LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Dokumenti që Irena Gjoka ka qenë e shkarkuar në 1996”/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Kemi nisur aksionin, zbresim në terren

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook. • Berisha ka vijuar akuzat në kuadër të “gjyqit publik”, siç e quan ai ndaj Kryeministrit Edi Rama. • Kryedemokrati rënditur një sërë akuzash ndaj familjes së Edi Ramës dhe vetë Kryeministrit, lidhur me përfitimet dhe privilegjet, që sipas Berishës i kanë marrë për shkak të pushtetit. • Berisha ka thënë se brenda 7 viteve “thjeshtra” e Edi Ramës ka marrë me dhjetëra tendera në shkelje me ligjin. • Nga ana tjetër Kreu i PD-së ka përsitur akuzat se pallati i Linda Ramës nuk ka patur asnjë faturë. • Përveç të tjerash Berisha ka publikuar ditën e sotme dokumentin e shkarkimit të gjyqtares së çështjes “Partizani” në vitin 1996 me akuzën sipas tij për korrupsion. • Kryedemokrati iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me aksionin opozitar, ku sipas Berishës ka nisur një “betejë pa kthim” nga ku opozita do të nisë punën në terren.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Gjyqi publik kundër Edi Ramës"/ Berisha: Do të vazhdojë deri sa të ju dëshmoj se çfarë rreziku përfaqëson ai ndaj qytetarëve

“Dokumenti që Irena Gjoka ka qenë e shkarkuar në
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook. Berisha i është përgjigjur pyetjes së qytetetarëve se sa do të vazhdojë ajo që e quan ish-Kryeministri "gjyqi publik" ndaj Edi Ramës. 

Don Muzaka: Z. Berisha, gjyqi publik kundër Edi Ramës sa do të vazhdojë ?


Sali Berisha: Gjyqi publik i Edi Ramës, i lidhur me sanksionet ndaj Sali Berishës dhe burgosjen politike të Jamarbër Malltezit, do të vazhdojë gjersa unë të paraqes para shqiptarëve, çdo fakt/dokument se Edi Rama dhe larot e tij, organizatë kriminale në organet e drejtësisë kanë kryer një krim të shëmtuar politik. Kanë akuzuar një njeri, i cili ka përfituar mes qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë nga procesi i privatizimit në përputhje me ligjin, 400 metra tokë të konfiskuar familjarëve të tij në 1946. E bëj këtë, jo për vete, ju garantoj, jo për Jamarbër Malltezin, absolutisht. E bëj për ju, si dëshmi se çfarë rreziku të madh përfaqëson Edi Rama me drejtësinë e tij që kontrollon sot totalisht dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo prej jush në cilën do mënyrë që ai të dëshirojë. Kjo është shprehje më tipike e diktaturës së bandave që nuk njeh ligj, mora, por thjeshtë urdhrat e atij personi tepër të rrezikshëm për ju, që ka përqendruar të gjitha në duart e tij.

2 VITE ME PARE

“Ka nisur aksioni”/ Berisha i përgjigjet komentuesit për datën e protestave

“Dokumenti që Irena Gjoka ka qenë e shkarkuar në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët paraditen e sotme ka dhënë përgjigje se kur do të zhvillohen protestat nga opozita. Berisha ka thënë se opozita ka nisur një betëjë pa kthim dhe se po përgatiten për një lëvizje popullore si në 1990. Nga ana tjetër Berisha ka theksuar se beteja e nisur në Parlament nuk është diçka e vogël dhe ka bërë thirrje që çdo demokrat të nis një betejë. 

Qytetari: Kur do nisen protestat?

Berisha: Vota nuk ka vlerë, gjykata nuk ka vlerë. Në parlament opozitë është e ekzekutuar. Cfarë kontributi do të jap ai? Në këtë mënyrë ne do të arrijmë ne një lëvizje popullore. Ne kemi shpallur betejë pa kthim,kontributin e tij pa kthim. Në ’91 ne e përmbysëm pikërisht për një betejë pa kthim. Deputetë janë dhe do të qëndrojnë të pamposhtur. Ska dyshim se në çdo nevojë e meritojnë këtë mbështetje.

 

2 VITE ME PARE

Berisha publikon shkresën: Irena Gjoka u shkarkua nga unë për korrupsion, po fshihet pas krimit të saj

“Dokumenti që Irena Gjoka ka qenë e shkarkuar në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një dokument ku vërteton se gjykatësja Irena Gjoka është shkarkuar nga ai në vitin 1996 për korrupsion. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se Gjoka është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit për konfliktin e interesit. Po ashtu Berisha ka shtuar se në vitin 2012 ka qenë ai që ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës që të mos merrej asnjë leje në parlament për deputetët nën hetim. Por sipas tij, ishte Rama që e kundërshtoi këtë gjë me pretekstin se do të arrestohej.

"Atëherë pse kjo burgosje politike? Pse shkel Kushtetutën dhe sanksionon kryetarin e PD, deputet, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën? Se Kushtetuta kërkon që të merret leje në parlament. Edhe njëherë dua të sqaroj se unë në vitin 2012 kam kërkuar ndryshimin e Kushtetutës që të mos merret asnjë leje në parlament. Edi Rama e hodhi poshtë me pretekstin se Sali Berisha na arreston. Sali Berisha voton që tani për çdo masë që do të sugjerojnë organet e drejtësisë. Por Kushtetuta nuk mund të shkelmohet. Këtë e bëjnë banditët. Unë nuk mund të shkel kurrë Kushtetutën, pse një grup i strukturuar kriminal, i përbërë nga një prokuror, ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i përbërë nga një gjykatëse, shtojcë e bandave të vendit, e cila konfiskon dosje dhe u mohon qytetarëve të drejtën e procesit gjyqësor. Nga një gjykatëse, pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të saj. Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996.

Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës. Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë. Kjo shkresë është përgjigjia që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore. Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit. Sepse kur ka shkuar dosja, e tëra me mashtrime, një piramidë mashtrimi, ka qenë e detyruar nga ligji të deklarojë se nuk kam asnjë konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosje. Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

"Dhjetëra tendera në 7 vite"/ Berisha akuza ndaj Ramës: Nuk lejon hetimet për thjeshtrën e tij

“Dokumenti që Irena Gjoka ka qenë e shkarkuar në
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, kryedemokrati ka përsëritur paraditen e sotme në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarët akuzat ndaj vajzës së Linda Ramës, gruas së Kryeministrit Edi Rama. Berisha ka akuzuar se ajo ka marrë me dhjetra tendera në 7 vite.

Përtej kësaj Berisha ka vijuar akuzat për familjen Rama lidhur me ndërtimin e një pallati të gruas së Kryeministrit Edi Rama, që sipas Berishës është bërë pa fatura dhe në rrugë informale. 

Berisha: Ju kërkoj ndjesë për vonesë, por një arsye objektive më detyroi që të filloj me vonesë këtë bashkëbisedim që unë e pres gjithnjë me shumë kënaqësi. Natyrisht, sot, çështja më kryesore që unë desha të diskutoj me ju, lidhet me aktet diktatoriale të Edi Ramës, të pashembullta në 32 vite, akte me të cilat Edi Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri, konfirmon veten një diktator që nuk respekton ligjet, votën, Kushtetutën, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij. Këto nuk janë deklarata politike, por të ëvrterta dramatike, para se gjithash për çdo qytetar shqiptar. Sot, 43 deputetë të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, për faktin më të paimagjinueshëm, sepse Edi Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike, të drejta që burojnë nga vota juaj, të drejta të dhëna me Kushtetutë deputetëve, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë interesat tuaja. Duke u mohuar deputetëve të drejtën e procesit legjislativ, të paraqitjes së ligjeve, rezolutave dhe amendamenteve, të cilat sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, duhet të ndjekin një proces normal parlamentar, ai de facto u vendos veton. Edi Rama, jo një herë, por gjatë këtyre dy viteve, ka mohuar 8 komisione hetimore parlamentare. Këto komisione hetimore parlamentare, kanë në epiqendër të hetimit të tyre, Edi Ramën personalisht, familjarët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, oligarkët e Edi Ramës. Këto komisione synojnë të paraqesin para shqiptarëve se si Kushtetuta e vendit, thyhet, dhe se si familjarët e Edi Ramës pasurohen në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës. Në Kushtetutë, familja e ngushtë e deputetit, dhe kjo nënkupton bashkëshorten, prindërit dhe fëmijët, nuk lejohet të sigurojnë asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës, nga sektori publik qendror apo vendor.  E vërteta është se thjeshtra apo vajza e familjes së Edi Ramës, prej 7 vitesh, ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe thuhet se nuk bën as deklarimin e pasurive në ILDKP. Pra, qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën. Dhe Edi Rama nuk pranon të hetohet.

sali berisha arrestimi i jamarber malltezit irena gjoka edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj