LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota për Murrizin, Mata-Breçanit: Do të dërgoj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës

• Detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për grupin kriminal të kapur disa ditë më parë në Tiranë. • Nga përgjimet e bisedave në SKY ECC, ka dale dhe emri i ish-deputetit demokrat Myslym Murrizi. • Kjo pasi shefi i Krimeve në komisariatin 6, Dedan Gjoni i ka kërkuar Ismail Zenelit që të mblidhte vota në favor të Murrizit. • Në përgjimet e SKY ka dal dhe emri i shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador Ergys Dashi. • Ka qenë Zeneli dhe Eralb Breçani, të cilët kanë diskutuar për lëndët narkotike që Dashi do të niste nga Ekuadori. • Zeneli në përgjime del si personi që dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë që jetojnë në Angli, Albert e Edmond Nela. • Ndërkohë që i shumëkërkuari i drejtëisisë Ervin Mata në një bisedë me Erzen Breçanin, ka përmendur dhe emrin e këngëtares Elvana Gjata. • Mata ka deklaruar se do t'i dërgonte 500 mijë euro Breçanit 500 mijë euro nga llogaria e këngëtares. • Urdhërarreste janë lëshuar për Besmir Murati, Bujar Ajeti alias Gërmizi, shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ish-zv/drejtorin e Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani, djalin e tij, Eralbi Breçani, Jonida Babameton, oficeren e Drejtorisë së Kufirit, Artan Sulejmanin, Albert Prengën, Bajram Grabova, Ismail Zeneli, Ervin Matën. • Të arrestuar janë Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Ajeti alias Gërmizi dhe Besmir Murati. 

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

‘Dajloki’, “Transporter”, dhe “Kukësi”, si u zbuluan lidhjet midis anëtarëve të grupit kokainës pas sekuestrimit të 446 kg drogë në Holandë

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Ervin Mata dhe Eralbi Breçani

TIRANË- Gjithashtu në dosjen hetimore të SPAK për grupin e kokainës, përmendet edhe trafiku i një sasie droge prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë.

Pas këtij sekuestrimi, SPAK i ka kërkuar informacion Mbretërisë së Holandës, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lëndë narkotike të llojit kokainë, dërguar nga vendet e Amerikës së Jugut me konteinerin me numër SUDU8014835 me destinacion Antwerp dhe destinacion final shkarkimin në një magazine në Hollandë. Konteiner që rezulton se është transportuar nga Antëerp drejt Hollandës me kamion.

Menjëherë pasi SPAK mori informacione lidhur mbi këto ngarkesa me drogë që po pushtonin ndërkohë Evropën dhe grupin kriminal shqiptar që dilte të ishte i përfshirë, kërkoi nga homologët e tij francezë, informacione mbi bisedat që ata kishin kryer në platformën e komunikimit Sky ECC. Aty nga ku nisi të zbardhej roli i ‘Bolit’, nofka me të cilën thirret Ervin Mata dhe të burrit të motrës së tij, Eralbi Breçani.

“Në ngjarjen e datës 5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë një ambasade perëndimore është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë. Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arresuar dy shtetas holandezë. Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guayaquil në Ekuador.

Gjatë analizimit të bisedave në Sky Eç, mes Ismail Zenelit me nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po kështu evidentohen rolet e secilit për realizimin e trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të portit të Antëerpit, Belgjikë dhe Roterdamit, Hollandë”, thuhet në dosje.

Marrë nga Balkanweb

2 VITE ME PARE

“Këtë javë tha po nisim 500. I thashë leje Brazilin, merru me Ekuadorin”/ Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve në trafikun e kokainës

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota

TIRANË- Emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK.

Nëse të vdekurit nuk kanë gojë dhe i japin llogari një bote që duket sikur për momentin nuk na përket, drejtësia në tokë ka për detyrë të mos harrojë. As kur ti beson se gjithçka i takon një të shkuare dhe e vërteta është strukur aq thellë sa askush nuk mund ta lëvizë kapakun e saj të rëndë ku ti mendon se e ke varrosur me sigurinë edhe të kriminelit më të regjur. Por duket se e vërteta pret dhe ajo është aty edhe pse mund të vonojë në kohë. Dhe kur arkmorti yt, ku ti e ke fshehur me aq skrupolozitet quhet teknologji e avancuar, të tradhton. Fati i keq me të cilin duhet të përballen tashmë shumë personazhe të jetës së krimit, bota e të cilëve nuk duket më dhe aq e nëndheshme, pas çkodimit të aplikacionit Sky ECC.

Fati i keq me të cilin duhet të përballen tashmë shumë personazhe të jetës së krimit, bota e të cilëve nuk duket më dhe aq e nëndheshme, pas çkodimit të aplikacionit Sky ECC. Miti i pallateve të tyre perandorake të krimit, po rrëzohet një e nga një, ashtu si një lojë gurësh dominosh. Një prej këtyre personave është Ervin Mata, një emër thuajse i papërfolur deri mbrëmjen e 4 tetorit 2018, kur një ngjarje e rëndë e ndodhur në zemër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut tronditi kryeqytetin. Ku gjatë një përplasje me armë brenda ambienteve të lokalit luksoz ‘Monopol’, midis dy grupeve që më pas rezultuan me përmbajtje të lartë kriminale, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si edhe u plagos i ashtëquajturi atë kohë Mbreti i Kumarit, Ervis Martinaj dhe një nga ushtarët e tij, Eljon Hato.

Ngjarje që në atë kohë, u tha se ndodhi për shkak të ngacmimit që i ishte bërë të fejuarës së Matës, një këngëtare shumë e famshme në Shqipëri, por që më pas doli se shkaku që çoi deri në përdorimin e armëve në qendrën argëtuese më të populluar të Tiranës, ishte përplasja për drogën.  Dyshimet mbetën vetëm të tilla, pasi nuk u provuan kurrë nga drejtësia, e cila në vazhdim dha vetëm disa vendime gati qesharake për personazhet e përfshirë në këtë masakër, që në fakt nuk do të ndalej këtu. Por kohë pas kohe do të hante edhe koka të tjera. Ndoshta edhe të vetë Mbretit të Kumarit, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur që nga vera e vitit 2022.

Por ku dukej se masakra në Ish-Bllok i përkiste të kaluarës dhe motivi i vërtetë i kish mbetur kohës duke u varrosur aty, duket se nuk ishte kështu për Sky ECC, platforma, që këta personazhe u kishin besuar verbërisht krimet e tyre dhe e kishin përdorur për të komunikuar në fshehtësi të plotë. Dhe që SPAK, po e rrotullon në duar si një xhevahir të çmuar, duke çmontuar nga aty, çdo grup kriminal dhe çdo ngjarje të tillë të pazbardhur deri më sot. Ashtu si edhe atë më të fundit, ku në rrjetë kanë rënë ish-drejtues të lartë të policisë, zyrtarë aktual të rrobës së rendit, por edhe narkotrafikantë që deri dje bënin një jetë të pashqetësuar luksi në kryeqytet dhe që sot kanë marrë arratinë. Por cila është veprimtaria kriminale e Ervin Matës e zbuluar nëpërmjet aplikacionit Sky ECC? Dhe si lidhet ajo me një grup të gjerë të strukturuar kriminal?

Sipas dosjes së siguruar nga emisioni “Në ‘Shënjestër” Ervin Mata duket se ka pasur rolin e ndërlidhësit në trafikun e drogës midis bashkëpunëtorëve të tij në Amerikën e Jugut dhe Eralbi Breçanit, djalit të madh të ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, të cilit i kishte dhënë motrën për grua.  I gjithë aktiviteti i tyre nis dhe zbulohet pas sekuestrimit të disa sasive me lëndë narkotike të kapura në portet e Evropës dhe që vinin nga Amerika e Jugut. “Në muajin maj të vitit 2023 SPAK ka kërkuar informacione nga Brazili përmes letërporosisë për tentativën për trafikimin e një sasie prej 69 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar më datë 18 maj 2021, me  nisje nga Sao Paolo Brazil dhe destinacion portin e Valencias, në Spanjë. Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion edhe Kolumbisë, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë prej 1 100 kg, ngarkesë e cila është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e doganës në portin Santa Marta në muajin Mars 2021”, thuhet në dosje.

Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion Mbretërisë së Holandës, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lëndë narkotike të llojit kokainë, dërguar nga vendet e Amerikës së Jugut me konteinerin me numër SUDU8014835 me destinacion Antëerp dhe destinacion final shkarkimin në një magazine në Hollandë. Konteiner që rezulton se është transportuar nga Antëerp drejt Hollandës me kamion. Menjëherë pasi SPAK mori informacione lidhur mbi këto ngarkesa me drogë që po pushtonin ndërkohë Evropën dhe grupin  kriminal shqiptar që dilte të ishte i përfshirë, kërkoi nga homologët e tij francezë, informacione mbi bisedat që ata kishin kryer në platformën e komunikimit Sky ECC. Aty nga ku nisi të zbardhej roli i ‘Bolit’, nofka me të cilën thirret Ervin Mata dhe të burrit të motrës së tij, Eralbi Breçani.

 “Në ngjarjen e datës  5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga  Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë.  Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arresuar dy shtetas holandezë. Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guayaquil në Ekuador. Gjatë  analizimit të bisedave në Sky Eç, mes Ismail Zenelit me  nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani  me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati  me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar  me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po kështu evidentohen rolet e secilit për realizimin e trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të portit të Antëerpit, Belgjikë dhe Roterdamit, Hollandë”, thuhet në dosje.

 Bazuar në punët për të cilat ata ishin ngarkuar të kryenin, gjithsecili prej shqiptarëve të përfshirë në këtë aktivitet kishte një detyrë të posaçme për të çuar deri në fund.  Kështu, sipas grupit hetues,  Ismail Zeneli mbante rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës si edhe të sigurimit të daljes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Eralbi Breçani kishte rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës. Po kështu për shkak të lidhjeve të tij, kryesisht në Amerikën e Jugut, ai kishte krijuar kontakte edhe me anëtarë të tjerë të grupit që kishin udhëtuar në këto shtete, me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të lëndëve narkotike.

Në lidhje me Besmir Murtati, ky i fundit del se ishte porositësi dhe financuesi për blerjen e lëndës narkotike në Brazil. Por pjesa më interesante e të gjithë hetimit, janë bisedat tashmë të çkoduara midis grupit, por veçanërisht midis Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit.  Ku këta të dy diskutojnë rreth dërgimit të një ngarkese prej 500 kg të llojit kokainë nga Amerika e Jugut drejt Valencias.

Ismail Zeneli i shkruan Eralbi Breçanit dhe i dërgon mesazhe zanore: Kam fol por mtha për kët javë 100% do bëj 500 cop me dysheme….
Eralbi Breçani: O dajlok se jam në makinë dhe nuk jam duke të shkrujt dot se edhe nuk shof mirë. Ça me të thënë, po presim këtë javë se ai tha po nisim këtë javë 500. Presim edhe kët javë ça me bo….

 Në një tjetër bisedë në vazhdim Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin, ku duket se punët nuk janë edhe aq mirë dhe dikush nuk e ka mbajtur fjalën.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin për çështjen e drogës.

Murtati është i nxehur: ‘Tani më tha kam për Brazilin.  Po leje thash ore na bëj ktë punën e Ekuadorit. Ai lekt smi ka dhënë mua mbrapa a kupton. I q…. robt mor burrë, jo sot, jo nesër, ma nxiu ftyrën.

 Në një tjëtër bisedë Ismail Zeneli kujdeset me Eralbi Breçanin të ndajnë si duhet punët dhe po kështu edhe fitimet që nuk duken fort të këqija.

 Ismail Zeneli bisedon me Eraldi Breçanin për ndarjen e drogës: ‘Gjithsej jemi 6 persona. Unë dhe…mbajmë nga 13.5 që bëjnë 27. Dhe ju te katërt nga 7 copë që bëjnë 28. Total unë me dy qunat e mi do paguj 27.5. Dhe ju keni, ‘Kuksi’ dhe ‘Toni’ 27.5. Kjo është them e drejta. Po jeni dakord na thuni. Duhet ti keni parasysh se tek 55 na marrin 30 %. Por duket se një situatë e papritur, e pakëndshme ua ka prishur sërish humorin, çunave. Të cilët po përballen me faktin që një pjesë e grupit që ishte angazhuar për nxjerrjen e drogës nga porti, ishte tërhequr nga kjo punë. Ismail Zeneli, personi përgjegjës për nxjerrjen e drogës nga porti, ka problematika lidhur me personat që do nxjerrin lëndën, pasi ata janë tërhequr dhe në chat grup ka nisur debati rreth kësaj situate.

Ismail Zeneli flet me Eralbi Breçanin dhe Murtatin për personat që kanë marrë përsipër nxjerrjen e drogës: Daje të lutem thuj atyre sot a e boni punën, po ose jo, se janë përgjësi o daj. Un i mora punën përsipër atyre edhe grupi duhet të jet i sigurt, e bon ose se bon. Për mendimin tim ato jan tremb se nuk e bëjn dot punën mbase’.

Pas kësaj bisede Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani që janë dy kokat e grupit, shfaqin një tjetër hall. Atë se si do ta kalojnë drogën në skaner pa u vënë re. Ismail Zeneli flet ne grup me Eralbi Breçanin dhe Besmir Murtatin. Ata shprehin shqetësim se si do kalojë ngarkesa në skaner: ‘Dajlok e bëjm prove 150-200 si fillim, Ska problem pse marrin 25 %. Ta shikojm si pun…

Murtati: Nuk njofin humbje?…

Grupi flet që nëse nuk njihet humbja në Brazil këta nuk do të njohin humbjen në Valencia. Por duket se grupi dështoi në transfertën e drogës nga porti holandez dhe më tej. Kjo pasi lënda narkotike u kap nga autoritetet ligjzbatuese në këtë vend, gjë që vihet re edhe në bisedat midis tyre, të cilat janë të shqetësuara.

“Në bisedën e zhvilluar këtë datë, dyshohet se është gjetur dhe sekuestruar nga policia holandeze një sasi prej 446 kg kokainë e fshehur në dyshemenë e konteinerit.  Kjo sasi, dyshohet se ka lidhje me bisedën e dates 16 dhjetor 2020 ku D…. i thotë shtetasve Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani që në ngarkesë ka futur edhe 10 kg për secilin nga to. Kjo është arsyeja përse personat janë aktivë dhe interesohen se si është kapur ngarkesa e kokainës. Një tjetër episod i trafikimit të drogës nga Brazili në Evropë, është edhe ai i 69 kg kokainë në portin e Valencias. Ku edhe në këtë transport emrat e përfshirë janë ata të Eralbi Breçanit, Ismail Zenelit dhe Besmir Murtatit”.

“Më datë 18 Shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier.  Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën  ndonjë lojë.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut. Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra, ashtu edhe si në rastin e vëllezërve Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Dhe që shumë vite më pas, Ismail Zeneli mendonte se kishte ardhur koha të hakmerrej. Dhe të porosiste vrasjen e tyre.

Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela: Më datë 18 Maj 2013, rezulton se në rrugën ‘Church Road’ në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare.  I cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që u qëllua me armë zjarri, Xhem Krasniqi ishte i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëllai i tij, shtetasi Ismail Zeneli.

Autorë të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasi shqiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, u shpall i pafajshëm, si dhe në momentet e para u kërkua nga policia e Sussex edhe vëllai i tij.  Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Gërmizi. Nga bisedat dyshohet se Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajetin.  Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e banesës së vëllezërve Nela.

Ky është edhe momenti kur në lojë për sigurimin e informacioneve për vëllezërit Nela futet edhe Dedan Gjoni. Deri para arrestimit, shef i krimeve në komisaratin nr 6 në Tiranë.

“Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

Pasi oficeri i policisë Dedan Gjoni i siguron këto informacione Bujar Gërmizit, ky i fundit ia kalon ato Ismail Zenelit. I cili duke shfrenuar gjuhën, gati sa nuk i vjen plasja që këtë informacion nuk e kishte më herët kur njëri nga vëllezërit Nela ishte në Shqipëri.

Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’.  Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

Por Ismail Zeneli nuk e le me kaq. Edhe pse vëllezërit Nela shfaqen shumë rrallë në Shqipëri dhe qëndrojnë këtu në intervale të shkurtra kohore.  Ai ndërkohë interesohet te Besmir Murtati në Britaninë e Madhe, mos u gjej adresën vëllezërve.

Më datë 6 Janar 2021 në orën 4:26, Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7. Duke qenë se shtetasi Besmir Murtati ushtron aktivitet në Mbretërinë e Bashkuar, Ismail Zeneli interesohet që të marrë informacion lidhur me autoveturat apo banesat që përdorin Edmond Nela dhe Albert Nela, për të cilët thotë se i ka armiq. Në vijim Ismail Zeneli i shpjegon se Edmondi, emrin në pasaportë e ka ‘Edmund’. Nga biseda dyshohet se në takimin e paradites, Ismail Zeneli e ka vënë në dijeni Bujar Gërmizin (Ajetin) se do takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë i ka thënë polici.

Më datë 8 Shkurt 2021 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DM16CF, ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vëllezërve Nela dhe çdo informacion përveç informacioneve për motrën dhe mamanë e vëllezërve Nela, pasi edhe nga bisedat e mëparshme këto të dhëna Ismail Zeneli i disponon kur ka biseduar lidhur me banesën e tyre në rrugën ‘Lord Bajron’.  Më datë 13 Shkurt 2021, Ismail Zeneli pasi e pershëndet bashkëbiseduesin  ai i tregon se motra e vëllezërve Nela, S… Nela ka qenë në Kukës ditën që Ismaili dhe Bujari janë ndarë, që dyshohet për datën 9 Shkurt 2021 një ditë para se Ismail Zeneli të largohej nga Shqipëria. Bujar Ajeti i shpjegon se S… Nela ka qenë në Kukës me një makinë ‘Citroen’ të kuq dhe se ka kaluar kufirin me shami në kokë, dhe për të kaluar kufirin e ka nxjerr djali i tezes së saj, të cilit nuk ja përmendin emrin.  Ata diskutojnë se si ta gjurmojnë S… Nelën duke diskutuar nëse do i vënë pajisje GPS apo do e ndjekin. Bujar Ajeti kërkon që ta ndjekin dhe ti vendosë një rojë nga pas për të mësuar shtëpinë se ku ndodhet.

Ndërkohë që ishin vënë pas motrës së vëllezërve Nela për të parë lëvizjet e saj, me besimin se kështu do të binin në gjurmët e tyre, Ismail Zeneli dhe Bujar Gërmizi ndjekin njëkohësisht edhe nënën e hasmëve të tyre.

Por edhe bashkëshorten e njërit prej vëllezërve.

Në orën 20:12, pas bisedës me Bujar Ajetin, Ismail Zeneli i kërkon që të fliste më shpesh me policinë. Ismail Zeneli i shkruan DMI6CF dhe i kërkon adresën tek ‘Fresku’.

“Dyshohet se bëhet fjalë për adresën e F…. Nela, e cila është në rrugën ‘Shaban Karaj’ dhe ndodhet pranë zonës së Freskut në Tiranë. Ismail Zemeli diskuton me Gërmizin dhe Dedan Gjonin për adresën e bashkëshortes të njërit prej vëllezërve Nela. Gjonit i kërkojnë të gjejë adresën dhe më pas flasin rreth një lajmi ku janë kapur rreth 2-3 ton lëndë narkotike kokainë”, thuhet në dosje.

Sipas SPAK, Dedan Gjoni është i qartë për rolin që po kryen në ndihmë të Ismail Zenelit, në kundërshtim të plotë me parimet e punës së tij si oficer policie, duke i siguruar informaicone lidhur mbi lëvizjet e shënjestrave të tij, vëllezërve Nela.

Po kështu gjatë bisedave del qartë fakti se ai e njeh qëllimin kriminal të Ismail Zenelit.

Më datë 7 Mars 2021 në orën 09:46, në bisedën mes JTD0FN dhe DMI6CF, midis Artan Sulejmanit dhe Dedan Gjonit, ndër të tjera diskutohet edhe rreth problemeve dhe veprimeve që ka Ismail Zeneli me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.  JTD0FN duke qenë se është personi që e ka prezantuar Dedanin me Ismailin, i thotë që ta ndihmojë Ismailin për informacionet që kërkon deri në pikën që nuk i cënon punën Dedanit, por ky i fundit i thotë që ja ka kryer Ismailit ato që i janë dashur. Në bisedë Dedan Gjoni shprehet se i ka gjetur edhe banesën e vëllezërve Nela.  JTD0FN i thotë që nga biseda me shtetasin Ismail Zeneli, ai i ka thënë që adresat i ka parë nga kompjuteri, por Dedani i thotë më tej që Ismaili i ka fotografuar dhe se ai do ta mbarojë si punë, ku dyshohet se i referohet qëllimeve të shtetasi Ismail Zeneli ka për të vrarë vëllezërit Nela”, thuhet në dosje.

Por emri i Dedan Gjonit, nuk del vetëm në këtë episod ku ai tradhton detyrën si oficer I policisë, por edhe në trafikun e drogës. Ku ai del se është i përfshirë në episodin e trafikimit të një sasie marijuana nga Spanja drejt Gjermanisë.

 “Nga hetimet e kryera janë disponuar të dhëna se disa shtetas shqiptar kanë organizuar tentativën për trafikim të një sasie lënde narkotike e llojit marihuanë, e cila dyshohet se është nisur nga Spanja e nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut, ka pasur si destinacion final Gjermaninë.

 Më datë 3 Nëntor 2020 nga Policia Gjermane është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuanë.  Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar në kamion, që drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova.

Më datë 25 Tetor 2020, Albert Prenga këshillon në lidhje me paketimin dhe sistemimin e lëndës narkotike si dhe njofton mbi ardhjen e shoferit Bajram Grabova, ku do të bëhet e mundur pritja në aeroport.  Më datë 28 Tetor 2020, Albert Prenga komunikon me Dedan Gjoni  për detajet të trafikut.  Albert Prenga i dërgon Dedan Gjoni 3 foto të një paketimi drejtkëndësh, me etiketë me mbishkrimin ‘Bu2’, një tjetër e hapur nga paketimi, në të cilën dallohet pako me material të bardhe, i presuar dhe stampuar me thellim ‘777’ dhe një pakọ tjetër e ngjashme me material të bardhë, i presuar dhe stampuar me thellian ‘BU2’. Prenga dhe Dedan Gjoni flasin në mënyrë të vazhfueshme.

Dedan Gjoni i dërgon dhe foto TIMSI të shoferit, Bajram Grabova.

Lidhur mbi këto në ndihmë Dedan Gjonit, i vjen një oficere e policisë kufitare në Rinas, njohje e vjetër e tij. Jonida Babameto, e cila edhe kjo tashmë është arrestuar në kuadër të operacionit më të fundit të SPAK.

 “Në lidhje me veprimet e kryera nga personi nën hetim Dedan Gjoni: Rezulton se ky shtetas në periudhën 25 Shkurt 2020 deri më 5 Nëntor 2021, ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyEÇ JKE1C8 i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme. Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit.  Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si ‘Vlonjati’, që do mbarojë punë në Ekuador. Dedan Gjoni i dërgon një fotografi të një bisede në aplikacionin Ëhatsapp, ku bashkëbiseduesi i shkruan Dedan Gjonit që personi i verifikuar nuk ka probleme në Shqipëri, por vetëm në Spanjë mund të ketë.

Ka rezultuar se punonjës i gatshëm me akses në databazën Interpol ka qenë punonjësja e policisë Jonida Babameto.

ROLI I EFEKTIVIT TË POLICISË NË FUSHATË

Por po kështu Dedan Gjoni del se është aktiv edhe në fushata zgjedhore. Në favor të kandidatëve të ndryshëm. Siç shikohet edhe në këto biseda të kapura në Sky Eç.  “Shtetasi Dedan Gjoni, veç veprimeve të evidentuara më sipër, rezulton që më

datë 5 Mars 2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik. Në këtë datë ai zhvillon biseda me përdoruesin JTD0FN dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:

DMI6CF: Shok do më ndihmosh me vota…

JTD0FN: Hahaha..në kto momente nuk e di me ka je pz…kam shumë dyshime për ty…

DMI6CF: Me Myslym Murrizin…Shok sa të kem mundësi do e ndihmoj…. 

JTD0FN: Më pëlqen…kam simpati…

DMI6CF–Është i vetmi që kam mik e detyrim…Më ndihmon mua……A më ke shok…

JTDOFN: Nja 15 vota ti jap nga Valencia online…kto që kam me dokumenta…

DMI6CF: Ore në Tirane… Hahah…Jepi urdhër babës..

Marrë nga Balkanweb

2 VITE ME PARE

“Jam i zoti me ba 3 mln euro me mixhën tem”/ Çfarë i thotë Erzen Breçani të birit dhe dyshimet për Ervin Matën: Është i infiltruar

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Erzen Breçani

TIRANË- Emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK. Në dosjen hetimore zbardhen përgjimet midis ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçanit dhe të biri, i cili ndodhet në Amerikën Latine, ndërsa i shpreh edhe dyshime për Ervin Matën, kunatin e djalit të tij.

Por cilat janë zbulimet e SPAK, lidhur mbi veprimtarinë kriminale të Ervin Matës, në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Amerika e Jugut në Evropë. Mata që ishte edhe njëri prej personazheve kryesorë të përfshirë në masakrën e Ish-Bllokut, më 4 Tetor 2018? Emri i të cilit del në transportin e 250 kg kokainë, të cilat po vinin me linjë ajrore, nga Brazili në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në shtator të vitit 2020.

Për sa i përket aktivitetit të personit nën hetim Ervin Mata: Në Shtator 2020 ky shtetas, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në një grup chat-i. Nga ku dyshohet se në bashkëpunim me përdorues të tjerë Sky EÇ, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani”.

Por ndërsa Ervin Mata priste që kjo sasi droge të kalonte me sukses në aerportin e Frankurtit, kjo gjë rezulton se nuk ndodhi pasi droga siç edhe ai thotë në bisedë, u kap në terminal.

“Më 29 Shtator 2020, Ervin Mata tregon bashkëbiseduesit të tij që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, dhe të presë nesër që të dalë në gazetë. Ervin Mata, evidentohet se ka komunikime edhe me shtetasin Eralbi Breçanin, të cilin e orienton në lidhje me aktivitetin e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në përgjime.

Një nga këto biseda midis Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit është edhe ajo e datës 10 Gusht 2020. Ku Mata I shpreh Breçanit, me të cilin ka edhe raporte familjare, se është i pakënaqur nga puna që ka bërë, lidhur me një trafikim të një sasie lënde narkotike.

“Më datë 10 Gusht 2020 në orën 13:39, Ervin Mata i dërgon mesazhe Eralbi Breçanit me këtë përmbajtje: Mata: Dua çdo gjë transparent me mua.

E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 ne Valencia më thoje 12…”

Por interesant në të gjithë këtë histori përgjimesh, trafiku droge dhe krimi, është edhe përfshirja e Erzen Breçanit, dikur ish drektues i lartë policie në Tiranë. Episodi për të cilin ai akuzohet nga SPAK lidhet me ndihmën që i ka dhënë në një moment Bujar Gërmizit me mbiemrin Ajeti. Të cilin e informon se është në përgjim nga policia.

“Në muajin Gusht 2020, shtetasi Erzen Breçani ka kontaktuar me personin nën hetim Bujar Ajetin dhe e ka njoftuar atë që është në përgjim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kur kanë qenë bashkë tek Bar ‘Stani’ në Kukës.  Bujar Ajeti pasi ka marrë këtë informacione nga Erzen Breçani, e ka pajisur atë me një telefon me aplikacion SkyECC, kod të cilin evidentohet që ka nisur ta përdorë me datë 17 Gusht 2020 ora 12:41, ku bisedën e parë e ka patur me Bujar Ajetin”, thuhet në dosje.

Por kush është Bujar Gërmizi, që sipas  dosjes së përpiluar nga SPAK, qëndron në krye të grupit të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë aktualë dhe ish-drejtues të policisë, të përfshirë në trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, si dhe krime të tjera të rënda të ndodhura në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gërmizi që rezulton të jetë një nga emrat më sugjestionues të krimit në veri në verilindje të vendit, në zonën e Kukësit. Gërmizi i cili mbante mbiemrin e ndryshuar Ajeti, që kishte shërbyer në vitet e tij të hershme të punës si oficer i gardës së Republikës, edhe si pjesë e grupit të shoqërimit të politikanëve. Njohje të cilat shpejt e kishin dhënë reputacionin e një njeriu të fortë dhe me lidhje të sigurta në sferat e larta të politikës. Por që një ngjarje ku ishte përfshirë vetë në vitin 1999 në Kukës, që lidhet me grabitjen e një banke, e shtyu përfundimisht në krahët e krimit.  Dhe më tëj në historikun e trafikut të drogës. Punë për të cilat ishte arrestuar dy herë në Kosovë dhe Maqedoni dhe po aq herë ishte arratisur nga burgjet në këto dy vende.  Ndërsa së fundmi sipas SPAK, ai thuhet se po bënte plane edhe për vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe, me të cilët Ismail Zeneli kishte hasmëri të vjetra, pasi I kishin vrarë vëllain.

Bujar Gërmizi  bashkë me Xhelal Domin(roje i sigurisë së Bankës së Kursimeve  në Kukës) si dhe kunati i këtij të fundit, grabitën në 1999 Bankën. Gjatë përplasjes më policinë, mbeti i vrarë Xhelal Domi dhe kunati i tij, ndërsa u plagos edhe Bujar Gërmizi, i cili më pas u arrestua në fshatin Gorozhub të Kosovës.  Gjatë kohës që qëndronte në burgun e Prizrenit, ngriti burgun në revoltë, e cila u shtyp nga forcat e sigurisë. Gërmizi u ekstradua drejt Shqipërisë dhe qëndroi pak kohë në burg. Bujar Gërmizi u arrestua në arrestua edhe në Maqedoninë e Veriut për trafik droge ku u arratis nga burgu i Idrizovës.

 Por ndërkohë që bënte këto punë dhe ishte i lidhur me politikën, Bujar Gërmizi rezulton se nuk i kishte të shkëputura lidhjet me krimin. Ai del në biseda se ka ndihmuar disa herë vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, për të dalë jashtë

Shqipërisë, kryesisht në Kosovë, kjo nëpërmjet njohjeve të tij në polici.  “Rezulton se në muajin gusht 2020, Erzen Breçani ka kontaktuar me personin nën hetim Bujar Ajetin dhe e ka njoftuar Bujarin që e ka përgjuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kur kanë qenë bashkë tek Bar “Stani” në Kukës.  Bujar Ajeti pasi ka marrë këtë informacion nga Erzen Breçani, e ka pajisur atë me një telefon me aplikacion SkyECC, kod të cilin evidentohet që ka nisur ta përdorë me datë 17.08.2020 ora 12:41, ku bisedën e parë e ka patur me Bujar Ajetin. Rezulton se para datës 17.08.2020 përdorues i këtij telefoni ka qenë shtetasi Nuredin Dumani.

Erzen Breçani ka komunikuar edhe me djalin e tij Eralbi Breçani, i identifikuar si përdorues i SkyECCçS7DEGI. Rezulton se shtetasi Eralbi Breçani është i fejuar me shtetasen E.M, e cila është motra e Ervin Matës dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, shtetasi Erzen Breçani ka hyrje e dalje familjare tek familja e Ervin Matës. Në biseda ai i referohet Ervin Matës si “Vini” apo “Ervini” dhe babai të Ervinit si “Luan”apo “L”. Erzen Breçani ka komunikuar edhe me djalin e tij Eralbi Breçani, i identifikuar si përdorues i Sky ECC.  

Rezulton se Eralbi Breçani është i fejuar me shtetasen E.M, e cila është motra e Ervin Matës dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, shtetasi Erzen Breçani ka hyrje e dalje familjare tek familja e Ervin Matës. Në biseda ai i referohet Ervin Matës si ‘Vini’ apo ‘Ervini’  dhe babai të Ervinit si ‘Luan’ apo ‘L’. Me datë 14 Gusht 2020 ora 14:37, Bujar Ajeti i tregon një personi tjetër që tek lokali ku qëndrojnë ato, policia ka vënë përgjues dhe informacionin e ka marrë nga Erzen Breçani”.

 ‘…Sdi qa me të than… E paskan pas bombardu stanin e hoxhës…Me përgjusa….’. Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17 Tetor 2023 ku ndër tjera deklaron: ‘…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni’.

 Po kështu në një tjetër bisedë, Erzen Breçani, del se i tregon të birit edhe për telefonin që po përdorte. Si edhe për mikun që ia kishte mundësuar. Që në këtë rast ishte Bujar Gërmizi.

“Erzen Breçani flet me të birin dhe i tregon që aparatin telefonik ja ka dhënë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë më Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit që po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë më aktivitetin e tij jashtë shteti duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për ti vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. SPAK thotë se Erzen Brecani ka marrë më pas nga i biri shumën prej 350 mijë eurosh dhe ka blerë turbinat për HEC”, thuhet në dosje.

Marrja e kësaj shume të konsiderueshme parash nga i biri, që del se i ka përftuar këto para nga aktiviteti i paligjshëm i drogës me të cilin po merret, ka çuar edhe në akuzën e ngritur nga SPAK në drejtim të Erzen Breçanit, për pastrim parash.

 “Për këtë shkak shtetasi Erzen Breçani dyshohet për pastrim parash, sepse dyshohet se ai ka dijeni për aktivitetin ku ishte përfshirë i biri. Nga biseda e zhvilluar krijohen dyshime se shtetasi Eralbi Breçani ka dërguar një shumë prej 350 mijë euro tek Erzen Breçani para zhvillimit të kësaj bisede. Po në vazhdim të komunikimit, Erzen Breçani duke i shpjeguar të birit situatën, se Ervin Matës nuk i kërkon para. Por nëse do kishte nevojë për para do ja kërkonte babait të tij, Luanit, të cilit i referohet në bisedë me ‘Luan’. Ai më pas komunikon me të për detaje që lidhen me aktivitetin kriminal.

Po kështu gjatë bisedës, Erzen Breçani, e mëson të birin edhe si të komunikojë me Ervin Matën.  “Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…’.

Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dërgon tekstin ‘mos fol gja në sy të tij për punë droge…”.

Marrë nga Balkan Web

2 VITE ME PARE

Del në skenë emri i Elvana Gjatës/ Zbardhet biseda mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit: Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e saj

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Elvana Gjata dhe Ervin Mata

TIRANË- Në përgjimet e dala nga aplikacioni SKY ECC ka dalë dhe emri i këngëtares Elvana Gjata nga i shumëkërkuari i drejtësisë Ervin Mata. Gjata dhe Mata në atë kohë ishin në një lidhje dashurie së bashku. Në përgjimet e dala, Mata në një bisedë me ish-drejtorin e Policisë Erzen Breçani i ka thënë se do t'i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës. Por siç shihet dhe nga bisedat në dosje, Breçani nuk e ka pranuar këtë gjë edhe pse kishin nevojë për para për të paguar punëtorët e hidrocentralit. 

Pjesë nga dosja:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

2 VITE ME PARE

Bisedat në SKY ECC/ Shefi i Krimeve Dedan Gjoni kërkoi vota për Myslim Murrizin: E kam shokë dhe detyrim

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Dedan Gjoni dhe Myslym Murrizi

TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë nga zbardhja e bisedave në SKY ECC të grupit kriminal. Në një pjesë të bisedave shihet se shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni ka zhvilluar me një person në Valencia. Gjoni i ka kërkuar këtij personi ta ndihmojë duke siguruar vota për deputetin e asaj kohë Myslim Murrizin. Personi nga Valencia ka theksuar se ia siguron 15 vota që aty ku është. 

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni --Si te kam.

J… Ca bëre shok....mir je...un mir qetësi pz...

Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota

J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz...kam shum dyshime per ty...

Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj....

J… Më pëlqen...kam simpati...

Dedan Gjoni--Eshte i vetmi që kam mik e detyrim...Me ndihmon mua......A më ke shok...

J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online...kto që kam me dokumenta..

Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë... Hahaha...

J- Aty do jem per vitime...

Dedan Gjoni: Ok shok... Mirardhsh..."

Gjoni i ka kërkuar dhe Ismail Zenelit vota për Murrizin. Zeneli i thotë Gjonit që të flasë me vëllanë e tij se i siguron ai plus 200 vota.

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin...Do na ndohmosh me vota... Me sa njerez ke....Se e kemi mik te mire...

Ismail Zeneli: Qa je ti?

Dedan Gjoni: Une demokrat jam....Por i duam per partine e myslimit...E kam sh mik Murrizin

Ismail Zeneli -audiofile "shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd....Por e djathte eshte...Fol nje here ti me te..

Ismail Zeneli:  -Ok ok... Pa merak..."

2 VITE ME PARE

Asnjë gjurmë nga porositësi i vrasjes së tij, Ergys Dashi del në përgjimet e Eralb Breçanit dhe Ismail Zenelit: Se mos na del dardhë...

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Ergys Dashi

TIRANË- Emri i Ergys Dashit, shqiptarit që u ekzekutua në Ekuador është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit një grup kriminal, pas çkodimit të aplikacionit në SKY. Dashi ka qenë i përfshirë në trafik droge, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij. 

Por emisioni në “Shënjestër” në News 24, ka zbardhur një episod ku dy anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Dashin.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.

Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra, ashtu edhe si në rastin e vëllezërve Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi. 

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Zbardhen emrat e dy vëllezërve që ishin në shënjestër për tu eliminuar, roli i shefit të Krimeve për gjetjen e tyre

DOSJA E SPAK/ Dalin përgjimet nga 'SKY', Gjoni kërkonte vota
Vëllezerit Nela

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grupi kriminal që u zbulua nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SKY ECC. Mësohet se ishte Ismail Zeneli alias Luan Sadria, personi që dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve shqiptare që jetojnë në Angli, Albert e Edmond Nela.

Dy vëllezër Nela dyshohet se në 2013, kanë vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili njihej me emrin Xhem Krasniqi. Për tu hakëmarrë Sadria ka kërkuar vrasjen e dy vëllezërve, akt të cilën e ka marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia.

Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni kishte ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, duke tentuar që t’ju vërë GPS në makinë në mënyrë që të gjenin vendodhjen e dy vëllezëre.

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dyshohet se plani për vrasjen e tyre ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe  Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

dosja e spak ervin mata ismail zeneli erzen brecani elvana gjata

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë