Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Sot në Këshillin e Sigurimit do të mbahet mbledhja e iniciuar nga kërkesa e Serbisë ndaj kryesuese së këtij institucioni, Guajanës për Kosovën. • Në kërkesën e dorëzuar, për organizimin e seancës, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve, dhe sipas Beogradit, qëllimi është spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe. • Zyra e kryeministrit të Kosovës njoftoi sot se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. • Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti Aleksandër Vuçiç.
3 artikuj për këtë temë.
NEW YORK- Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për Kosovën. Kjo mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga Serbia 3 ditë më parë.
Në letrën e dërguar nga Serbia, kërkohej mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për situatën në komunat me shumicë serbe, nga veprimet e njëanshme të Prishtinës. Në letër thuhej se veprimi i ndërmarrë nga Kosova pë dinarin serb është shkelje e hapur e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.
Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit të Kosovës. Në një deklaratë për shtyp para dy ditësh ajo bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
NEW YORK- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë sonte në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë. Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.
Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”. Tensionet janë rritur sërish pasi në Kosovë më 1 shkurt hyri në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb.
Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës, përmes një sistemi paralel, pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera. Deri më tani, dinarët janë dërguar në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviç, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Po ashtu, ditëve të fundit autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë mbyllur shtatë komuna paralele në rajonin e Pejës dhe Dragashit. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucioni i vetëm që Serbia do të ketë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë./ REL
NEW YORK- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz kanë udhëtuar mbrëmë për në SHBA. Bëhet me dije se Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet sonte nga ora 21:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Mbledhje e Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Serbia pas vendimeve të fundit të Kosovës lidhur me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele të Beogradit në Kosovë.