LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte bërthamore iraniane, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump! Araghchi: Sulmet amerikane do të kenë pasoja të përjetshme

• Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. • Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave. •  Trump pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit. •  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e uroi Trumpin për sulmet e guximshme të SHBA-së, duke e quajtur sulmin një moment historik që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt paqes. • Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e përshkroi sulmin e SHBA-së si të papranueshëm dhe një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal. • Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së. •  Araghchi theksoi se ngjarjet e mëngjesit të sotëm do të kenë pasoja të përjetshme. Ai shtoi se Irani në rast vetëmbrojtjeje do të shohë të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij. • Nga ana tjetër demokratët po e quajnë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump një përshkallëzim të pamatur dhe një veprim i njëanshëm. • Ata më tej se janë duke kërkuar shkarkimin e tij. • Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kontaktuan zyrtarët e lartë republikanë dhe i informuan ata paraprakisht për bombardimin e objekteve bërthamore iraniane nga ushtria amerikane, por nuk e informuan udhëheqjen demokrate në parlamentin federal të SHBA-së deri pasi u hodhën bombat. • Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, bëri thirrje për zbatimin e Aktit të Pushtetit të Luftës, i cili kufizon aftësinë e presidentit për të përdorur ushtrinë amerikane, duke thënë se asnjë president nuk duhet të lejohet ta udhëheqë në mënyrë të njëanshme kombin në diçka aq të rëndësishme sa lufta me kërcënime të parregullta dhe pa strategji. • Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez tha se Trump rrezikoi në mënyrë impulsive të fillonte një luftë që mund të bllokonte për breza. Sipas sak këto janë baza absolute dhe të qarta për shkarkim. • Kongresmenja Ilhan Omar tha se sulmet ndaj Iranit shënuan një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pamatur të një konflikti tashmë të paqëndrueshëm në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund kësaj çmendurie përpara se të humbasin më shumë jetë.

29 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
foto ilustruese

SHBA- Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të sulmuar Iranin mund të shkaktojë një luftë më të gjerë rajonale apo edhe globale, por ky zhvillim tani varet në mënyrë venditare nga mënyra se si reagojnë aleatët më të fortë të Teheranit, Rusia dhe Kina. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se do të ketë konsultime serioze me Vladimir Putin të hënën në mëngjes në Moskë, ndërsa konfirmoi se Irani është gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm me Pekinin.

Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut shihen nga fuqitë perëndimore si një bosht i ri i regjimeve autoritare, me një konvergjencë gjithnjë e më të ngushtë interesash dhe mbështetje të ndërsjellë. Në të njëjtën kohë, Presidenti Trump është distancuar nga aleatët tradicionalë demokratikë të SHBA-së, duke ndjekur një marrëdhënie të paparë të ngushtë me Putinin, gjë që i bën lëvizjet e ardhshme të Kremlinit edhe më të paparashikueshme.

Rusia dhe Kina në rolin vendimtar të stabilizatorit

Vendimi i Rusisë nëse dhe si ta mbështesë Iranin është i ndërlikuar nga përfshirja e saj e vazhdueshme në luftën në Ukrainë, e cila kufizon kapacitetin e saj ushtarak për të ofruar mbështetje përtej kufijve të saj. Ndërsa nuk ka një aleancë zyrtare midis Moskës, Pekinit, Teheranit dhe Phenianit, dobësimi i një anëtari të këtij boshti katërpalësh shihet si dëmtim i interesave të të tjerëve, gjë që mund të çojë në mbështetje të përbashkët qoftë përmes ndihmës ushtarake apo ofrimit të pajisjeve.

Të dielën, Ministria e Jashtme Ruse dënoi fuqimisht sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i quajtur ato një përshkallëzim të rrezikshëm që kërcënon stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe globale. Siç thuhej në deklaratë, rreziku i një zjarri të përgjithshëm në Lindjen e Mesme, një rajon tashmë i zhytur në kriza të shumta, është rritur në mënyrë dramatike.

Vetëm javën e kaluar, Moska paralajmëroi SHBA në kundër përfshirjes në luftën e Izraelit me Iranin, duke e quajtur atë një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm me pasoja negative të paparashikueshme. Deklarata pasoi një telefonatë midis Putinit dhe Presidentit Kinez Xi Jinping, duke konfirmuar se të dy vendet po koordinojnë ngushtë qëndrimin e tyre strategjik.

Presioni mbi Iranin dhe objektivat e mundshëm

Siç thekson Sky News, udhëheqja ushtarake e Teheranit nuk ka vend për vonesa të gjata, sulmet amerikane kanë shkatërruar tre nga objektet kryesore bërthamore të Iranit, duke e bërë një përgjigje pothuajse të pashmangshme. Megjithatë, aftësia e Teheranit për tu hakmarrë është zvogëluar ndjeshëm, pasi një seri sulmesh izraelite gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë minuar aftësinë e tij për të lëshuar raketa balistike dhe dronë.

Megjithatë, bazat, anijet luftarake dhe avionët amerikanë janë brenda rrezes së armëve iraniane. Pentagoni tashmë ka forcuar mbrojtjen ajrore në rajon, në pritje të hakmarrjes. Por ka edhe objektiva më të lehtë ambasadat amerikane ose misione të tjera diplomatike, si dhe infrastruktura ushtarake e aleatëve të Uashingtonit.

Një skenar veçanërisht shqetësues është bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila do të shkaktonte një ndërprerje të madhe globale të rrjedhave të energjisë dhe tregtisë. Megjithëse Britania ka siguruar se nuk kishte përfshirje në sulmet amerikane, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka rritur masat mbrojtëse për njësitë e saj ushtarake dhe personelin në Lindjen e Mesme në maksimum, sipas informacionit nga Londra.

11 MUAJ ME PARE

Lufta në lindjen e Mesme/ Udhëheqësit evropianë: Irani nuk duhet të ndërmarrë veprime destabilizuese

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
foto ilustruese

IRAN- Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë i kërkuan të dielën Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të destabilizonte më tej rajonin pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë natës.

“Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore dhe nuk mund të përbëjë më kërcënim për sigurinë rajonale. Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet në negociata që çojnë në një marrëveshje që adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor.

Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët," thanë në një deklaratë të përbashkët krerët e qeverive të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

Udhëheqësit evropianë gjithashtu konfirmuan mbështetjen e tyre për sigurinë e Izraelit. Forcat amerikane goditën tre centralet kryesore bërthamore të Iranit, tha Presidenti Donald Trump vonë të shtunën, duke paralajmëruar Teheranin se do të përballet me sulme më shkatërruese nëse nuk pranon paqen.

"Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta diplomatike për të ulur tensionet dhe për të siguruar që konflikti të mos intensifikohet dhe përhapet më tej", thuhet në deklaratën e tyre.

11 MUAJ ME PARE

Lufta Izrael-Iran/ Analiza: Terror për Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
foto ilustruese

IRAN- Ngushtica e Hormuzit është sërish në qendër të shqetësimit ndërkombëtar. Çfarë do të ndodhë me jetën tonë të përditshme nëse Irani i bën kërcënimet e tij realitet? Është një rrip i ngushtë deti midis Iranit dhe Omanit, nëpër të cilin kalon pothuajse një e pesta e naftës që konsumohet çdo ditë në botë.

Për dekada të tëra, Ngushticat kanë shërbyer si një qendër e heshtur, por thelbësore për tregtinë globale të energjisë. Por, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen dhe Irani lë të hapur mundësinë e kufizimit apo edhe mbylljes së kalimit, mundësia e një tronditjeje të madhe ekonomike globale duket më e mundshme se kurrë.

Pasojat e një skenari të tillë nuk do të kufizoheshin vetëm në një krizë të thjeshtë gjeopolitike. Përkundrazi, do të shkaktonte një zinxhir ngjarjesh me pasoja serioze për ekonominë globale, transportin, tregtinë dhe ndoshta mbi të gjitha për industrinë e rëndë dhe industrinë e automobilave.

Mundësia e përshkallëzimit ka shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve ndërkombëtare të naftës. Analistët në firma ndërkombëtare si Deutsche Bank dhe Oxford Economics vlerësojnë se në rast të një bllokade të plotë, çmimi i naftës mund të rritet ndjeshëm në mbi 130 dollarë për fuçi. Një tronditje e tillë do të rriste ndjeshëm kostot e energjisë dhe karburantit, duke ndikuar në transport, bujqësi, industri dhe, sigurisht, inflacionin, në një kohë kur shumë ekonomi tashmë po përpiqen të kthehen në stabilitet.

Për industrinë e automobilave, kjo mundësi është veçanërisht e rrezikshme. Së pari, çdo rritje e çmimit të naftës përkthehet drejtpërdrejt në një rritje të kostos së transportit të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme. Logjistika do të rëndohet ndjeshëm, pasi kompanitë e transportit detar do të detyrohen të bëjnë devijime prej mijëra kilometrash, duke rritur kohën dhe kostot e transportit. Zinxhirët e furnizimit, të cilët gjithsesi funksionojnë me marzhe të ulëta rezistence dhe me një varësi të lartë nga rrugët detare, do të pësojnë ndërprerje të konsiderueshme. Kjo mund të çojë në vonesa në dorëzim, mungesa të komponentëve dhe në fund të fundit në ulje të prodhimit.

Por problemi nuk ndalet me kaq. Industria e automobilave është një nga industritë që mbështetet në një rrjet global partnerësh dhe furnizuesish, ku komponentët prodhohen në pjesë të ndryshme të botës dhe montohen në vende të tjera. Një mjedis i tillë nuk mund të tolerojë as vonesën më të vogël në ritmin dhe saktësinë e rrjedhës së logjistikës. Në rast të një krize në Ngushticën e Hormuzit, edhe një vonesë prej disa ditësh ose një rritje prej 10-20% e kostove të transportit mund të krijojë probleme të mëdha për prodhimin, veçanërisht në vende si Japonia, Gjermania ose Koreja e Jugut, të cilat varen shumë nga transporti detar.

Në të njëjtën kohë, rritja e kostove të naftës do t'i rëndojë drejtpërdrejt konsumatorët, pasi kostoja e përdorimit të makinave veçanërisht makinave me benzinë ​​dhe naftë dhe sigurisht pjesëve të këmbimit do të rritet. Kjo mund të forcojë presionin për të kaluar në automjete elektrike, por edhe lëvizshmëria elektrike nuk është imune ndaj trazirave gjeopolitike. Shumë metale kritike për bateritë e automjeteve elektrike, të tilla si litiumi, kobalti dhe nikeli, gjithashtu nxirren dhe transportohen nëpërmjet rrugëve globale që ndikohen drejtpërdrejt nga kostot globale të energjisë dhe disponueshmëria e logjistikës.

Nuk është rastësi që bashkësia ndërkombëtare po vëzhgon me padurim çdo lëvizje në rajonin e Gjirit Persik. Tashmë, forcat detare amerikane dhe evropiane kanë forcuar praninë e tyre në rajon, duke u përpjekur të parandalojnë çdo destabilizim serioz. Irani, sigurisht, e di se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë pa pasoja për veten e tij, pasi një pjesë e madhe e eksporteve të tij, madje edhe tek aleatët si Kina, kryhen përmes kësaj rruge.

Pyetja, pra, nuk është vetëm se çfarë do të ndodhë nëse Ngushticat mbyllen, por edhe nëse bashkësia globale ka qëndrueshmërinë dhe alternativat për t'u përballur me një trazirë kaq të dhunshme. Përgjigja, për fat të keq, nuk është qetësuese. Zinxhirët e furnizimit kanë rezultuar të brishtë, alternativat strategjike mungojnë dhe tregu ndërkombëtar i naftës mbetet dekada pas goditjeve të para të OPEC-ut  i varur nga pika të cenueshme si Ngushtica e Hormuzit.

Në një botë që përpiqet të kalojë në energji të gjelbër, kriza e mundshme në Gjirin Persik është një kujtesë e fortë se sa thellësisht të varur jemi ende nga lëndët djegëse fosile. Dhe sa lehtë kjo varësi mund të shndërrohet në një krizë ekonomike globale nëse mbyllet një"ngushticë. 

11 MUAJ ME PARE

Teherani refuzon negociatat/ Bota bën thirrje për ulje të tensioneve

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
foto ilustruese

IRAN- Teherani hodhi poshtë thirrjet urgjente të Perëndimit për rikthim në negociata dhe theksoi të drejtën e tij për vetëmbrojtje, duke paralajmëruar për “pasoja të rrezikshme” pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet amerikane kishin për qëllim "shkatërrimin" e objekteve kryesore bërthamore të Iranit.

Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme të reja me raketa herët më 22 qershor, në orët pas sulmeve amerikane, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se Teherani “i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet”, pas asaj që e quajti një hap “të turpshëm” të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për “rrezik në rritje që ky konflikt mund të dalë shpejt jashtë kontrollit”, teksa frika për një luftë të gjerë u shtua pas bombardimeve që SHBA-ja kreu gjatë natës.

Udhëheqës të shumtë botërorë bënë thirrje për rifillim të negociatave për programin bërthamor të Iranit, me disa në Perëndim që theksuan se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore.

Por, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i hodhi poshtë thirrjet për bisedime, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara “kaluan një vijë të kuqe shumë të madhe duke sulmuar objektet bërthamore” dhe se administrata Trump “mban përgjegjësi të plotë dhe të vetme për pasojat e rrezikshme dhe implikimet e gjera të këtij akti agresioni”.

“Dera për diplomaci duhet të jetë gjithmonë e hapur”, tha Araqchi në një konferencë për shtyp në Stamboll, “por ky nuk është rasti për momentin”. Ai shtoi se Irani është nën sulm dhe do të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, por nuk zbuloi se çfarë masash do të marrë Irani në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së.

Araqchi tha se do të udhëtojë drejt Moskës më vonë gjatë ditës dhe do të takohet më 23 qershor me presidentin rus, Vladimir Putin, oferta e fundit e të cilit për të ndërmjetësuar në negociatat me Teheranin ishte refuzuar në mënyrë efektive nga Trumpi.

“Rusia është partnere e jona dhe ne gjithmonë konsultohemi”, tha ai.

Trump deklaroi se sulmet ishin një “sukses spektakolar ushtarak”, duke thënë se bombarduesit amerikanë kishin goditur objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan në një operacion të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia nuk e kishte bindur Teheranin të kthehej në tryezën e bisedimeve.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapaciteteve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë”, tha Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Sulmet ndodhën në orët e para të 22 qershorit sipas kohës lokale të Iranit, por ishte ende 21 qershor në Uashington kur foli presidenti amerikan.

Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë sulm iranian ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme apo gjetkë, por Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se kishte lëshuar 40 raketa drejt Izraelit mëngjesin e 22 qershorit, përfshirë një nga raketat më të mëdha balistike që ka Teherani, Khorramshahr-4.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se mbi 80 persona u plagosën nga sulmet iraniane gjatë natës, mbi 70 prej tyre me lëndime të lehta.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer “një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor” dhe se kishte bombarduar dy avionë F-5 në aeroportin Dezful.

Irani nuk ka pranuar se ndonjë avion i është rrëzuar që nga nisja e sulmeve izraelite ndaj Republikës Islamike më 13 qershor.

Pas goditjeve të SHBA-së, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga përshkallëzimi.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit - me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Bordit të Guvernatorëve më 23 qershor, “për shkak të situatës urgjente në Iran”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili së bashku me BE-në, Francën dhe Gjermaninë kishte bërë përpjekje javën e kaluar për një zgjidhje diplomatike me Iranin, i bëri thirrje Teheranit të rikthehet në negociata.

“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-ja ka ndërhyrë për të zvogëluar atë kërcënim”, tha Starmer.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjithashtu se “Irani nuk duhet të ketë kurrë bombë” bërthamore.

“Tani është momenti që Irani të angazhohet në një zgjidhje të besueshme diplomatike”, tha ajo. “Tryeza e negociatave është i vetmi vend ku mund të zgjidhet kjo krizë”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përgëzoi Trumpin për sulmet e “guximshme”, duke i quajtur ato një moment historik që mund të çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Të lumtë president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me forcën e drejtë dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në një video-adresim.

“Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: paqe përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj paqja”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme ruse tha se Moska “e dënon fuqishëm” bombardimin nga SHBA, të cilin e quajti “të papërgjegjshëm” dhe “shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare”.

“Është e qartë se një përshkallëzim i rrezikshëm ka nisur, i cili mund të minojë më tej sigurinë rajonale dhe globale”, tha ministria në një deklaratë.

Shtetet arabe të Lindjes së Mesme kërkuan shmangien e përshkallëzimit, disa duke dënuar sulmet e SHBA-së dhe të tjerë duke mos u shprehur qartë./REL

SHBA-ja ka baza ushtarake në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Bahrejni është selia e Flotës së 5-të të Marinës së SHBA-së.

Turqia paralajmëroi se këto sulme mund të përshkallëzojë konfliktin Iran-Izrael në një nivel global, që siç tha, mund të ketë pasoja “katastrofike”.

“Këto zhvillime mund të nxisin që konflikti rajonal të përshkallëzohet në nivel global. Ne nuk duam që një skenar i tillë katastrofik të ndodhë”, tha Ministria e Jashtme turke, duke shprehur “shqetësim të thellë për pasojat e mundshme”.

Në një postim në X, kryeministri indian Narendra Modi tha se në një telefonatë me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, kishte shprehur “shqetësim të thellë për përshkallëzimin e fundit”.

“Ripërsërita thirrjen tonë për uljen e menjëhershme të tensioneve, dialog dhe diplomaci si rrugëdalje dhe për rivendosjen e hershme të paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Në SHBA, senatori republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, mirëpriti sulmet amrikane.

“Kjo ishte zgjedhja e duhur. Regjimi e meritonte. Shumë mirë, president Trump”, shkroi Graham në X.

Ndërkaq, zyrtarë të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar vendimin e Trumpit.

Anëtarja e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, senatorja demokrate, Jeane Shaheen, tha ende po pret që të kuptojë shkallën e veprimit ushtarak amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit.

“SHBA-ja nuk duhet të ngutet që të futet në luftë me Iranin. Fatkeqësisht, presidenti Trump nuk e ka vazhduar traditën dypartiake që rregullisht të informojë Kongresin për ngjarje të mëdha të sigurisë kombëtare që prekin amerikanët në mbarë botën. Shërbyesit publikë amerikanë - vetëm në Lindjen e Mesme, SHBA-ja ka 40.000 trupa – dhe diplomatët tanë, familjet e tyre dhe qytetarët tanë padyshim që janë më të rrezikuar pas veprimeve të sotme. Trump duhet të ulë tensionet me Iranin dhe menjëherë të informojë Kongresin”, tha ajo.

Senatori Chris Murphy, tha se javën e kaluar është informuar nga inteligjenca për zhvillimet.

“Irani nuk paraqet kërcënim të menjëhershëm për sulm ndaj SHBA-së. Irani nuk ishte afër krijimit të një arme bërthamore. Bisedimet bërthamore, që Izraeli i ndërpreu me sulmet e tij, kishin gjasa të prodhonin sukses”, shkroi ai në X.

Kongresisti Hakeem Jeffries e akuzoi presidentin Trump se e mashtroi vendin sa i përket qëllimeve të tij, “dështoi të kërkonte autorizim nga Kongresi për përdorimin e forcës ushtarake dhe rrezikon përfshirjen e Amerikës në një luftë të rrezikshme në Lindjen e Mesme”.

Vendimi për të goditur Iranin mund të jetë politikisht i rrezikshëm për Trumpin, i cili fitoi presidencën vitin e kaluar me premtimin për të mbajtur SHBA-në larg konflikteve të huaja.

Disa anëtarë të koalicionit “Make America Great Again” e kishin këshilluar Trumpin të mos përfshinte drejtpërdrejt ushtrinë amerikane në sulme ndaj Iranit./REL

11 MUAJ ME PARE

SHBA sulmoi Iranin/ Rama: Mbështesim përpjekjet e presidentit Trump

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SHBA sulmoi centralin bërthamor të Iranit. Me anë të një postimi në "X", Rama shkrun se Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

"Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci - e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si "Satanike" dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë - ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore," shkruan Rama. 

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

11 MUAJ ME PARE

Analiza e New York Times: Pse Trump mori rrezikun që katër paraardhësit e tij nuk donin ta merrnin duke sulmuar Iranin

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Donald Trump

SHBA- Nga sanksionet te sabotimi dhe sulmet kibernetike te diplomacia, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur çdo armë që munden për 20 vjet për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt armëve bërthamore. Të dielën në mëngjes, Presidenti Donald Trump iu drejtua armës përfundimtare, forcës brutale ushtarake që katër paraardhësit e tij e kishin shmangur qëllimisht, nga frika se do t'i zhytte Shtetet e Bashkuara në luftë në Lindjen e Mesme.

Për Trump, vendimi për të sulmuar infrastrukturën bërthamore të një vendi armik përfaqëson rrezikun më të madh dhe ndoshta më të rrezikshëm të mandatit të tij të dytë, tha New York Times në një analizë. Presidenti amerikan po vë bast se Shtetet e Bashkuara mund të zmbrapsin çdo hakmarrje të urdhëruar nga udhëheqja iraniane kundër më shumë se 40,000 ushtarëve amerikanë të shpërndarë në baza në të gjithë rajonin.

Të gjithë janë brenda rrezes së arsenalit raketor të Teheranit, edhe pas tetë ditësh sulmesh të pandërprera nga Izraeli. Ai gjithashtu po vë bast se mund të parandalojë që një Iran shumë i dobësuar të përdorë teknikat e tij të njohura terrorizmin, marrjen e pengjeve dhe sulmet kibernetike si një formë më indirekte sulmi për tu hakmarrë.

Më e rëndësishmja, vazhdon analiza e gazetës amerikane, ai po vë bast se i ka shkatërruar shanset e Iranit për të rindërtuar programin e tij bërthamor në të ardhmen. Ky është një qëllim ambicioz, pasi Irani e ka bërë të qartë se, nëse sulmohet, do të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore dhe do ta zhvendosë programin e tij të gjerë në fshehtësi.

Kjo është arsyeja pse Trump i kushtoi kaq shumë vëmendje shkatërrimit të Fordow, ku Irani prodhoi pothuajse të gjithë karburantin e nivelit gati të luftës që shqetësoi më shumë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Ndihmësit e presidentit mund të kenë folur për kompleksitetin e operacionit, por ata theksuan, edhe para partnerëve të tyre evropianë, se kjo nuk është një deklaratë lufte.

Shtëpia e Bardhë po flet për veprime parandaluese që synojnë neutralizimin e një kërcënimi dhe jo regjimin iranian, por iranianët nuk do ta perceptojnë atë në të njëjtën mënyrë. Në fakt, ata po flasin për ngacmuesin e Lindjes së Mesme i cili tani duhet të pranojë paqen, përndryshe do të ketë një tragjedi në Iran shumë më të madhe se ajo që kemi parë në tetë ditët e fundit.

Në thelb, Trump po kërcënonte të zgjeronte bashkëpunimin e tij ushtarak me Izraelin. Fillimisht, Shtetet e Bashkuara u distancuan nga operacioni, por Trump ndryshoi shpejt kursin dhe iu referua aftësisë së Shteteve të Bashkuara për të vrarë udhëheqësin suprem 86-vjeçar të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sa herë që të dëshirojë.

Koha është e favorshme

Pas 7 tetorit 2023, Irani papritmas u privua nga "përfaqësuesit" e tij, Hamasi dhe Hezbollahu, aleati i tij më i ngushtë, Bashar al-Assad i Sirisë, u detyrua të largohej nga vendi, dhe Rusia dhe Kina, të cilat kishin formuar një aleancë interesash me Iranin, nuk u shfaqën pas sulmit të Izraelit. Kështu, vazhdon New York Times, programi bërthamor mbeti mbrojtja e vetme e Iranit, mjeti përfundimtar i mbrojtjes për trashëgimtarët e Revolucionit Iranian që filloi në vitin 1979.

Historianët e ardhshëm ka të ngjarë të pyesin veten nëse Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre apo vetë iranianët mund të kishin vepruar ndryshe - dhe nëse rreziku i Trumpit ia doli mbanë. Nëse Irani nuk përgjigjet, nëse autoriteti i ajatollahut dobësohet, ose nëse vendi braktis ambiciet e tij të hershme bërthamore, Trump pa dyshim do të pretendojë se ai i vetëm ishte i gatshëm të përdorte fuqinë ushtarake amerikane për të arritur një qëllim që katër paraardhësit e tij e konsideronin shumë të rrezikshëm.

Por ekziston një mundësi tjetër. Irani mund të rimëkëmbet ngadalë, shkencëtarët e tij bërthamorë që kanë mbijetuar mund ta çojnë njohurinë e tyre në fshehtësi dhe vendi mund të ndjekë rrugën e hapur nga Koreja e Veriut në një garë për të ndërtuar një bombë bërthamore. Irani mund të arrijë në përfundimin se kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur larg fuqitë më të mëdha armiqësore dhe për të parandaluar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nga kryerja e një operacioni si ai në agim të së dielës./ New York Times

11 MUAJ ME PARE

"Ndryshimi i regjimit nuk është qëllimi i SHBA-së"/ Rubio paralajmëron Iranin të mos hakmerret: Një veprim i tillë do të ishte gabimi më i keq

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
 Marco Rubio

SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e paralajmëroi Iranin të mos hakmerret për sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke thënë se një veprim i tillë do të ishte gabimi më i keq që kanë bërë ndonjëherë. Ai gjithashtu theksoi se oferta për bisedime diplomatike me Iranin është ende e vlefshme dhe se ndryshimi i regjimit nuk është qëllimi i Shteteve të Bashkuara.

Marco Rubio vazhdoi duke thënë se Irani ka uranium të pasuruar shumë në sasi të mjaftueshme për të ndërtuar të paktën nëntë ose 10 bomba. Ai shtoi se e inkurajon Kinën të komunikojë me Iranin në lidhje me vendimin e tij të mundshëm për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë prova se Kina është e përfshirë në ndonjë gjë.

Më herët, ndërsa ishte duke u zhvilluar informimi zyrtar i Pentagonit, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News, në të cilën sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin.

"Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore", tha ai, duke shtuar se Uashingtoni beson se tashmë e ka shkatërruar programin bërthamor të Teheranit.

Vance gjithashtu mbrojti Presidentin Trump kundër kritikave për operacionin që çoi në përshkallëzimin e tensioneve, duke mohuar akuzat për abuzim presidencial të pushtetit.

11 MUAJ ME PARE

Irani gati të mbyllë ngushticën e Hormuzit, rrezik për tregtinë globale të energjisë

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
foto ilustruese

IRAN- Parlamenti iranian ka miratuar një propozim për të mbyllur Ngushticën strategjike të Hormuzit, rrugën detare përmes së cilës kalon pothuajse 20% e tregtisë botërore të naftës dhe gazit. Reuters shkruan se vendimi përfundimtar, do të merret nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit, ndërsa një orar ose aktivizim përfundimtar i planit nuk është njoftuar ende.

Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve konfirmojnë se Teherani po e shqyrton seriozisht këtë veprim. Deputeti iranian dhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare, Esmail Koshari, tha për gazetarët se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është në axhendën e tyre dhe do të zbatohet sa herë që të jetë e nevojshme.

Kërcënimi vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara bombarduan objektet bërthamore iraniane, me krizën që po zhvendoset nga sulmet ushtarake në nivele ekonomike dhe energjitike. Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik dhe është korridori më i rëndësishëm për eksportin e naftës nga vende të tilla si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani dhe Iraku.

Selitë perëndimore të transportit detar tani janë gjithashtu në gatishmëri. Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO)  krahu operacional i Marinës Britanike për anijet tregtare paralajmëroi se kërcënimi për anijet tregtare amerikane dhe perëndimore në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit është rritur në rrezik të lartë.

Nëse Irani vazhdon me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ky do të ishte një nga aktet më serioze të shantazhit strategjik në rajon në dekada, me analistët që parashikojnë një rritje të mundshme të çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe pasojat e mëvonshme ekonomike dhe gjeopolitike.

11 MUAJ ME PARE

Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, ne e kemi shkatërruar programin e tij bërthamor

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
J.D. Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin, por theksoi se kanë shkatërruar programin e tij bërthamor. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të nisin bisedime me Iranin për të arritur një marrëveshje afatgjatë dhe paqësore.

"Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore", tha ai, duke shtuar se Uashingtoni beson se tashmë e ka "shkatërruar" programin bërthamor të Teheranit.

Vance gjithashtu mbrojti Presidentin Trump kundër kritikave të operacionit që çoi në përshkallëzimin e tensioneve, duke mohuar akuzat për abuzim presidencial.

"Nuk është e vërtetë" që operacioni u krye jashtë fushëveprimit të kompetencave presidenciale, tha ai, duke iu përgjigjur indirekt udhëheqësit të grupit parlamentar demokrat, Hakeem Jeffries, i cili kishte shprehur dyshime më parë.

Zëvendëspresidenti amerikan më në fund theksoi se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me aleatët e tyre, tani do të veprojnë me qëllim "çmontimin e përhershëm" të programit bërthamor të Iranit.

11 MUAJ ME PARE

Sulmet në Iran/ Sekretari i Mbrojtjes: Kur Trump flet, bota dëgjon! Gjenerali amerikan:  Përdorëm 2 mijë raketa Tomahawk, 125 avionë dhe 7 bombardues B-2

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
 Pete Hegseth  Dan Kane

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth gjatë një konference për shtyp tha se sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një sukses i pabesueshëm dhe dërrmues që shkatërroi programin bërthamor të Teheranit. Ai tha se sulmet ishin të synuara, të fuqishme dhe të qarta dhe shtoi se i vetmi objektiv ishte programi bërthamor. 

"Kur flet presidenti, bota duhet të dëgjojë. Dhe ushtria amerikane mund ta mbështesë atë. Ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë  asnjë vend tjetër në planet nuk mund ta kryejë operacionin që presidenti do ta përshkruajë këtë mëngjes", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Gjatë konferencës për shtyp, si Hegseth ashtu edhe Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Kane, prezantuan operacionin që goditi tre objektet kryesore bërthamore të vendit, me emrin e koduar "Midnight Hammer". Sipas Uashingtonit, ky është operacioni më i madh dhe më kompleks ushtarak në vitet e fundit.

Gjenerali Dan Kane i tha Iranit të mos hakmerret: "Forcat tona mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë plotësisht të përgatitura për t'iu përgjigjur çdo sulmi ose veprimi iranian përmes përfaqësuesve - gjë që do të ishte një zgjedhje shumë e gabuar. Ne do të mbrohemi. Siguria e ushtarëve dhe civilëve tanë është një përparësi absolute."

Gjithashtu Kane foli për misionin më të madh të bombarduesve B-2 në histori. Shtatë avionë B-2 Spirit u ngritën nga SHBA-të dhe u drejtuan nga lindja, ndërsa avionë të tjerë kryen fluturime mashtruese drejt Paqësorit për të shpërqendruar radarët iranianë.

Një total prej 14 bombash MOP (Massive Ordnance Penetrator) prej 13.6 tonësh goditën dy objektiva bërthamorë. Ishte hera e parë që ato u përdorën për qëllime operacionale. Në të njëjtën kohë, një nëndetëse qëlloi më shumë se 4 raketa Tomahawk kundër Isfahanit. Më shumë se 125 avionë morën pjesë në operacion, të cilët u furnizuan me karburant gjatë fluturimit.

"Ishte një mision kompleks dhe me rrezik të lartë, i ekzekutuar me saktësi dhe disiplinë të jashtëzakonshme nga forcat tona të përbashkëta", vuri në dukje Kane.

Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth vlerësoi lidershipin e Donald Trump, duke thënë se shumë presidentë kanë ëndërruar t'i japin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit.

"Askush nuk ia ka dalë mbanë deri më tani"," tha Hegseth. 

Ai tha se operacioni ishte i guximshëm dhe brilant dhe tregoi se parandalimi amerikan është rikthyer. Hegseth theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë, por "le të jemi të qartë: ne do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri nëse qytetarët tanë, aleatët tanë ose interesat tona kërcënohen. Irani duhet ta dëgjojë presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe të dijë se ai e mendon çdo fjalë".

11 MUAJ ME PARE

Sulmet amerikane në Iran, Hegseth jep detaje: U përdorën 4 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 aeroplanë ushtarakë!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Pete Hegseth

IRAN- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të dielën se sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues, që kanë shkatërruar plotësisht ambiciet bërthamore të Teheranit.

Sulmet përfshinë 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 aeroplanë ushtarakë.

“Ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht”, tha Hegseth gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke shtuar se sulmet nuk kishin në shënjestër ushtarë apo civilë iranianë.

“Operacioni që planifikoi presidenti [amerikan, Donald] Trump ishte i guximshëm dhe i shkëlqyer, duke treguar botës se frikësimi amerikan është rikthyer. Kur ky president flet, bota duhet të dëgjojë”, tha Hegseth.

Bombat e fuqishme për shkatërrimin e bunkerëve, sipas gjeneralit amerikan, Dan Caine goditën dy objekte bërthamore.

Gjatë konferencës për media, ai tha se avionët amerikanë përdorën taktika që të mos detektoheshin nga autoritetet iraniane, duke shtuar se nuk ka informacione që Irani ka sulmuar ndonjë avionë amerikanë gjatë qëndrimit të tyre në hapësirën ajrore të Republikës Islamike.

Cain tha se sulmi u krye në orën 02:10 sipas kohës lokale në Iran dhe raketat Tomahawk ishin të fundit që u përdorën gjatë sulmit. Sa i përket dëmeve të shkaktuara në tre objektet bërthamore, gjenerali Caine tha se bazuar në informacionet fillestare ato kanë pësuar dëme të mëdha dhe shkatërrim.

Presidenti amerikan Trump deklaroi se sulmet ishin një “sukses spektakolar ushtarak”, duke thënë se bombarduesit amerikanë kishin goditur objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan në një operacion të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia nuk e kishte bindur Teheranin të kthehej në tryezën e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti sulmet “të turpshme” dhe paralajmëroi se ato “do të kenë pasoja të përhershme”, në një postim në X. Teherani hodhi poshtë thirrjet urgjente të Perëndimit për rikthim në negociata dhe theksoi të drejtën e tij për vetëmbrojtje./ REL

11 MUAJ ME PARE

Mirënjohja e Izraelit për Trump, vendosen parulla nëpër godina: Faleminderit, z. President

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

IZRAEL- Me lavde dhe shfaqje publike mirënjohjeje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  e përshëndeti vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të urdhëruar sulmin ndaj tre objekteve bërthamore iraniane si "historik".

Sipas Netanyahut, operacioni amerikan u krye në koordinim të plotë me Forcat e Armatosura Izraelite (IDF), ndërsa ai zbuloi se Trump personalisht e informoi atë me telefon pasi të përfundonin sulmet ajrore.

Mirënjohja e Izraelit nuk u kufizua vetëm në fjalë. Në rrugët e Tel Avivit u shfaqën tabela të mëdha me fytyrën e Donald Trump dhe frazën: "Faleminderit, Z. President".

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Asgjësimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve, një thirrje e fuqishme për iranianët që të bashkohen për përmbysjen e diktaturës!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane ne Iran. Berisha shkruan se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës në vend. Ai shtoi se duket të bashkohen për një Iran të lirë dhe demokratik.

"Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik," shkruan Berisha.

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave. Trump pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

 

11 MUAJ ME PARE

Samiti në Stamboll, ministri i jashtëm iranian reagon sërish për sulmet amerikane: Trump e tradhtoi Iranin dhe mashtroi popullin e tij!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

STAMBOLL- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një konferencë për shtyp pas sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore në Iran dënoi përfshirjen e SHBA-së në luftë. Ai kritikoi ashpër edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke i bërë thirrje asaj të marrë përsipër përgjegjësitë e saj.

"Kjo është një shkelje e egër, serioze dhe e pashembullt e parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare", tha Araghchi gjatë fjalimit të tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

Në të njëjtën kohë, ai nisi një sulm të ashpër ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke e akuzuar atë për mashtrimin e votuesve të tij duke braktisur premtimet e tij për të larguar SHBA-në nga luftërat e përjetshme.

"Trump u zgjodh me premtimin për t'i dhënë fund përfshirjes së kushtueshme të Amerikës në 'luftërat e përjetshme' në Lindjen e Mesme, por në fund ai tradhtoi jo vetëm Iranin dhe angazhimet e tij ndaj diplomacisë, por edhe votuesit e tij", theksoi ai.

Ministri iranian i përshkroi Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump si "ngacmues të paligjshëm" në skenën ndërkombëtare dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dënojë menjëherë sulmet e Uashingtonit. Së fundmi, ai paralajmëroi se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare do ta zhysë botën në një nivel të paparë rreziku dhe kaosi.

11 MUAJ ME PARE

"Kosova, në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euroatlantike", Kurti për sulmet amerikane në Iran: SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane në Iran. Kurti thekson se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.

Ai shkruan se Kosova mbështet qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së kundër programeve bërthamore të Iranit. Kurtin shton se ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

"Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur," shkruan ai.

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

11 MUAJ ME PARE

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë kurrë bombë bërthamore! Me tensionet në Lindjen e Mesme, stabiliteti duhet të jetë përparësi absolute

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Von der Leyen

IRAN- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen lëshoi ​​një paralajmërim të qartë dhe të ashpër ndaj Teheranit, duke theksuar se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore. Ajo theksoi se stabiliteti duhet të jetë përparësi absolute dhe se respekti për të drejtën ndërkombëtare është thelbësor. 

Mes pasigurisë së madhe gjeopolitike, kryetarja e Komisionit i bëri thirrje Iranit të tregojë përgjegjësi dhe të angazhohet në një proces diplomatik e të besueshëm.

"Ky është momenti që Irani të kthehet në tryezën e negociatave", tha ajo, duke shtuar se vetëm përmes dialogut mund t'i jepet fund krizës.

Ndërhyrja e saj vjen në një periudhë veçanërisht kritike për rajonin e gjerë, ku tensioni midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kërcënon të dalë jashtë kontrollit, me Brukselin që përpiqet ta mbajë hapur kanalin e diplomacisë dhe të parandalojë destabilizim të ri.

11 MUAJ ME PARE

Guterres i alarmuar nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit: Nuk ka zgjidhje ushtarake! E vetmja rrugë përpara është diplomacia

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Guterres

IRAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte thellësisht i alarmuar nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë thirrje për paqe. Sipas tij ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në prag të greminës dhe një kërcënim i menjëhershëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit - me pasoja shkatërruese për civilët, rajonin dhe botën," shtoi ai.

Guterres u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së që të ulin tensionet në situatë, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

"Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia", shkroi ai.

11 MUAJ ME PARE

"Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mbajnë nesër një takim urgjent", Kallas pas sulmeve në Iran: Palët të kthehen në tryezën e negociatave!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

EVROPË- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane ndaj Irani. Kallas ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm nesër, më 23 qershor.

Ajo theksoi përmes një postimi në "X" se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. Kallas u bëri thirrje të gjitha palëve të bëjnë një hap prapa, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

11 MUAJ ME PARE

Sulmet amerikane në Iran, ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Teherani do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump, pas sulmeve amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit. Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.

“Çdo hakmarrje nga Irani kundër shteteve të bashkuara të amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i shteteve të bashkuara," shkruhet në postim.

Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave. Trump pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

11 MUAJ ME PARE

"SHBA ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar kërcënimet bërthamore", Starmer: Irani të kthehet në tryezën e negociatave! Të arrihet një zgjidhje diplomatike

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Starmer

ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer i kërkon Iranit të angazhohet në bisedime të reja bërthamore ndërsa nxiti për një zgjidhje diplomatike për konfliktin e përshkallëzuar rajonal, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan ofensivës së Izraelit kundër Republikës Islamike këtë mëngjes.

Starmet përmes një postimi në "X" shkruan se programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Sipas tij Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund kësaj krize", thotë ai.

 

11 MUAJ ME PARE

Sulmet amerikane në Iran, publikohen pamjet nga shpërthimet masive (VIDEO)

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Shperthim

IRAN- Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të publikohen në mediat socialet ndërsa shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë rriutr pas përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën me Izraelin.

Videot tregojnë shpërthime në vende strategjike të objekteve bërthamore të Iranit, siç është Fordow. Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte "çelësi" për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t'i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.


Megjithatë, deri më tani, organet ndërkombëtare, si dhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kanë deklaruar se nuk ka prova që Irani po ndërton armë bërthamore.

11 MUAJ ME PARE

Tre opsionet e Iranit pas sulmeve të SHBA-së, si do të përgjigjet Teherani?

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

SHBA- Pas sulmeve ajrore të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara në tre objekte bërthamore në Iran, Teherani po përballet me një vendim kritik strategjik. Siç analizon BBC, udhëheqja iraniane është thirrur të zgjedhë midis tre skenarëve kryesorë, secili prej të cilëve mbart rreziqe dhe pasoja të ndryshme politike:

1. Të mos reagojë

Irani mund të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë ushtarake ndaj Shteteve të Bashkuara, konkretisht, duke parandaluar potencialisht një raund të ri sulmesh amerikane. Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi mund të rihapë rrugën drejt diplomacisë dhe ndoshta një kthim në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, një qëndrim i tillë mbart kosto serioze politike në vend. Pas paralajmërimeve të përsëritura nga zyrtarët iranianë për një "përgjigje shkatërruese" në rast të një sulmi, dështimi për të reaguar mund të perceptohet si dobësi dhe të gërryejë më tej besueshmërinë e regjimit tek populli.

2. Të reagojë menjëherë dhe me forcë

Opsioni i dytë përfshin një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë. Irani ende ka një arsenal të konsiderueshëm raketash balistike, rezultat i viteve të zhvillimit dhe fshehjes së kujdesshme. Ai ka në dispozicion një listë prej rreth 20 bazash amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme që konsiderohen objektiva të mundshëm.

Një sulm i koordinuar me raketa ose edhe “sulme të shumta” me dronë dhe motoskafe kundër njësive detare amerikane në Gjirin Persik mund të dërgojnë mesazhin e vendosmërisë që kërkon Teherani. Megjithatë, një skenar i tillë mbart një rrezik të lartë të një lufte të përgjithësuar dhe goditjeve të mëtejshme shkatërruese.

3. Prit dhe sulmo më vonë

Mundësia e tretë është vonimi i përgjigjes. Irani mund të tërheqë përkohësisht retorikën e tij agresive, të presë që tensioni të ulet dhe të zgjedhë momentin e duhur për të dhënë një sulm të papritur kur forcat amerikane nuk janë në kulmin e tyre.

Ky skenar është në përputhje me taktikat që Teherani ka ndjekur në të kaluarën - një qasje që i lejon asaj të ruajë kontrollin strategjik dhe të zgjedhë kushtet e konfliktit. Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, zëri i të cilit nuk është dëgjuar ende publikisht që nga sulmi amerikan. Qëndrimi që Teherani do të mbajë në orët ose ditët në vijim pritet të përcaktojë jo vetëm trajektoren e konfliktit, por edhe ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme më të gjerë.

11 MUAJ ME PARE

Irani shënjestër aeroportin Ben Gurion dhe objekte të tjera në Izrael pas sulmeve të SHBA-së, plagosen 86 persona

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

IRAN- Forcat e armatosura iraniane thanë sot se kanë shënjestruar objekte në Izrael, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, pranë Tel Avivit, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve kryesore bërthamore të Republikës Islamike.

Forcat e Armatosura deklaruan se vala e njëzetë e Operacionit Premtimi i Ndershëm 3 filloi duke përdorur një kombinim të raketave me lëndë djegëse të lëngshme dhe të ngurta me rreze të gjatë veprimi me fuqi shkatërruese të kokave bërthamore. Sipas të njëjtit burim, objektivat përfshijnë aeroportin, një qendër kërkimore biologjike, bazat logjistike dhe qendrat e komandës dhe kontrollit.

Ministria izraelite e Shëndetësisë raporton se 86 persona të plagosur mbërritën në spitale për shkak të raundit të fundit të sulmeve me raketa iraniane. 77 prej tyre raportohet se janë në gjendje të mirë.

11 MUAJ ME PARE

Sulmet amerikane ndaj Iranit, Trump dhe stafi i tij ndjekin operacionin e ushtrisë, dalin fotot nga Dhoma e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Trump

SHBA- Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, janë kapur në fotografi që kanë qarkulluar në internet. Fotot tregojnë Donald Trump, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së  Marco Rubio dhe pjesën tjetër të stafit të tyre duke parë zbatimin e planit të ushtrisë amerikane.

Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë," tha ai.

Trump, i cili vetëm dy ditë më parë tha se do të vendoste “brenda dy javësh” nëse do t’i bashkohej Izraelit në përpjekjet e tij për të shkatërruar objektet bërthamore iraniane, pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

 

11 MUAJ ME PARE

Politikanët izraelitë të opozitës lavdërojnë Trumpin: Sulmi ndaj Iranit e bën botën një vend më të sigurt!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

IRAN- Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka reaguar së fundmi ku ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pas sulmeve ajrore amerikane kundër objektivave bërthamore iraniane. Sipas tij nata e sulmeve është një natë historike për të gjithë Lindjen e Mesme. Lapid shtoi se Irani është një kërcënim për të gjithë botën.

"Faleminderit Presidentit Trump. Faleminderit SHBA-së. Një Iran bërthamor është një kërcënim për të gjithë botën. Sonte, një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme u shmang”, shkruan Lapid.

Kryetari i Unitetit Kombëtar, Benny Gantz u shpreh se vendimi i Trump për të goditur objektet bërthamore të Iranit e bën botën, Lindjen e Mesme dhe Izraelin vende më të sigurta.

“Dua t’i përcjell Presidentit Trump dhe popullit amerikan vlerësimin tim të thellë për lidershipin, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre të qartë me Izraelin gjatë gjithë kësaj fushate dhe sonte veçanërisht kundër regjimit iranian”, shkroi ai.

11 MUAJ ME PARE

U përdorën nga SHBA-ja për të goditur Iranin, çfarë janë bombat "Bunker Buster"?

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Foto

SHBA- Sulmet e Shteteve të Bashkuara  ndaj tre impianteve bërthamore iraniane në kompleksin nëntokësor Fordow, nxorën në pah bombat më të rënda jo-bërthamore në arsenalin perëndimor atë të GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP), i njohur edhe si "Bunker Buster".

GBU-57 është projektuar posaçërisht për të goditur objekte të thella nëntokësore dhe qendra të fortifikuara, siç është kompleksi Fordow në Iran, i cili është varrosur deri në 90 metra nën një mal. Është një bombë e drejtuar bazuar në GPS ushtarak, me një peshë totale prej gati 13.6 tonësh nga të cilat 2.4 tonë janë eksplozivë.

Trupi i bombës është bërë nga një aliazh çeliku me rezistencë të lartë, në mënyrë që të ruajë strukturën e saj kur depërton në tokë ose beton para se të shpërthejë. Ajo mund të depërtojë deri në 60 metra beton ose shkëmb para se të shpërthejë.

Shpërthimi i GBU-57 vlerësohet të jetë më shumë se dhjetë herë më i fuqishëm se ai i BLU-109 më i vjetër dhe ka potencialin të shkaktojë dëme shkatërruese në objektet bërthamore nëntokësore që më parë konsideroheshin të paprekshme. Për shkak të peshës së saj të madhe, GBU-57 mund të mbahet dhe të lëshohet në qarkullim vetëm nga një avion në të gjithë botën: B-2 Spirit amerikan, një bombardues strategjik i padukshëm me teknologji të lartë.

B-2 u projektua për t'iu shmangur sistemeve më të sofistikuara kundërajrore, me një dizajn aerodinamik dhe përdorimin e materialeve kompozite dhe veshjeve speciale që zvogëlojnë në mënyrë drastike nënshkrimin e tij termik, radar, akustik dhe optik. Vëzhgueshmëria e tij e ulët (padukshmëria) e bën atë ideal për pushtimin e hapësirës ajrore të mbrojtur rëndë.

B-2 mund të mbajë dy MOP brenda vendit dhe të fluturojë 6,000 milje detare pa u furnizuar me karburant. Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, sipas ekspertëve të gjurmimit të fluturimit, u krye nga B-2 që u furnizuan me karburant në ajër nga tankerët KC-135 Stratotankerë, ndërsa u ngritën me një ngarkesë të plotë dhe karburant të kufizuar.

GBU-57 u zhvilluan nga Boeing dhe deri në vitin 2015, ishin ndërtuar vetëm 20 të tilla. Për vite me radhë, anëtarë të Kongresit dhe analistë të mbrojtjes kishin propozuar dhënien e këtyre bombave Izraelit, por ideja u konsiderua provokuese dhe u refuzua, pasi vetëm B-2 mund t'i përdorë ato, dhe teknologjia e saj mbetet sekret i lartë.

Sulmi amerikan duket se konfirmon se i vetmi vend me aftësinë për të goditur në një thellësi prej 90 metrash është Shtetet e Bashkuara dhe se përpjekja për të shkatërruar Fordow nuk do të ishte bërë pa këto bomba dhe B-2.

Sulmet MOP mund të jenë një pikë kthese në luftë, por ato gjithashtu mund të shkaktojnë një reaksion zinxhir. Përdorimi i sistemeve më të përparuara të armëve amerikane tregon qëllimin për përshkallëzim strategjik, edhe nëse - sipas Presidentit Trump - nuk ka qëllim ndryshimi të regjimit në Teheran. Siç deklaroi karakteristikisht një zyrtar amerikan në CBS, "përdorimi i B-2 dhe MOP është sinjali më i fortë që mund të dërgohet".

11 MUAJ ME PARE

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit: Veprim i pamatur dhe i njëanshëm!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Trump

SHBA- Demokratët po e quajnë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit një përshkallëzim të pamatur dhe një veprim i njëanshëm. Ata më tej se janë duke kërkuar shkarkimin e tij.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kontaktuan zyrtarët e lartë republikanë dhe i informuan ata paraprakisht për bombardimin e objekteve bërthamore iraniane nga ushtria amerikane, por nuk e informuan udhëheqjen demokrate në parlamentin federal të SHBA-së deri pasi u hodhën bombat.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, bëri thirrje për zbatimin e Aktit të Pushtetit të Luftës, i cili kufizon aftësinë e presidentit për të përdorur ushtrinë amerikane, duke thënë se asnjë president nuk duhet të lejohet ta udhëheqë në mënyrë të njëanshme kombin në diçka aq të rëndësishme sa lufta me kërcënime të parregullta dhe pa strategji.

Ndërkohë, përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez tha se Trump rrezikoi në mënyrë impulsive të fillonte një luftë që mund të bllokonte për breza. Sipas sak këto janë baza absolute dhe të qarta për shkarkim.

Sipas Al Jazeera, kongresmenja Ilhan Omar tha se sulmet ndaj Iranit shënuan një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pamatur të një konflikti tashmë të paqëndrueshëm në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund kësaj çmendurie përpara se të humbasin më shumë jetë.

Nga ana e saj, kongresmenja Yasmin Ansari i përshkroi veprimet e Trump si të paligjshme dhe tha se do të kërkonte një seancë të menjëhershme të jashtëzakonshme të Kongresit për të votuar mbi rezolutën e fuqive të luftës

11 MUAJ ME PARE

"Shkelje serioze e Kartës së Kombeve të Bashkuara", ministri i Jashtëm iranian: Sulmet e sotme amerikane do të kenë pasoja të përjetshme!

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Abbas Araghchi

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën si të papranueshëm dhe një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal. Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së.

Araghchi theksoi se ngjarjet e mëngjesit të sotëm do të kenë pasoja të përjetshme. Ai shtoi se Irani në rast vetëmbrojtjeje do të shohë të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij.

"SHBA-të, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryen një shkelje serioze të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjit ndërkombëtar dhe NPT-së [ Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore] duke sulmuar objektet bërthamore paqësore të Iranit.

Ngjarjet e këtij mëngjesi janë skandaloze dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet nga kjo sjellje jashtëzakonisht e rrezikshme, e paligjshme dhe kriminale.

Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë një përgjigje legjitime në rast vetëmbrojtjeje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij," shkruan ai.

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte

11 MUAJ ME PARE

SHBA futet në luftë, Trump godet Iranin

SHBA i bashkohet luftës në Lindjen e Mesme, godet tre objekte
Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht shkatërruese”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë”.

Trump, i cili vetëm dy ditë më parë tha se do të vendoste “brenda dy javësh” nëse do t’i bashkohej Izraelit në përpjekjet e tij për të shkatërruar objektet bërthamore iraniane, pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht” objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

“Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk bën, sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i madh dhe shumë më i lehtë”, tha Trump. E ardhmja e Iranit, sipas presidentit amerikan, “ose ka paqe ose tragjedi”, duke shtuar se në Iran ka ende shumë caqe që mund të goditen.

“Nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do t’i godasim caqet e tjera me precizitet”, tha ai, duke falënderuar ushtrinë izraelite dhe atë amerikane për realizimin e operacionit.

“Shpresoj të mos kemi më nevojë për shërbimet e tyre në këtë kapacitet. Shpresoj shumë”, u shpreh Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë, teksa prapa tij gjendeshin nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ai i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Transmetuesi publik izraelit, KAN, citoi një zyrtar izraelit të ketë thënë se sulmet u kryen në koordinim të plotë me Uashingtonin. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e uroi Trumpin për sulmet “e guximshme” të SHBA-së, duke e quajtur sulmin një moment historik që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë”, tha Netanyahu përmes një video-adresimi.

“Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: paqja vjen përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj paqja”, shtoi ai.

Senatori amerikan, republikani nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, gjithashtu e mirëpriti sulmin.

“Kjo ishte vendimi i duhur. Regjimi e meriton. Të lumtë, president Trump”, shkroi Graham në X.

Por, jo të gjithë e mirëpritën sulmin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga përshkallëzimi.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres.

Vendimi për të goditur Iranin mund të jetë politikisht i rrezikshëm për Trumpin, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar me premtimin që të mbajë SHBA-në jashtë konflikteve të huaja. Disa anëtarë të koalicionit të tij, Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish, e kanë këshilluar Trumpin që të mos përfshijë drejtpërdrejt ushtrinë amerikan në sulme ndaj Iranit./ REL

shba sulmon iranin trump tensionet iran-izrael

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër