LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos, digjen rreth 4 hektarë pyll me pisha! Flakët në Poliçan rrezikojnë të përhapen drejt magazinave me lëndë plasëse

• Disa vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në vend. • Situata më kritike paraqitet në Gjinoqarë të Patosit, ku rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve. • Flakët përhapen me shpejtësi nga era që fryn, ndërsa kryeplaku Nuri Gllava është shprehur se masivi pyjor ka dekada pa pastruar, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. • Gllava ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi tha se rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe zjarri të afrohet edhe në zonat e banuara të fshatrave përreth. • Banorët kanë hedhur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese. • Një zjarr ka rënë edhe në pyllin pranë uzinës së Poliçanit në Berat, ku sipas raportimeve, flakët kanë nisur pasditen e sotme dhe rrezikojnë të përhapen me shpejtësi pranë “Zonës C” të uzinës. • Ajo që e bën problematikë situatën eshtë fakti se në këtë zonë ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. • Ndërkohë zjarrfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, po punojnë për shuarjen e flakëve. • Së fundmi edhe në fshatin turistik të Dhërmiut, raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pranë varrezave. • Zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa afër vatrës ka edhe shtëpi të banuara. • Për zjarrin janë vënë në dijeni edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje. • Ndërkohë më herët gjatë ditë, dy zjarri janë aktive në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq. • Ministria e Mbrotjes bëri medije se ekipet zjarrfikëse, trupat e Forcave të Armatosura dhe me ndërhyrje nga ajri po punojnë për izolimin e flakëve. • U njoftua po ashtu se është bërë evakuimi e përkohshëm dhe shoqërimi i banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

7 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Situata kritike nga zjarri në Patos, digjen rreth 4 hektarë pyll me pisha, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
pamje nga patosi

PATOS- Vatra e zjarrit në Gjinoqarë të Patosit vijon të jetë aktive, ndërsa situata paraqitet kritike. Bëhet me dije se rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve.

Flakët përhapen me shpejtësi nga era që fryn, ndërsa kryeplaku Nuri Gllava është shprehur se masivi pyjor ka dekada pa pastruar, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Gllava ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi tha se rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe zjarri të afrohet edhe në zonat e banuara të fshatrave përreth. Banorët kanë hedhur dyshime për zjarrvënie të qëllimshmë, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese.

11 MUAJ ME PARE

Një tjetër vatër zjarri aktivizohet në vend, flakët përfshijnë një zonë pranë varrezave në Dhërmi, rrezikohen banesat pranë

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
zjarr ne dhermi

HIMARË- Disa vatra zjarri janë aktivizuar në vend. Së fundmi në fshatin turistik të Dhërmiut, raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pranë varrezave. 

Zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa afër vatrës ka edhe shtëpi të banuara. Për zjarrin janë vënë në dijeni edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje.

11 MUAJ ME PARE

Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt magazinave me lëndë plasëse

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
zjarri ne polican

POLIÇAN- Një zjarr raportohet se ka rënë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit në Berat. Sipas raportimeve, flakët kanë nisur pasditen e sotme dhë rrezikojnë të përhapen me shpejtësi pranë “Zonës C” të uzinës.

Ajo që e bën problematikë situatën eshtë fakti se në këtë zonë ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Ndërkohë zjarrfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, po punojnë për shuarjen e flakëve.

11 MUAJ ME PARE

Dy vatra aktive në bashkinë Finiq/ Evakuohen banorët që rrezikohenin nga flakët, ndërhyrje me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
evakuimet

FINIQ- Dy vatra zjarri janë aktive në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq. Ministria e Mbrotjes ka bërë më dije se ekipet zjarrfikëse, trupat e Forcave të Armatosura dhe me ndërhyrje nga ajri po punojnë për izolimin e flakëve. 

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se është bërë evakuimi e përkohshëm dhe shoqërimi i banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.

11 MUAJ ME PARE

Zjarr masiv në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë/ Era favorizon flakët, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrës

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
pamje nga zjarri

PATOS- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe si pasojë janë përhapur masivisht. Gjithashtu ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është e pa mundur për shkak se terreni është shumë i thyer.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, por ndërhyrja është e pamundur. Po ashtu po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Rrufeja ndez zjarr në Finiq, digjen shkurre dhe bimësi pyjore

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
pamje nga zjarri

FINIQ- Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një zonë malore dhe është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.

Flakët po djegin shkurre dhe bimësi pyjore, ndërkohë situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse të zonës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

11 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, një mbetet aktive

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në Patos,
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Vend. Bëhet me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

Sipas njoftimit në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Gjithashtu në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale. 

Vatra aktive:

Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Zjarre të shuar:

* Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
* Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.
Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale. Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj