LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime tek email-et e Elon Musk ja çfarë u zbulua 

• Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar mbi tre milionë faqe dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein. • Në këtë dosje përfshihen më shumë se 2,000 video dhe 180,000 imazhe. • Publikimi vjen gjashtë javë pas një afati ligjor të vendosur nga një ligj i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump. • Departamenti ka shpjeguar më parë se vonesa në përmbushjen e afatit u shkaktua nga nevoja për të rishikuar miliona materiale dhe për të fshirë çdo gjë që mund të rrezikonte identitetin e viktimave. • Gjithashtu zëvendës-prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, ka listuar kategoritë e informacionit që janë përjashtuar nga publikimi i sotëm: Detaje personale identifikuese të viktimave, dosje mjekësore, çdo material që tregon abuzim seksual me fëmijë, çfarëdo që mund të rrezikonte një hetim aktiv dhe çfarëdo që tregon vdekje ose dhunë fizike. • Sipas dosjeve të reja, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që arrijnë në mijëra paund pas daljes nga burgu në vitin 2009, drejt burrit të Peter Mandelson, Reinaldo Avila da Silva. • Këto dokumente ngrenë pyetje të reja në lidhje me marrëdhënien e Epstein me Mandelson, i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Washington pasi dolën në pah detaje mbi mbështetje financiaren që ai kishte ofruar për Epstein-in. • Gjithashtu dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa email-e të shkëmbyera mes Elon Musk dhe Jeffrey Epstein në fund të viti 2013. • Në këto emaile Elon Musk po bënte planet për një vizitë të mundshme në një ishull në Karaibe që i përkiste Jeffrey Epstein.

3 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj"/ Dosja Epstein, publikohen email-et me Elon Musk: Gjithmonë ka vend për ty

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates

SHBA-  Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa email-e të shkëmbyera mes Elon Musk dhe Jeffrey Epstein në fund të viti 2013. Në këto emaile Elon Musk po bënte planet për një vizitë të mundshme në një ishull në Karaibe që i përkiste Jeffrey Epstein.

CNN shkruan se Musk kishte deklaruar më parë se i kishte refuzuar përpjekjet e Epstein për ta bindur të vizitonte një nga dy ishujt që ai zotëronte në Ishujt e Virgjër Amerikanë, Great St.

Më 13 dhjetor 2013, Musk i dërgoi një email Epstein-it, ku shkruan se do të arrijë “në zonën e Ishujve të Virgjër Britanikë/St. Barts” gjatë festave dhe e pyeste nëse kishte “një moment të përshtatshëm për vizitë”. Ndërsam Epstein u përgjigj dy ditë më vonë, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.

Në një email tjetër, afër krishlindjeve, Epstein shkruante se data 2 ose 3 do të ishte perfekte dhe se do të shkonte herët ta marrë. Musk fillimisht u përgjigj se do t’i duhej të kthehej me avion në Los Anxhelos mbrëmjen e 2 janarit, përpara se të shkruante se mund ta shtynte nisjen me një ditë.

“Kur shkojmë në ishullin tënd, më 2?”. pyeti ai në një mesazh pasues.

Gjithashtu një email tjetër u dërguar më 16 korrik 2011, ku tregon Jeffrey Epstein duke e informuar Peter Mandelson se “e kaloi ditën me Gates” në Seattle. Në të njëjtin mesazh, Epstein shton se po kalonin “monstrous fun”, pra se po argëtoheshin jashtë mase.

Në shtator, pasi emri i Musk u përfshi në një tjetër grup dosjesh, ai kërkoi të distancohej Epstein. Ai tha në një postim në X në atë kohë se “Epstein u përpoq të më bindte të shkoja në ishullin e tij dhe unë REFUZOVA”./Dosja.al

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates

5 MUAJ ME PARE

Dosja Epstein/ Zbulohet shkëmbimi i email-eve të vitit 2010 për 'rusen e bukur', ja çfarë i shkruante Epstein Princit Andrew

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates

SHBA- Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka ndërmarrë sot një hap në zbardhjen e çështjes Epstein, duke publikuar mbi 3 milionë faqe materiale hetimore, mes të cilave vëmendjen e ka marrë një shkëmbim me emaile mes Princ Andrew dhe Epstein.

Bëhet fjalë për një email që daton nga gushti i 2010-tës, ku Epstein i ka shkruar drejtpërdrejt Princit duke i sugjeruar një darkë në Londër me një grua ruse 26-vjeçare. Në mesazhin e tij, Epstein e përshkruan gruan si 'të bukur' dhe të besueshme, duke i konfirmuar Princit se ajo kishte emailin këtij të fundit për të lënë takimin.

Në tetor të vitit të kaluar, anëtari i familjes mbretërore britanike, Princ Andrew i kishte mohuar kategorikisht të gjitha akuzat për përfshirje në çështjen Epstein. BBC shkruan se, Todd Blanch (Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë) tha se, agjencia ka përfunduar shqyrtimin e materialit dhe se publikimi i sotëm përfshin afërsisht 2,000 video dhe 180,000 imazhe, ndërsa anëtarët e Kongresit mund të shohin versione të pacensuruara në mjediset e Departamentit të Drejtësisë. Dosja.al

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates

5 MUAJ ME PARE

Dosja Epstein/ Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikon më shumë se 3 milionë faqe të reja nga çështja

Dosja Epstein/ Publikohen 3 mln faqe dokumente! Nga sëmundja e Bill Gates
Jeffrey Epstein

SHBA-  Zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, njoftoi se departamenti i drejtësisë po publikon më shumë se 3 milionë faqe dokumente që lidhen me hetimin e tij ndaj financierit dhe shkelësit të ligjit seksual, Jeffrey Epstein. Në një konferencë shtypi, Blanche tha se publikimi do të përfshijë më shumë se 2,000 video dhe 180,000 imazhe, të cilat do të kenë redaktime të gjera.

Gjithashtu ai tha se, administrata Trump ka prodhuar afërsisht 3.5 milion faqe në një përpjekje për t'u përmbajtur Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein. Ai tha se ato përfshijnë përmbajtje pornografie komerciale dhe imazhe që u sekuestruan nga pajisjet e Epstein.

“Përpjekja e departamentit për mbledhjen e të dhënave rezultoi në identifikimin e më shumë se 6 milionë faqeve si potencialisht të përgjegjshme, duke përfshirë email-e të Departamentit dhe të FBI-së, përmbledhje intervistash, imazhe, video dhe materiale të tjera të ndryshme të mbledhura dhe të gjeneruara gjatë hetimeve dhe ndjekjeve penale të ndryshme që mbulonte akti”, tha Blanche.

Sipas The Guardian, ajo që është mbajtur sekret kanë qenë dosje personale dhe mjekësore, vdekje, abuzim fizik dhe lëndime, si dhe çdo përshkrim i pornografisë së fëmijëve, që do të rrezikonte një hetim aktiv federal. Blanche tha se, departamenti do t'u paraqesë komisioneve gjyqësore të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit një raport që rendit të gjitha kategoritë e të dhënave të lëshuara dhe të mbajtura sekrete.

Kur u pyet nëse ka emra të rinj në dokumentin e publikuar, Blanche tha se nuk kishte asgjë për të ndarë. Ai tha se publikimi përsërit atë që Presidenti Trump ka thënë për vite me radhë… që detajon marrëdhënien e tij, dhe mungesën e saj, me Epstein, dhe atë që mendonte ai për Epstein./Dosja.al

jeffrey epstein

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj