LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi Noizy-n, ndalohet në Rinas Kleviol Ahmeti

•Kleviol Ahmeti është ndaluar në Rinas pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy). •Ahmetaj është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.•Ahmetaj i ka shkaktuar reperit frikë të vazhdueshme dhe ankth pasi e ka kërcënuar me jetë në Tik-Tok. •Ndalimi i tij është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit pas kallëzimit të bërë nga Rigels Rajku dhe babai i tij, Bashkim Rajku më datë 13 Prill të këtij viti me pretendimin se ai ka kërcënuar reperin me fjalët “do të vras, do të shkatërroj”. •Ahmetaj ka qenë i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Avokati i Cllevios del LIVE në Tik Tok: Xhelozia është e keqe! Noizy ka inat se ai paguhet më shumë kur këndon në lokale, por ka vetëm një të keqe…që shan

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi
Ndue Pjetra

TIRANË- Avokati Ndue Pjetri ka zgjedhur që ta mbrojë në Tik Tok klientin e tij Kleviol Ahmeti, të njohur si Cllevio Serbiano, i cili u arrestua sot pasi akuzohet se ka përndjekur rivalin e tij në muzikë, Rigels Rajku që njihet si Noizy. Në një dalje të drejtpërdrejtë në Tik Tok bashkë me disa miq të Cllevios, Pjetri thotë se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të xhelozisë. Ai thotë se Noizy ka nisur ta ketë inat klientin e tij, pasi Cllevio merr më shumë para se Noizy në koncerte. Duke qeshur, avokati thotë se Cllevio ka një të keqe, që ofendon nëpër video.

“Ka rezultuar që të gjitha lokalet kërkojnë Cllevion. Nëse paralelisht do të ishin duke kënduar Noizy dhe Cllevio, të gjithë do të shkonin të dëgjonin Cllevion. Nëse Noizyn e marrin me 10-12 apo 13 mijë euro, Cllevion e marrin me mbi 15 mijë euro. Këtu ka nisur xhelozia në biznes. Të gjithë duhet të shohin se ccfarë bëhet në Shqipëri, për inat të njëri-tjetrit. Cllevio ka një të keqe që shan. Xhelozia në dashuri është e keqe,”- thotë avokati dhe qesh.

Videoja është regjistruar nga ndjekës në Tik Tok dhe është hedhur në Youtube:

37-vjeçari u vu në pranga në Rinas, sapo erdhi nga Italia. I riu, banues në Lushnje, akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’. Ai u kallëzua nga Noizy dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku, të cilët deklaruan para bluve se janë ndjerë të kërcënuar e frikësuar pas videove që Ahmeti ka publikuar në Tik Tok, ku bën deklarata kundrejt reperit.

3 VITE ME PARE

Zbardhet padia ndaj Cllevios/ Noizy dhe babai i tij: Jemi të frikësuar, do të na vrasë e shkatërrojë

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi
Noizy dhe Klevio

TIRANË- Arrestimi i reperit Kleviol Ahmeti ka ardhur pas një kallëzimi të bërë nga kolegu i tij Rigels Rajku bashkë me babain e këtij të fundit, Bashkim Rajku. Në padi, reperi i njohur si Noizy dhe babai i tij janë shprehur se kanë marrë kërcënime të vazhdueshme nga Ahmeti që ndryshe njihet si Cllevio Serbiano. Ata kanë theksuar se ndihen të frikësuar pas kërcënimeve për vrasje që u ka bërë i riu.

“Na ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për shkak të kërcënimeve në Tik-Tok se do na vrasë dhe shkatërrojë,”- kanë thënë babë e bir.

37-vjeçari u vu në pranga në Rinas, sapo erdhi nga Italia. I riu, banues në Lushnje, akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Cllevios, Policia e Shtetit: Ka përndjekur disa herë në rrjetet sociale Noizy-n

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi
Kleviol Ahmeti

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Kleviol Ahmetit (Cllevios). Sipas forcave blu, Cllevio ka përndjekur disa herë në rrjetet sociale reperin Noizy. Ahmeti është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Përndjekja", pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës. Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'- njofton Policia.

3 VITE ME PARE

Kërcënoi me jetë Noizy-n! Kush është Cllevio Serbiano, si nisi armiqësia me reperin

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi
Cllevio

TIRANË- Ditën e sotme, u ndalua në Rinas Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si Cllevio. Ai është denoncuar nga Noizy, pasi ky i fundit pretendon se ndihet i kërcënuar.

Po si erdhi ngjarja deri këtu?

Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para dy vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhe një video duke e ndjekur me makinë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Cllevio u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.

Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e shoëbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivaleve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe Stresi, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjaten dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Klevioli u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”.

Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin.

Më pas, me 6 qershor, Cllevio shkoi në rrugën Currilave në Durrës. Sipas Cllevios, kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t por situata u tensionua menjëherë si doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të iktë ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.

Kush është “Cllevio Serbiano”?

Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrëzoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën.

Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram”./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U arrestua pas denoncimit të Noizy-t, DY akuzat që rëndon ndaj Cllevios (Procesverbali)

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi

TIRANË- Ditën e sotme në Rinas u arrestua reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku. Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës pena “Përndjekja” dhe 'mbajtja pa leje e armëve të ftohta'.

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi

SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.

Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Do të të vras"/ Arrestohet Cllevio Serbiano në Rinas, denoncimi i Noizy-t: Më shkakton ankth, më kërcënoi në TikTok

"Do të të vras, do të shkatërroj"/ Përndoqi
Noizy dhe Cllevio

TIRANË- Arrestohet reperi i njohur si Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Ai është vënë në pranga në Rinas, pasi së fundmi është rikthyer në Shqipëri. Ndalimi i tij u bë pas denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu, ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social Tik Tok duke i thënë se do e vriste. Arrestimi i Cllevios është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit.

SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.

Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik./Dosja.al

arrestohet kleviol ahmeti noizy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj