LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet në veri/ Pas disa orësh të bllokuar nga Serbia, lirohen shqiptarët e Kosovës

• Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar. • Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, një nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje. • Dhjetëra autobusë nga Kosova që në mesnatë dhe deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje. • Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për "verifikim". • Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. • Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. • Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë. • Mbrëmjen e djeshme Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i hapi rrugë Kosovës që të bëhet anëtare e KiE. • Ky vendim i marrëme shumicë votash solli zemërim të madh në Serbi.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Bllokimi i autobusëve me udhëtarë nga Kosova, Kurti: Serbia po hakmerret për votimin në Asamblenë e Këshillit të Europës

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar si hakmarrje nga ana e Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e udhëtarëve nga Kosova në pikëkalimet kufitare. Me anë të një reagimi në platforën "X", Kurti tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas të Kosovës, përfshirë dhe fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij si dhe janë privuar nga ushqimi e medikamentet. Sipas, Kurtit, kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë, përfshirë fëmijë, janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Ky vendim i marrëme shumicë votash ka sjell zemërim të madh në Serbi. Autoritet serbe kanë bllokuar sot pikën kufitare në veri të Kosovës si dhe pikën kufitare me Kroacinë.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë ndaluar dhe në kufirin serb me Hungarinë. Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. 

2 VITE ME PARE

Bllokimi i autobusëve me udhëtarë nga Kosova, Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten!

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Viola Von Cramon


BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas bllokimit të katër autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë. Me anë të një postimi në platformën "X", Cramon ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë ta lërë udhëtarët nga Kosova të kalojnë kufirin e Batrovcit me Kroacinë. Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon “X”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Ky vendim i marrëme shumicë votash ka sjell zemërim të madh në Serbi. Autoritet serbe kanë bllokuar sot pikën kufitare në veri të Kosovës si dhe pikën kufitare me Kroacinë. Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. 

Qytetarët e Kosovës janë ndaluar dhe në kufirin serb me Hungarinë. Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. 

 

2 VITE ME PARE

Ministria e Jashtme: Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Pike kufitare

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se shteti serb përveç që ka ndaluar autobusët me qytetarët e Kosovës në kufirin me Kroacinë, të njëjtën po e bën edhe në kufirin me Hungarinë. MPJD në një njoftim për media apelon te të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje," shkruan MPJD.

2 VITE ME PARE

Serbia bllokon autobusët e Kosovës në kufi, flet një nga shoferët: Kemi problem me ushqimin! Një pasagjeri i është ofruar ndihmë mjekësore, ka pasur pak stres

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Pamje nga pika kufitare

SERBI- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata kanë bllokuar katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur shoferi i një autobusëve, Driton Bajrami i cili u shpreh se problemi më i madhë i bllokimit që u është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim. Ai tha se kompania e tyre, ia ka siguruar udhëtarëve pijet, ndërsa për ushqim janë në pritje nga restorantet e afërta se a do të mund të furnizohen. Shoferi shtoi se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore.

“Në orën 23:00, mbrëmë kur kemi hyrë në kufi këtu, i kanë bllokuar autobusët. Jemi pesë autobusë duke shkuar në drejtim të Evropës dhe 6 autobusë në drejtim të Kosovës. Prej çdo autobusi i kanë marrë nga 2-3 udhëtarë në pyetje. I kanë lëshuar prapë dhe jemi në pritje. I kanë pyetur për emër, mbiemër se ku banojnë, ku punojnë, qesi pyetje.

Vetëm një ambulancë është një udhëtarë ka pasur pak stres. Gjendja është mirë, mirë, problemin më të madhe është që bukë nuk kemi për udhëtarë, për momentin. I kemi thirr disa restauranta në afërsi, janë mbet me tregu a po mundën me përgatitë a jo. Me ja pru ushqimin udhëtarëve të Zhitia Turistit. Pijet ja kemi kry na udhëtarëve. Jemi në pritje të shohim tash se fare po ndodhë”, ka deklaruar ai për teve1.info

Me këtë situatë është përballur edhe këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri i cili për mes një postimi në llogarinë tij  në "Facebook" është shprehur se ka shkuar të shohë nga afër situatën pasi ndodhej në Kroaci. Më tej në video duke se ai iu ka dërguar ujë e ushqime udhëtarëv që u bllokuan në kufirin Kroaci-Serbi.

Artisti shkroi se ishte e pahijshme nga ana e tij të kalonte pa u kthyer dhe të përshendeste qytetarët të cilët janë ndaluar prej disa orësh në kufirin Kroaci-Serbi.

2 VITE ME PARE

Bllokimi i 4 autobusëve, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Foto ilustruese

KOSOVA- Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova. Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Bllokimi i më shumë se 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haxholli tha se pasi që Zyra Ndërlidhëse serbe është duke komunikuar me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës, duke shtuar se synon që të udhëtojë drejt pikëkalimit kufitar Serbi-Kroaci për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës që mbeten të bllokuar atje. Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj. Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./ REL

2 VITE ME PARE

Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE/ Serbia nis hakmarrjen në mesnatë, bllokon disa autobusë në pikëkalimin Batrovci: Urdhër nga Beogradi!

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE riktheu tensionet
Foto ilustruese

KOSOVË- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi – Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’.

Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljes së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi.

kosova ne kie tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj