LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja e "McGonical" në SPAK/ Bardhi kallëzoi Ramën, SPAK nis verifikimet! I kërkoi akt akuzën amerikane, demokrati: Shpresojmë të kryeni hetim të plotë

• Më 24 janar, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi depozitoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama lidhur me lidhjet e tij ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. • Bardhi, ka marrë sot përgjigje nga SPAK. • Deputetit demokrat, sot nga ana e SPAK i është kërkuar vënia në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij. • Nga ana tjetër, Bardhi në letrën e tij thotë se ka dorëzuar akt padinë dhe shpreh besimin në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe hetimin e plotë të kryeministrit. • Në dosjen e FBI, del se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. • Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. • Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. • Vetë Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Çështja ‘McGonigal'/ Bardhi i përgjigjet menjëherë SPAK: Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë

Dosja e "McGonical" në SPAK/ Bardhi kallëzoi Ramën,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila përmes një letre i kërkoi akt padinë që kishte përmendur në kallëzimin e bërë për nisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama. Bardhi në letrën e tij thotë se ka dorëzuar akt padinë dhe shpreh besimin në zbardhjen e kësaj çështjeje.

"Gjejmë rastin të shpresim besimin tonë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të kryejë një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje,"-shkruhet në letrën e dërguar nga Bardhi për SPAK. 

Dosja e "McGonical" në SPAK/ Bardhi kallëzoi Ramën,

Ky është reagimi i parë që vjen nga SPAK, kur është bërë një javë nga publikimi i dosjes që nxorri zbuluar dhe takimet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet: Na vini në dispozicion çdo material para 2 shkurtit

Dosja e "McGonical" në SPAK/ Bardhi kallëzoi Ramën,
Charles McGonigal dhe Edi Rama

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles MacGonigal, i cili kishte zhvilluar takime dhe me kryeministrin Edi Rama, Në njoftimin për shtyp, bëhet me dije se SPAK ka pranuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Pas depozimit të kërkesës nga ana e Bardhit, SPAK është vënë në lëvizje dhe ka kërkuar gjithashtu që deputeti i Partisë Demokratike tu vërë në dispozicion dhe materialet fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij. Dorëzimi duhet bërë brenda datës 2 shkurt.

Ky është reagimi i parë që vjen nga SPAK, kur është bërë një javë nga publikimi i dosjes që nxorri zbuluar dhe takimet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

edi rama gazment bardhi charles mcgonigal rama per mcgonigal ne spak

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste