6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ditën e sotme, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi takime me përfaqësuesit e opozitës. • Në orën 10:30, Escobar nisi takimin me deputetin Enkelejd Alibeaj. Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Gazment Bardhi e Kreshnik Çollaku. Tabaku mungonte në takim, edhe pse u deklaru se do të ishte prezente, por shkaku nuk dihet. Takimi u mbyll për 45 minuta. E pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. • Më pas në orën 12:00, Escobar zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. takimi zgjati gjysmë ore dhe u zhvillua në zyrat e PL-së. Në këtë takim u vu re se Kim ,bante një qëndrim mjaft serioz, ndryshe nga buzëqeshja që ka të stampuar në fytyrë herët e tjera. • Pas takimit, Escobar u dëgjua t’i thoshte Metës që do të takohen së shpejti, por kreu i PL-së nuk e sqaroi këtë deklaratë. Tema e takimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit. • Sot, Escobar u ndal edhe për një takim me ministren Olta Xhaçka. • Dje, Escobar zhvilloi takime me Ramën dhe Begaj. Pas takimeve, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. • I dërguari ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Alibeaj thotë se gjatë bisedës janë diskutuar tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit të Partisë Demokratike dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.
REAGIMI:
Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
TIRANË- I dërguari i SHBA-ve Gabriel Escobar ka zhvilluar dhe një takim me ministren Olta Xhaçka. Përmes një njoftimi nga zyra e shtypit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bën me dije se bashkë me Escobar vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve.
Në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ditën e sotme, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi takime me përfaqësuesit e opozitës. Në orën 10:30, Escobar nisi takimin me deputetin Enkelejd Alibeaj. Më pas në orën 12:00, Escobar zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. takimi zgjati gjysmë ore dhe u zhvillua në zyrat e PL-së.
TIRANË-I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar u takua ditën e sotme me kryetarin e 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta. Takimi i cili zgjati për 30 minuta, u mbajt në ambientet e partisë së Lirisë. Meta, së bashku me anëtarët e tjerë të partisë pritën Escobarin, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Meta shtrëngoi duart me Escobar, të cilin e ftoi në tryezë, aty ku për gjysmë ore biseduan për çështje të ndryshme në lidhje me politikën në vend. Ajo që ra në sy ishte qëndrimi krejtësisht stoik i Kim. Ambasadorja është shfaqur gjithmonë në ekrane e buzëqeshur, kryesisht në takime zyrtare, por sot duket se ishte mjaft në siklet dhe e mërzitur. Ç'të ketë ndodhur?
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot ka takuar përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur takimin me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në takimin me Escobar ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së vendit tonë me SHBA-në. Po ashtu Meta në takim ka theksuar se zgjedhjet lokale të 14 majit do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
Postimi i Plotë:
Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim. Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit. E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike.
Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve. Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit. Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
TIRANË- Vijon turi i takimeve të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Pas zhvillimit të takimit me deputetin Enkelejd Alibeaj, Escobar ka mbërritur në zyrat e Partisë së Lirisë. Sërish i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Escobar është futur të takojë kreun e PL-së, Ilir Meta. Ai është pritur nga deputetja Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot po takon përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga takimi i zhvilluar mes të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Escobar shihet se ka mbërritur i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Ai del nga makina dhe duket se personi i parë që e pret është deputetit Gazment Bardhi që shoqëron Alibeaj bashkë me Kreshnik Çollakun dhe Orjola Pampurin. Takimi mes tyre ka zgjatur 45 minuta dhe tema kryesore e bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot po takon përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
TIRANË- Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka nisur takimin me deputetët e Opozitës. Escobar, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim me deputetin Enkelejd Alibeaj.
Të pranishëm janë edhe deputeti Gazmend Bardhi, Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Gjatë takimit do të diskutohet kryesisht për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.
Dje, Escobar zhvilloi takime me Ramën dhe Begaj. Pas takimeve, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.