E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Protesta para Bashkisë Tiranë kundër dosjes 5D ka përfunduar pas rreth 2 orësh. • Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë dhe kanë protestuar për korrupsionin dhe tenderat e vjedhur nga drejtorët e Bashkisë Tiranë. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. • Ai shton se në protestë duhet të mblidhen kundër vjedhjes së taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit. • Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. • Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve. • Aktori Mehdi Malkaj para protestuesve ka deklaruar se bashkia e Tiranës është kthyer në një institucion kriminal. • Protesta para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë dhe koktejl molotov në drejtim të godinës. • Gjithashtu opozitarët njoftuan se mes protestuesve kishte efektivë policie të infiltruar. • Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. • Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta për dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve. • Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja u shpreh se AMT-ja ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje. • Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën përpara këtij institucioni shtroi pyetjen se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës.
18 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon përdroimin e akteve të dhunës dhe frikësimit.
Më tej në reagim shkruhet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu në reagim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike.
Postimi i plotë:
Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.
TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me incidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për mes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme.
Në reagim më tej shkruhet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Më tej ata kanë përshëndetur zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës.
Reagimi i plotë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.
TIRANË- Belegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas protestës së sotme në Bashkinë Tiranë. Delegacioni me anë të një postimi në Facebook shkruan se dhuna dhe mjetet piroteknike nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Po ashtu ata shkruajnë se protesta është një e drejtë paqësore.
Postimi i Plotë:
Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.
Kjo ishte protesta e radhës që u mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Pas protestës së ditës së sotme nga opozita duket se janë regjistruar incidente nga pala e policisë. Sipas raportimeve policë të veshur civilë kanë nisur shoqërimin e protestuesve pas protestës.
Nga fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes duken disa persona të cilët kanë kapur një person dhe e kanë rrethuar në tentativë për ta arrestuar. Nuk dihet nëse ky qytetar ka qenë i pranishëm në protesteë dhe arsyen e shoqërimit të tij. Ndërkohë persona që kanë qenë të pranishëm kanë reaguar duke mos lejuar shoqërimin e tij. Ata gjithashtu kanë bërë video të personavë të cilët tentuan të shoqëronin qytetarin.
TIRANA- Protesta e sotme e opozitës e thirrur para Bashkisë së Tiranës në lidhje me skandalin e dosjes 5D, ka përfunduar. Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.
Por jo gjithçka u pa. Fotot e mëposhtme sjellin detaje interesnte dhe një këndvështrim tjetër nga protesta. Nga deputeti Flamur Noka i gjendur pranë kordonit të policisë e deri te deputetja Ina Zhupa në mesin e protestuesve, apo dhe pankartat që u përdorën, fotot sjellin një tjetër panoramë nga ngjarja e sotme.
TIRANA- Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën përpara këtij institucioni shtroi pyetjen se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës. Ai tha se Bashkia e Tiranës është bërë një vend krimi dhe se ky institucion e ka për detyrë të thotë se ku shkojnë paratë e qytetarëve. Ai shtoi se ata po u dilnin përpara gjërave dhe nuk po vepronin me skema anonime.
“Ky është shteti i krimit, kjo është bashkia e krimit. Kjo bashki këtu vetëm vjedh përditë qytetarët. Bashkia Tiranë duhet të thotë se ku shkojnë paratë. Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?
Këtë të na shpjegojë ky shtet. Këta kanë frikë nga gjithçka, janë frikacakë. Ata shefa policie që marrin urdhra, ndryshojnë nga ne. Ne u dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime”, tha Alimehmeti.
TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka përfunduar pas më rreth 2 orësh tubim. Qytetarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, pasi protestuan kundër korrupsionit dhe dosjes 5D në bashki.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka qenë ë pranishme në protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje.
Ajo më tej shtoi se kreu i SPAK, Alti Dumani është më i rrezikshëm se Erion Veliaj. Sipas saj Dumani mbyll dosjet e Veliajt dhe u bën dëmin më të madh shqiptarëve.
“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!
Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë,” u shpreh Kalaja.
TIRANA- Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta për dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve. Balliu tha u tha efektivëve të mos kthehen nga policë të shtetit, në policë të pushtetit.
“Një thirrje kam dhe për efektivët e policisë që janë këtu. Të gjithë këta qytetarë nuk e kanë me ju. Ju ftoj që të ktheheni dhe të kapni atë vemjen atje, që nuk ju jep rrogat që ju takojnë apo t’ju rrisin rrogat. Duhet t’u bashkojuni qytetarëve, t’i hiqni ato kapele dhe të nxirrni prej zverku atë që është brenda dhe jo qytetarët. A shihni këtu anëtarë të 5 D apo të Pëllumb Gjokës. Mos u ktheni nga policë të shtetit, në policë të pushtetit”, tha Balliu.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se ndodhen aty për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe se policia është në krahun e hajdutit. Ai shtoi se ndodhen aty gjithashtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkina. Blushi kishte një mesazh kolegët e opozitës kur tha që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.
“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit. Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.
Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës. Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës. Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj”, tha Blushi.
TIRANË- Tensionet në protestën para bashkisë Tiranë janë shtuar. Teksa këshilltari opozitar në Bashkinë Tiranë, po merrte fjalën, ka denoncuar se disa efektivë policie janë infiltruar si policë.
Ai ka deklaruar se ata janë identifikuar të paktën 2 punonjës policie të veshur civilë. Ndërkohë që u ka bërë thirrje atyre që të mos përshkallëzojnë situatën.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta para Bashkisë Tiranë. Siç shihet qytetarë të shumtë me koktejl molotov i kanë hedhur para derës së godinës, duke krijuar shpërthime. Nga plasja e molotvëve, është krjuar një flakë e madhe, e cila u arrit që të fikej me fikse zjarri nga Policia.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakur, Erion Vleiaj. Kjo protestë para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë në drejtim të godinës.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit, kundër dosjes 5D. Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. Po ashtu Teliti ka deklaruar se qytetarët e Tiranës janë të vjedhur dhe jo të varfër.
"Të dashur protestues shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve nuk është e tij. Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për tu dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për tu dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes. Janë të mbyllur për biznesin por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D. Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund ti shërbenin shume Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin. Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të pagueshisn 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet," tha Teliti.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit dhe dosjes 5D. Malkaj para protestuesve ka deklaruar se bashkia e Tiranës është kthyer në një institucion kriminal. Po ashtu ka theksuar se në atë bashki nuk ka me njerëz të ndershëm.
"Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha. Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja. Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha," tha Malkaj.
TIRANË- Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve.
Siç shihet në foton e mësipërme, personi ka vënë një kapuç në kokë në mënyrë që të mos njihet nga kamerat dhe qytetarët. Nuk dihet se cili është qëllimi i fotove që personi i futur nga kryebashkiaku Veliaj, po u bënë protestuesve.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë dhe po protestojnë për korrupsionin dhe tenderat e vjedhur.
"Hajdutë, hajdutë," është thirrja e qytetarëve në protestë.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës. Blushi thotë në rrjetet sociale se kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston.
Ai shton se në protestë duhet të mblidhen kundër vjedhjes së taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit.
Postimi i Blushit:
Sot, EJA EDHE TI, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shporrjen dhe arrestimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj!
EJA EDHE TI për të protestuar kundër vjedhjes papushim të taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit. Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është POPULLI QË I ARRESTON!