LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori qëlloi katër herë ndaj tij, largohet me biçikletë

•Aleksandër Curri, 40-vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. •Sipas forcave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në zonën e njohur si “Dollari”. •Sipas dëshmitares, një person qëlloi në drejtim të Currit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. •Gruaja që i dha ndihmën e parë, e më pas mbërriti policia e cila rrethoi zonën dhe ambulanca që bëri transportimin e Currit drejt spitalit. •Autori i dyshuar i kësaj ngjarje mësohet se lëvizte me biçikletë, ndërsa në vendin e ngjarjes policia gjeti 4 gëzhoja. •40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, aty ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Konflikti nis për një borxh/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, një polic ndërhyri për t’i ndarë, autori: E zgjidhim vetë!

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me armë zjarril, 40-vjeçari Aleksandër Curaj. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes në Shkodër, si Dedë Bici, i cili u largua me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.

Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40-vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar. Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik. Policia po punon për të zbardhur të plotë këtë plagosje ndërsa në vendin e ngjarjes bashkë uniformat blu mbërriti edhe prokurori Gëzim Spahiu.

2 VITE ME PARE

Plagosja e Currit në Shkodër/ Policia: Janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori
Policia Shkoder

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Aleksandër Currit në Shkodër paraditen e sotme. Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit. Autori mendohet të jetë larguar nëpërmjet lagjeve të qytetit, ku uniformat po punojnë brenda zonës identifikimin e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

2 VITE ME PARE

PAMJET- Plagosja në Shkodër, Currit i vjen në ndihmë një grua, dëshmia: Në stomak kishte gjak, autori u fut në qoshe

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori
I plagosuri

SHKODËR- Aleksandër Curri është personi i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Në ndihmë i ka shkuar një grua e cila është gjendur në vendin ku krisi arma.

Gruaja deklaron se ka parë autorin duke u larguar me vrap pas ngjarjes.

Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”, shprehet dëshmitarja.


Autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër. Policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.


I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Të shtënat në Shkodër, zbardhet identiteti i personit që u qëllua katër herë në mes të qytetit

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori
foto ilustruese

SHKODËR- Është zbardhur identiteti i të plagosurit në Shkodër, ndaj të cilit u qëllua katër herë me armë zjarri. Mësohet se shënjestra e autorit ishte Aleksandër Curri 40 vjeç, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë. 

Ngjarja ndodhi pak minuta më herët pranë një pike këmbimi valutor në qendër të qytetit.

Mësohet se autori i të shtënave arriti u largua nga vendngjarja me biçikletë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet 4 herë drejt një personi, autori lëvizte me biçikletë

Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, autori
Policia

SHKODËR- Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e këmbimit valutor. I plagosuri është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një person i cili lëvizte me biçikletë.

Personi i plagosur është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet se kush është i lënduari dhe autori. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./Dosja.al

plagosje ne shkoder aleksander curri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj