LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Jakup Krasniqi: S'jam përfshirë në vrasje (3 LUTJET për gjykatën)

• Vazhdon gjyqi në Gjykatën Speciale në Hagë. • Sot ishte radha e mbrojtes së Jakup Krasniqit. • Në ditën e tretë të gjykimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka argumantuar se Prokuroria nuk ka prova për të shpallur fajtor klientin e tyre, pasi nuk gjendet asnjë lidhje me krimet e pretenduara. • Kjo pasi sipas tyre, Jakup Krasniqi nuk kishte pushtet të kontrollonte ushtarët. • Më pas, vetë Krasniqi iu drejtua trupit gjykues duke thënë se nuk ka kryer ndonjë krim, as "para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës". • Sipas tij, deklaratat që ai ka bërë duhet që të shihen si pjesë e propagandës së luftës. Ndërsa fjalimin e mbylli me 3 luftje. • 3 lutjet e tij janë: të mos keqpërdoren mendimet dhe opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës ; që shënimet e tij, që tha se kanë pasur për qëllim përshkrimet për librat e tij shkencor dhe publicistik të mos përdoren si dëshmi për veprat penale dhe që materialet të mos keqpërdoren nga ZPS-ja. • Seanca e radhës do të mbahet më 11 prill. • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë. • Të katërt ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Krasniqi: Absurde akuza për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së
Jakup Krasniqi

HAGË- Gjatë fjalës së tij Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

“Është absurde që të akuzohen për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi, bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së”, tha ai.

“Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi”,- shtoi ai./REL

3 VITE ME PARE

"6 gabime të akuzës"/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së
Venkatesëari Alagendra

HAGË-Avokatja e tij Venkatesëari Alagendra, tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas saj, Prokuroria i ka bërë “6 gabime fatale”, në raport me akuzat ndaj Jakup Krasniqit.

“Gabimi i parë është që Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keqpërfaqëson rolin personal të z. Krasniqi. Krasniqi nuk përmendej në raportin e Këshillit të Europës të vitit 2011 si i dyshuar për ndonjë përgjegjësi penale”,- tha ajo në deklaratën hyrëse në gjykim.

Fakti që disa dokumente u gjetën në banesën e Krasniqit, avokatja tha se nuk i bën ato autoriale.

“Prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së, duke nxjerr dokumente nga çka ka qenë situata në terren,"- tha ndër tjerash Alagendra.

 

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë për ish-liderët e UÇK, mbyllen prezantimet e prokurorisë dhe mbrojtjes, seanca tjetër në 11 prill

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së

HAGË- Në ditën e tretë të gjyqit në Hagë për ish-liderët e UÇK-së kanë përfunduar deklaratat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mbrojtësit të viktimave dhe ekipeve të mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca tjetër e gjyqit do të mbahet në në 11 prill, në orën 09:00, do të vazhdohet me prezentimin e provave nga ana e ZPS-së dhe me dëgjimin e dëshmitarit të parë.

Seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar pas përfundimit të fjalës së Jakup Krasniqit dhe avokates Venkateswari Alagendra, e cila tha se ai personalisht nuk është përgjegjës për kryerjen e asnjë vepre penale për të cilat akuzohet.

 

 

3 VITE ME PARE

"Kanë marrë letrat e mia..."/ Tre LUTJET e fundit të Jakup Krasniqit për trupën gjykuese në Hagë

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi në gjyqin e Hagës në fund të fjalës së tij bëri tre lutje për trupën gjykuese. Ai kërkon që të mos përdoren si dëshmi shënimet e tij dhe librat që ka bërë. Krasniqi thotë se prokuroria i ka keqpërdorur shënimet e tij që ka dëguar për familjen jashtë burgut. 

Lutjet:

-mos lejoni që të keqpërdoren opinionet e pasluftës.

-e dyta, mos lejoni që shënimet e mia për shkrimet e librave të përdoren si dëshmi për vepër penale.

-e treta për komunikatat, unë po lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limës në tribunalën ndërkombëtare të Hagës, komunikata si material propagandistik ishte rritja e respektit për UÇK dhe autoriteve të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për zotin Ramush Haradinaj.  Ju lus që materialet të mos keqpërdoren, se prokuroria i ka keqpërdorur. Kanë marrë letrat e mia që kam dërguar nga burgu, por ato nuk janë dëshmi. Më falni po fjala ime është e shkurtër për jetën time gjyqësore.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e tretë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, mbajti fjalën e po ashtu edhe Krasniqi i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 prill.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi: Nuk më hiqen nga mendja përpëlitjet e babait nga dhuna e serbëve

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së
Jakup Krasniqi

HAGË-Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke iu drejtuar gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fjalën e tij ai e ka nisur duke prezantuar një autobiografi të tij që nga lindja, për të kaluar më pas në aktivitetin politik.

Duke treguar se vetë ka qenë i dënuar nga ish-Jugosllavia, Krasniqi ka thënë se akuza që i bëhet tani është e paarsyeshme.

"Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se integriteti i tij personal dhe intelektual nuk do ta lejonte që të përdorte ndaj dikujt dhunë si mjet.

3 VITE ME PARE

Dita e tretë e gjyqit në Hagë/ Avokatja e Krasniqit: UÇK nuk e kishte strukturën e një ushtrie

Dita e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së
Venkateswari Alagendra

HAGË- Sot në ditën e tretë të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka nisur fjalën. Venkatesëari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Aktivitetet nuk mund të lidhen me asnjë krim që prokuroria pretendon se ka kryer Krasniqi. Krasniqi nuk kishte kompetenca që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Aktakuza pretendon se Krasniqi ka marrë pjesë në krime në tri raste. Provat do ta tregojnë të kundërtën”, ka theksuar ajo.

Duke vazhduar argumentimin e saj, avokatja ka thënë se prokuroria mbivlerëson organizimin e UÇK-së, duke thënë se ka qenë më e organizuar sesa ajo ka qenë në të vërtetë.

“Kjo ishte një fantazi. Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së, duke nxjerr dokumente nga si ka qenë situata në terren. UÇK nuk e kishte strukturën e një ushtrie, - u shpreh Alagendra.

kosova ne hage jakup krasniqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj