më shumë se aq do të ishte braktisje e institucioneve. • Kurti gjithashtu tha se i siguron qytetarët që përtej zhurmës institucionale e "disa mediave të ish-regjimit dhe të oligarkëve, e që kanë shkuar aq larg sa që e kanë regjistruar biznesin në Serbi", sipas tij, Republika e Kosovës po ecën përpara në ekonomi e demokraci me rend e siguri e paqe. • Pas dështimit të seancës së djeshme të konstituimit të përbërjes së legjislaturës së re ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. • Ai tha se deputetët e partisë së tij do të shkojnë në Kuvend të enjten, më 17 prill, për vazhdimin e seancës konstituive. • Gjithashtu edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari. • Osmani në përgjigjen e saj ka theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është përgjegjësi thelbësore e saj si Presidente. • Ajo më tej shtoi se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që mundëson dhe nuk pengon themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve. • Osmani më tej në përgjigjen e saj ka cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20. • Sipas aktgjykimit strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të jetësojnë dhe jo të bllokojnë funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve. • Gjykata, sipas saj, ka theksuar qartë se asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. • Presidentja citoi edhe Aktgjykimin tjetër të Gjykatës në rastin Nr. K0119/14, ku është theksuar detyrim i të gjithë deputetëve që të gjejnë mënyra për ta funksionalizuar Kuvendin, si dhe përgjegjësia e kryesuesit të seancës konstituive që të përmbushë detyrat në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. • Sipas saj ata duhet të mblidhen brenda 48 orëve.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Rregullorja iu detyron ta vazhdoni seancën brenda 48 orësh pas ndërprerjes! E gatshme të takoj krerët e partive

Dështimi i seancës konstituive/ Osmani i përgjigjet Kuvendit:
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari. Osmani në përgjigjen e saj ka theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është përgjegjësi thelbësore e saj si Presidente.

Ajo më tej shtoi se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që mundëson dhe nuk pengon themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve. Osmani më tej në përgjigjen e saj ka cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20. 

Sipas aktgjykimit strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të jetësojnë dhe jo të bllokojnë funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve. Gjykata, sipas saj, ka theksuar qartë se asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Presidentja citoi edhe Aktgjykimin tjetër të Gjykatës në rastin Nr. K0119/14, ku është theksuar detyrim i të gjithë deputetëve që të gjejnë mënyra për ta funksionalizuar Kuvendin, si dhe përgjegjësia e kryesuesit të seancës konstituive që të përmbushë detyrat në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas saj ata duhet të mblidhen brenda 48 orëve.

“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstitutive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si kryesues i seancës konstituive  të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në letrën.

Osmani në këtë letër shprehu gatishmërinë që të presë kryesuesin Dehari dhe kryetarët e partive politike parlamentare për të diskutuar rrugën përpara.

“Në përmbyllje të kësaj letre, si Presidente e vendit dhe Kreu i Shtetit, në kuadër të kompetencave kushtetuese përkitazi me nenin 4, paragrafi 3 dhe nenin 84, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shpreh gatishmërinë time që t’ju mirëpres juve dhe kryetarët e partive politike parlamentare për ta diskutuar rrugën përpara, në rast se një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme”, thuhet në letrën e Osmanit.

1 VITE ME PARE

Dështimi i seancës së djeshme për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re në Kosovë/ Presidenca pranon letrën nga Kuvendi: Po analizohet nga ekipi ligjor

Dështimi i seancës konstituive/ Osmani i përgjigjet Kuvendit:
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka pranuar letrën nga Kuvendi pas dështimit të djeshëm të konstituimit të legjislaturë së re. Këshilltari për mediat i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se letra sapo ka mbërritur në Presidencë dhe ekipi ligjor është duke e analizuar, për t’i propozuar Vjosa Osmanit hapat e mëtejmë.

“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, tha ai.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u ndërpre pas afër 2 orësh punime të martën, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë.

Neni 26 i këtij ligji përcakton që anëtarët e ekzekutivit, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga postet në ekzekutiv një ditë para certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet, më 15 prill i ka dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, një letër me njoftimin për dorëheqje, e cila sipas tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

Në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda 15 ditësh, atëherë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund ta mandatojë partinë e dytë me më së shumti vota, në këtë rast PDK-në, për të siguruar bashkë me partitë tjera, 61 deputetë për të votuar formimin e Qeverisë së re.

 

1 VITE ME PARE

Dështimi i seancës së djeshme të konstituimit të përbërjes së legjislaturës së re/ Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten

Dështimi i seancës konstituive/ Osmani i përgjigjet Kuvendit:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetë të tjerë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës më 15 prill 2025.

KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se deputetët e partisë së tij do të shkojnë në Kuvend të enjten, më 17 prill, për vazhdimin e seancës konstituive. Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u ndërpre pas afër 2 orësh punime të martën, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezentë në seancën që duhet të ndodhë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Deputetët e LDK-së, së bashku me ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të japin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka argumentuar se Qeveria aktuale është e dorëhequr apo në detyrë, për shkak se e ka përmbyllur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar më 23 mars. Ai më 15 prill po ashtu i dërgoi një letër Kuvendit, duke e njoftuar për dorëheqjen nga posti ekzekutiv, me qëllim që të mund të betohet si deputet. Por, PDK, LDK dhe AAK thanë se Kurti dhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit duhet të ofrojnë dorëheqje formale.

“LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë”, tha Abdixhiku, duke përsëritur kërkesën e tij drejtuar anëtarëve të Qeverisë që të japin dorëheqje.

“Ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se ekzekutivi është në detyrë deri në zgjedhjen e një qeverie të re. Ai tha se ligjet dhe Kushtetuta ia mundësojnë Qeverisë të vazhdojë detyrën, por me kompetenca të kufizuara. Kërkesën drejtuar për dorëheqje, Kurti e konsideroi së “të pamatur” dhe tha se rrezikon krijimin e një vakumi institucional.

Kurti po ashtu tha se është partia e tij, si fituese e zgjedhjeve është e interesuar që sa më shpejt të formojë institucionet e reja. LVV-ja më herët është deklaruar kundër një bashkëpunimi me një nga partitë shqiptare, por së voni e ka pranuar se nuk mund ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe. Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në, por Nisma Socialdemokrate – që ka fituar tre deputetë – nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë parti, ndonëse ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me partinë e Kurtit./ REL

kuvendi i kosoves vjosa osmani albin kurti lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend