Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka zhvilluar sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e tij. • Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria, ku foli edhe Lapaj. • Gjatë fjalës së tij, Lapaj deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. • Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës. • Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. • Gjatë tubimit, Lapaj njoftoi se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga protesta e përditshme që mban para Kryeministrisë. Ai tha se mbrëmjen e 4 janarit, pasi u arrestuan djemtë dhe vajzat më të zellshëm të protestës, synuan ta dhunonin edhe Lapajn. • Sipas tij, nuk ka më çështje zgjedhjeje, por se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mundësuar largimin e kësaj klase politike.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Lapak tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.
Lapaj theksoi se Rama drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend dhe njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët.
"Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe.
Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe. E ka blinduar kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek. Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolike, droga që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë," tha Adriatik Lapaj./Dosja.al

TIRANË- Protesta e “Shqipëria Bëhet” është shoqëruar me tensione përpara kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë.
Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar gjatë tubimit, se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga protesta e përditshme që mban para Kryeministrisë. Ai theksoi se mbrëmjen e 4 janarit, pasi u arrestuan djemtë dhe vajzat më të zellshëm të protestës, synuan ta dhunonin edhe Lapajn. Sipas tij, nuk ka më çështje zgjedhjeje, por se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mundësuar largimin e kësaj klase politike.
Lapaj: Mbrëmjen e 4 janarit, pasi arrestoi djemtë edhe vajzat më të zellshëm të kësaj proteste, synuan të më dhunonin. Më dërguan në spital dhe më pas më çuan njerëz pë të më thënë se nuk e vazhdon dot më gjasme me të mirë. Sepse kjo, prindërit tanë, motrat e vëllezërit tanë nuk është më çështje zgjedhje por detyrim përcaktim, ne ose do të heqim këtë klasë politike ose do të largohemi që të gjithë. Nuk ka rrugë të mesme.
Frika është ushqimi i autokratëve, popujt që kanë frikë, bien në autokraci, diktaturë ndaj edhe ne jemi këtu si dëshmi e faktit. Ne nuk të kemi frikë. Frikë për çfarë, përse? Se ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona dhe më pas u dhimbet të shpallin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Që ne shkojmë në spital dhe gjejmë që mungojnë ilaçet dhe këta pijnë verë 33 mijë euro apo që blejnë çokollata nga 10 mln euro. Që fëmijët, të afërmit tanë ikën nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron.
“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.
Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë vijojnë edhe sot, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë dhe ka pasur përplasje edhe me qytetarët./Dosja.al