LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry Kane çon 'Tre Luanët' triumfatorë

• Anglia vazhdon të mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare. • Kuqezinjtë u mposhtën sërish ndaj Tre Luanëve në këto kualifikuese, edhe këtë radhë 2-0, por ishte një rezultat që nuk pasqyron atë që u pa në fushën e lojës. • Sinjalin e parë në këtë ndeshje e dha Anglia me Declan Rice, por gjuajtja e këtij të fundit ishte e dobët dhe u prit pa shumë probleme nga Strakosha. • Në minutën e 17, Rice tentoi sërish por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Strakoshën, në krahun tjetër kombëtarja jonë shënoi tentativën e parë me një gjuajtje nga distanca të Elseid Hysaj, por edhe në këtë rast topi përfundoi jashtë. • Në minutën e 26, Sylvinho bëri një zëvendësim të detyruar teksa Hysaj me probleme fizike la fushën për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu. • Në minutën e 37, Strakosha shpëtoi portën teksa devijoi në goditje këndi një gjuajtje të Bowen. • Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, por pavarësisht këtij rezultati në fushën e lojës u pa një ndeshje me shumë ritëm me të dyja skuadrat që i bënë përpjekjet e tyre. • Pjesa e dytë nisi menjëherë me një rast të rrezikshëm për kombëtaren tonë me Lacin që tentoi me një gjuajtje me thembër por porta angleze mbeti e paprekur. • Pak më vonë ishte Arbër Hoxha që rrezikoi me një gjuajtje nga topi u devijua në goditje këndi. • Më pas Kombëtarja kreu një kundërsulm fantastik por që Hoxha nuk e mbylli sic duhej dhe topi përfundoi në duart e portierit Henderson. • Në minutën e 60, Anglia tentoi me Bellingham gjuajtja e të cilit përfundoi mbi portën e Strakoshës. • Në minutën e 66 bajrami gaboi në gjuajtjen e tij pas një krosimi të Hoxhës që bëri një aksion individual fantastik. • Por në momentin më të mirë të mirë të kombëtarës, në minutën e 73, Anglia mori avantazhin 1-0 me golin e Harry Kane. • Në minutën e 80 Gjimshiti pati një mundësi për të barazuar me një gjuatje me kokë, por pa sukeses, ndërsa në minutën e 82 Anglia na ndëshkoi sërish edhe këtë radhë me harry Kane që shkon në 78 gola me kombëtaren angleze. • Kombëtarja e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë sepse i kishte kryer të gjitha zëvendësimet në momentin kur Broja pësoi një dëmtim në kavilje që e detyroi atë të dilte nga fusha me barrelë. • Pas kësaj historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me suksesin e Anglisë që mbylli një fushatë kualifikuese perfektë me vetëm fitore dhe pa asnjë gol të pësuar, ndërsa për Kombëtaren tonë që del nga fusha e lojës me keqardhjen e shanseve të humbura për të shënuar në portën angleze.

8 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Humbim me nder, Anglia largohet me 2 gola nga Shqipëria

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Ndeshja

TIRANË- Ndeshja me Anglinë ka përfunduar sot me dy gola për miqtë. Protagonisti i golave ka qenë Harry Kane, i cili ka prekur rrjetën e Shqipërisë në minutën e 74 dhe 82. 

Kombëtarja e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë sepse i kishte kryer të gjitha zëvendësimet në momentin kur Broja pësoi një dëmtim në kavilje që e detyroi atë të dilte nga fusha me barrelë.

Pas kësaj historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me suksesin e Anglisë që mbylli një fushatë kualifikuese perfektë me vetëm fitore dhe pa asnjë gol të pësuar, ndërsa për Kombëtaren tonë që del nga fusha e lojës me keqardhjen e shanseve të humbura për të shënuar në portën angleze.

8 MUAJ ME PARE

Vuloset ndeshja në Tiranë, Harry Kane shënon golin e dytë

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Harry Kane

TIRANË- Harry Kane ka vulosur ndeshjen në Arenën Kombëtare ditën e sotme. Vetëm pas disa minutave nga goli i parë, ai ka bërë sërish të dytin.

Golin e dytë Kane e ka shënuar në minutën e 82. /Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Harry Kane hesht Arenën Kombëtare, zhbllokon ndeshjen kundër Shqipërisë

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Ndeshja

TIRANË- Zhbllokohet ndeshja Angli-Shqipëri. Harry Kane ka mundur që të çajë portën e Strakoshës në minutën e 74. 

8 MUAJ ME PARE

'Shqipëria dinjitoze', mbyllet pjesa e parë pa gola në Arenën Kombëtare

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Shqipëria i ka rezistuar kombëtares angleze në pjesën e parë të ndeshjes së sotme. Pjesa e parë u mbyll pa gola nga të dyja skuadrat. 

Edhe pse britanikët arritën që të mbizotëronin në fushë, rastet nga kombëtarja jonë nuk ishin të pakta. /Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ndeshja me Anglinë, këndohet himni kombëtar në stadiumin Arena Kombëtare

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Lojtaret

TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë ka startuar ditën e sotme. Para nisjes së ndeshjes në fushë është kënduar himni shqiptar.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, tifozeria shqiptare është e zjarrtë. 

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ekipi anglez mbërrin në stadiumin 'Arena Kombëtare', priten nën tingujt e 'Spice Girls'

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry

TIRANË- Ekipi anglez ka mbërritur një orë para startimit të ndeshjes në stadiumin 'Arena Kombëtare'. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, lojtarët ndodhen në fushë teksa po bëjnë ecjake. 

Në videon e mëposhtme e publikuar nga gazetari Simon Peach, në sfond dëgjohet një nga këngët e grupit “Spice Girls”.

8 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Nisin festimet në rrugët e Tiranës, tifozët marshojnë me këngë e valle

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry
Pamjet

TIRANË- Festimet në rrugët e Tiranës kanë nisur para ndeshjes kundër Anglisë. Mësohet se qindra tifozë janë mbledhur pranë stadiumit ku pritet që të luhet ndeshja. 

Me këngë e vallë, shqiptarët kanë nisur festën herët, duke qenë se 'Play Off' është siguruar nga kombëtarja shqiptare me fitoren kundër Andorrës ditën e enjte. /Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Sylvinho rotacion për të mos rrezikuar play off-in, Broja e nis nga stoli

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry

TIRANË- Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Në mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Anglia mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare, dopieta e Harry

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.

ndeshja shqiperi-angli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj