LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve"/ Berisha: Rama shuajti çdo komunë malore duke i vënë vizën 80% të territorit të vendit

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të paraqesë një hartë të re territoriale ‘në interes të qytetarëve’, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se me reformën territoriale të vitit 2014 ‘shuajti çdo komunë malore’ dhe ‘i vuri vizën 80% të territorit të vendit’. • Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha përgëzoi deputetët e komisioneve të reformës territoriale dhe zgjedhore, duke e cilësuar punën e tyre si ‘jashtëzakonisht të rëndësishme’ për të ardhmen e vendit. • Ai u ndal gjatë tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për të cilat tha se tashmë janë ‘damkosur’ në dokumentet ndërkombëtare si zgjedhje të zhvilluara në kushtet e partisë-shtet. • Kryedemokrati vlerësoi punën e institucioneve ndërkombëtare si OSBE, Parlamentit dhe Këshillit Europian, duke thënë se raportimet e tyre për zgjedhjet në Shqipëri kanë reflektuar realitetin politik në vend. • Lideri i opozitës ka komentuar edhe reformën administrativo-territoriale të vitit 2014, të cilën ai e quajti atë një ‘pseudoreformë’ që, sipas tij, ka ndikuar në shpopullimin e vendit dhe dobësimin e zonave malore. • Berisha foli edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të cilat, rrëzuan ‘aneksimin e parlamentit nga pseudomazhoranca’. • Ai tha se opozita nuk do të pranojë asnjë praktikë që bie ndesh me Kushtetutën, veçanërisht delegimin e interpelancave nga kryeministri.

4 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Berisha reagon pas intervistës së Ramës: Ka filluar t’i japë këshilla Europës, i drejtohej Putin-it si të ishte…

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen estoneze “Postimees”, ku u ndal te kritikat e kreut të qeverisë ndaj Europës për Rusinë. Me ironi Lideri i opozitës u shpreh se Rama ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. Më tej, Berisha tha se opozita do të vazhdojë betejën e saj, teksa shtoi se mediat ndërkombëtare po mbështesin fuqishëm qëndrimet e PD-së. 

"Ju e shihni, ai ka humbur, është i damkosur. E pyeste gazetari së fundmi në një intervistë në Estoni, pasi ia rreshtonte të gjitha akuzat për korrupsion, përgjigja e tij ishte ja pse Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera na vlerësojnë ne për shkak të këtyre budallëqeve që thuhen kundër nesh.

Kjo ishte përgjigja e tij, një njeri që ka humbur mendjen dhe tani si një aset i regjistruar apo influent rus, ka filluar të japë këshilla Evropës për Rusinë. Dhe u thotë se Vladimir Vladimoriviçi, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës i administratës ruse, se në administratën ruse për afrim nuk i thonë presidenti Putin, por Vladimir Vladimiroviç. Edhe ky tani e ka marrë, se nga e mori, a ia tha Vuçiçi a kush ia tha, por këtë u thoshte aty.

Megjithatë ta lëmë atë, të vazhdojmë betejën tonë të vendosur në këtë përpjekje, ku kemi me vete qytetarët, mediat ndërkombëtare, të cilat mbështesin fuqishëm qëndrimet tona dhe natyrisht kemi një problem madhor me mafien e fjalës së lirë, të kontrolluar nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi të drejtë që merremi me Edi Ramën se ai është ‘mater matrix’ i të këqijave të këtij vendi," tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Ndryshimet në rregullore/ Berisha: Nuk do pranojmë kurrë delegimin e interpelancave nga kryeministri

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për ndryshimet mbi Rregulloren e Kuvendit tha se PD nuk do t’i pranojë ato. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha theksoi se demokratët nuk do ta pranojnë kurrë delegimin e interpelancave nga kryeministri dhe ministrat. Sipas Berishës, Rama nuk vjen në Kuvend për interpelancë pasi është sfazuar plotësisht.

"Sikundër vlerësoj punën që ka bërë grupi i punës, dhe kryetari do u informojë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rregulloren e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese, siç e dini, hodhi poshtë aktin e aneksimit të parlamentit nga pseudomazhoranca. Akt që konsistoi në miratimin e një rregulloreje pa asnjë konsultim paraprak me opozitën në një mënyrë të rrufeshme, në një mënyrë që nuk kishte ndodhur kurrë, në kundërshtim me rregulloren, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë akt si antikushtetues dhe urdhëroi parlamentin që pas 30 ditësh nga zbardhja e vendimit të bëjë të gjitha amendimet e domosdoshme në mënyrë që të respektohet vendimi i saj.

Dhe grupi i punës, siç do ta dëgjoni edhe ju, ka bërë një punë serioze bashkë me të tjerët, të cilët përsëri janë përpjekur në mënyra të ndryshme të ngushtojnë hapësirën e opozitës, por në mënyrë absolute nuk e pranojmë. Sikundër nuk mund të pranohet asnjë lloj modifikimi, propozimi që bie ndesh me përcaktimin e Kushtetutës. Dhe tani jemi këtu, të shohim pak edhe përgjegjësinë tonë. Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri.

Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Nuk vjen, ne marrim vendimet tona. Ne nuk pranojmë delegimin që nuk e njeh Kushtetuta të detyrimit të tij për t’u paraqitur. Se nuk paraqitet dot ai, e kuptoni apo jo. Ai është shkatërruar nga nervat dhe çdo gjë. Ai është i sfazuar tani dhe nuk paraqitet për asgjë. Prandaj dhe ikën, prandaj dhe nuk duket në parlament. Por ai duhet të paraqitet. Kështu që do vazhdojnë kërkesat për interpelanca dhe detyrimi i tij është kushtetues për t’u paraqitur në interpelanca. Janë bërë kaq të shumta dosjet e tij, aferat e tij personale dhe familjare, saqë populli kërkon transparencë. Nuk mund të vazhdohet duke ikur, duke shkelur Kushtetutën siç bën ai," tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve"/ Berisha: Rama shuajti çdo komunë malore, i vuri vizën 80% të territorit të vendit

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se PD do të paraqesë hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës theksoi se opozita mbështetet në ekspertizën dhe në praktikat e vendeve evropiane për organizimin territorial dhe administrativ. Gjithashtu Kryedemokrati kritikoi reformën aktuale territoriale, duke akuzuar qeverinë se ka shuar komunat malore në një vend me terren të vështirë dhe infrastrukturë të pazhvilluar.

"Janë organizuar dëgjesa, në vlerësimin tim, të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vlerësimet e qytetarëve për pseudoreformën e Edi Ramës, e cila ishte e tëra në funksion të shpopullimit të Shqipërisë dhe farsës elektorale të qeverisë.

Unë përshëndes anëtarët e komisionit, përshëndes qytetarët dhe i garantoj se ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve.

Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë.

Dhe ky, që çdo epitet dhe çdo sharje e meriton, në vendin më malor të Evropës, shuajti çdo komunë malore. Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore. I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë. Ndaj dhe unë e vlerësoj shumë punën me transparencë që po bëhet dhe dëgjesat që po organizohen," tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Zgjedhjet e 11 majit u damkosën në dokumentet ndërkombëtare"/ Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në komisionin e reformës elektorale

"Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u damkosën në të gjitha dokumentet ndërkombëtare. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Lideri i opozitës theksoi se PD do zbatojë çdo rekomandim në komisionin e reformës elektorale. Kryedemokrati vlerësoi raportet dhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, për të cilat tha se pasqyruan me vërtetësi problematikat e procesit zgjedhor në Shqipëri.

"Së pari, dua të përgëzoj deputetët e komisioneve të reformave, qoftë asaj territoriale dhe asaj zgjedhore për punën që po bëjnë jashtëzakonisht të rëndësishme në dy fusha themelore me interes shumë të madh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Ju jeni dëshmitarë se zgjedhjet e 11 majit u damkosën tashmë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare si zgjedhjet në kushtet e partisë shtet.

Cilido që pretendon apo që flet për zgjedhje në kushtet e partisë shtet, mashtron. Në kushtet e partisë shtet ka farsë, farsë dhe vetëm farsë. Pra, propaganda bajate, propaganda e paguar, lobingjet e paguara të Edi Ramës kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar, institucionet ndërkombëtare njëzëri tashmë flasin për parti shtet në Shqipëri. Tashmë kanë identifikuar si problemin madhor të Shqipërisë gjendjen në kushtet e partisë shtet.

Partia shtet nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale dhe kjo është bërë e mundur falë punës së shkëlqyer, të ndershme të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare OSBE/ODIHR, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, të cilët atë vëzhgim të zgjedhjeve në Shqipëri e paraqitën me vërtetësi të madhe para opinionit publik evropian dhe botëror.

Por kjo është bërë e mundur edhe nga vendosmëria e demokratëve, e anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të PD, të cilët bënë gjithçka për të paraqitur faktet, dokumentet e pakundërshtueshme të dhunimit masiv dhe sistematik të parimeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit për zgjedhjet.

Pra, sot punohet nga komisioni i reformës, punohet mbi bazën e dokumenteve, do të thosha të shkëlqyer, dhe rekomandimeve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do mund t’u jepej kurrë përgjigje problemeve madhore të farsës elektorale në Shqipëri," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë