Dita e 26-të e protestës! Qytetarët vijojnë revoltën e tyre: Protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur
"Kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen"/ I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës,...
"Kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen"/ I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës,...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
• Mbahet sot në kryeqytet dita e 26-të e protestës kombëtare kundër politikave në vend. Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa kanë nisur edhe fjalimet e tyre. • Ata nisën marshimin nga sheshi “Skëndërbej”, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”. • Policia e Shtetit ka njoftuar procedimin penal të 11 personave, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e tubimeve të paligjshme të zhvilluara në kryeqytet gjatë datave 22 dhe 23 qershor. • Një protestues ka deklaruar se pushtetarët po shpikin skenare për t’i ikur të vërtetës, ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që ka shpikur turizmin e protestave.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se, qytetarët i treguan botës dhe mund të jenë mikëpritës dhe të qytetëruar.
Gjatë fjalës së tij në shesh, ai u shpreh se, në fillim protstuesit u injorunuan ndërsa tani, sipas tij, politikanët janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që 'nuk po gjejnë vend ku të futen'. Ai theksoi se, kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh.
“Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh.
Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën e në botë këto ditë. Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj lexoi sërish kërkesat e protestës.
E para në listë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, e cila ndiqet nga krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Më tej kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon së pari dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë. Prej më shumë se tre javësh krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Kërkojmë ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Prej më shumë se tre javësh kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Dhe kërkojmë një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë jopartiakë. Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të pa negociueshme. Ne mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre. Kërkojmë edhe sot një Shqipëri të re./Dosja.al
TIRANË- Një protestues i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se pushtetarët po shpikin skenare për t’i ikur të vërtetës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që ka shpikur turizmin e protestave.
Ai shtoi se populli shqiptar i tregoj botës se janë edhe e mikpritës edhe të qytetëruar. Qytetari e cilësoj protestën si një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën.
“Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh. Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën e në botë këto ditë. Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa kanë nisur edhe fjalimet e tyre. Ata nisën marshimin nga sheshi “Skëndërbej”, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Ata finalizojnë ditën e 26-të e protestës, ndërsa revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë, kanë protestuar në Mynih, Firencë. Gjenevë, Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, Norvegji, Holandë dhe Londër./Dosja.al
TIRANË- Qindra mijëra protestues kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë nën thirrjet: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen. Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa tashmë pritet që të zhvendosen para godinës qeveritare, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen” “Shqipëri e Re”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al
TIRANË- Një pensionist ka deklaruar se qytetarët po protestojnë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se qytetarët janë tërhequr zvarrë në Rrjoll dhe te ‘5 Maji’.
Sipas tij, kryeministri Rama vetëm e ka shkatërruar vendin. I moshuari u ndal edhe tek pensioni, për të cilin tha se nuk mjafton për të mbuluar kostot minimale të jetesës.
“Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te ‘5 Maji’ janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu. Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Me një pension qesharak, a mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën”, u shpreh pensionisti./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 26-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ata kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë./Dosja.al