LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në luftë me flakët në Delvinë dhe Berat, ndërhyjnë edhe dy avionë nga Greqia

• Mëngjesin e sotmë ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri. • Në njoftim thuhet se po vijon puna në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. • Situatë serioze u raportua në Malin e Gjerë ku ushtria, efektivë policie dhe forcat zjarrfikësve, si edhe vullnetarë u mobilizuan për fiksjen e zjarrit rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. • Pas disa orësh në luftë me flakët vatra e zjarrit u fik pasditen e sotme. • Ministria bëri me dije se më shumë se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion. • Po ashtu mësohet se po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor. • Ndërkohë një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. • Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. • Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët pasi edhe pak ditë më parë u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm. • Pasdite ministria e Mbrojtes ka njoftuar se është bërë i mundur shuarja e zjarrit në Dropull. • Më tej në njoftim thuhet se vendi po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. • Ndërkohë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. • Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Në luftë me flakët që nga orët e para të mëngjesit, shuhen 4 vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është shuar me sukses ditën e sotme. Mësohet se pas fikjes së zjarrit në Dropull është shuar edhe zjarri në Malin e Gjerë. Raportohet se operacioni kundër zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke shuar plotësisht të 4 vatrat.

Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura. Zjarrfikësit vazhdojnë ti mbajnë në monitorim zonat ndërsa rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.

2 VITE ME PARE

Shuhet zjarri në Dropull, zjarrfikësit akoma në luftë me flakët në Delvinë dhe Berat, ndërhyjnë edhe dy avionë nga Greqia (FOTO)

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në

Dropull

DROPULL- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar pasditen e sotme se është bërë i mundur shuarja e zjarrit në Dropull. Ministria bën me dije se pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull.

Më tej në njoftim thuhet se vendi po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.

"Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen e flakëve në fshatin Kakodhiq! Përsërisim thirrjen për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, në mënyrë që të shmangen ngjarje që dëmtojnë mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët!" thuhet në njoftimin e ministrisë.

2 VITE ME PARE

Hera e dytë në pak ditë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në
Zjarri

VLORË- Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët pasi edhe pak ditë më parë u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm.

2 VITE ME PARE

Situatat me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 14 vatra, 11 janë shuar dhe 3 janë aktive (FOTO)

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri. Në njoftim thuhet se sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra. 

Po ashtu mësohet se po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

Njoftimi:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

Falënderim për të gjithë efektivët zjarrfikës, efektivët e Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor e forcave vullnetare që po luftojnë prej disa ditësh me flakët.

2 VITE ME PARE

Situata kritike me vatrën e zjarrit në Malin e Gjerë në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse, ushtria dhe vullnetarë nisin ndërhyrjen

Disa vatra zjarri aktive në vend, zjarrfikësit akoma në
Foto nga vendi i ngjarjes


GJIROKASTËR- Situata serioze me vatrën e zjarrit në Malin e Gjerë ka bërë që ushtria, efektivë policie dhe forcat zjarrfikësve, si edhe vullnetarë të nisen rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm drejt atij vendi.

Bëhet me dije se më shumë se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion ndërkohë që situata konsiderohet si kritike.

vatra zjarri ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj